Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, u takua dje në Zagreb me Nënpresidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zotëri Joe Biden
VOAL – Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës bën të ditur se Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, u takua dje në Zagreb me Nënpresidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zotëri Joe Biden.
Presidentja Jahjaga dhe Nënpresidenti Biden diskutuan për zhvillimet në Kosovë dhe rajon dhe përparimin e arritur në aspiratat e integrimit evropian dhe euroatlantik. Nënpresidenti Biden rikonfirmoi mbështetjen e pakursyer të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përparimin e Kosovës
Komentet