Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bajram Begaj, mbajti fjalën e tij në nisje të stërvitjes më të madhe ushtarake të NATO “Defender Europe 21”, në Portin e Durrësit.
Gjeneral Begaj vlerësoi zhvillimin e kësaj stërvitjeje të trupave të NATO-s në Shqipëri, ku tha se është e një rëndësie të lartë jo vetëm për përmasat, por edhe për mesazhet që përcjell.
Mes të tjerash, Begaj theksoi se përzgjedhja e Shqipërisë për të zhvilluar këtë stërvitje vë në dukje strategjinë e saj, por edhe mundësinë për të testuar të gjitha kapacitetet.
“Ju uroj mirëseardhjen dhe ju uroj për praninë tuaj. Ndihemi i lumtur dhe krenarë që sot jemi këtu për të shënuar një nga ngjarjet më rëndësishme të forcave tona. Është e një rëndësie të lartë kjo stërvitje, jo vetëm për përmasat, por edhe për përmasat që përcjell. Rreth 23 mijë trupa do zhvillojnë njëherazi manovra. Kështu synohet rritja e gatishmërisë dhe ndërveprueshmërisë së aleatëve të NATO dhe vendeve partnere, edhe në kohë të pasigurta, sikundër është pandemia. Kjo stërvitje përbën thelbin e mbrojtjes kolektive. Shqipëria dhe FA kanë nderin dhe përgjegjësinë të ofrojnë mikpritjen për këtë stërvitje. Përzgjedhja e Shqipërisë vë në dukje strategjinë e saj, për të testuar të gjitha kapacitetet tona.
Do të kemi pamje më të qartë për kryerjen e investimeve strategjike në të ardhmen, për zhvillimin e forcave tona. Ky angazhim i yni është shprehje e besimit të SHBA për Shqipërinë dhe NATO. Ajo provon se ne jemi të përgatitur për t’u mbrojtur e krijuar stabilitet. Prezenca e gjeneralëve të nderuar amerikanë është dëshmi e qartë e mbështetjes së SHBA për Forcat tona të Armatosura dhe Shqipërinë. “Shqipëria godet më fort, se sa pesha e saj”. I siguroj gjeneralët amerikanë se nuk do të gjejnë zhgënjim te ne. Për ne shtëpia është e mikut. Jam mirënjohës ndaj autoriteteve shtetërore për mbështetjen. Besoj se me profesionalizimin dhe përkushtimin tonë do t’i hapim rrugë zhvillimit të aktiviteteve të tjera me këtë përmasë”, tha gjeneral Begaj. bw
Në Kuvendin e ardhshëm të Shqipërisë, përfaqësimin më të lartë e kanë votuesit e Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike, teksa shumë parti të vogla, pavarësisht votave të marra, . . .
Bashkimi Evropian planifikon të dyfishojë dërgesat e municioneve të kalibrit të rëndë në Ukrainë gjatë këtij viti.
Kryetari i Komitetit Ushtarak të Bashkimit Evropian, Robert Brieger, e . . .
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka lëshuar deklarata të forta në Tiranë ndaj BE-së ku ndodhet për të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Europian.
Osmani tha se BE-ja . . .
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Tiranë, më 15 maj 2025.
Radio Evropa e Lirë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të heqë masat . . .
Partia Demokratike mban sot protestën e paralajmëruar më parë nga kryedemokrati Sali Berisha si një akt ndaj manipulimit të rezultatit të zgjedhjeve, duke i quajtur procesin më të grabi . . .
Pavarësisht Samitit të Komunitetit Politik Europian që do të zhvillohet të premten e 16 majit në Tiranë, Partia Demokratike është e vendosur në mbajtjen e protestës gjatë kësaj dite.
U . . .
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës me statusin vëzhgues si organizatë media pranë KQZ në zgjedhjet politike të 11 majit, ngren shqetësimin mbi të drejtën e mungua . . .
Rastësia e 10 ditëve përpara çeljes së fushatës e bëri kryeministrin Rama që deklarata e tij të merrej si gënjeshtra e 1 Prillit.
me përjashtim të celulave brenda dhe në diasporë a . . .
Zgjedhjet parlamentare të majit 2025 treguan se numri i votuesve brenda vendit u reduktua me 200 mijë persona në krahasim me zgjedhjet e vitit 2021.
Të dhënat zyrtare nga KQZ referojnë . . .
Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se vizioni i presidentit të Këshillit të BE-së, Antonio Costa, për zgjerimin e BE-së si projekt me rëndësi strategjike që forcon paqen në tërë kontinen . . .
Kompani nga vende si Vietnami, Serbia dhe Turqia, të akuzuara se ndihmojnë në furnizimin e ushtrisë ruse me mallra, gjithashtu do të përballen me kufizime.
Radio Evropa e Lirë
. . .
Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, dhe Gjeneral Major John Phillips, Drejtor i Komunikimit dhe Kibernetikës në Komandën Evropiane të SHBA-së.
Radio Evropa e Lirë
Forca e Sigu . . .
Komentet