Një çift po feston martesën e argjendtë dhe njëkohësisht 60 vjetorin e lindjes.
Gjatë festës shfaqet një zanë dhe i thotë çiftit: “Si shpërblim për besnikërinë tuaj prej 25 vitesh, dua t’ju plotësoj nga një dëshirë”.
Gruaja e entuziazmuar thërret: “Dua të bëj një udhëtim rreth botës me burrin tim” dhe menjëherë pasi zana jep një prekje të shkopit magjik, shfaqen biletat e avionit dhe kuponat e hotelit.
Burri mendon për një moment dhe i drejtohet gruas së tij: “Kjo klimë është shumë romantike, por kjo mundësi vjen vetëm një herë në jetë, kështu që më fal e dashur, por dëshira ime është të kem një grua 30 vjet më të re se unë”.
Gruaja është e tronditur, por dëshira është dëshirë, kështu që zana e kënaq atë, me një goditje të shkopit dhe fap… burri bëhet nëntëdhjetë vjeçar!
Morali: burrat janë bastardë, por zanat janë femra.
Komentet