(Nga ‘hajvanët” e deri tek historia e “qenit me flamur”)
Dy figura qendrore të “elitës së Rilindjes Socialiste” nuk e kanë për gjë të nxjerrin nga goja në rrugë dhe në Kuvend sikurse edhe t’i shkruajnë në mediat sociale qëndrimet dhe epitetet që kanë jo vetëm për kundërshtarët e tyre, por edhe për proceset politike.
Ne kemi dëgjuar mbi Lokomotivën, Trenin e humbur, Pasaportën e BE-së, Investitorët Strategjikë, Zonat e Mbrojtura të Biodiversitetit me nga një “Pikë të Voçkël” ku do të derdhen miliarda € sikurse edhe Premier Ligën e Turizmit Elitar, të gjitha bashkë asnjëherë nuk i mungojnë replikave ekzekutive dhe politike në përgjithësi.
Ata nuk i kanë munguar as debatit publik sepse tashmë prej të tillë njerzve janë vënë nën kërcënim dinjiteti i njeriut, sovraniteti i vendit, të drejtat qytetare, fjala e lirë, besimi në zot, mplakja dhe shpopullimi i Shqipërisë, bukuritë dhe burimet natyrore, ndërgjegjësimi ndaj korrupsionit dhe krimit që pushteti mundohet të mbulojë.
Kur Rama thotë hajvanë si në rastin që i drejtohet përmes mediave sociale dëgjuesve:-“E patolerueshme që një grup njerëzish, që një forcë njerëzish, që një parti apo një konglomeratë partish, apo që nuk e di, quani si të doni, t’i imponohet pjesës tjetër, duke i thënë që: ‘O do mendosh kështu si unë, o unë do të sakatoj, do të të bullizoj, do të të kërcënoj’. Kjo është fashiste, është skandaloze dhe kjo duhet ndalur. Dhe kjo ndalet duke mos u tërhequr përpara këtyre lloj presioneve dhe përpara këtyre lloji hajvanëve. Kjo duhet ndalur.” Kjo është provuar dhe nuk ja vlen të zgjatemi. Argumentet janë 14 vjeçare.
Por pale më tutje në një ngarkesë direkte kur kryetari i GPS Taulant Balla, indinjohet për flamurin që është mbi shpinën e një german shepard*- qen kufiri, besnik dhe pjesë e familjes së një zonje në bulevard mes protestuesve. Ky politikan i regjur me bullizmin i drejtohet:-“Oooooooooo zonjë/zonjushë kushdo qofsh! Nuk e kemi flamurin kuq e zi me mbështjellë qenin. E kemi kuptuar që Shqipëria nuk ju intereson, por jo të përdhunoni simbolet kombëtare deri në këtë farë feje. TURP!
Rastet e shkëputura si Rama dhe Balla kanë një frymëzim dhe ajo vjen nga urrejtja që ata kanë me kundërshtarët e pushtetit, sepse janë që ata kanë zaptuar në çdo drejtim të jetës dhe veprimtarisë së vendit, sikurse edhe çdo hapësirë komunikimi.
Provokues me lëkurë patriotizmi.
Progresistë globalë, të gjunjëzuar ndaj çdo ‘pazari’ në kurriz të shqiptarëve.
Të mos harrojmë se Taulant Balla është edhe koordinator për diasporën mes rilindësve socialistë dhe patronazhisti i dytë për nga rëndësia pas kryeministrit Rama.
Pa u marrë me rastet e shumta (të panumërta), të bullizimit që njerëzit me pushtet dhe politikanët rëndom i përdorin në gjuhën e përditshme të komunikimit, Kuvend, rrjetet sociale dhe në media ka një matës që është publiku dhe që po aq shpesh urrejtjen dhe vjetërsinë e kësaj metode komunikuese e filtrojnë duke u shprehur:-“Bill! Mos na e fyeni inteligjencën”.
Dorëhiquni!
Jeni transparent.
Mos mashtroni.
Mos ushqeni me gënjeshtra.
I qëndroni fjalëve tuaja pa dredhuar dhe pa nxitur urrejtje.
Tregoni të vërtetën e cila në këtë moment ndërgjegjësimi të shqiptarëve në Shqipëri, në trojet shqiptare dhe në diasporë po mbrohet nga qindra mijë protestues paqësorë prej më se dy javëve.
Koha e juaj ka mbaruar!
______
* hajvanë- nga turqishtja hayvan. Do të thotë kafshë.
* bullizoj- nga anglishtja bully- forcërisht, ndrydh, shtrëngoj
*german shepard- qen kufiri
15 Qershor, 2026
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD
”Hasmit e perjetshëm serbjanët dhe Rusët komunist – bolshevik dhe me vonë komunistët kubanez dhe kinez i keme bërë prove. Tani e kanë radhën kapitalistat Amerikan për ti bërë provë”.
”PO TU SHPALLIM LUFTË AMERIKANVE KJO SHËNON KTHESË RRETHË RROTULLIMI 360 grade, KJO DO TË THOTË TË RIKTHEHEMI PËRSËRI TEK HASMIT E PARË KOMUNIST LINDOR DHE AZIATIK ME NË KRYE MBRETIN KOMUNIST BERISHËN E PARË…….
vvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvv…….
Poshtë skllavria e modelit komunist Lindor – Kataviciane e diktatorit Sali Berisha! Rroftë Modeli i Demokracisë Përendimore të SHBA!
Nuk ka zgjedhje të lira demokratike në Shqipëri pa u arrestuar kokat kryesore të krimit dhe korrupsionit të organizuar në Shqipëri, veprimtaria kriminale e organizuar e tyre ka vazhduar pa nderprerje nga viti 1992-2021.
Nuk ka drejtësi në Republikën e Shqipërisë me prokurorët dhe gjyqetarët të korruptuar nga krimi dhe korrupsioni i organizuar. Kjo organizatë kriminale ka pasur mbështejen e rregjimit kriminal të modelit komunist-bolshevik lindor i projektuar në Katavicë. Projektuesi kryesor i sistemit demokratik fallso është komunisti Sali Berisha. Ky sistem i qeverisjes nga viti 1992-2021 në Republikën e Shqipërisë tani në vitin 2021 ka dështuar totalisht. Për 30 vite në Republikën e Shqipërisë drejtuesi kryesor i organizatës kriminale dhe korrupsionit është po komunisti kriminal – ekstremist Sali Berisha!!!!????
Ky është Sali Berisha i vitit 2021 po ky kryekriminel e kryeterrorist ishte Sali Berisha në Lushnjë në metingun e vitit 1997;
Kliko linkun poshtë për të shikuar vidion:
https://www.youtube.com/watch?v=iramcReU3HQ