Në konferencën e jashtëzakonshme për mediat, presidenti Ilir Meta foli sot për tre banda në Durrës të cilët sipas tij po terrorizojnë durrsakët për të mos votuar LSI.
“Në Durrës janë tre banda, dy banda të njohura Dako i Shijakut dhe Durrësit, Ard Çela i OSHEE që blen vota dhe i treti që duhet të ishte në burg po SPAK s’ka patur shumë kohë, është Lefter Koka, që terrorizojnë vajzat e gratë që të mos votojnë LSI që e bëri ministër, e mbajtën mbi supe gjithë baltën e korrupsionit të Lefter Kokës e rrugacërive të djalit të tij edhe vete shpi më shpi bashkë me policë e persona të tjerë në kërkim e që janë liruar nga burgu për të blerë vota me porosi të Edi Ramës.” tha Meta ndërsa denoncoi me foto skemën abuzive sipas tij me paratë e shqiptarëve, për të cilën tha se provat janë në prokurori e duhet t’i dëgjojnë edhe ndërkombëtarët’.
“I çon lekët te Sucalba, në total mbi 2 mln euro që i ka SPAK po nuk vepron se nuk e lë Rama e Engjëll Agaci.
Çfarë ndodh, ministri i merr vetë në kompaninë e tij. Është korrupsion i pastër. Ja edhe Arbër Shylla të gjithë janë lidhjet e tij të ngushta, dhe keni aty 5.8 mln euro.
Ja ku i keni tre inceneratorët, ja edhe Klodian Zoto bosi i inceneratorëve, evazioni 22 mln e ca euro, që vidhet shteti shqiptar, para që duhet të shkojnë për spitale, zjarrfikëse rimburse nga covid. po këto lekë i duhen bandës për të blerë vota, e pikërisht ët LSI se LSI rritet e ky është shqetësimi e madhi i Edi Ramës.
Numri 17 në Tiranë. Ky pas Lefter Kokës mban përgjegjësi të drejtpërdrejt për gjithë aferën e inceneratorëve. Shikoni sa merr babai i tij nga kompania që i ka dhënë ky punën, 10 mln lekë në muaj. Nuk ka ligj për babain e tij. Pse i duhet Alqi? E keni parë ndonjëherë të dalë në debat, nuk del dot se duhet të japë llogari. Alqi është për të blerë vota, e dinë tek njësia 1, e dinë shtabet. E kuptuat reformën në drejtësi të Edi Ramës? Dhe me mbrojtjen e policisë për të blerë vota.” – u shpreh Meta.
Një nismë ambicioze e Bundeswehr-it (Ushtria gjermane) po merr formë: Dislokimi i rretth 5000 ushtareve dhe ushtarëve gjermanë në Lituani. Më 1 prill në kryeqytetin Vilna u vu zyrtarish . . .
Teksa nevojat për investime në infrastrukturë, arsim dhe shëndetësi janë shumë të mëdha për të mbuluar hendekun e standardeve me BE, Shqipëria po shfaq problematikë kronike në drejtim t . . .
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, dhe presidenti amerikan, Donald Trump, shpalosin planin për sistemin e mbrojtjes ajrore, Kupola e Artë, në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardh . . .
(Rama diasporës: faleminderit që ju bashkuat trenit të fitores)
Në ndryshim prej njëra-tjetrës ATSH dhe RTSH pjesë kryesore e propagandës zyrtare tërhoqën vëmendjen me përmbajtjen e një . . .
Po kalojnë gati dy vite nga zhvillimi i censit 2023 dhe vendi ende nuk ka popullsinë zyrtare vjetore, por të dhëna të tërthorta si lindjet dhe emigracioni tregojnë se profili demografik . . .
Radio Evropa e Lirë
Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të . . .
Kuvendi i Shqipërisë organizoi sot një aktivitet me rastin e 100-vjetorit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Në këtë aktivitet, kryetarja në detyrë, Elisa Spiropali mbajti një fjali . . .
Pas dëshmive të qytetarëve të Tropojës dhe vizitës në Spitalin e Bajram Currit, gazetarja e emisionit investigativ “Tak Fak” Anxhela Gjiriti zhvendoset për pjesën e tretë të investigimi . . .
Pas dëshmive të shumta të qytetarëve të Tropojës që denoncuan mungesën e theksuar të mjekëve specialistë, gazetarja e “Tak Fak” Anxhela Gjiriti, hyri brenda ambienteve të Spitalit “Isa . . .
Presidenca e Kosovës ka konfirmuar për RTK se ka pranuar një e-mail kërcënues të drejtuar ndaj Presidentes së Republikës, Vjosa Osmani.
E-maili është dërguar në adresën zyrtare të Pres . . .
Një ditë shiu gjatë Samitit të 6-të të Komunitetit Politik Evropian mbajtur më 16 Maj, 2025 në Tiranë as nuk i shpëlau gjurmët digjitale për votën e diasporës dhe as nuk i uli temp . . .
Ekonomia e vendit po rritet me ritme më të shpejta se sa ulja e numrit të personave që vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë.
Sipas të dhënave të fundit të Eurostat Shqipëria kryesoi . . .
Komentet