VOAL

VOAL

“Defender 21”, ushtarët amerikanë mbërrijnë në Shqipëri, i mirëpret ambasadorja Yuri Kim. Ja çfarë pritet një ditë pas zgjedhjeve

April 11, 2021

Komentet

Shqiptarët nuk heqin dorë! Sot dita e 19 e revoltës qytetare, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

Mbrëma do të mbahet protesta e 19 radhazi në Tiranë, ku mijëra qytetarë pritet të mblidhen në sheshin përpara Kryeministrisë për të shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisë dhe klasës politike.

Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë së tij, ndërsa gjatë tubimit artikulohen kritika edhe  kundër opozitës . Një nga sloganet që është bërë pjesë e protestave është “Opozita jemi ne”, duke shprehur refuzimin e protestuesve ndaj partive të vjetra politike dhe kërkesën për një përfaqësim të ri qytetar.

Protestuesit kanë paralajmëruar gjithashtu mesazhe kundër të gjithë klasës politike të vjetër, duke theksuar se përgjegjësia për situatën aktuale nuk i atribuohet vetëm mazhorancës, por edhe opozitës.

Për shkak të temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin, organizatorët kanë vendosur që edhe sot protesta të nisë në orën 19:00, në mënyrë që qytetarët të mund të marrin pjesë në kushte më të favorshme.

Edhe protesta e zhvilluar një ditë më parë u karakterizua nga pjesëmarrje e lartë, me një numër të madh qytetarësh që mbushën sheshin dhe marshuan në qendër të Tiranës, duke vijuar serinë e tubimeve të përditshme kundër qeverisë dhe establishmentit politik. bw

UGSHPD: PROTESTA QYTETARE MBËRRITI NË BRUKSEL !

Sipas një përllogaritje distanca Tiranë Bruksel  prej 2,070 km përshkohet me ecje pa ndalesë në më pak se 20 ditë.

17 Qershori është Dita e 18 e protestës çka tregon se qytetarët shqiptarë kanë mbërritur  atje jo vetëm me zërin e tyre, por edhe fizikisht.

Arsyeja që po e shtrojmë të tillë problemin është sepse shqiptarëve ju duhet të hedhin poshtë dhe të ndëshkojnë propagandën dhe qëndrimet relativizuese të politikës.

Kryetari GPS Taulant Balla, bullizuesi #2 i rilindësve pas kampionit të gënjeshtrave dhe mashtruesit Rama e ka hedhur me foto një rezolutë të sotme të Parlamentit Evropian me 485 vota pro Shqipërisë ku ndër të tjera përmes statusit të forcuar përmes ATSH-s shkruan:-“Ky vendim i përfaqësuesve të drejtpërdrejtë të qytetarëve europianë është një vlerësim i madh i progresit solid të Shqipërisë sonë në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Europian.”

E kemi përmendur edhe herë të tjera se relativizmi i faktit jo vetëm që e humbet lidhjen me realitetin, por ai fyen inteligjencën e atyre që ky zotni, kryetar politik i pretendimit “800 mijë votuesve” në Shqipëri dhe diasporë u bën shtetasve shqiptarë.

Në thelbin e saj Rezoluta për Shqipërinë në PE është 485 pro, 103 kundër dhe 70 abstenime. Që do të thotë se bashkë me të janë edhe disa dallime thelbësore të cilat propaganda e rilindjes i lë jashtë.

1- Shqipëria ka për të mbyllur negociatat e anëtarësimit deri në fund të vitit 2027.

2-Raporti paralajmëron se cilësia e reformave të vendit do të përcaktojnë ditën/kohën e pranimit të vendit në një kohë kur Mali i Zi ka ambicien për t’u bërë anëtar i BE në vitin 2028.

3- Shqipëria ka përparim por sfidat si:

a) kapërcimi i polarizimit të brendshëm politik dhe përmirësimi i kulturës politike të vendit

b) forcimi i sundimit të ligjit

c) konsolidimi i reformave kundër korrupsionit

Këto janë disa pika të programit të protestës që i bashkohen asaj të mbrojtjes së natyrës dhe parullës “Shqipëria nuk është për Shitje”*

Në  qoftë se ky raport i miratuar me 483 vota pro, 103 kundër dhe 70 abstenime, tregon se “eurodeputetët mirëpresin progresin e shpejtë të Shqipërisë në vitet e fundit, duke u bërë thirrje autoriteteve të sigurojnë që legjislacioni i miratuar të zbatohet plotësisht”, problemin Këtu lindin edhe pyetjet se kjo qeverisje dhe sistem që i ka bërë të pa kënaqur qytetarët ka nevojë për marrjen e shpejtë të përgjegjësive.

Dorëheqja, qeveria teknike dhe zgjedhjet e lira me bazë të gjerë përfaqësimi janë të parat dhe më urgjentet.

Këtë problem mund t’ua parashtrojë Taulant Balla socialistëve në Kuvendin e Shqipërisë.

Meqenëse ai i ka qejf matematikën dhe numrat nga shkencat ekzakte  dhe jep vetëm 485 vota pro në PE si anë të njohura, të panjohurat e ekuacionit janë se protesta qytetare në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ka hyrë në Ditën e 18  të saj.

Që do të thotë se një marrshim i pandërprerë sot ka arritur në Bruksel.

________

*https://www.voal.ch/ugshpd-shtetare-te-shitur-mos-mbani-pas-shpine-ismail-qemalin-nderkohe-qe-parcelizoni-shqiperine/aktuale/fokus/

17 Qershor, 2026

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD

Deklaratë e 123 Akademikëve shqiptarë të diasporës: Mbështesim protestën, domosdoshmëri kombëtare!

123 emra të shquar Akademikësh shqiptarë nga nga Elita Shqiptare në diasporë del me një deklaratë publike në mbështetje të protestave të diasporës që Voal.ch po e përcjell si më poshtë:

Deklaratë e përbashkët e akademikëve në diasporë.

Ne, si pjesë e komunitetit akademik shqiptar në diasporë, shprehim mbështetjen tonë për protestën paqësore në Shqipëri dhe për kërkesat legjitime të qytetarëve për llogaridhënie, transparencë dhe respektim të interesit publik.

Shqipëria nuk mund ta ndërtojë të ardhmen pa dije, meritë dhe institucione që u shërbejnë qytetarëve.

“Dorëheqje pa kompromis e Edi Ramës”- Sheshet dhe rrugët plot! Sot protesta e 18 qytetare, ndryshon orari, organizatorët: Grumbullimi nis në orën 19:00

Mbahet sot në orën 19:00 protesta e 18 ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë së tij.

Ndryshimi i orarit u mor si vendim për shkak të temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin.Edhe pse kanë kaluar plot 17 ditë nga nisja e protestave, pjesëmarrja ka qenë tejet masive edhe mbrëmjen e djeshme, me protestues që janë grumbulluar para godinës së Kryeministrisë, duke vijuar mobilizimin e pandërprerë të javëve të fundit. Për 17 ditë me radhë, qytetarët kanë protestuar në Tiranë, duke shprehur pakënaqësinë e tyre dhe duke kërkuar ndryshime politike.

Ashtu si në tubimet e mëparshme, edhe këtë mbrëmje pritet që pas qëndrimit për disa orë para Kryeministrisë, protestuesit të zhvillojnë një marshim nëpër rrugët kryesore të kryeqytetit, duke përcjellë mesazhet dhe kërkesat e tyre.

Protestuesit theksojnë se do të vijojnë mobilizimin deri në realizimin e kërkesës së tyre kryesore: dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë. bw

UGSHPD: KREHJA DHE SITA (Policimi në bashkësi/komunitet)

 
Nesër më shumë!
Me këtë brohoritje afroi ora e tretë e protestës në ditën e 16, në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, përpara ndërtesës së kryeministrisë.
U mësua se kryeministri ndodhej në paraqitjen e ekspozitës së 18 vetjake që prej 1991, në Bazel- Zvicër.
Në shumicën e programeve tv-live dhe studiot e analistëve, protesta qendron si dekor ku priten zhvillime apo ka edhe lidhje me reporterë në terren. Disa nga mediat e shkruara ishin gjithashtu të vëmendshme që të jepnin pamje dhe foto nga droni për të treguar tendencën e një pjesëmarrje më të ulët në raport me ditët e tjera. Thënë më saktë nga marshimi 16 km dhe tej zgjatja pas mesnate e protestuesve drejt Aeroportit të Rinasit, ku u vu re se një krah i autostradës Tiranë-Durrës u ndërpre dhe publiku në të dy anët e rrugëve sikurse edhe drejtuesit e automjeteve i jepnin mbështetje atyre, ky precedent i dha mundësi policisë të përballej paqësisht në orët e para pasmesnate. 
Pra nga kthimi sërish drejt Tiranës dhe pak para se protesta në Ditën e 16- do të fillonte, një njoftim i Drejtorisë së Policisë së Tiranës sqaronte se:-“Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 19 shtetas, të dyshuar si organizatorë dhe pjesëmarrës në bllokimin e qarkullimit në aksin rrugor në drejtim të Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, në Rinas, ndërsa vijon puna për identifikimin e personave të tjerë përgjegjës.”
Ky njoftim në formën e komunikatës ndryshon shumë nga mënyrat e policimit në bashkësi/komunitet kur protestat zhvillohen dhe për më shumë në ditët e zhvillimit të tyre ato kanë dhënë mesazhin se janë thellësisht paqësore, të distancuara nga provokimet të cilat edhe nuk kanë munguar gjatë dy javëve.
Të adresosh një njoftim ose komunikatë në media, në shtypin e shkruar, në çdo Radio Tv i cili është publikuar në secilin prej tyre, por ende jo në faqen-online të Drejtorisë Vendore Tiranë apo edhe vetë Ministrisë së Brendshme për një procedim të tillë, raporti i shtetit me transparencën e kërkuar mungon krejtësisht.
Kjo indice mund të vërtetohet nga qytetarët në protestë, nga anëtarët e Kuvendit të Shqipërisë, nga organizatat joqeveritare, nga Avokati i Popullit, nga trupa dhe misionet diplomatike për të mbajtur një qëndrim korrekt në lidhje me adresimin e lëndës së procedimit penal për 19 shtetas mbi:-” Sipas njoftimit zyrtar, në vijim të veprimeve procedurale të kryera pas tubimit të zhvilluar më datë 14.06.2026, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda kryen veprimet hetimore dhe procedurale për identifikimin dhe procedimin penal të personave organizatorë dhe përgjegjës për bllokimin e rrugës në drejtim të Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

Në një paragraf të lajmit janë renditur inicialet, mosha si dhe gjinia që përcaktohet nga cilësimi vjeç-vjeçe.

Ku qendron shqetësimi mund të lindë pyetja?
 
Shqetësimi i parë vjen për korrektesën dhe transparencën. Si mundet që përmbajtja e këtij njoftimi është përcjellë si lajm  por nuk është i përditësuar në institucionet përgjegjës.
As Policia Vendore Tiranë me ndonjë përditësim në faqen online ( https://asp.gov.al ), nuk ka. Sikurse nuk ka as në faqen-online të Ministrisë së Brendshme ( https://mb.gov.al ), po ashtu edhe në atë të Prokurorisë së Përgjithshme të RSH ( https://www.pp.gov.al/Tirane )
Mund të ishin mediat ato që mund të kërkonin një informacion me drejtuesit e institucioneve përkatëse përpara se sa të përcillnin një njoftim, një dokument të pa vulosur, të pa firmosur, të pa protokolluar së paku deri në mbylljen e orarit zyrtar dhe veprimeve nga këto institucione. Në qoftë se emergjenca ishte kryesisht për objekte të sigurisë së lartë, siç janë rrugët nacionale dhe aeroportet, atëherë shteti të formulojë si duhet dokumentin.
Ata qindra  dhe mijëra protestues po tregojnë durim dhe frikën e kanë vrarë me përballje paqësore dhe qytetari, çdo ditë dhe me orë të tëra.
Respektimi i pjesëmarrësve në protestë lidhet me një ndërgjegjësim reciprok mes tyre dhe institucioneve duke përfshirë edhe mediat. Siç u përmend në fillim të këtij shënimi studiot televizive janë populluar  kohët e fundit me deputetë të mazhorancës për të shtyrë pikërisht atë çka ka humbur në komunikim nga daljet e kryeministrit. 
Disa prej tyre janë shprehur së fundmi me:-kushdo që ka marrë pjesë në protestë merr parasysh pra do procedohet mund të dënohet…”* Një masë dënimi që shkon deri në 3 vite heqje lirie. Në një tjetër studio këndvështrimi i përbërjes së protestuesve nga mosha, gjini, besime, profesione etj. kishte për qëllim që diversitetin e përbërjes ta quante si një mangësi të organizimit dhe kauzës:-“…ndërkohë aty brenda ka njerëz që janë antisemitistë, njerëz që janë në mbështetje të Izraelit. Aty brenda ka njerëz që janë  pro barazisë gjinore kundër barazisë gjinore, janë pro të drejtave të komunitetit LGBT kundër të drejtave të komunitetit LBT. Ka njerëz që kanë ndasi të jashtëzakonshme ndoshta dhe fetare, njerëz që mund të jenë totalisht laikë, njerëz që janë globalistë, njerëz që janë nacionalistë, njerëz që nuk janë kaq nacionalistë, pra njerëz që ecin në marshimin e tyre pavarësisht se mund t’i ndajnë ide që janë totalisht të kundërta për mënyrën se dhe unë mendoj që kjo është gjëja e bukur e kësaj që secili aty ikën për të protestuar për atë që ai mendon që nuk shkon mirë në Shqipëri. Gjëra që nuk shkojnë mirë në Shqipëri ka sa të duash.”*
Ndërsa në po atë studio ku mijëra gjërat që nuk shkojnë përbëjnë tashmë një krizë arsyetimi hodhi idenë se protesta që po kërkon dorëheqje nënkupton hapjen e rrugës për një qeveri teknike e shprehur në :-“…  Ikën qeveria ka zgjedhje prapë. Zgjidhet qeveria tjetër. Populli zgjedh s’ka nevojë të ketë emra që tani.”   
Nga monitorimi i programeve televizive raste të tilla dhe qëndrimeve pro qeverisë kishte me shumicë çka tregon se një “dobësim” i protestës u shënjestrua me sulm frontal mediatik dhe krijimin e një çoroditjeje të opinionit. Ky parashikim do të shihet në titujt dhe rrëfimet kryesore të ditëve të ardhshme. 
Kryeministri Rama, veç Kuvendit të Shqipërisë ku ai nuk shfaqet, por i delegon interpelancat për të shprehur qëndrimet e tij boshllëkun e mbush duke përdorur hapësirat e veta kryesisht në mediat sociale ku Protesta lidhet thjeshtë me një investim në Zvërnec dhe ajo nuk ka të bëjë me shumën e problematikave të grumbulluara prej korrupsionit të qeverisë. Herë të tjera daljen nga kriza kryeministri e jep një përmbledhje në konferenca shtypi me gazetarë të huaj. Ndjen se çështja ndërkombëtarizohet dhe ruan lidhjen vetëm me bazën(administratë dhe patronazhistë), kur drejton mesazhe politike nga forumet dhe festimet partiake duke treguar se gjithnjë e më shumë ai i largohet ose i fshihet përballjes me kërkesat e protestuesve dhe mediave vendore.
Një çështje të cilës thuajse plotësisht ju rrëshqit ishte largimi nga grupi i PS-s i deputetes së Shkodrës (lista e mbyllur), Mariana Koçeku . Kërkesa e saj si përfaqësuese e pavarur krijon nga të dhënat e zgjedhjeve të fundit të 11 Majit, 2025  jo vetëm një ‘hemorragji’ prej rreth 10.000 votuesve, por krijon precedentin e jetës brenda rradhëve të  Rilindjes Socialiste që tashmë janë tronditur për shkak të korrupsionit dhe protestave qytetare. Deputetja Koçeku është mjaftuar me deklaratën:-Prej sot jam deputete e pamvarun. Idealet e vlerat e mia janë ato që i kam pasë e i kam shprehë qysh para se me u asociu me nji parti. Ato m’i diftojne kufijtë”.
 
Por duke ju kthyer edhe njëherë motivit të vazhdimësisë së protestuesve me thirrjen; ‘Nesër më Shumë!’, lind sërish pyetja.
 
Cili do të jetë qëndrimi i forcave të policisë për mbarëvajtjen e protestës?
 
Njoftimi i shpërndarë me procedimin e 19 shtetasve, ka hijen e një mentaliteti të vjetër si “krehja dhe sita” e popullatës në ushtrimin e detyrave dhe përgjegjësive të policisë. Krijon një situatë frike dhe paniku ndër pjesëmarrësit kjo e[edhe për më shumë se njoftimi zyrtar është thjeshtë i shkruar pa deklarimin e tij në publik nga drejtues të institucioneve. Një qëndrim që e vështirëson me dashje afrimin dhe njohjen e protagonistëve të kësaj lëvizje qytetare.
Policimi në bashkësi/komunitet sidomos në një sistem demokratik ka një ndërthurje dhe bashkëveprim reciprok. Ka nevojë që të ruaj mesazhin e një proteste si kjo, duke shmangur përplasjet. Lënien lirë të shtetasve që zgjedhin qytetarinë dhe jo dhunën. Pikërisht për përmasën kombëtare dhe ndërkombëtare që ajo ka marrë pa provokuar ndonjë incident, kjo protestë e lidhur me mbrojtjen e natyrës dhe pronës e bën edhe më të shëndetshme ndërgjegjen e një kombi për t’ju bashkuar natyrshëm vendeve më të zhvilluara.
Së paku fizikisht në media edhe pse medias i është drejtuar një njoftim për shtyp, përmbajtja dhe mesazhi duhet të përcillet nga ata njerëz dhe profesionistë të zgjedhur apo të emëruar që t’i drejtohen qartë publikut.
Protesta është njoftuar se vazhdon. 
Frika është vrarë nga qytetaria në atë shesh dhe po tregon se nuk ka kthim pas pa plotësuar kërkesat e tyre… Dorëheqje!
_____
* Ardit Bido PS – në Now Euronews
* Iris Luarasi PS – 3D për TVSH 
* Fitim Zekthi  – 3D për TVSH
 
 
15 Qershor, 2026
 
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

Në 10 vite, qarqet e mëdha të Veriut humbën një të katërtën e popullsisë, kryeson Shkodra

Qarqet e mëdha të Veriut të Shqipërisë po përjetojnë një zbrazje të fortë të popullsisë në dekadën e fundit për shkak të përshpejtimit të një cikli të emigracionit jashtë vendit.

Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se gjatë dhjetë-vjeçarit të fundit 2016–2026, Shkodra shënoi rënien më drastike në rang kombëtar me një humbje prej 25.58% të banorëve të saj, me mbi 50 mijë persona më pak në këtë qark.

Pas saj renditet Kukësi, i cili ka humbur 24.78% të popullsisë gjatë dekadës së fundit nga emigracionin i fortë i të rinjve në Britaninë e Madhe. Lezha gjithashtu paraqet një situatë thuajse identike me një tkurrje prej 24.11%, duke dëshmuar se i gjithë brezi verior bregdetar dhe fushor po përballet me ikje masive.

Në të njëjtën linjë shqetësuese ndodhet edhe qarku i Dibrës, i cili ka regjistruar një rënie prej 22.49% të numrit të përgjithshëm të popullsisë së tij.

Të dhënat zyrtare tregojnë se katër qarqet kryesore të veriut po humbasin me shpejtësi popullsinë në krahasim me te tjerat.

Në rang kombëtar, popullsia e përgjithshme e Shqipërisë ka pësuar një tkurrje neto prej 14.23%, duke u pakësuar me saktësisht 387,462 banorë ndërmjet 2016-2026 ku edhe qarqet e tjera të vendit janë të ekspozuara. Fieri, për shembull, ka humbur në dekadën e fundit 68,089 banorë, që korrespondon me një rënie prej 23.02% të popullsisë së vitit 2026.

Elbasani gjithashtu shënoi rënie relative prej 21.06% të popullsisë në të njëjtën periudhe. Në juglindje, Korça regjistron një tkurrje prej 22.63%, e barabartë me afërsisht 48 mijë banorë më pak në periudhën10-vjeçare.

Popullsia e Gjirokastrës u tkurr me 21.86%, duke vështirësuar ruajtjen e shërbimeve bazë në një qark që përveç tkurrjes vuan edhe plakjen e shpejtë.

Ndërkohë, Vlora ka pësuar një rënie prej 18.46%, duke u pakësuar me mbi 32 mijë banorë, kurse popullsia e Beratit u tkurr me 9.44%. Madje edhe Durrësi, një qendër e madhe ekonomike, për shkak të portit dhe turizmit ka pësuar tkurrje me 12.08%, ose mbi 30 mijë banorë në një dekadë.

Kryeqyteti është qarku i vetëm që ka shënuar një rritje modeste prej 1.25% të popullsisë, duke shtuar në total rreth 9,428 banorë të rinj përgjatë kësaj dekade, si rrjedhojë e emigracionit te brendshëm.

Shqipëria po polarizohet me shpejtësi rreth një pike të vetme urbane, teksa Tirana zgjerohet lehtë, të gjitha rajonet e tjera po përballen me plakje dhe tkurrje te popullsisë.

Të dhënat e vitit 2026 tregojnë e balancat demografike kanë ndryshuar në mënyrë të pakthyeshme, por veriu i Shqipërisë mbetet vatra më e prekur, ku braktisja po ndodh me ritmet më të shpejta dhe më shqetësuese./ Monitor

“Rama jep dorëheqjen”- Sot protesta e 17 qytetare për largimin e kryeministrit! Sheshet dhe rrugët të mbushura plot

Si çdo ditë edhe sot në orën 18:00 mijëra qytetarë do të mblidhen sërish në protestën e 17-të për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.

 

Qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshojnë drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për tu stacionuar për disa orë me radhë përpara kryeministrisë. Më pas ashtu siç janë, mijëra persona ‘pushtojnë’ paqësisht rrugët e Tiranës.

shqiperia nuk shitet

Edhe ditën e djeshme qytetarët kërkuan me çdo kusht dorëheqjen e Ramës.

Protestuesit deklaruan se do të vijojnë qëndresën deri në realizimin e kërkesave të tyre, duke e cilësuar këtë mobilizim si një reagim qytetar kundër situatës politike dhe ekonomike në vend.

Gjatë tubimit përpara Kryeministrisë, thirrja kryesore e protestuesve ka qenë “Rama jepe dorëheqjen”, e cila tashmë është kthyer në refren të çdo proteste, dhe thirrjet “Rama n’burg, Berisha n’bur”, “Ju erdhi fundi”.

Mijëra protestues rikthehen poshtë zyrës së kryeministrit: Rama jepe dorëheqjen! Arresto Ballukun

Mijëra qytetarë janë rikthyer sërish para godinës së Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar protestën dhe thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Tubimi është shoqëruar me thirrje të përsëritura kundër qeverisë, ndërsa protestuesit kanë qëndruar përpara zyrës së kryeministrit pas marshimeve në disa zona të kryeqytetit.

“Rama jepe dorëheqjen” dhe “ O Edvin, tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë”, kanë thirrur ata njëzëri para zyrës së kryeministrit.

Gjatë protestës janë dëgjuar thirrje si “Arresto Ballukun”, duke iu referuar ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, e marrë e pandehur për disa vepra penale. gsh

Screenshot 2026-06-15 223935

 

Screenshot 2026-06-15 223400

UGSHPD: ÇFARË ËSHTË BULLIZMI* PËR RAMËN DHE PËR BALLËN

(Nga ‘hajvanët” e deri tek historia e “qenit me flamur”)

Dy figura qendrore të “elitës së Rilindjes Socialiste” nuk e kanë për gjë të nxjerrin nga goja në rrugë dhe në Kuvend sikurse edhe t’i shkruajnë në mediat sociale qëndrimet dhe epitetet që kanë jo vetëm për kundërshtarët e tyre, por edhe për proceset politike.

Ne kemi dëgjuar mbi Lokomotivën, Trenin e humbur, Pasaportën e BE-së, Investitorët Strategjikë, Zonat e Mbrojtura të Biodiversitetit me nga një “Pikë të Voçkël” ku do të derdhen miliarda € sikurse edhe Premier Ligën e Turizmit Elitar, të gjitha bashkë asnjëherë nuk i mungojnë replikave ekzekutive dhe politike në përgjithësi.

Ata nuk i kanë munguar as debatit publik sepse tashmë prej të tillë njerzve janë vënë nën kërcënim dinjiteti i njeriut, sovraniteti i vendit, të drejtat qytetare, fjala e lirë, besimi në zot, mplakja dhe shpopullimi i Shqipërisë, bukuritë dhe burimet natyrore, ndërgjegjësimi ndaj korrupsionit dhe krimit që pushteti mundohet të mbulojë.

Kur Rama thotë hajvanë si në rastin që i drejtohet përmes mediave sociale dëgjuesve:-“E patolerueshme që një grup njerëzish, që një forcë njerëzish, që një parti apo një konglomeratë partish, apo që nuk e di, quani si të doni, t’i imponohet pjesës tjetër, duke i thënë që: ‘O do mendosh kështu si unë, o unë do të sakatoj, do të të bullizoj, do të të kërcënoj’. Kjo është fashiste, është skandaloze dhe kjo duhet ndalur. Dhe kjo ndalet duke mos u tërhequr përpara këtyre lloj presioneve dhe përpara këtyre lloji hajvanëve. Kjo duhet ndalur.” Kjo është provuar dhe nuk ja vlen të zgjatemi. Argumentet janë 14 vjeçare.

Por pale më tutje në një ngarkesë direkte kur kryetari i GPS Taulant Balla, indinjohet për flamurin që është mbi shpinën e një german shepard*- qen kufiri, besnik dhe pjesë e familjes së një zonje në bulevard mes protestuesve. Ky politikan i regjur me bullizmin i drejtohet:-“Oooooooooo zonjë/zonjushë kushdo qofsh! Nuk e kemi flamurin kuq e zi me mbështjellë qenin. E kemi kuptuar që Shqipëria nuk ju intereson, por jo të përdhunoni simbolet kombëtare deri në këtë farë feje. TURP!

Rastet e shkëputura si Rama dhe Balla kanë një frymëzim dhe ajo vjen nga urrejtja që ata kanë me kundërshtarët e pushtetit, sepse janë që ata kanë zaptuar në çdo drejtim të jetës dhe veprimtarisë së vendit, sikurse edhe çdo hapësirë komunikimi.

Provokues me lëkurë patriotizmi.

Progresistë globalë, të gjunjëzuar ndaj çdo ‘pazari’ në kurriz të shqiptarëve.

Të mos harrojmë se Taulant Balla është edhe koordinator për diasporën mes rilindësve socialistë dhe patronazhisti i dytë për nga rëndësia pas kryeministrit Rama.

Pa u marrë me rastet e shumta (të panumërta), të bullizimit që njerëzit me pushtet dhe politikanët rëndom i përdorin në gjuhën e përditshme të komunikimit, Kuvend, rrjetet sociale dhe në media ka një matës që është publiku dhe që po aq shpesh urrejtjen dhe vjetërsinë e kësaj metode komunikuese e filtrojnë duke u shprehur:-“Bill! Mos na e fyeni inteligjencën”.

Dorëhiquni!

Jeni transparent.

Mos mashtroni.

Mos ushqeni me gënjeshtra.

I qëndroni fjalëve tuaja pa dredhuar dhe pa nxitur urrejtje.

Tregoni të vërtetën e cila në këtë moment ndërgjegjësimi të shqiptarëve në Shqipëri, në trojet shqiptare dhe në diasporë po mbrohet nga qindra mijë protestues paqësorë prej më se dy javëve.

Koha e juaj ka mbaruar!

______

* hajvanë- nga turqishtja hayvan. Do të thotë kafshë.

* bullizoj- nga anglishtja bully- forcërisht, ndrydh, shtrëngoj

*german shepard- qen kufiri

15 Qershor, 2026

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD

“Atdheu nuk është në shitje” Sot protesta e 16 në Tiranë, shqiptarët në revoltë kundër kryeministrit: Edi Rama jep dorëheqjen!

Këtë të hënë mbahet protesta e 16 kundër kryeministrit Edi Rama. Shqiptarët kanë mbushur sheshet dhe vazhdojnë thirrjet për dorëheqjen e Ramës.

Protesta ka regjistruar një pjesëmarrje rekord, një marshim historik që i ka kaluar të gjitha pritshmëritë.

Protesta organizohet në orën 18:00 në sheshin Skënderbej, për të vijuar marshimin drejt Kryeministrisë. Pas disa orësh fjalimi, marshimi vijon në rrugët e Tiranës.

Protestuesit të pandalshëm për orë të tëra marshojnë në rrugët e kryeqytetit me thirrjet “Rama në burg , Berisha në burg”; “Edi Rama jep dorëheqjen”; Atdheu nuk shitet.

Protesta janë mbajtur edhe qytete të ndryshme të Shqipërisë, Vlora, Pogradeci, Durrësi, Shkodra,  ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama. Gjithashtu tubime madhështorë janë mbajtur edhe jashtë vendit. Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe largimin e kastës politike të korruptuar. bw

UGSHPD: GENERATION Z & RAMA IV (Rama ndan albumin-fotografik, Protesta qytetare në Ditën e 14)


Prej 23 dhe 30 Majit me incidentin e Zvërnecit kur një shtetas u dhunua nga trupa të Sigurisë Private në sytë dhe praninë e forcave të Policisë së Shtetit, protesta u shpërngul në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përballë ndërtesës së kryeministrisë në 13 ditët e njëpasnjëshme. Disa media ndërkombëtare e kanë raportuar protestën qytetare në kryeqytetin e Shqipërisë edhe përtej fillimit të saj si një kauzë mjedisore dhe konflikti me pronat, por më 12 Qershor në disa prej tyre ndër titujt “
Shpërthim përleshjesh në Tiranë, ndërsa protestuesit antiqeveritarë u përballën me mbështetësit e Partisë Socialiste”, lanë të kuptonin se çfarë fitore dhe imazhi ka krijuar qytetaria ndaj tranzicionit politik dhe pushtetit të saj. Në se incidentet shmangen, kjo është prova e fuqisë numerike të qytetarëve në protestë të pandërprerë që veç kryeqytetit Tiranën, ka një shtrirje në të gjitha qytetet e Shqipërisë dhe është përqafuar nga mbarë diaspora, në kontinentin Evropian-Amerikën e Veriut, Australi.


Do të analizonim ndoshta vetëm një detaj rreth Protestës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” – Tiranë dhe Ditëlindjes së 35 Vjetorit të PS në Sheshin Italia. Në më pak se 1/2 kilometri largësi të dy veprimtaritë  priteshin të kishin një përplasje në kohë për fillimin, ecurinë dhe përfundimin e tyre.
 
Ata që i shkuan pas kryeministrit e dijnë mirë se Rama u bë kryetar i tyre kur kjo parti i kishte 14 vite beteja edhe pas reformimit, ndryshimit të emrit qoftë apo edhe nga trashëgimia politike prej Partisë së Punës dhe ajo Komuniste që gjerësisht bashkë me elitën e Rilindjes Socialiste që përfaqëson nepotizmin në administratën shtetërore janë i gjithë shtresëzimi social 85 vjeçar duke përfshirë edhe patronazhistët që tregojnë se kjo epokë e tyre në sundim tashmë ka mbaruar. 
 
Kjo festë e ditëlindjes së socialistëve zgjati në rreth 1 orë. 
Pa Himnin Kombëtar(?!).
Pa kohë për dekorata. 
Pa koncert dhe fishekzjarrë. 
Me dy tre orë pjekje në diell dhe në këmbë përpara se të vinte udhëheqësi për t’i mbushur me mllef.
 
Si nuk paska kaq para kjo parti?
 
Ta gëzonte festën pa kokërr djerse me të gjithë ftuarit brenda në Stadiumin “Air Albania”, nën hije, fresk, ekrane dhe drita, pa treguar gatishmërinë e kazermës, por madje zgjedhin ta komentojnë  edhe parullën e protestës “T’raftë zilja në pikë të zhegut”…
 
Me sa duket ishte një tregues force i nxituar dhe që nuk përballohej jo vetëm në numër, as në përmbajtje, por as edhe në formë. Sepse Air Albania është një emër që na tregon se nuk e kapëm botërorin, na lidh me një falimentim në ekonomi, na lidh me dështimin e një aeroporti në luginën e Nartës dhe është në vetvete sikur ta sillje vetë “Zvërnecin” aty.
Sa për detajin e kërkuar mund ta sjellim pikërisht në mbyllje të këtij shënimi.
 
“Shumë urime për ty” ku këndua për një protestuese 30 vjeçare në shesh.
 
I urojnë “Shqipërisë së Re” të bëhet jetëgjatë, sikurse protesta dhe kjo lëvizje qytetare çdo ditë çelet duke u bashkuar rreth Himnit Shqiptar, me Flamur Shqiptar, për një shtet të së drejtës dhe një të ardhme më të mirë për Shqipërinë.
 
 
13 Qershor, 2026
 
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

Sot protesta e 15 në Tiranë- “Shqipëri e Re”, shqiptarët në revoltë kundër kryeministrit Rama: Jep dorëheqjen! Ju erdhi fundi

Këtë të diel është thirrur një tjetër protestë. Do të mbahet tubimi i 15 kundër kryeministrit Edi Rama.

Një protestë siç nuk është parë asnjëherë më parë. Shqiptarët të revoltuar kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama. Tirana prej 14 ditësh ka qenë nën ‘pushtetin’ e protestuesve. Por jo vetëm Tirana, protestat janë shtrirë edhe në qytete të tjera në Shqipëri, të cilët njëzëri kërkojnë largimin e Ramës.

Një ditë më parë, të shtunën u mbajt tubimi më madhështor , protesta e 14 me një pjesëmarrje rekord, që ka kaluar çdo pritshmëri. Të rinj, të reja, prindër me fëmijë, të moshuar, janë në protestë duke shprehur pakënaqësitë e tyre dhe padrejtësitë që iu janë bërë nga kjo qeveri dhe kjo klasë politike.

Mesazhi është i qartë “Rama jep dorëheqjen”. Gjithashtu akuza të forta nga protestuesit janë hedhur edhe ndaj opozitës.

Protesta do vijojë edhe gjatë ditës së sotme në orën 18:00, organizimi bëhet te sheshi Skënderbej dhe më pas vijon marshimi drejt Kryeministrisë. Protesta ka zgjatur deri në mesnatë. bw


Send this to a friend