Është tejet e dashuruar me një gjirokastrit, është ditëlindja e saj dhe mezi po pret dhuratën e të dashurit.
Ajo këmbëngul të zbulojë çfarë dhurate i ka bërë ai:
– I dashur, të lutem më trego dhuratën!
Gjirokastriti, më në fund , i thotë të afrohet tek dritarja:
– A e shikon atë Ferrarin flakë të ri të parkuar në oborr?
Ajo mbështetet tek dritarja dhe tërësisht e emocionuar, thotë:
– Poooo….
E ai:
– Shumë mirë, atëherë unë të kam blerë një bluzë në atë ngjyrë!!!
Komentet