Aktorja Elia Zaharia dhe Princi Leka Zogu i dytë kanë uruar Krishtlindjen. Çifti që së fundmi janë bërë dhe prindër të një vajze të vogël, kanë zgjedhur që urimin këtë fundvit ta bëjnë me një foto mjaf të bukur.
Elia na prezanton me të voglën e saj… E veshur me fustan të kuq si për festa, aktorja na e zbukuroi mbrëmjen.
‘Të dashur miq e dashamirës,
Familja jonë ju uron nga zemra Gëzuar Krishtlindjen! Qofshi kurdoherë të bekuar! Me shumë emocion këtë vit, kjo festë e ngrohtë na gjen të plotësuar me engjëllin tonë të vogël! Ky vit na solli dhuratën më të bukur në jetë. Urojmë që secili prej jush, paçkah këtyre kohërave kaq sfiduese, të realizojë ëndrrat dhe të gjejë lumturi e harmoni!
Nga zemra, Ne të tre…’, – e mbyll mesazhin Elia.


Komentet