VOAL

VOAL

Pas Tiranës e Durrësit, protesta për vrasjen e Klodian Rashës edhe në Gjirokastër

December 9, 2020

Komentet

Gjekmarkaj: Informuam gjermanët për arrestimin politik të Berishës. Ishin të painformuar

Nënkryetari i Partisë Demokratike dhe parlamentit, Agron Gjekmarkaj i shoqëruar edhe nga kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi po zhvillojnë një vizitë në Gjermani, ku kanë zhvilluar takime të shumta dhe në nivele të larta të Bundestagut.

Në një lidhje direkte nga Gjermania me Edicionin e Mbrëmjes ‘Ora 19’ në SYRI TV, Gjekmarkaj u shpreh për moderatoren Armela Ferko, se kanë informuar drejtuesit e Bundestagut dhe personalitete të tjera për arrestimin politik të kryetarit të PD-së, Sali Berisha.

‘U pritëm së bashku me kryetarin e grupit parlamentar, Gazment Bardhi. I qartësuam për të gjitha zhvillimet që po ndodhin në Shqipëri. Pata rastin të ju tregoj me imtësi për procesin ndaj kryetarit të opozitës si një ngjarje tronditëse dhe themelore në jetën politike shqiptare.

Ju shpjegova rrethanat e arrestimit të tij, në shkelje të kushtetutës nenit 73 të saj.

E klasifikojmë me këtë rast liderin e opozitës si të burgosur politike.

Ngrita shqetësimet se ky është një precedent që ngre disa pikëpyetje në lidhje me reformën në drejtësi që ne e kemi mbështetur, e cila ka nevojë të monitorohet dhe përmirësohet sepse, siç ua shpjegova ka krijuar vonesa të mëdha për qytetarët.

Janë 125 mijë dosje që duan 25 vite për tu konsumuar. Që vendet vakant po mbushen që vijnë nga mbështetja politike e PS-së, duke krijuar një korporativëzëm brenda sistemit të drejtësisë dhe gjahut që po i bëhet opozitës shqiptare nga një pjesë e sistemit të drejtësisë.

Unë pashë një interesim të madh dhe kuptova se për shumë çështje në Shqipëri, ata janë të painformuar ose janë të informuar në mënyrë të njëanshme.

Mora një premtim që më duket shpresëdhënës që grupet faktmbledhëse nga Bundestagu mund të rikthehen në Shqipëri dhe ky është një zhvillim i drejtpërdrejtë’, tha Gjekmarkaj në SYRI TV.

Shqipëria instalon kamera përgjatë kufirit me Kosovën për të frenuar emigrantët e bandat kriminale

VOA/Marrë nga Associated Press

TIRANE, Shqipëri — Shqipëria ka instaluar një rrjet “të sofistikuar” kamerash përgjatë kufirit të saj me Kosovën, të ofruara nga qeveria britanike, në një përpjekje për të frenuar numrin e emigrantëve që shkojnë drejt Mbretërisë se Bashkuar dhe për të gjurmuar aktivitetin kriminal në rajon. Njoftimi u bë të mërkurën nga autoritetet britanike.

Sipas autoriteteve britanike dhe mediave lokale shqiptare, shtetasit shqiptarë ishin në mesin e 45,000 personave që mbërritën në Britaninë e Madhe me skafe në vitin 2022, në kërkim të një pune më të mirëpaguar krahasuar me vendet fqinje si Greqia apo Italia. Shumë prej tyre përfundojnë duke punuar në shtëpitë e kultivimit të kanabisit, deri në dy vjet, për të paguar paratë që u detyrohen trafikantëve.

Zyrtarët e lartë britanikë i kanë quajtur më pare flukset e shqiptarëve “pushtim”, gjë që shkaktoi tensione diplomatike me Tiranën, e cila i akuzoi ata se po “i veçonin” shqiptarët për “qëllime politike”.

Rrjeti i sapo instaluar – i cili ka kushtuar 1.86 milion euro – përfshin dhe një flotë dronësh e kamerash që përdoren për të identifikuar targat e makinave.

Dronët do t’u japin mundësi autoriteteve të gjurmojnë emigrantët që kalojnë nëpër zonat malore të Shqipërisë veriore, të cilët policia e ka të vështirë t’i monitorojë, ndërsa kamerat do të ndihmojnë sistemet shqiptare, të identifikojnë automjetet britanike të përdorura nga kriminelët, që kërkojnë të shmangin zbulimin nga policia lokale, thuhej në një deklaratë të dërguar me email agjencisë ‘Associated Press’ nga ambasada britanike në Tirana.

Ministri britanik Kundër Migracionit të Paligjshëm, Michael Tomlinson, i cili ndodhej në Tiranë, zhvilloi të martën bisedime me ministrat e Brendshëm nga Shqipëria dhe Kosova, përkatësisht Taulant Balla dhe Xhelal Svecla, mbi përpjekjet e përbashkëta për të luftuar “emigracionin e paligjshëm”.

Zoti Tomlinson tha se partneriteti me Shqipërinë është “një pikë referimi për mënyrën se si ne duam të punojmë me partnerët në nivel global”, duke shtuar se pothuajse asnjë shqiptar nuk po mbërrin tashmë në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla.

“Ne kemi dhënë rezultate të shkëlqyera jo vetëm në reduktimin e migracionit të paligjshëm në Mbretërinë e Bashkuara, por edhe në ndihmën për të ofruar mundësi për shqiptarët që të qëndrojnë dhe të përparojnë në vendin e tyre. Puna jonë për të ndalur anijet nuk fillon në kanalin e la Manshit – ajo fillon nga burimi”, tha ai.

Shqiptarët nuk mund të aplikojnë për azil në Britaninë e Bashkuar.

Në vitin 2022, Londra dhe Tirana nënshkruan një marrëveshje për kthimin e shqiptarëve që mbërrinin me varka në këtë vend. Besohet se mijëra janë kthyer që nga ajo periudhë, megjithëse shifrat zyrtarë nuk janë të disponueshme.

Shqipëria – aktualisht në negociata për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian – i ka goditur bandat e trafikimit të qënieve njerëzore në vend, pavarësisht se nuk është një rrugë kryesore për emigrantët.

Në vitin 2019, Shqipëria u bë vendi i parë jo-anëtar i Bashkimit Evropian që kishte oficerë të agjencisë kufitare të bllokut, Frontex, që menaxhonin kufijtë e saj në jug dhe lindje të vendit, ku kalojnë zakonisht emigrantët. Po kështu ata u angazhuan edhe në luftën kundër krimit ndërkufitar.

Në shkurt parlamenti i Shqipërisë miratoi një marrëveshje që vendi të mbajë mijëra azilkërkues që do të vijnë nga Italia.

Bylykbashi: I pranueshëm votimi i Diasporës me postë ndërkombëtare

Pas mbledhjes së Grupit të Dialogut për Reformën Zgjedhore, nënkryetari i PD-së së Rithemelimit Oerd Bylykbashi deklaroi se duhet që të zhduket filtri i votës së diasporës.

Bylykbashi theksoi se janë së paku 1.2 mln shqiptarë jashtë vendit me të drejtë vote. Ai tha se PD është dakord me një votim me postë, por se kjo postë të jetë ndërkombëtare e jo shtetërore.

Oerd Bylykbashi: Sot sipas Ministrisë së Brendshme kanë të drejtë vote jashtë Shqipërisë rreth 18 mijë persona, ndërsa votues realë janë 1.2 milionë. 18 mijë personat janë individë, që kanë prirje të votojnë PS-në. Ligji lejon edhe votimin me postë, por edhe atë elektronik. Estonia prsh e ka sistemin e votimit tërësisht elektronik dhe e kanë sistemin shumë të mbrojtur, mbetet për t’u parë sesa efektiv mund të jetë mekanizmi. Të zhduket filtri i votës së diasporës. Diaspora të votojë nëpërmjet një poste ndërkombëtare. Ne duam që votimi të bëhet me postë dhe në mënyrë të besueshme, por nuk duam që të bëhet nga Posta Shqiptare, e cila mund të kontrollohet nga qeveria. BW

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku paraqitet në SPAK, po merret në pyetje

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme ku po merret në pyetje.

Balluku është thirrur nga Prokurori Dritan Prenci dhe po merret në pyetje për inceneratorin e Tiranës.

Kontrata për ndërtimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve të kryeqytetit, me kosto të investimit të parashikuar prej 128 milion euro (pa TVSH) u firmos nga kompania “Integrated Energy B.V. S.P.V.” sh.p.k dhe Ministria e Mjedisit, në vitin 2017. Pas emrit të kompanisë qëndronte një tjetër me seli në Hollandë, “Integrated Energy B.V”, e cila më pas ndryshoi emrin në “Geogenix B.V”, ndërkohë që zotëruesit e tyre mbetën të paqartë.

Sipas Prokurorisë, dy sipërmarrësit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë pronarët “de facto” dhe të impiantit të Tiranës, sikundër dhe në dy të tjerët në Elbasan dhe Fier. Nga hetimet ka rezultuar se, Zoto dhe Mërtiri kanë përdorur persona dhe shoqëri të tjera për të fshehur gjurmët si pronarët e vërtetë të shoqërisë koncesionare. Prokuroria shpjegon se “është evidentuar fakti se dy sipërmarrësit, janë personat që kanë udhëzuar dhe kanë marrë vendimet në lidhje me shoqërinë “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k. apo dhe shoqërinë mëmë në Hollandë.

Sipas prokurorisë, dy sipërmarrësit kanë përfituar po ashtu afro 4 milion euro duke përdorur fatura të falsifikuara tatimore. “Zoto ka paraqitur dhe ka deklaruar fatura të falsifikuara për punime të kryera nëpërmjet shoqërisë tjetër të tij “Integrated Technology Services” sh.p.k., si nënkontraktor i shoqërisë koncesionare të Tiranës.. Në kohën e lëshimit të këtyre faturave të falsifikuara, provohet se aksionerë “de facto” kanë qenë Zoto dhe Mërtiri”, nënvizon Prokuroria.

Për këtë arsye, nën sekuestro, përveç shoqërisë koncensionare të impiantit në Tiranë, është vënë dhe kompania e Zotos, “Integrated Technology Services”, e cila ka një tjetër masë sekuestroje që prej vitit të shkuar, për rastin e Fierit.

Më herët, Prokuroria përveç sekuestros ndaj inceneratorit, u vendos edhe një sipërfaqe prej 611 m2 me vlerë 1 milion euro, e cila është në emër të shoqërisë “F.M.O”. Sipas prokurorisë “është evidentuar fakti se Zoto dhe Mërtiri zotërojnë në mënyrë indirekte shoqërinë “F.M.O.” sh.p.k”, dhe se blerja e pasurisë për llogari të kësaj kompania është realizuar përmes të ardhurave të siguruara nga përfitime të paligjshme.

Gjashtë vjet pas nënshkrimit të kontratës, në kryeqytet funksionon vetëm landfilli, ndërsa inceneratori nuk ka nisur as të ndërtohet. Vënia nën sekuestro është akti i parë i ndërmarrë nga drejtësia për rastin e Tiranës, ndërsa për Elbasanin dhe Fierin, hetimet janë mbyllur ndërsa ish-zyrtarë të lartë përfshirë Lefter Kokën dhe Alqi Bllakon janë shpallur fajtor dhe janë dënuar. bw

“Vetëm bota serbe e ndal Shqipërinë e Madhe”- Ministria e Jashtme thërret ambasadorin Vukçeviç, Hasani: Deklaratë provokuese

Ministria e Jashtme ka thirrur ditën e djeshme ambasadorin serb, Slobodan Vukçeviç, ku i është kërkuar sqarime në lidhje  me deklaratat e zv.kryeministrit, Aleksandër Vulin, referuar vizitës dhe takimit të Kryeministrit Rama me diasporën shqiptare në Greqi.

“Herën tjetër që qeveria e Greqisë të mendojë për njohjen e të ashtuquajturës Kosovë, le të kujtojë se si duket pritja e Edi Ramës në mes të Athinës. Atë që Rama nuk mundi ta përjetonte në Tiranë, e përjetoi në Athinë”.- tha Vulin.

Ministria e Jashtme e ka cilësuar deklratën e tij provokuese dhe në kundërshtim me frymën e marrëdhënieve të bashkëpunimit.

Ndër të tjera, MEPJ thekson se pret një reflektim të menjëhershëm, në mënyrë që deklarata të tilla të dëmshme, të përsëritura të mos ndikojnë në marrëdhëniet tona

“Deklarata provokuese e zyrtarit serb është në kundërshtim me frymën e marrëdhënieve të bashkëpunimit dhe nuk i shërben paqes dhe stabilitetit në vendet e Ballkanit. Shqipëria është faktor i rëndësishëm që punon dhe kontribuon për paqen dhe sigurinë në rajonin tonë dhe kjo është në thelb të bashkëpunimit edhe me Serbinë.

MEPJ pret reflektim të menjëhershëm, në mënyrë që deklarata të tilla të dëmshme, të përsëritura të mos ndikojnë në marrëdhëniet tona, të cilat duhet të jenë të orientuara drejt fqinjësisë së mirë dhe integrimit evropian, thuhet në deklaratën e ministrisë së Jashtme”, thuhet në deklaratë. gsh

‘Kryehajduti i Tiranës vjedh çdo qindarkë’- Balliu fton qytetarët nesër në protestë

Sekretari organizativ i PD, Klevis Balliu ka bërë thirrje për pjesëmarrje në mitingun kundër Erion Veliajt që do të zhvillohet ditën e nesërme pranë Bashkisë së Tiranës në orën 11.00.

Ai ka postuar një mesazh në faqen e tij në Facebook ku tregon për gjendjen e plehrave në zonën e Astirit në Tiranë, duke postuar edhe video nga vendi ku plehrat janë grumbull në mes të qytetit.

Postimi:

Kryehajduti i Tiranës Erian Veliaj vjedh çdo qindarkë të qytetarëve!

Nesër në orën 11.00 bashkë tek Bashkia e Tiranës kundër korrupsionit. sn

Bardhi, kërkesë SPAK: Më caktoni ditë tjetër për deklarimet e Xibrakës, më 15 maj do jem në Bundestag

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka kërkuar datë tjetër për të dhënë deklarime si person në dijeni lidhur me dosjen “Xibraka”, ku kërkoi riçeljen e fraksionit të pushuar.

Bardhi është thirrur të mërkurën e 15 majit, por përmes një shkrese ka vënë në dijeni SPAK se ka një axhendë të paracaktuar nga 14-24 maj jashtë vendit dhe kërkon të pyetet të hënën ose të martën (sot ose neser) apo në një datë dhe orë tjetër pas 23 majit.

Mësohet se Gazment Bardhi, mesditën 15 majit do të rrugëtojë drejt Berlinit, për shkak të një agjende të paracaktuar disa ditë më parë për takime me zyrtarë të lartë në Bundestag.

Pas takimeve në Berlin, Gazmend Bardhi do të udhëtojë drejt Londrës. sn

Kurti takohet sot me një lider të opozitës, Memli Krasniqin

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të pres sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i vetmi nga tre liderët opozitar që e ka pranuar ftesën për takim të shefit të ekzekutivit kosovar.

Sipas Kurtit, në këtë takim pritet të diskutohet rreth agjendës legjislative, ndërsa sipas Krasniqit për caktimin e datës së zgjedhjeve.

Shefi i ekzekutivit, përmes këtij takimi të ftuar nga vetë ai, do të synojë të shtyjë para agjendën e legjislativit, derisa i pari i PDK-së caktimin e datës së zgjedhjeve të reja.

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë refuzuar ftesën e Kurtit për takim. sn

PD: Bashkëshorti dhe vjehrri i ministres Delina Ibrahimajt me hotele super luksoze në jug dhe biznese

Zëdhënësja për Antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli denoncoi sot se si bashkëshorti dhe vjehrri i ministres Delina Ibrahimaj kanë biznese dhe hotele në jug të fundit.

Denoncimi vjen pasi bashkëshorti i Ibrahimajt u përfshi në një skandal pasi theri një zyrtar të ministrisë që drejtonte e shoqja.

Vangjeli i bëri thirrje SPAK që të sqarojë çështjen e pasurive të familjes së ministres.

DEKLARATA E PLOTË

Edi Rama mesa duket është i vendosur që përpara se të largohet nga detyra e KM të sigurohet që të gjithë familjarët e ministrave të tij të pajisen me pasuri e biznese, bare e restorante por mbi të gjitha hotele në territore të lakmuara në bregdet.

Ministrat e Ramës nuk bëjnë kujdes as t’i fshehin aktivitetet private të familjarëve të tyre për të shmangur konfliktin e interesit.

I vetmi kujdes që tregojnë është për të fshehur plagosjet që bëjnë, siç është rasti i bashkëshortit të ministres Delina Ibrahimaj, që u ‘arkivua’ nga policia pas presionit politik. Ibrahimaj duhet të ishte dorëhequr tashmë nga detyra publike për shkak fshehjes së veprës penale të kryer nga bashkëshorti i saj.

Bashkëshorti ka disa aktivitete tregtare.

Referuar vetëdeklarimeve pranë ILDKPI, bashkëshorti i saj Andri Përparim Ibrahimaj rezulton:

Image

Image

Image

1. Drejtues në hotelin super luksoz me pronar babain e tij, ‘Atlantid Hospitality’ në Qeparo, në bregun e detit.

Image

2. Pronar i subjektit tregtar ‘Baçja’ shpk me objekt ushtrim aktiviteti bar- restorant etj.

Image

3. Pronar i subjektit tregtar ‘Red Field Farm’ shpk, me objekt Mbjellje, kultivim dhe tregtim fruta – perime te llojeve te ndryshme etj, me adresë në Kurbin.

Image

4. Pronar i subjektit tjetër tregtar ‘Te Baçja’ shpk me nr. tjetër identifikimi, por me objekt e adresë të njëjtë të ushrimit të aktivitetit me sa më lart.

Image

Meqenëse ligjin për konfliktin e interesit vlerëson se kur aksionet e pronësisë të regjistruara në emër të personit të lidhur me zyrtarin, në këtë rast në emër të vjehrrit dhe bashkëshortit të ministres, vlerësohen njësoj sikur të ishin të regjistruara në emrin e vetë zyrtares Ibrahimaj.

Është koha që Delina Ibrahimaj, së bashku me familjarët të sqarojë opinionin publik dhe SPAK, lidhur me:

Image

1. Burimin e të ardhurave dhe procedurat e kalimit të pronësisë së pasurisë nr.129/113-ND, volumi 12, faqe 187, zk.3095 në Qeparo,Vlorë, dhe procedurat ligjore që u ndoqën për ndërtimin e hotelit.

2. Arsyen e shkeljes me vetëdije të ligjit me qëllim përfitimin personal e familjar.

Kriza- Ardhja e turistëve vjet rriti konsumin vetëm në Sarandë e Ksamil

Falë motit të ngrohtë, por edhe shtimit të fushatave publicitare nga blogerët e huaj, turizmi në Shqipëri është zgjatur përtej sezonit tradicional. Vjet në muajt tetor-nëntor hynë rreth 500 mijë shtetas të huaj, veçanërisht në muajin tetor, hyrjet e turistëve të huaj pothuajse u dyfishuan.

Në tre muajt e parë të këtij viti në vend kanë hyrë 1.5 milionë shtetas të huaj, me rritje prej 43% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas shifrave të INSTAT.

Por pavarësisht shtimit të fluksit të tyre në bare dhe restorante, konsumi sipas Enri Jahja është përmirësuar vetëm në zonat turistike apo në restorantet afër qendrës së Tiranës.

“Vjet konsumi në bare dhe restorante ishte i ulët për shkak të emigracionit dhe rënies së fuqisë blerëse. Ardhja e turistëve balancoi konsumin e munguar, por pati rritje të lehtë vetëm në zonat e pompuara si Ksamil, Sarandë etj. Ecuria e konsumit shfaqet me rënie edhe në 3-mujorin e parë të këtij viti, nën ndikimin e muajit të Ramazanit, përveç restoranteve me ushqim tradicional apo produkte zgare afër qendrës, pasi ka frekuentim të turistëve”, veçon Jahja.

Në restorantin “Era”, në zonën e ish-Bllokut, ku çmimet nuk kanë pësuar ndryshime të shpeshta, numri i turistëve të huaj frekuentues vijon të mbetet i lartë.

Nga stafi i shërbimit u pohua se rreth 80% e klientëve të restorantit janë vizitorë të huaj.

Pavarësisht rritjes së numrit të turistëve që po vizitojnë Tiranën, qytetet historike si Kruja dhe ato bregdetare, në muajin prill, përfaqësuesi i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve Enri Jahja ngre sërish shqetësimin se strukturat e shërbimit ende nuk janë ende për nisje të hershme të sezonit turistik, pasi vijojnë të mos gjejnë staf për rekrutime të reja.

Bie konsumi për moltot, çokollatat, patatinat

Çmimet e larta dhe largimet e të rinjve në emigracion po ulin konsumin për produktet si molto, patatina apo çokollata. Përfaqësuesit e grupit AGNA pohuan për “Monitor” se në muajt janar-mars 2024 shitjet e këtyre produkteve janë 10 deri në 15% më të ulëta se njëjta periudhë e vitit të kaluar. Sipas tyre, kjo është ndikuar nga shtrenjtimi i çmimeve dhe ndryshimet demografike pas largimit të rinjve në emigracion.

Nga 2022 deri në fund të vitit 2023, çmimet e importit të moltove, patatinave, çokollatave u rritën me 40 – 50%. Konkretisht, çmimi i shitjes nga jashtë të kruasantit të markës “Molto” nga 60 lekë/copë arriti 85 lekë (rritja 25%) dhe për “Seven Day”, nga 50 lekë arriti në 70 lekë (rritja 40%).

Ardhja e turistëve të huaj shton konsumin vetëm në muajt korrik-gusht-shtator, sipas përfaqësuesve të kompanisë AGNA./MONITOR

Shpopullohet fshati Malavec në Korçë, banorët: Shkolla dhe kopshti janë mbyllur

Pak kilometra larg Korçës, por edhe fshati Malavec është pothuajse sot i pabanuar. Shkolla është mbyllur pasi në fshat nuk ka më fëmijë, ndërsa të moshuarit e mbetur ende, detyrohen të kujdesen për punët e bujqësisë.

Fshati Malavec ka një distancë të afërt me qytetin e Korçës, por me kalimin e viteve në këtë fshat është tkurrur popullsia.

Pjesa me e madhe e banoreve janë mosha e tretë ndërsa  fëmijët janë të paktë. Numri i paktë i fëmijëve ka bërë që edhe shkolla dhe kopshti mos funksionojnë.

Ata pak banorë të cilët janë në moshë pak më të re merren me bujqësi shprehen, por edhe ajo nuk po u siguron me jetesën si dikur.

Pensionet e pakta kanë detyruar të moshuarit të punojnë pak tokën për të mbijetuar e pjesa tjetër ndihmohen nga fëmijët që kanë ikur në emigrim.

“Çamët u përzunë me gjak e therje”, Hyqmet Zane: Nuk kemi qenë bashkëpunues të fashizmit. S’e harrojmë amanetin

Hyqmet Zane, që ka shkruar disa libra për Çamërinë deklaroi se çamët janë përzënë nga Greqia me gjak, therje dhe përdhunime.

Zane thekson se çamët nuk kanë qenë bashkëpunëtorë të fashizmit. Ai deklaroi se çamët nuk e harrojnë amanetin e të parëve dhe do lobojnë për çështjen e Çamërisë.

 

Hyqmet Zane: Çamët nuk ishin bashkëpunëtorë të nazi-fashizmi. Kombi i Skënderbeut u nda në 6 pjesë. Çamët u përzunë me gjak e me therje e me përdhunime masive. Nuk ka sesi të thuash që nuk ekziston çështja çame, sepse janë çamët, ata ekzistojnë. Neve nuk na pranojnë në fshatrat ku kemi origjinën. Ne nuk po fitojmë çështjen, sepse grekët janë të organizuar, ne jo. Çamët vetë në radhë të parë kanë probleme të brendshme. Partia ka sfumuar shoqatën Çamëria. Çamët ekzistojnë sepse janë 10 përqind të popullsisë, duhet të organizohemi dhe të lobojmë. Kosovarët u bënë bashkë dhe e mundën Serbinë, ndërsa ne nuk po mblidhemi.bw


Send this to a friend