Voal – Presidenti i SHBA-ve Baraka Obama ka dënuar aktin terrorist në Paris, ndërsa ka ngushëlluar familjarët e viktimave.
Në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp ai tha se e gjithë bota është me Francën, dhe ky akt do të zbardhet dhe atentatorët do të dënohen.
“Sigurisht që të gjithë jemi me popullin francez në këto momente të vështira, i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta presidentit Holondë dhe familjarëve të viktimave.
Ky është sërish një akt i rëndë terrorist ndaj popullt francez, por jo vetëm, edhe ndaj vendeve të lira, lufta jonë ndaj këtij fenomeni do të vazhdojë pa kushte.
Mbrojtja jonë është dhe duhet të jetë krysorja ndaj këtij fenomeni.
Ne jemi në kontakte të vazhdueshme me qeverinë e Francës për këtë çështje të rënëdë që ka goditur popullin francez.
Ne do të zbardhim të gjithë ngjarjen dhe do të dënojmë këtë akt dhe ata që e kryen. Terrorizmi nuk mund kurrsesi të prishë paqen në botë”, tha Obama.

Komentet