voal.ch – Nëse situata nuk përmirësohet në ditët në vijim, do të futen masa të mëtejshme për të përmbajtur përhapjen e koronavirusit. Kështu tha sot në Bernë Këshilltari Federal Alain Berset në një konferencë shtypi në Bern.
Qëllimi është të shmangim një lockdown – bllokim të ri, tha Berset në konferencën për shtyp. Sipas Këshilltarit Federal, është e nevojshme të presim rreth dhjetë ditë për të parë efektin e dispozitave të reja. Sidoqoftë, nëse masat e prezantuara të djelën e kaluar nga qeveria nuk japin rezultatet e dëshiruara, masat e reja mund të futen të mërkurën e ardhshme.
“Vetëm tre javë më parë ne ishim një nga vendet më të mira në Evropë dhe tani jemi një nga vendet më të trazuara. Është e vështirë të shpjegosh se çfarë çoi në këtë situatë, por nëse vazhdon me këtë ritëm pa asnjë reagim pozitiv, situata rrezikon të përkeqësohet më tej”, theksoi Berset.
Sipas Zyrës Federale të Shëndetit Publik sot në Zvicër janë regjistruar 5256 infeksione të reja, nga ku 106 raste janë shtruar në spital, numuri i viktimave ka qenë 11 dhe test kanë bërë rreth 27 mijë vetë./EB
Komentet