Efrain Antonio Campo Flores dhe Francisco Flores de Freitas akuzohen për komplot dhe trafikim të 800 kilogramëve kokainë, të destinuar për tregun e zi në New York
UASHINGTON – Policia amerikane ka arrestuar dy të afërm të ngushtë të presidentit të Venezualës, Nicolas Maduro, të cilët akuzohen për trafikim të drogës.
E përditshmja amerikane “Wall Street Journal” bën të ditur se familjarët e presidentit të Venezualës i ndaloi policia lokale të martën në Port-au-Prince në Haiti dhe se i janë dorëzuar Agjencisë për Luftën kundër Drogës (DEA), dhe u dërguan në qendrën e kësaj Agjencie në New York.
Duke iu referuar dëshmisë së dy burimeve të paidentifikuara, “WSJ” shkruan se Efrain Antonio Campo Flores dhe Francisco Flores de Freitas akuzohen për komplot dhe trafikim të 800 kilogramëve kokainë, të destinuar për tregun e zi në New York.
Flores dhe Freitas më parë janë identifikuar si nipërit e bashkëshortës së Maduros, Ciliae Flores, gjithashtu një politikane me ndikim në Venezuelë. aa
Komentet