VOAL

VOAL

Jehu i tingllëmës buzë lartësive qiellore dhe marrëveshja Osmane me Kishën Ortodokse pas rënies se Konstantinopojës – Nga Nue Oroshi

September 14, 2020

Komentet

NËNDEGA E LDK-SË NË BAVARINË E EPËRME KËRKON SHTESË TË VEND-VOTIMEVE

     Nëndega e LDK-ë në Bavarinë e Epërme, në Gjermani, mbajti mbledhjen e Kryesisë të saj. Në rendin e ditës trajtoi tri çështje:
1) Zgjedhjet e 28 dhjetorit;
2) Situata aktuale në Kosovë;
3) Të ndryshme.
     Kryetari i kësaj Nëndege Dr. Rexhep Nikçi përshëndeti të pranishmit dhe i ftoi ata për angazhim serioz, në realizimin me sukses të procesit zgjedhor të fund-dhjetorit.
     Dr. Nikçi ishte pjesë e takimit – one live -, të cilin e realizoi kryetari i LDK-së, Dr. Lumir Abdixhiku, me 58 Nëndegët e Mërgatës, me ç`rast u bëri thirrjen e çiltër anëtarësisë dhe qytetarëve të Kosovës, të bëhen pjesë e ndryshimit të madh, për ta sjellur partinë zëmadhe të Presidentit Rugova, sërishmi në pushtet.
     Kryetar Nikçi përshkroi shumëçka nga ai takim frymëzues dhe mbresëlënës, me kryetar Lumirin dhe të bashkë partiakëve, sa të çiltër, aq edhe të frytshëm.
     Kryetari, Dr. Rexhep Nikçi, me anëtarët e Kryesisë dhe veprimtarët tjerë të LDK-së, në ketë Republikë-shtet, siç konsiderohet në Gjermani Bavaria, kanë një vërejtje serioze, që përkthehet në sugjerim e lutje të madhe: Landi (Republika) e Thüringenit, që përfaqësohet nga Konsullata e Bavarisë, është 450 km. largësi. Qytetet e Landit të Bavarisë, si: Aschafenburg, Koburg, Würzburg, përkatësisht, 355, 325 dhe 280 km. Pastaj janë disa qytete, si: Passau, Lindau, Nürnberg, Salzburg dhe të tjerë qytete, që kanë një largësi nga Mynihu, ku është Konsullata rezidente e Landit të Bavarisë, nga afro 200 km. largësi. Dhe, rrugëtimi ardhje-kthim, shifra dyfishohet, respektivisht, nga 400 deri në 900 kilometra! Në këto rrethana, dështimi i votimit është i pritshëm, i zorshëm, në mos i pamundur, shfrytëzimi i së drejtës për të votuar.
     Të kërkosh një sakrificë të tillë stërmunduese nga mërgimtarët qytetarë të Kosovës, nuk na duket vendim i mençur i zyrtarëve të Kosovës, për ta ndaluar votimin jashtë përfaqësive diplomatike të Kosovës. Aq më pak, kur ka zgjidhje të gatshme dhe shumë më pak të kushtueshme.
    Ne sollem shembuj vetëm nga Gjermania. Por, po ta llogarisim zgjatimin e Italisë, nga Brindisi në Ambasadën në Romë 572 km., dhe nga Trieste në Romë 673 km., vetëm rrugëtim një drejtim. Shumëzuar me 2-in kthim, rezulton, respektivisht, me 1.144 dhe 1.346 km. Çfarëdo arsyetimi i një vendimi absurd, siç është ai i kufizimit të votimit, ngujimit vetëm në lokalet zyrtare, është barazi me zero (o)!
     Kemi bindjen se asnjëri nga ata zyrtarët, që kanë aprovuar një vendim të tillë, kurrë nuk do ta merrnin mundimin, për të bërë qindra kilometra rrugë, për ta hedhur fletë-votimin e tyre në kutinë përkatëse! Dorën në zemër, jemi skajshëm të hatëruar, për ketë shkelje flagrante të së drejtës elementare, siç është e drejta ligjore e votimit, qytetarë të devotshëm të Atdheut-Kosovë.
     Megjithatë, keni kohën, mendjen dhe nderin ta rishikoni vendimin absurd e skandaloz, siç është mohimi i të drejtës të votimit të bashkë atdhetarëve tuaj në Mërgatë. Praktika e votimit të mërgimtarëve, jashtë përfaqësive diplomatike, është e njohur në shtetet ballkanike dhe evropiane. Sigurimin e votave e bëjnë të zotët, ndërsa komisionarët, vëzhguesit e huaj, janë vetëm dekor. Prandaj, nuk ia vlen të bëhet asnjë udhëtim dhe shpenzim i kujtdo qoftë, nga Kosova apo nga diku gjetiu.
     Hiç më pak diskriminuese nuk është as kufizimi, mohimi i të drejtës për votim, për ata që kanë lënë shtetësinë e Kosovës, përdhunshëm. Dhe, për ta realizuar të drejtën e dy shtetësisë, kemi shkruar dhe ankuar deri në organet qendrore të disa shteteve të Evropës, përfshi edhe protesta. Paradoksale, por mërgimtarëve tanë u kërkohej ta hiqnin edhe shtetësinë e Serbisë, edhe pse fëmijët e tyre kurrë nuk e kishin pasur! Ata humbisnin ditë pune dhe shpenzonin mijëra euro, për avoketërit dhe burokracinë e zyrtarëve të Beogradit, sepse fëmijët shkollarë, pa shtetësinë vendore, kishin një serë kufizimesh shkollimi, më sakt, specializimi dhe punësimi.
     Kemi kërkuar që rimarrja e shtetësisë të Kosovës, të bëhet në grup, pa sorollatje dhe burokracira të panevojshme. Premtimi fillestar ishte i bujshëm, por, deri me tani nuk është realizuar! Se ku është arsyeja e këtij hezitimi, ende nuk e kemi mësuar?
     Na ishte një kohë, kur kryetarja klasike e KQZ-së, Valdete Daka, nga 174 mijë zarfe, i skarconte 72 mijë zarfe. Dhe, kur ajo e tepëroi, me provokimet e përsëritura dhe të porositura, nga shefi i saj Hashim, se, kinse, shumësia e mërgimtarëve po votojnë për një parti të preferuar, Presidentja Vjosë, me të drejtë e shkarkoi nga posti. PDK-ja edhe sot e vajton shkarkimin e saj meritor.
     Edhe në zgjedhjet e fundit KQZ-ja aktuale, edhe pse simpatike, e bëri namin, me pavlefshmërinë e fletë-votimeve. Edhe për çiftet pleq, kërkonin – e-mail – të veçantë. Kërkesat për procedurën e regjistrimit dhe të tjera, duhet të reduktohen, sepse pavlefshmëria e fletë-votimeve, e shprehur në shifra, është qesharake, madje tmerruese!
     Nëse thuhet, madje është konfirmuar se gjysma e popullsisë të Kosovës punon dhe jeton jashtë Kosovës, atëherë, pse të mos jenë votuesit e Mërgatës, të paktën, sa gjysma e votuesëve vendorë, në Kosovë?!
     Rrjedhimisht, kjo është barazi me mohim, me dashje, të së drejtës të votimit, për një pjesë të konsiderueshme të mërgimtarëve tanë. Dhe, kjo nuk nderon as qeverinë dhe as shtetin tonë demokratik. Mendoj se subjektet politike, me polarizimin artificial që manifestojnë, ligjërisht, duhet shpërfillur, aq më parë kur bëhen pengesë hiç reale, në rastin konkret, të realizimit të procesit zgjedhor.
     Ne, mërgimtarët, përcollëm me vëmendje mbledhjen e KQZ-së, ku u vendos për shtypjen e fletë-votimeve, dërgimin të gatshme në Mërgatë dhe shpenzimin shtesë prej 4 milionë euro! Mall “derzhave hesapi”, thonin pleqtë! Zhvatje e pa dhimbshme e buxhetit shtetëror! Një vendim alogjik dhe burokratik! Me të drejtë këtë vendim e quajtën të dështuar anëtari i KQZ-së, Alban Krasniqi dhe kryetari KQZ-së, Kreshnik Rodoniqi. Pra, vendimi shtesë i përgatitjes të fletë-votimeve në Kosovë, është sa burokratik, i panevojshëm aq edhe abuzues i buxhetit shtetëror.
     Ne, mërgimtarët, kemi biseduar dhe konsultuar mjaftueshëm, për ta zgjidhur njëherë e përgjithmonë, të drejtën e shfrytëzimit të votimit, duke kursyer kohë
dhe shpenzime të panevojshme.
     Shembullojmë me Gjermaninë e madhe:
     Është një ambasadë dhe 4 konsullata. Ministria përkatëse ka shtuar edhe 10 pika votuese jashtë këtyre. Për hapësirën gjeografike gjermane edhe 50 vend-votime po t`i shtonte, nuk janë të tepërta. Zhurmimi reagues i subjekteve politike, në Kosovë, nuk ka qenë fisnik, madje hiç real. Banalizimi se nuk mbahen zgjedhje në klube, shoqata, kafenera e tjera, është fyes, madje i turpshëm. Logjistika e votimit kërkon një tavolinë gjatoshe me disa karrike dhe një komodinë gjysmë të mbyllur.
     Komisioni i përbërë i nga 2 përfaqësues të subjekteve politike. Numërimi i votave bëhet në prezencë të komisionit komplet. Firmoset Proces-verbali, me nënshkrimet nga komisioni përkatës dhe përcillet në KQZ, i fotografuar. Ndërsa i gjithë materiale mbyllet në kutinë votuese dhe përcillet ngeshëm, në Komisionin Qendror Zgjedhor në Prishtinë, vetëm për verifikim dhe përputhje të numrit të votuesëve me numrin e fletë-votimeve.
     Mërgimtarët e inkuadruar në shoqërinë evropiane, e marrin shumë seriozisht çështjen zgjedhore, në përgjithësi, dhe procesin e votimit, në veçanti, madje i çfarëdo natyre qoftë. Sepse çdo tentim për manipulim është i dënueshëm dhe turpërues. Pavarësisht lëvizjeve në subjektet politike, bashkëjetesa e mërgimtarëve shtrihet në kohë prej dekadash. Andaj, përzgjedhja e komisioneve përkatëse, është sa e lehtë, aq edhe e sigurtë. Mërgata e përdorë shumë votimin e fshehtë dhe nuk njihet shitë-blerja e votës.
     Prandaj, e gjithë burokracia e vonesave të panevojshme, bartja e kushtueshme, të paktën, nga Mërgata dhe pritjet me ditë e javë, për ta shpallur rezultatin  zgjedhor, është jashtë çdo logjike normale!
      Duke praktikuar ketë mënyrë zgjedhore, mërgimtarët do ta gëzonin të drejtën e votimit, si qytetarë legjitim të Kosovës, rrjedhimisht, si pjesë integrale e Atdheut-Kosovë.
             Urojmë dhe besojmë për mirëkuptim nga organet kompetente të Republikës të Kosovës!
                                NË EMËR TË KOMISIONIT PËR INFORMIM
                                                    Idriz Zeqiraj

Mbi 95% e emigrantëve shqiptarë në Gjermani, në punë me aftësi të ulëta, më të ulëtit e Ballkanit

Emigrantët nga Ballkani janë bërë një pjesë e rëndësishme e tregut të punës në Gjermani. Sipas të dhënave nga Bruegel, një organizatë kërkimore, shqiptarët në Gjermani dominojnë në punët me aftësi të ulëta dhe të mesme dhe ndër më të ulëtit në rajonin e Ballkanit për punë të kualifikuar.

 

Shqipëria renditet ndër vendet me përqindjen më të lartë të punonjësve në profesione me aftësi të ulëta dhe të mesme, dhe ndër më të ulëtat për punë të specializuara dhe eksperte.

Sipas raportit, 40.84% e shqiptarëve në Gjermani punojnë si “helper” (ndihmës), një kategori që përfshin punë të pakualifikuara ose gjysmë-kualifikuara, si punë fizike, logjistikë, shërbime dhe industri bazë. Ky është ndër nivelet më të larta në rajon, krahasuar me Bosnjën (30.43%) dhe Serbinë (33.59%).

Një pjesë tjetër e madhe, 48.94%, janë të punësuar si punëtorë të kualifikuar, që zakonisht përfshijnë profesione teknike, mekanikë, ndërtim, instalime, punë zanatçinjsh apo role me trajnime profesionale. Edhe pse kjo kategori tregon një shkallë më të lartë të formimit profesional, sërish mbetet larg vendeve të avancuara të BE-së, ku rolet e specializuara zënë një peshë shumë më të madhe.

Në kategoritë e larta profesionale, Shqipëria qëndron ndjeshëm më poshtë se vendet e tjera. Vetëm 4.54% e shqiptarëve në Gjermani punojnë si “specialistë”, si infermierë të kualifikuar, teknikë të avancuar, profesionistë të shëndetësisë apo role që kërkojnë diploma të caktuara. Ndërkohë, vetëm 5.53% janë në kategorinë “ekspert”, e cila përfshin profesionistë me arsim të lartë universitar, inxhinierë, IT specialistë, ekspertë financiarë apo role të tjera të nivelit të lartë.

Krahasimi me vendet e tjera të Ballkanit tregon një diferencë të dukshme: Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut kanë përqindje më të larta të punonjësve të kualifikuar dhe specialistëve, ndërsa Shqipëria mbetet e fokusuar te punët me vlerë të ulët të shtuar. Ndërkohë, vendet e BE-së, veçanërisht Europa Perëndimore, kanë një strukturë krejt tjetër, me më shumë se 26% deri 30% të punonjësve të tyre në kategori specialiste ose eksperte.

Në total, 89.78% e shqiptarëve punojnë në dy kategoritë më të ulëta të aftësive — “helper” dhe “skilled worker”.

Ky profil i fuqisë punëtore shqiptare në Gjermani tregon nevojën e tregut gjerman për punëtorë në sektorë bazë dhe mungesën e një baze të gjerë profesionistësh të kualifikuar nga Shqipëria, e cila lidhet si me cilësinë e arsimit profesional, ashtu edhe me nivelin e ulët të pagave në profesione të larta në vend, që shpesh dekurajojnë ndjekjen e karrierave të specializuara.
Në terma afatgjatë, ky trend krijon sfida për tregun e punës shqiptar, duke rritur rrezikun e boshatisjes së profesioneve të kërkuara, ndërsa për Gjermaninë nënkupton vazhdimin e varësisë nga emigracioni./Monitor

Screenshot_3

 

Zhurmë zgjedhjes, heshtje varresh – Poezi nga ARIF EJUPI

Kohë dimri, zhurmë zgjedhjesh,
vetëm për punë tekash
dhe inatesh të vjetra e të reja.

.
Vërtet, dimri është stinë e rëndë.
Në dimër, përrenj e lumenj
bartën gjakun tonë.

.
Dimri stinë e zymtë,
me dhëmbë shtrigash.
Shumë prindër la pa fëmijë,
e shumë fëmijë pa prindër.

.
Ne, kokëkrisurit,
kur gjithë bota mbjell në pranverë
e korr në verë,
mbjellim dhe korrim në dimër,
nëpër dëborë e acar.

.
Inate të vjetra e të reja,
ku do të na çojnë?

ARIF EJUPI

Pavimentazioni fitues i 28 Nëntorit- Nga Florim Zeqa fotoreportazh nga Italia

 

 

Edhe në Treviso (Itali) mërgimtarët organizuan aktivitete të larmishme për nder të Ditës së Flamurit Kombëtar dhe 113 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Përderisa shoqata dhe organizata të ndryshme organizuan koncerte dhe mbrëmje festive, një grup i të rinjëve kosovarë nga Provinca e Trevizos, më datën 29 Nëntor 2025 në One di Fonte (TV-Itali) organizuan një Turnir madhështorë në Futboll të Vogël.

 

Futboll dhe festë në One di Fonte

 

Në një ambient impozant dhe festiv, në palestrën e bukur të sporteve u mbajt turniri tradicional në Futboll të Vogël për nder të festës më të madhe kombëtare.

Turniri fillojë me intonimin e hymnit kombëtar, kurse të gjitha ndeshjet u zhvilluan në frymën e lartë sportive.

Sikurse çdo garë sportive që përfundon me një fitues, edhe ky turnir përfundoj me një fitues të merituar, por në fakt fitues të këtij turniri janë të gjitha ekipet pjesëmarrëse, të cilat me pjesëmarrjen e tyre në këtë turnir e nderuan Flamurin Kombëtar dhe madhështuan festën e 113 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Se vërtetë sportistët janë ambasadorët më të mirë të një vendi, janë turniret e Futbollit të Vogël, të cilat rreth vetes po tubojnë me qindra pjesëmarrës, siq ishte ky i fundit në One di Fonte, ku përveq ekipeve garuese prezent gjatë turnirit ishin edhe qindra bashkatdhetarë.

 

Ndarja e shpërblimeve dhe mirënjohjeve

 

Pas përfundimit të ndeshjes finale, organizatorët Fadil Bajraktari dhe Florim Lumi filluan me ndarjen e mirënjohjeve dhe çmimeve për më të mirët dhe më meritorët e këtij turniri.

Këshilli organizativ i shpalli dhe i nderoi me nga një Kupë lojtarin më të mirë dhe portierin më të mirë, si në vijim;

 

 

-Lojtari më i mirë: Ardian Zhegrova

 

-Portieri më i mirë: Mesfin Gatto

 

 

Organizatorët e këtij aktiviteti sportiv, me nga një kupë dhe medalje shpërblyen dy vendet vendet e para:

 

-Vendi i parë, Rion Pavimentazioni (me fanela të kuqe)

 

-Vendi i dytë, Ecocoperture (me fanela të bardha)

 

Padyshim, shije të mirë kësaj gare sportive i dhanë edhe veteranët e futbollit (me fanela të kaltra).

 

Organizatorët e turnirit kësaj radhe e përzgjodhën edhe tifozin më të flaktë të turnirit, Shpend Sopa, i ardhur enkas nga Kosova.

 

Stafi organizativ i këtij turniri ishte në këtë përbërje: Fadil Bajraktari, Florim Lumi, Xhemali Papaj, Ilir Shala dhe Remzi Bujari.

 

Turniri në Futboll të Vogël për nder të kremtes më të madhe kombëtare, e dëshmoi edhe një herë se, për shqiptarët nuk ka vlerë asnjë ideologji fetare apo partiake, ka vlerë kombi ynë, ka vlerë ndjenja jonë shpirtërore, ka vlerë qëllimi ynë fisnik i bashkimit të trojeve tona etnike.

 

Kësaj radhe, në këtë turnir nga afër e përcjellën edhe Diamant Kastrati (Konsull i Republikës së Kosovës në Milano) dhe Florim Zeqa (gazetarë dhe publicist).

9-vjeçarja shqiptare triumfon në Festivalin e Zecchino D’Oro në Itali

Emma Dakoli

Emma Dakoli është 9-vjeçarja me origjinë shqiptare që fiton Festivalin e Zecchino D’Oro. Në këtë edicion të 68-të, ajo arriti të rrëmbente çmimin e parë me këngën “Ci pensa il vento” me tekst të Francesco Marruncheddu, Lodovico Saccol dhe muzikë të këtij të fundit.

Emma u ngjit në skenën e Antoniano di Bologna e shoqëruar nga Piccolo Coro dell’Antoniano që udhëhiqet nga Margherita Gamberini. Kënga e saj flet për shpresën dhe paqen.

Prindërit e 9-vjeçares janë nga Durrësi, ndërsa ajo është rritur në Monza. Vogëlushja ka ëndrra për të ardhmen, të gjitha të lidhura me artin pasi dëshiron të bëhet këngëtare, piktore dhe stiliste.

Në festival u paraqitën 14 këngë. Dy netët e para gjysmëfinale gjatë 28-29 nëntorit, u prezantuan nga Carolina Benvenga dhe Lorenzo Baglioni. Nata finale e 30 nëntorit iu besua Carlo Conti që mban edhe postin e drejtorit artistik për të nëntin vit radhazi.

Pas “Ci pensa il vento”, u rendit “Tu puoi essere” e 10-vjeçares Lara dhe “Boomer boom boom”, e kënduar nga 9-vjeçarja Ana Estela dhe Nerviano e Gioele, 5 vjeç.

Mërgata – shtylla historike e Kosovës që sot përballet me një sulm të padrejtë! Nga Hafiz Gagica

Mërgata – shtylla historike e Kosovës që sot përballet me një sulm të padrejtë!

Ky shkrim synon të vë në pah rolin historik, politik dhe patriotik të mërgatës, si dhe të denoncojë narrativat e padrejta që po shfaqen ndaj saj.

Mjaft është mjaft. Diskursi i viteve të fundit, i ushqyer nga disa media dhe nga disa zëra publikë në Kosovë, ka marrë kahje shqetësuese, duke e trajtuar mërgatën me përbuzje, nënçmim dhe përjashtim. Kjo nuk është çështje teknike zgjedhore, por një tentativë për të minimizuar e margjinalizuar një pjesë të pandarë të kombit, pjesën që historikisht ka qenë vendimtare për mbijetesën dhe shtet-formimin e Kosovës.

Mërgata jonë politike e atdhetare, sidomos në vitet e 90-ta, ndërtuan një platformë të fuqishme rezistence kombëtare, institucionale dhe diplomatike. Mërgimtarët krijuan ura komunikimi me botën demokratike, financuan arsimin, shëndetësinë dhe gjithë sistemin paralel, duke e ndihmuar rezistencën paqësore të shqiptarëve në Kosovë. Ky angazhim afatgjatë e vendosi Kosovën në tryezën ndërkombëtare, duke i ofruar asaj fakte historike, materiale të shkruara dhe program politik mbi shqiptarët dhe Kosovën.

Kontributi i mërgatës në bërjen e luftës tonë çlirimtare është i padiskutueshëm. Shumë prej dëshmorëve dhe heronjve të luftës ishin bijë të mërgatës, të cilët e lanë jetën dhe punën në mërgim, për t’u kthyer e për të luftuar. Pjesa më e madhe e mbështetjes financiare, logjistike dhe diplomatike për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës i ka ardhur nga mërgata. Ndërkohë që ata luftonin dhe binin në front, sot disa qarqe publike shfaqin harresë të qëllimshme, duke e reduktuar sakrificën e tyre në objekt përçmimi dhe akuzash të pacipë.

Pas vitit 1999, mërgata mbeti forca më e madhe zhvillimore e vendit, pa kërkuar shpërblime, ajo investoi në rindërtimin e Kosovës së shkatërruar nga lufta, në biznes, në punësim dhe në modernizimin e infrastrukturës urbane. Një pjesë e konsiderueshme e zhvillimit ekonomik të Kosovës është rezultat i drejtpërdrejtë i angazhimit financiar, profesional dhe material i mërgatës, e cila ruan fuqishëm lidhjen shpirtërore dhe organike me vendlindjen.

Megjithatë, në diskursin publik kohëve të fundit po krijohet një narrativë e rrezikshme, ku mërgata paraqitet si trup i huaj, si e çorientuar dhe e paaftë ta kuptojë realitetin në Kosovë. Disa, madje kërkojnë kufizimin ose heqjen e drejtës së saj të votës, me arsyetime që bien ndesh me parimet themelore të shtetësisë dhe kombit. Qytetarët që mbajnë dokumente të Kosovës, paguajnë tatime, ruajnë prona, investojnë dhe ndihmojnë familjet e tyre, nuk mund të përjashtohen nga proceset politike të vendit të tyre.

Vota e mërgatës ka qenë dhe mbetet e lirë dhe e pavarur. Ajo është e ndjeshme ndaj premtimeve politike, sepse e donë vendin e vet, por nuk është e manipulueshme. Ajo nuk është as instrument i partive që duan t’i mjelin votat e saj vetëm para zgjedhjeve, dhe që paradoksalisht, disa kërkojnë nga mërgimtarët që t’u rezervojnë hotele luksoze kur vijnë në vizita, duke shfaqur sjellje të papërgjegjshme që e dëmtojnë imazhin e Kosovës.

Sulmet dhe kritikat ndaj mërgatës shpesh burojnë nga frustrimet e humbjeve zgjedhore, meqë në shoqëritë e vogla është e lehtë të krijohen ndarje artificiale mes atyre që jetojnë brenda dhe atyre që jetojnë jashtë vendit. Por, një popull që e ndanë veten në dy pjesë, i dëmton rëndë themelet e shtetit të vet.

Kontributi i mërgatës shtrihet përtej Kosovës: ajo ka luajtur rol të rëndësishëm për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi, si dhe ka ndërtuar një imazh të respektuar kulturor dhe profesional në botë. Mërgata jonë paguan taksa, ruan pronat, investon, e përfaqëson Kosovën me dinjitet në vendet ku jeton, si dhe vazhdon të jetë aset kombëtar.

Përballë këtij roli të gjerë, sulmet publike, talljet dhe tendencat për përjashtim të mërgatës nga proceset politike në Kosovë, janë tregues të një mentaliteti egocentrik dhe regresiv. Po aq shqetësuese janë edhe shfaqjet e hapura të zilisë e mosmirënjohjes ndaj figurave kombëtare që kanë arritur suksese historike në internacionalizimin e çështjes së Kosovës në vitet e 90-ta si dhe pas çlirimit të saj me 1999.

Historia tregon se mërgata ka qenë shtylla kryesore e Rilindjes Kombëtare, shtyllë e pavarësisë së Shqipërisë, si dhe forcë vendimtare e çlirimit dhe shtet-formimit të Kosovës. Asnjë projekt politik modern nuk mund ta zhvlerësojë këtë rol historik të saj. Çdo përpjekje e tillë është e dëmshme dhe mund ta dëmtojë lidhjen organike atdhe-mërgatë, e cila e ka garantuar mbijetesën kombëtare në momentet më të vështira të kombit.

Mërgata ka qenë, është dhe do të mbetet pjesë e pandarë e shtetit të Kosovës. Të sulmosh mërgatën do të thotë të sulmosh themelet e shtetit.

Në këtë kontekst, është i domosdoshëm një debat i sinqertë dhe konstruktiv mes qytetarëve rezidentë dhe atyre jo-rezidentë, për të sqaruar rolin e mërgatës patriotike e politike, e cila do të mbetet gjithmonë pjesë organike e vendit si dhe ambasadore e vlerave shqiptare kudo që jetojnë dhe punojnë mërgimtarët tanë.

Po ashtu, mërgimtarët duhet të ruajnë me vëmendje dhe respekt ndjenjat dhe nevojat e bashkëkombësve në vendlindje, duke kontribuar në ndërtimin e një raporti të shëndoshë vëllazëror dhe kulturor.

E preka dhe e trajtova këtë temë, sepse janë tejkaluar limitet e nënçmimit dhe kalkulimeve politike ndaj mërgatës, e cila nuk heq dorë nga pjesëmarrja aktive politike në vendin e vet, të cilin e donë emocionalisht dhe që dëshiron ta shohë të zhvilluar e të integruar në institucionet ndërkombëtare si shtet modern, demokratik dhe të zhvilluar ekonomikisht.

Hafiz Gagica

Stuttgart, 30.11.2025

 

Vrasja e Ilaria Sulës- Nëna e Mark Samsonit dënohet me 2 vite burg! Babai i viktimës: Pastroi gj*kun e vajzës sime, kjo s’është drejtësi!

Nëna e Mark Samsonit, 23-vjeçarit që vrau ish-të dashurën e tij shqiptare, Ilaria Sula, krim i ndodhur më 26 mars, është dënuar me dy vjet burg për fshehjen e një kufome.


Nosr Manlapaz dyshohet se e ndihmoi të birin të fshihte trupin e studentes. Vendimi i dha dy ditë pasi, gjyqtari miratoi marrëveshjen e saj për pranimin e fajësisë, duke i dhënë dënimin me kusht.

Ndërkohë seanca paraprake për gjyqin e Mark Samsonit do të fillojë më 9 dhjetor. Babai i 23-vjeçares, pas dhënies së vendimit të dënimit për nënën e autorit, u shpreh se kjo s’është drejtësi.

“Për ne, kjo nuk është drejtësi”, tha Flamur Sula, babai i Ilarias, teksa komentoi mbi marrëveshjen e pranimit të fajësisë nga nëna e Mark Samsonit.

“Ne u shkatërruam nga ajo që pamë dhe dëgjuam, një gjyq që zgjati vetëm pesë minuta”, shtoi ai. “Një person që pastroi litra gjak të vajzës sime duke e hedhur në tualet. Për ne, kjo nuk është drejtësi”. gsh

“Ura e Bosforit ‘vishet’ kuq e zi” Festimet në Turqi për 28 nëntorin, gazetari: S’ndjehemi të diskriminuar, na quajnë vëllezër dhe motra

Gazetari Sokol Brahaj ka përshkruar atmosferën festive të krijuar nga komuniteti shqiptar në Turqi me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit. Ai tha se diaspora shqiptare në këtë vend është ndër më të mëdhatë dhe më të organizuarat në botë, duke e cilësuar Turqinë si vendin ku ekziston “lobi më i madh shqiptar”.

Në një lidhje online në “Neës24 Fundjavë”, festimet janë pritur pozitivisht nga qytetarët dhe institucionet turke.

Ai u shpreh se shqiptarët në Turqi ndihen të respektuar dhe të vlerësuar në çdo fushë.

Një nga momentet më simbolike të festimeve ishte ndriçimi kuq e zi i urës së Bosforit në Stamboll. Krahas saj, shqiptaret festuan me aktivitete të shumta në Ankara, Bursa dhe Stamboll, ku rrugët u mbushën me makina të dekoruara me flamuj të Shqipërisë etnike.

“Jemi një nga komunitetet më të mëdha të diasporës jashtë Shqipërisë. Lobi më i madh shqiptar është në Turqi. Këtu nuk reagojnë keq kur bëjmë flamurin, madje gëzohen shumë.
Në festën e Flamurit në të gjithë Turqinë, pjesëmarrës janë nga të gjithë partitë turke, edhe nga ato ultra nacionaliste.
Na quajnë vëllezër dhe motra, në këtë vend kemi shumë privilegje dhe na vlerësojnë në të gjitha fushat.
Ura e Bosforit u ndriçua kuq e zi. Kemi festuar në Ankara, Bursa, Stamboll, me makina me flamuj të Shqipërisë etnike”, tha ai.

“Dita e Flamurit”, shqiptarët ‘pushtojnë’ zemrën e Greqisë! Festë me këngë dhe flamuj kuqezi në sheshin “Syntagma” për Pavarësinë

Festë jo vetëm në trevat shqiptare, por edhe në qytetet europiane dhe botërore, kudo ku ka komunitet shqiptarësh.


Qytetarët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi, e festuan Ditën e Pavarësisë, 28 nëntorit të 1912-ës, me një tubim shpërthyes mbrëmjen e sotme në sheshin mitik të vendit fqinj, “Syntagma”.

“Kjo është dita, e njohur edhe si Dita e Flamurit, e cila përkujton pavarësinë e vendit fqinj nga Perandoria Osmane. Shqipëria e pavarur u shpall në Vlorë më 28 nëntor 1912”, shkruan “Protothema”.

Me rastin e këtij eventi, qindra shqiptarë, shumë prej tyre me fëmijët e tyre, duke mbajtur flamuj kuq e zi dhe simbole tradicionale e historiko-patriotike, u mblodhën përsëri këtë vit në sheshin Syntagma.

Të pranishëm ishin me qindra vetë, që kënduan dhe festuan të pashqetësuar, mes tyre dhe shumë fëmijë.gsh

Prirje e natyrshme e Gani Azemit ndaj historisë, shërbeu si themel i angazhimit të mëvonshëm politik dhe shoqëror për pavarësinë e Republikës së Kosovës- Nga Hysen Ibrahimi

Prishtinë, 25.11.2025

 

 

Prirje e natyrshme e Gani Azemit ndaj historisë, shërbeu si themel i angazhimit të mëvonshëm politik dhe shoqëror për pavarësinë e Republikës së Kosovës.

 

Në lagjen Dragodan të Komunës së Prishtinës, më 25 nëntor 2025, u zhvilluan homazhe me rastin e 13-vjetorit të ndarjes nga jeta të diplomatit Gani Azemi. Në emër të delegacionit pjesëmarrës, z. Hysen Ibrahimi vendosi lule të freskëta mbi varrin e tij dhe propozoi që të nderohej kujtimi i Azemit me një minutë heshtje. Pas këtij momenti përkujtimor, z. Ibrahimi mbajti një fjalë rasti kushtuar jetës dhe veprës së diplomatit të ndjerë.

Në fjalimin e tij, z. Ibrahimi theksoi se Gani Azemi, me prejardhje nga fshati Babush, Komuna e Lipjanit, ka qenë dhe mbetet një figurë me rëndësi të veçantë historike dhe shoqërore për popullin shqiptar. Ai vuri në dukje se dëftesat shkollore të Azemit, veçanërisht rezultatet e larta në lëndën e historisë, dëshmojnë për një formim të hershëm të orientuar drejt dijes historike dhe idealeve kombëtare.

Sipas z. Ibrahimit, kjo prirje e natyrshme e Gani Azemit ndaj historisë shërbeu si themel i angazhimit të mëvonshëm politik dhe shoqëror për pavarësinë e Republikës së Kosovës. Ai u shqua si njohës i thelluar i historiografisë shqiptare, të cilën e prezantoi me kompetencë në takimet me deputetë të Bashkimit Evropian. Në këto diskutime, Azemi argumentoi origjinën pellazgo–ilire të shqiptarëve dhe vuri në pah kontributin historik të figurave madhore si Gjergj Kastrioti–Skënderbeu dhe Shën Nëna Terezë, të cilët kanë luajtur rol të rëndësishëm në historinë evropiane e botërore.

Gani Azemi u dallua gjithashtu për stilin e tij komunikues dhe aftësinë për të debat­uar me përfaqësues të huaj. Ai zotëronte një bagazh të gjerë njohurish, ishte i lexuar, i informuar dhe shquhej për qasjen e tij të afërt dhe respektuese ndaj bashkëbiseduesve. Një takim me të shpesh mjaftonte për të krijuar një miqësi të qëndrueshme.

Me argumentime të strukturuara dhe të mbështetura mirë, Azemi kontribuoi në ekspozimin e politikave hegjemoniste dhe fashiste të Serbisë, duke forcuar pozitën dhe të drejtat e shqiptarëve në arenën ndërkombëtare, sidomos në institucionet e Bashkimit Evropian në Bruksel. Atje, ai ishte aktiv në diplomaci, lobim ndërkombëtar dhe komunikim me median, duke përfaqësuar çështjen kosovare në instanca evropiane. Në vitet e fundit të jetës së tij, shërbeu si këshilltar në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bruksel.

Gani Azemi lindi më 30 korrik 1951 dhe u nda nga jeta më 25 nëntor 2012. “I përjetshëm qoftë kujtimi për Gani Azemin dhe veprën e tij”, përfundoi fjalën e tij z. Hysen Ibrahimi.

 

LETRA E EMANUEL GIRORDANO-S Dërguar FAN S.NOLIT- Nga Neki Lulaj

Shkas i publikimittë këtij Telegrami tejët përmbajtjesor është një para hyrje e shkurtër rreth vizitës time në  qendrat e banuara me arbresh si në Lungro Otoseta,Acquaformasa Kozencë -Maq të Kalabrisë.
Në fillim të muajt mars të motit 2025 në një bisedë  me  mikun tim  zt.Gjergj Prenkoçaj veprimtar i pa lodhur dhe atdhetar i devotshëm me banim në Lugano  të Zvicrës. Të dy u dakorduam me një ide brilante dhe morëm një vendim të përbashkët qe ti vizitojmë  disa qendra ku jetojnë arbëreshët e Kalabrisë gjakun e shprishur të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut mbi pesë shekuj.
Ndalesa jonë e parë ishte në Lungronë vendin ku  u mbajt:
Kongresi i dytë gjuhësor shqiptar
Në Lungro pata kënaqësinë qe ta vizitojë shtëpinë ku është zhvilloi punimet Kongresi i dytë gjuhësor shqiptar . I cili është mbajtur nga data 20 dhe 21 fror  të vitit 1897 nën kryesin e profesorit shkrimtarit  dhe poetit të mirënjohur  Jeronim De Rada .
Të jesh mysafir në mesin e arbreshve të Lungros sa është përgjegjësi aq më shumë
është privilegje” Këtu shqiptaria  ka lëshuar rrënje  është ulur këmbë kryq dhe ruhet me fanatizmin më të madh”. N. Lulaj
Në takimin tonë të parë vërejtëm se këtu arbëreshët kishin një mall të madh qe u kisht munguar ndër vite për shqiptarët përtej detit.
Ketu mësuam se arbëreshët me dashurinë më te madhe ruajnë kujtimet e qëndresës historike dhe ruanin duke përcjellë brez pas brezi heroizmin e kryetrimit legjendar Gjergj Kastriotit Skënderbeut, çka dëshmohej se çdo qendër qe vizituam ishte shtatorja e Gjergj Kastriotit . Me këtë mësuam se ata me fanatizmin  me të madh ruajnë fenë, traditën gjuhën doket dhe zakonet e trashëgimisë shpirtërore ruajnë identitetin e lashtë arbëror.
Ky komunitet i ardhur gjatë vitit 1468 pra në gjysmën e dytë të shek. XV  ku u shpërngulën me dajak e dhunë  mbi 500. mijë shqiptar nga Shqipëria ,Morea, Çamëria, dhe vendet pjesët  tjera të banuara me shqiptar qe pushtuesi i pa mëshirshëm gjakatar e kriminal turk zhvillonte terror dhe gjenocide,  pas vdekjes Gjergj Kastriotit princi dhe udhëheqësi i tyre shpirtëror.
Letra e Emmanuel Giordano-s
E Ndershmja Shkëlqesi Imzot Fan S. Noli Boston
Unë qe Ju shkruaj jam papas Manuil Giorando,arbëresh i Kalabrisë famultar i fshatit i Eparkisë arbëreshe të Lungro-s.
Më parë  i uroj  Shkëlqesisë s’ate se ndershme paqë ditë të gjata ,për të mirën e popullit Shqiptar (të Atdheut të shprishtë në botë);pastaj i lajmëronj se kam mbaruar Fjalorin e parë Arbëresh. Këtë punë e kam filluar ka shtatë vjet e tashti dua t’e botonj. Besoj se Shkëlqesija Jote e ka lajmin mbi “Shejzat” (e përkohshmja që botohët në Romë, vjeti V, n. 9-10 shtatuer-tetuer 1961, faqe 348.
Besonj edhe se ka lexuar mbi Shenjzat ( vjet IV korrik-gusht 1960 n. 7-8 ) gërmën “Z” të fjalorit  t’im. Por tashti mjetet e botimit ( të hollat) nuk i kam të gjitha : më lipsen afro 5 miljona lirash , e unë , deri më sot, kam pasur fjalë e sigurim nga Ministria e arësimit t’Italisë e nga të tjerë miq për një milion e gjysëm.
Në se Shkëlqesija jote mund të mblethë nër mes vllezërvet shqiptarë t’Amerikës dy a tre moljona e të m’i dërgojë sa më shpejt, bën një vepër atdhetarike shumë të madhe, e unë pas botimit do të dëronj Shkëlqesisë S’Ate 400 a 500 copë të fjalorit arbëresh, përme ja falur vllezërve Shqiptarë t’Amërikës.Fjalori im përmbleth afro 17.000 fjalë  arbreshe me shumë të thëna e fjalë t’urta,të mbledhura  nga zëri i popullit arbresh  e nga veprat e Shkrimtarëve arbreshë.Këjo vepër është shumë e nevojshme për botën kulturore arbreshe, shqiptare e ndërkombëtare.
Tue ushqyer shpresën t’ime se Zemra e Madhe e Shkëlqesisë S’Ate nuk lejon të bjerë në harrim dëshira ime dhe e të gjithë Kombit Shqiptar,i uronj Shkëlqesis S’Ate e të gjithë  vllezërvet shqiptarë e Arbereshë të Amërikës një Krishtlindje të Shënjët e votin e ri të bardhë.
I përunjti vëlla në Jisu Krisht
      (Paps Manuil Giordano)
      Ejaninë,11. dhetuar 1961

Kryeministri Kurti mirëpriti Kryetarin e Bashkisë Hora e Arbëreshëve (Piana degli Albanesi), Rosario Petta

 

Prishtinë, 20 nëntor 2025

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, mirëpriti sot në takim Kryetarin e Bashkisë Hora e Arbëreshëve (Piana degli Albanesi), Rosario Petta.

Duke i uruar mirëseardhje në Prishtinë, kryeministri Kurti shprehu interesimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për zgjerimin e bashkëpunimit me komunitetin Arbëresh, veçanërisht në ruajtjen, promovimin dhe zhvillimin e trashëgimisë kulturore arbëreshe, si pjesë e rëndësishme e historisë sonë të përbashkët.

Në takim u theksua rëndësia e rritjes së shkëmbimeve kulturore dhe akademike, duke vlerësuar hapat pozitivë të ndërmarrë në vitet e fundit. Diskutuan edhe për mundësinë e bashkëpunimit përmes festivalit të filmit, me synimin që Kosova të prezantohet në Kalabri dhe Sicili përmes aktiviteteve artistike e kulturore.

Një prej temave të rëndësishme ishte edhe përfshirja e komunitetit Arbëresh në programin veror “Shijo Kosovën”, me qëllim fuqizimin e lidhjeve kulturore dhe njohjen më të mirë të Kosovës nga të rinjtë dhe familjet arbëreshe. Po ashtu, u theksua nevoja për të nxitur lidhje të reja ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë dhe universiteteve të rajonit, me fokus në projekte të përbashkëta kërkimore, shkëmbime akademike dhe mobilitet të studentëve. Ai gjithashtu shprehu gatishmërinë e tij për të mbështetur promovimin dhe mësimin e gjuhës arbëreshe, si një urë lidhëse dhe si pjesë e identitetit të përbashkët kombëtar dhe kulturor.

Të dy u pajtuan që në kuadër të këtij bashkëpunimi të ndërtohet një shtatore e Komandantit Legjendar, Adem Jashari në Bashkinë Hora e Arbëreshëve. Zyra e Kryeministrit

 


Send this to a friend