Në filmin “Spectre”, të regjisorit të njohur Sam Mendes, agjenti sekret James Bond ndiqet nga fantazmat e së kaluarës. Gjatë operacionit të tij të fundit, Skyfall, armiqtë i shkatërruan shtëpinë prindërore dhe vranë ish-eproren “M”. Në filmin e ri 007-ta është më modest dhe më mendimtar, por jo më pak i paepur në përballjen me sfidën e tij më të fundit: goditjen e kartelit ndërkombëtar të krimit, të quajtur “Spectre” – Fantazma.
Bond kalon në ilegalitet për të gjurmuar udhëheqësin e një organizate të errët të quajtur “Spectre”. Pas suksesit të jashtëzakonshëm prej 1.1 miliardë dollarësh fitimesh të filmit të mëparshëm Skyfall, prodhimi i filmit më të ri për ekranin e madh kushtoi 200 milionë dollarë.
Me një makinë të re Aston Martin DB10, të prodhuar posaçërisht për filmin, ai bën ndjekje në rrugët e Romës. Përveç makinës tradicionale të filmave 007, ai gjithashtu vazhdon të përndiqet nga zoti Hinx, një kundërshtar dy metra i gjatë që risjell në kujtesë vrasësin e quajtur Jaws në filmin 007 të vitit 1977.
Të gjitha skenat me aksion janë reale, të xhiruara që nga Austria e deri në Meksikë. Aktori Daniel Craig është ngjitur vërtet në çatitë e godinave të qytetit Meksiko dhe helikopterët që fluturojnë mbi të janë gjithashtu realë. Në skenat e festivalit në rrugë janë angazhuar mbi një mijë personazhe me kostume të veçanta.
Një shpërthim gjigand trondit shkretërirën e Saharasë, duke shënuar fillimin e historisë së mistershme dhe takimin e James Bondit me armikun e tij Oberhauser, të luajtur nga aktori Christoph Waltz.
Oberhauser ka mbyllur operacionin 007, duke financuar krijimin e një agjencie që mbledh të dhëna nga teknologjia e kudondodhur.
Agjentët e tij kanë infiltruar në qeverinë britanike dhe kanë realizuar zëvendësimin e programit 007 me teknologjinë e mbledhjes së informacionit dixhital.
Skenari është një paralajmërim për survejimin e gjithanshëm dhe se çfarë ndodh kur të dhënat masive bien në duart e gabuara.
Si në çdo film tjetër 007, romanca është e domosdoshme. Aktorja Lea Seydoux luan në rolin e Madeleine Swann-it, me të cilën flirton agjenti Bond. Por, afrimiteti i tij i vërtetë ndodh me femrën joshëse Dona Lucia, e veja e një mafiozi, e luajtur nga Monica Belucci.
Sikurse filmat e mëparshëm me James Bond-in, edhe filmi “Spectre” përmban skena mahnitëse aksioni që garantojnë suksesin në tregun kinematografik.
Me një tapet të kuq të mbushur me yje të njohur dhe një ceremoni hapjeje që bashkoi kinemanë dhe politikën, edicioni i 78-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Kanë u çel të martën . . .
Val Kilmer, aktori i njohur për rolet e tij ikonikë në filma si “Top Gun”, “Batman Forever”, dhe “Tombstone”, ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur vajza e ti . . .
VOA Marrë nga Reuters
Prapa shkëlqimit të sezonit të çmimeve të filmit që kulmoi me ceremoninë ‘Oscar’ të dielën, Hollivudi po lufton për të ruajtur vendin e tij si qendra e i . . .
Regjisori i filmit “Anora”, Sean Baker, duke pranuar çmimin për filmin më të mirë, i rrethuar nga ekipi dhe aktorët, në skenën e ceremonisë së 97-të të Çmimeve të Akademisë në Dolby The . . .
Aktori legjendar i Hollivudit, Gene Hackman, është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Santa Fe, New Mexico, së bashku me gruan e tij, pianisten Betsy Arakawa dhe qenin e tyre.
Polici . . .
Pesë persona kanë humbur jetën nga zjarret që kanë përfshirë Kaliforninë, ku flakët dogjën mijëra hektarë tokë dhe ndërtesa banimi, mes të cilave janë dhe ato të personazheve të famshëm . . .
Aktori amerikan Ron Ely, i njohur për rolin e Tarzanit në shfaqjen televizive të viteve 1960, ka vdekur në moshën 86-vjeçare.
“Bota ka humbur një nga njerëzit më të mëdhenj që ka njoh . . .
Ekzistojnë tre rregulla për suksesin në jetë: sulm, sulm, sulm. Nuk pranoni asgjë, mohoni gjithçka. Dhe gjithmonë pretendoni fitoren.
Si kandidat presidencial, Donald Trump po i qëndr . . .
Një nga fotot më të famshme të Marilyn Monroe, sigurisht më ikonikja, mbush sot 70 vjeç.
Ylli, e veshur me të bardha, me fundin e saj të ngritur nga një rrymë ajri, u portretizua në ima . . .
Donald Trump ka lëshuar një tjetër kritikë ndaj superyllit Taylor Swift pasi ajo shprehu hapur mbështetjen ndaj Kamala Harris për presidente të SHBA-ve.
“E URREJ TAYLOR SWIFT!”, shkru . . .
Këngëtarja deklaroi se do të votojë për Kamala Harris pas debatit të parë me Trumpin
Mbështetja e yllit të popit mund të zhvendosë miliona vota
VOAL- Taylor Swift ka ndikim edhe n . . .
Pas debatit presidencial të së martës mbrëma, Taylor Swift njoftoi se mbështet nënpresidenten Kamala Harris për presidente.
“Si shumë prej jush, unë e pashë debatin sonte. Nëse nuk e ke . . .
Komentet