-Salla operative jemi, si mund t’ju ndihmojmë?
-Më ka humbur gruaja, ju lutem më ndihmoni ta gjejmë!
-Si quhet?
-Shpresa!
-Nuk ka mundësi, Shpresa është e fundit që humbet….!
* * *
Ndërkohë në një restorant në Tepelenë…..!
-E ngrejmë këtë dolli për nuset dhe për dashnoret tona! Mos u takofshin kurrë me njëra-tjetrën!
* * *
-I thashë gruas që kush je ti për të më gjykuar mua dhe shokët e mi, ç’të duhet ty se kur dal për birra unë, ç’të duhet ty të ndrydhësh lirinë time dhe atë të kujtdo qoftë!
-Bravo të qoftë, ti je burrë me dy RR, po ajo çfarë të tha??
-Mos më fol nëpër dhëmbë…. se nuk të kuptoj se çfarë po më thua!!
* * *
-Sa vjeçe është e dashura jote?
-45!
-Ha ha ha ….ajo mund të ishte mamaja jote!
-Shumë e drejtë…vetëm që është mamaja jote!
Komentet