Qyshë në agimin e filosofisë, çeshtja e shoqërisë njerëzore është trajuar vazhdimisht, duke filluar nga i pari Demokriti, thmeluesi i filosofisë, që jetoi 107 vje, Sokrati e Platoni, Diogjeni, Aristoteli, e ndonjë tjeter.
Ḉeshtje e krijmit të një shteti me një shoqeri pa klasa eshte shtruar e shtrohet vazhdimisht. Por duke qene se ekzistonin klasat sunduese, kjo do te thoshte se shoqeria duhej te merrte nje drejtim tjeter nga ai qe kishte marrë. Pra duhej ndryshuar sistemi. Dhe Platoni na del me veprën e tij Utopia e shtetit perfekt. Shoqëria njërëzore, duhej të jetonte në nje shtet të vetëm ideal, nën drejtimin nje elitë të zgjedhur njerëzish të mençur e të kulturuar. Këta i kushtohen mirëvajtjës së shtetit dhe shoqërisë, të shkëputur nga pasuria, luksi, jeta me favore etjera gjëra të tilla. Pra, me nje jetë të thjeshtë, patjetër me nje trajtim e kushte normale jetese, por të shkëputur nga çdo përfitim, interes e privilegj personal. Shoqëria, pra popullsia, ben një jetë të lirë, pa pretendime dhe ne armoni midis tyre, ku themeli i saj është familja. Sigurisht se në veshtrimin tonë pas 3000 vjet, kjo bie absurde, si nje marrëzi qe s’mund të realizohej kurrë.
Ky shkrim i yni eshte nje trajtim sipas kendveshtrimit te shekullit 22, dhe duket si një mendim ose teori abstrakte. Sdomend se ishte një teori që s’mund të realizohej, utopike, siç emori kuptùmn nga Utopia e Platonit. I dashur Platon, s’na bëre gje, një vrimë në ujë. Ai më saktë e hodhi një gurë në lumë, sa për të munduar një ushtri filosofësh pasardhës që ta gjejnë e ta nxierrin prej atje. Por guri, gur mbetet. Ne po e lemë ashtu. Për mendimet e filosofeve të tjere të asaj kohe s’po merremi, por po e permendim veç Diogjenin, që shkonte me kandil mes dites duke kerkuar njeriun nëpërrruget e Athinës. Qesharake ? Aspak. Eh, mos kujtoni se ai ishte nje kloshar, qe rrinte e flinte në një vozë ? Ai i përkiste rrymës së filosofëve sofistë, ndër ta më i vlersuari për atë kohë, bashkëjetues e kundërshtar me Aristotelin. Jo që edhe po të ringjallej do të merrte përsëri kandilin për të gjetur njeri madhështoren midis bulevardëve të Parist Romës, Londrës, New Yorkut etjerë kryeqytete madhështorë.
Po e kapërcejmë këtë përiudhë si shumë të lashtë, dhe e prapambetur materialisht por mjaft e lartë në zhvillimin filosofik të mendimit. Eshte e bukur një shprehje e Presidentit francez Klemanso:
– Éshtë vërtet për t’u çuditur, si dolën ato filosofë të mëdhej në Greqi që ushqëhëshin me një pjatë fasule.
Ec e merre vesh, se ishin me dhjetra filosofë që formonin të famësmën „Shkollë të Athinës‘ që piktori i madh Rafaeli ka fiksuar aq bukur në një pikturë monumentale në Stanzat e Vatikanit.
Vite e shekujt po kalonin, dhe keta ishin filosofët dominues të botës antikke. Duke qene se këtë shkrim e kemi formuluat në bazë të titullit që i kemi venë „Botë e re-njeriu i ri“ vazhdojme në këtë drejtim. Eshtë e qartë se filosofët e lashtësisë, përveç shtjellimit të mendimit të tyre, mbi kuptimin e jetës dhe krijimin e funkisonimin e universit, por edhe ata qyshë në atë kohë, hidhnin mendimin per një botë të re e njeri të ri, në kuptimn e përmirësimit të jetës së shoqërisë njerëzore, ku ajo që ata jetonin nuk e quenin të mirë dhe ia shihnin të metat e gabimet. Dhe arrijjmë në një pikë kyçe të njerëzimit, që mori një kthesë: Jezus Krishti, jo i shikuar si bir i Zotit por si njeri. Ai e bëri atë kthesë të shkëputjës nga një botë e vjetër e ngarkuar me mitologji, paganizëm e besime të kota arkaike.
Me termat tona moderne, një ngjarje e përmasave universale, që vërtet i vinte një limit, të kaluarës me t’ardhmën, ku përfshihëshin gjithë konceptet njerëzore mbi jetën dhe shoqërinë, e humbisnin formë e tyre arkaike e brendashkruar ne mendime të ngushta e botkupotime të shkallës së bestutërive, që ai u vuri fshesën. Duhej të krijohej një rend i ri me mendime të reja, pra një botë e re. Si pasojë, edhe njeriu i ri, që t’i përshtatej asaj bote të re. Pra dhe fjala e tij, që quhej fjala e Zotit, shtjellonte mendimin e barazisë së shoqërisë njerëzore, ku të gjithë janë vëllezër (qe do të pervetesohej nga filosofet materialistë). Krishti hodhi konceptin e bashkimit universal të njerëzimit: Quod fiat unum ovile et unum pastor., (që të jetë një vath i vetëm me nje bari të vetëm. Kjo nga feja do interpretohej ndryshe dhe nga filosofet e teoricienët laikë e modernë ndryshe. Po ashtu, ai përcakton shtetin, se jemi ne kohen perandorisë së Romës e të mbretërive të tjera, kujt duhëshin paguar tribute e taksa. I provokuar, jep përgjigjen tabulare:
– Jepni Ḉezarit ç’i takon Ḉezarit e Zotit ç‘i takon Zotit.
Themel i qytetërimit modern. Shteti laik i ndarë nga feja. Por të gjitha këto, nuk mund të zbatohëshin, asokhë jo se jo, por dhe në vazhdim të vjetëve e shekujve. Deri ne një cak. Prandaj nuk do të merremi me analiza të stërhulluara e histori, dhe do t’i biem shkurt, për të trajtuar titullin e artikullit. E kapërcejmë gjithë botën mesjtare, mjaft të prapambetur e të përçudur, si dhe Rilindjën, që sikur nisi të ndrisë me një flakëz, më tepër kulturore se sa politike e shtetërore, krejt e catrafiluar. E ky cak është Revolucioni francez me revolucionarët e saj gjysmë të formuar, ose keq të formuar deri dhe injorantë fare. Këta e nakatoën gjithe filosofine antike, me mesimet e Krishtit, me një llafollogji të trubullt e të çoroditur të disa filisofeve moderne. Pavaresish se shpalleshin si ateiste, të mbështetur mbi fjalën e Krishtit. Iu vunë punës të zbatojnin idenë e botës së re dhe njeriut të ri, me slloganin e bujshëm: Liberté, Egalité, Fraternité! Jo me fjalë por me veprat e tyre të aplikimit të dhunë e krimit. Për të krijuar botën e re duhej përmbysur bota e vjetër dhe njeiu i vjetër.
Duhej të dekapitohej gjithe klasa sundues aristokrate me mbret e mbretëreshë në krye. T’u pritëshin kokat në gijotinë si kriminelë, me gjithë pasuesit e tyre. Kështu shteti pastrohej nga ato mbeturina të së kauarës, për t’u zëvendësuar me elitën e re të dalë nga gjiri i popullit. Revolucionarët, në emër të së resë, zbatonin termin latin „Mors tua, vita mea“, vdis ti pa të rroj unë. Pra, shoqëria e vjetër duhej zhdukur me dhunë, kështu që për të arritë të behësh ndryshim nga e vjetra tek e reja, u ligjërua krimi. Duhëshin larë hesapët me të vjetrën e vjetërsirat. Revoioni Francez për të cilin janë shkruar e vazhdojnë të shkruhen tonelata me libra, duke e himnizuar revolucionin, që s’ishte e s’është gjë tjetër veç një kurdisje për të marrë pushtetin nga disa të shpallur revoluciobnarë, që me veprfat e tyre treguen se janë xhelatë e kasapë qenjësh njerëzore të damkosura si shttresë e vjetër për t’i larë hesapët e duart me ta. Vendin e tyre ta zinte një shtresë e re, pra njeriu i ri që do të krijonte një botë të re. Duke harruia, se vërtet Krishti e hodhi mesazhin e një botë të re, pra një botë e bashkuar, e vëllazëruar, kristanizmi i uj zhvillue pa berë luftëra e krime. por ama e palosi përfundimish botën e vjetër pagane të bestutërive. Ndërsa revolucioni frances, në të kundërtën, zbatoi dhunën, që në fillimin e tij. Vetëm me një përmbysje të dhunshme e kasapane, mund të arrihej të shembëj bota e vjetër për të krijuar të renë. Këtu ata u distancuan nga fjala paqësore e Krishtit, ndërsa zbatonin idenë e një botet ë re që ai kishte predikuar 1700 vjet më parë: Quod fiat unum ovile et unum pastor!
Ky revolucion që u shpall e vazhdon të shpallet me të amdhe si revolucioni që ndryshoi botën, hajt se po e pranojmë, por ç’kthesë i dha? Del e qartë, atë të gijotinës. T’i këputej koka së vjetrës, për ta zevendësuar me një të re. Akoma nuk asht arritë të zevendësohet faktikisht me operacion e një kokë me një tjetër. Veç këtë e arritën revolucioinarët, me Ropersbierrë, Daltonë e Maratë, xhelatë e kasapë njerëzish, që s’e kishin për asgjë të çonin njerëzit në gijotinë. Ku, e mirë t’u bëhet përfunduan vetë, me përjashtim të Maratit, i vrarë nga vajza trime Charlotte Corday. Ma e çiditëshmja është se këta xhelatë, kasapë e kriminelë pëmendën si heroj. Të vjen keq kur dihet se në atë delir të revolucionit, u përfshinë dhe mendje të ndritura, si D’Alambert, Diderot, etjerë ateistë, që kërkonin dhe deskristianizimin, ndërsa predikonin si të tyre, po mësimet e Krishtit.
Pastaj revolucioni francez kaloi në masa, ligje evendime, me një shregull e çoroditje të paparë. Mbretëresha Maria Antonieta gjykohet e dënohe nga një trupe gjykese të gjithë injorantë e analfabetë, pa asnjë argument, veç fjalë banale, sharje e shpifje. Kështu që revolucioni kaloi në delir, ku revolucionarët filluen t’ia heqin kokat njeitjetrit. Ropersbierri, pa të keq çon në gijotonë shokun e vet me afro dymijë të tjerë. Ku s’kalon shumë dhe përfundo edhe ai me kokë të prerë. Këta pra ishin revolucionarët që donin të ndryshonin botën. Mos
kishte dalë në skenë Napoleoni, Franca do t’ishte kthyer në një kasapane të madhe. Por edhe këtij i hypi mendja të bashkojë botën me forcën e armëve, të rikrijonte Perandorinë e Shenjtë Romane, e përfunoi si perandor i ishulit Sant‘Elena. Pra kjo ide e një bote të re të bashkuar, ishte ne mendjën e mbretërve dhe perndorëve, e pse jo dhe të revolucionarëve, të cilët, asnjëri prej tyre s’behej dot sundimtar absolut, sepse e çonin njenri tjetrin në gijotinë, që priste padurim të ua shkurtonte kaptinat.
Ne vështrimin tonë, ai revolucion që u nis me parulla të mëdha të krijimit të një bote të re, me sloganin Liberté, Egalité, Fraternité, hodhi farën e keqe, nga ku mbiu komunizmi, që gjeti mbështetje për të zbatuar krimet pa i dhanë llogari askujt. Revolucioni francez, me një gijotinnë shurtoi me mija koka, ndërsa revolucioni bolshevik apo komunist, shkurtoi me milionë. E si mund të mburresh me një revolucion që mbillte terror e vdekje?
Si rrodhën këto ngjarje që bota (një pjesë e saj) të merrte këtë drejtim ?
Në këtë dilemë të madhe të pazgjdhur, veç kur na del një far Karl Marks në Gjermani, që marrosi botën me veprën e tij, Kapitali, një vepër e çoçoditur, që u bë Bibla e komunizmit. Psataj nxori tjetrën, „Manifesti Komunist; pralla me mbret e pa mbret, që i vuri flakën botës. Në emër të manifestit komunist u bë revolucioni i dytë frances i 1848, ku Marksi, që kishte hedh gurin e fshehur dorën, as mori pjesë as e përkrahu me fjalë e shkrime. Thuhet se i pëlqënte të quhej si profet, me Engëlsin si Shën Pjetri dhe Leninin Shën Pali. Dhe Shën Lenini, veç kur del në shesh si orator shakllaban e mashtrues, që oratorinë e tij e përdori për të gënjyer masat popullore. Me të njejtë parullë, e një botë e re me nje njeri të ri. Prandaj, ishte ai vetë që urdhëroi me shkrim, që Cari të vritej me gjithë famimjën e tij, pa kalauar në gjyq (ksisoj ia hodhi Ropërspierrit, me gjyqin farsë të mbretot). Të zhduket e vjetra e të triumfojë e reja. Apo nuk kishte dalë e këndohej qyshë më 1901 Internacionalja:
Eshtë lufta finale – vendimtarë mbi dhé-internacionale-do jetë bota e re!

Gijotina turpi i revolucionit francez dhe i qytetërimit tonë njerëzor
Himnit iu bashkua parulla : Proletarë të gjithë vendëve, ishte shprehur shumë mirë oara 2000 vjet , që të japin idenë e një bote të bashkuar të re e të njeriut të ri, që përfshihej në njihej në proletarët. Por termi bashkohuni! Kishte 2000 vjet që ishte shprehur shumë mirë nga Krishtit para 2000 vjet, një vath e një bari.
Deri këtu, ky është kuptimi global i shkrimi tonë. Botë e re-Njeriu i ri.
Tani të shohim se ç’ndodhi ,në Shqipërinë tonë të vogël, një pikë në globin gjeografik e politik toksor, por shumë i madh në mendjën e një shqiptari, qoftë i tjeshtë apo i veçantë e i lartë. Megalomania është një sëmundje e trurit që s’kontrollohet as mjekohet dot po të zuri. Zakonisht ajo shfaqet në njerëz me pozita e detyra shumë të larta, në çdo fushë jetësore, por krysisht në atë politike dhe specfikisht në ata që arrijnë në sferat më të larta të shtetit, princa, mbreter, perabdorë por dhe presidentë e të tjera lartësi. Ḉuditërisht shfaqet në shtete e popuj të veçantë. Në historinë tonë të kaluar nuk kemi raste shfaqje megalomonie, jo se jo te Skënderbeu, si dhe princa të tjerë, rimlindasit deri të mbretëria, ku Zogu ishte pak i infektuar, por ma tepër rreth dinastisë së tij, pa pretendime të tjera. I mjfatonte titulli, Zogu i Parë Mbret i Shqiptarve, megjithëse pretëndonte të bëhej Skënderbeg i dytë. Neve na pëlqen të mburremi se jemi populli më i vjetër në Europë, me gjuhën më të vjetër, pasardhë të Pëllazgëve e Ilirëve. Të tanët janë dhe herojt e Luftës së Trojës, Priami, Ekuba, Paridi, Hektori, Akili, Iliksin, dy Ajaksët, Diomedi, Kasandra, Andromaka, Helena e Menelau, Agamenoni, Heneu, dhe i atiAnkizin deri dhe Tersiti etjerë. E pse jo? Se mos i prishim punë kuj! Por kohët ndryshojnë, dhe ndryshojnë situatat e ngjarjet e me to dhe njerëzit dhe idetë. Ne e zhvilluem një far përshkrimi lidhur me koncepti e botës së re e njeriut të ri, që ka doinuar mendimin e f ilosofëve të vjetër e të ri, si dhe të sundimtarve, dhe të disa specimenëv revolucionarë me qellimin e një bashkimi e vëllazërimi botëror, që dashje pa dashj ikuadrohen në veprën e Platonti Utopia, dhe në fjalën së Kristit: Quod fiat unum oville et unum pastor. Kaq!
Por fara e keqe e revolucionëve fracezë dhe bolshevikëve e komunistëve rusë ishte hedhë edhe mbi Shqipëribë tonë, ku gjen terren për krijimin e një partie komunsite shqiptare, patjetër me bekimin e babë Stalinit dhe vëllaut të madh Titon, me në krye të saj, një far Enver Hoxha, i fabrikuar në Paris nga pasardhësit e revoluvionit francez, dhe i përpunuar e ushqyer me pârimet e tyre. Nga ana tjetër i frymëzuar nga revolcioni i madh bolshevik i tetorit i sajuar e udhëhequr nga Lenini e Stalini.
Rodhën si rrodhën n gjarjet, dhe studenti i dështuar i Parisit, zbarkon në Sqhipëri, dhe fap arrin të ngrihet në kryetar partie e shteti, në diktator absolut i vërtetë dhe i vetësajuar e vetëshpallur, jo me fjalë e tituj por me vepra renqethëse e mizore. I paskrupuij; siç ishte
farkëtuar nga revolucionarët farncezë e bolshevik
ë, ai vuri në përdorim gijotinën, me anë të togave te pushkatimit, duke e fituar garën me ato të Parisit, në vrasje e burgje. S’pati mbret e mbretëreshë për me ua pre kokat, por sfarosi intelektualët ma të shquar të Shqipërisë, dhe mbylli në burgje e kampe fmailjet më fisnike e të ndëruara, për t‘i asgjësuar fare. I angazhuar me klasën puntore, proletariatin, të Francës e Bashkimit Sovjetik, shpallte me të madhe politikën e tij destruktive të terrorit, dhe sanksiononte e ligjëronte diktaturën: Diktatura e proletariatit do të bjeri si grusht çeliku mbi gjithë armiqt tanë…! Tregohej kështu dhe djallëzor duke ia ngarkuar diktaturën proletariatit dhe jo vetes, ku shpallej si demokrat, si Krytar i Qeverisë Demokratike të Shqipërisë?! Sigurisht se kështu dilte krejtësish kontreadiktor me vetveten, dhe kjo tregointe se nivel i tij politik ishte i ulët, se në një kohë që shpallej diktatura e proletariatitt, s’kishte vend për të përmendej demokracia, dhe aq mÉ beter që ai të vetquhej Krytar i në qeverie demokratike, në diktaturë.

Karikaturë e revolucionit francez, ku shkruhet:
Bashkim i pandarë i Republikës :
Liri – Barazi – vëllazërim Ose Vdekje!
Si erdhëm deri këtu, tashti e ka radhën shqyrtimi i politikës së tij të çoroditur, që lidhej me qëllimet e ti,j ku qet krye intelektuali skadent me nfektimin me megalomanisë, që mbetej e pasherueshme. Kjo lloj megalomnaie shtrihej ne dy koncepte kryesorë të tij: ai i krijimlit të një bote ë re e të njeriut të ri, që ai do të
përsëriste vazhdimisht ne fjalimet e tij. Botë e re e njeriu i ri, alias, shqiptari i ri, shqiptarja e re, Shqipëra e re. Këto përsëritje të vazhdueshme sikur i krijuen binjën se ai ishte një figurë e madhe që do të pëshonte, patjetër në Shipëri, por edhe jashtë saj, në partitë e krijuara në shtete të ndryshme, pra në botë. Dihet se ato që varëshin nga Moska. Porkur ai u prish me Hrusovin, i deklaruar prej tij revizioinist, mendonte se do të varëshin prej tij, që të njihej si udhëheqësi i komunizmit botëror. Kështu ai arriti ne magaloni akute, e pashërueshme. Por e lemë në atë gjendje, se keim trajtimin e botës së re e njeruit të ri në Shqipëri, qe edhe ky koncept hynte ne sindromën e megalomanisë.
Për të realizuar këtë ide, ai vuri në zbatim atë të revolucionit francez, të eliminimi të klasava të vjetra sunduese e jo sunduese. Duke qenë se s’kishte mbret e mbretëreshë, ai vendosi eliminimn e intelektualizmit shqiptar, i përfaqësuar nga njerëz që kishin kryet universitetet më të mira në shtetet europiane, kryesiht në Francë, Itali, Austri, etjerë vende. Shpall shtetin e parë ateist, me eliminimin e klerit katolik shkodran, pothuaj i shfarosur, dhe të klerikëve orthodokse e musulmanë, megjithëse ishte famijë hoxhësh. Ata që i shpëtonin pushkatimit, përfundonin në burgjje e internime. Familjet e mëdha patriotike, i mbylli ne kampe internimi, ku nuk kurseu as fëmijët në djep. Kjo ishte politika e tij për zhdukjën e shtresave te vjetra interketuale dhe të famimjëve me të nderuar të Shqipërise, për tëbërë ‚tabula rasa“ me ta, me ia pasur zili revolucuionarët francezë, që s’arrtitën të realizojnë këto masa tepër drastike. Por me aprovimin e bekimin e babë Stalinit, që buzeqeshe i kënaqur për veprat kriminale të këtij „djalkos“ të zellshëm për mizori.
Por ky boshllek i krijuar i eliminimit njerzor që përmenëm, duhej mbushur, dhe këtu qet kryet termi i njeriut të ri. U krijuan kurset e analfabetizmit, ku me mija partizanë komunistë analfabetë, nisën të mësojnë të shkruajnë e të lexojnë. U hodh parulla, mjafto të mesosh të shkjruajsh dhe je i aftë të drejtosh shtetin, e behësh gazetar, shkrimtar e historian. Njeriu i ri mori krye e hov, dhe zuri vend ne zyra, institucione, shtyp e botime., pa patjetër në politokë, die në Byronë politike: teneqexhij, lopçarë, mjelëse, karrocierë, e me radhë, që përbanin ushtrinë e njerëzve të rij.

Lenini pastron boten nga mbeturinat
për të krijuar Botën e re.
Karikaturë e kohës.
Nddërkohë, vihej në zbatim, bota e re, rendi iri. Edhe sjelljet e njerëzve ndryshuan. Nuk mund të bisedoje sipas kokës sate, po sipas kokës së partisë, dhe të diktatorit. Pra u hoq e liria e fjalës dhe e mendimit Kalë karroce. Ato që u benë dhe shkrimtarë, artistë, akademikë, profesorë, historianë, duhet të ndiqnin rrymen e „Realizmit Socialist“ importuar nga Bashkimi Sovjetik. Në veprata e këtyre shkrimtarëve, në rolin e heroit të libri duhet t’ishte patjetër njeriu i ri, komunisti, dhe familja e rrethi i tij, me atributet më të mira. Ndërsa personzhet negative, armiqt e klasës, reaksionarët, të deklasuarit, që duhet të përshkrueshin , të degjeneruar, agjentë e spiunë të të huajve. Të
ngarkuar me gjith veset e keqia. Pra Enver Hoxha arroiti ta shburrëroje shqiptarën e të krjojë njeriun e ri, të modeluar prej tij. Ky biçim njeri i ri duhet t’ishte i përulur e servil, e në shërbim të sistemit pa luajtur një presje nga orientmet e udhëzimet e partisë, dhe të këshllalve të tij, që jepëshin me fjalime dhe me 67 veprat që ai kishte shkruar e botuar. Ec e luej bishtn po deshe. Por ky njeri i ri, do të reflektointe edhe për t’ardhmen e shoqërisë shqiptare, aq kishte ndikuar presioni ideologjik, sa dhe truri i shqiptarve, i të përfshihej në njeriun e ri, kishte pësuar ndrysim dhe i konceptonte gjërat nga një pikë vrojtimi anormal, të kthyer siç ishin ne robotë të kurdisu e programuar me çelësin nënës parti. Ky anormalitet shfaqej dhe vazhdon të shfaqet edhe sot e kësj dite, jo vetëm në njerëz të thjeshtë, por dhe në ata që mbahën intelektualë, ku nuk përjashtohet asnjë, as dikush që është i spikatur dhe i njohur. Asnjë shkrimar i epokës së diktaturës komuniste, nuk mund të pretendojë se ne veprat e tij ka qenë i lrë dhe i pavarur, të shkruaj e të botojë. Vigjilecës së partisë, censurë se rrebtë të saj nuk i ikte dot një presje. Të gjithë pa përhashtim, i kanë shëbyer verbërisht i atij sistemi, në kuadrne e „Relaizmit Socialist“ prej ku asnjeri s’mund të orvatej të dilte. Ata ishin të angazhuar të përçonin piltikën e partisë dhe urdhërat e shokut Enver, faktotumi i ngritur në pedistalin e një idhulli. E ç’idhull, si ato të antkitetit që u behëshin flijime njerëzore. Dhe idhullit Enver iu benë, jo me dhjetra e qindra por me mija.
Si përfundim të kësaj gjëndje, mund të themi se Enver Hoxha arriti të krijoji at lloj njeriu të ri në Shqipëri, po ç’nb njeri se? Një robot i vërtetë i gjallë i kurdisur me ideologji komuniste dhe zëbdenës i asaj ideologjie. I
vetëdishëm për këtë arrtitje të tij monstruoze, Enveri luente si maca ma miun me shqiptarët, dhe kryesisht me njerëzi e ri të tij, të idiotizuar. Po bota e re ku shkonte? Po edhe atë ai e kishte krijue në Shqipërii, se gjthçka brenda kufijve shqiptarë kishte ndryshuar nga gjendja e mëparshme, e kualififikuar botë e vjetër. Sigurisht se ndryshimi ishte për keq dhe krejtësis në anë negative, por bota e parë ajo e vjetra ishte zhdukur, me gjithë njerëzit e shoqërinë që e përëbenin. E kush ishin ? Pikërisht at që e kishin drejtuar e qeverisir nga pavarësia deri me 1944, kur ai mori pushtetin në dorë., e s‘la kend të s’ka pse lodhet, ai jeton e punon me tririn e zemrën e parisëë.pepëtinte. Të marrosuri, e ri, i këdnoni: Fol Enver të lumtë goja… E ç‘të folur se? Partia është truri e zemra e polullit! Pra populli j duhet të jetonte me trurin e zemrën e partisë,reflektuar një njeriun e ri që ajo me shokun Enver e kishin krijuar, robotizuar e idiotizuar.
Prej revolucionin francez ai e kishte marrë atë mësim që për të ndërtuar një botë të re duhej zhdukur patjetër bota e vjetër me përbërjen e saj të vjetër, e zevendëssuarme një botë te re e njerëz të ri. Kjo bindje e tji ishte përforcuar me mesimin tjetër nga rfevolucioni i tetorirt për zbatimin e një terrori total, për zhdukje me dhunë, të gjithë përfaqësuesve të botës së vjetër, dhe mbylljen ne kafaz të shettit. Ne burgje e kampe gjith shtresën e ashtuquajtur e vjetër, kundërshtare e jo kondërshtare, po që i përkiste së kauarës. Me këto mësime e shembuj, ai ia arriti të transformoje shoqërinë shqiptare në një shoqëri robote, me njerëz robotë. Siç thuhet se përjashtimi përforcon rregullën, po e paraqes. Siç dihet botnisht, ne, nje pjesë që i përkisnim shtresës së shkuar shqiptare, , u rroposëm (përveç atyre që u vranë e pushkatuen) në burgje e kampe internimi Në këto kushte kontakti mes nesh ishte vërtet i kufizuem si në kafaz, por të vendosur në qendresën tonë morale shpirtërore. Ndërsa popullsia e lirë ishte robotizuar krejtësisht.. Mes nesh ne flisnim e komunikonim lirshëm, pa asnjë fruikë se po na dilte ndonjë spiun. Kjo s’ka ndodhur në mjedisn tonë. Një mik i imi me tregonte. Sa rrija në shtëpi, brenda familjës e me ndonjë shok timin, e ndjeja vetën të lirë ë e çfar nuk bisdonim. Por në mengjes kur nisesha për në punë, i thoja vetes, tashti ta luejsh mirë rolin të robotit. Ashtu siç janë kurdisur të tjerët të sillesh edhe ti. Pra në radhet tona, teoria e njeriut të ri nuk gjente zbatim. Ky është përjashtim që përforconte rregullen e diktaurës. Eshtë i vetmi sodifacion i ynë, që ditëm t‘ përgjigjemi asaj situate, ku Enver Hoxha kishte zbatuuar me anihilimin e së kaluarës, për të ndërtuar një botë e re e njeri te ri të tijët, pa u kursyer në krime e mizori. Ky është përfundimi i titullit të shkrimit, Botë e re-Njeriu i ri.
Shenjtorë e Boshevizmit
Karikatura ruse

Trozky e Lenini, shokë e armiq

Shën Trocky e Shën Lenini
Komentet