Një polic del në pension dhe, duke biseduar me kolegun e tij, e pyet atë i shqetësuar se si do ta kalojë kohën në pension.
Kolegu i thotë: “Në qoftë se ke një ngastër të vogël tokë mund të vësh pula për vezë dhe gjela për mish.”
I kënaqur, polici në pension shkoi në dyqanin e shpezëve dhe bleu 50 zogj pule të posaçelur.
Të nesërmen shkoi përsëri në dyqan dhe kërkoi 50 të tjerë. Pronari, tejet i kënaqur nga fitimi prej shitjes se zogjve, e përshëndeti ngrohtësisht policin.
Të pasnesërmen polici kthehet në dyqan dhe i kërkon edhe 50 të tjerë. Pronari, për të mos e humbur klientin e vyer, dhe për t’i shërbyer atij sa më mirë, e pyeti:
“Se mos diçka nuk po shkon mirë me zogjtë që t’i kam shitur deri tani?”
Polici i përgjigjet:
“Jo, jo, gjithçka në rregull me zogjtë. Por unë ende nuk e kam kuptuar nëse po i mbjell tepër thellë apo nëse po iu hedh tepër ujë. Sepse të gjithë po më ngordhin.”
Komentet