“Jam vërtet krenar për këtë që kemi bërë, ishte e vështirë, por ia dolëm,” tha protagonisti Daniel Craig, në qendër të vëmendjes, në smoking gjatë mbrëmjes së duket se shënon të fundmen anteprima në petkun e agjentit sekret të Madhërisë së Saj. Ai nuk ‘zbërthehet’. “Tani nuk e di se çfarë do të ndodhë,” thotë ai me mungesë dëshire për t’iu përgjigjur pyetjes, të cilën prej muajsh ia bëjnë të gjithë. Dhe nuk hamendet as për atë që do të jetë pasuesi i tij.
Në qilimin e kuq janë edhe regjisori Sam Mendes dhe trupa yjore e aktorëve të episodit të 24-t në një sagë që ka ditur gjithmonë të ripërtërihet: nga bond-girlet Lea Seydoux e Monica Bellucci, tek aktorët e tjerë me role qendrore në film, ‘negativët’ Christoph Waltz, Ben Whishaw e Ralph Fiennes. ansa
Komentet