Një person me emrin Armend Mehmeti, që besohet të jetë aktivist i Partisë Demokratike të Kosovës, ka kërcënuar me vdekje deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili.
Mehmeti i ka shkruar një mesazh privat Ismailit duke e kërcënuar atë me fjalët se “ka njerëz që të zhdukin nga faqja e dheut”, “shumë shpejt dikush do të të mbulojë me çarçaf të bardhë” dhe në fund i ka thënë që “mos e prek PDK-në e Kosovës sepse të pres në qafë”.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit Ismaili, i cili ka thënë se këtë çështje do ta ndjekë deri në fund përmes proceseve gjyqësore.
/ Koha.net /
Komentet