Një ngjarje renqethëse me të cilën regjimi komunist institualizoi e ligjëroi krimin në Shqipëri, me një proçes gjyqsor të emërtuar Gjyqi Special, me të cilin e kishte shëndrruar Teatrin që u quajt më vonë kombëtar, në një një gjykatë, për të dënuar ata që i quenin armiq të popullit e të partisë, me dënigrime e akuza të tjera të turpshme. Ky Gjyq Special vazhdoi një muaj të terë, duke e mbajtur në ankth kryeqytetin dhe Shqipërinë. Kush ishin këta gjykatës që merrnin përsipër të gjykonin ajkën inteleketuale e patriotike shqiptare ? Po pse, si kujtoni, se do të varroset kjo histori, e të mbulohet me turp, e të mos përmendet sepse fyhet e ulet dinjiteti e komunistëve, që akoma livadhisin në këtë demokraci të tanishme?
Mos vallë një trup gjykues me pesë klasë fillore ose hiç, që s’dinin nga binte drejësia, ishte në gjendje të gjykonte 60 shqiptarë të dilomuiar në universitet euroiane, ku mes tyre kishte dhe juristë të lartë ? Për hir të së vërtetës, japim përbërjen e asaj gjykate specilale,dhe felenderojme Wikipedia, që i e ka fiksuar atë gjyq specil dhe na e jep trupn gjykues si më poshtë.
Trupi gjykues përbehej nga 9 veta, kryetar i saj u emërua Koçi Xoxe, dhe anëtarë: Hysni Kapo, Beqir Balluku, Hajdar Aranitasi, Gaqo Bobo, Medar Shtylla, Faik Shehu, Halim Budo, Gaqo Floqi. Prokuror i Gjyqit ishte Bedri Spahiu. Më 10 mars 1945, u emëruan si ndihmësgjyqtarë të Gjyqit Special, Bilbil Klosi,Gjon Banushi dhe Haki Toska.[5]
Ndërsa kujtohën ngjarje të tjera si e Spaçit e Qafë Barit, apo Tepelenes, mos vallë Gjyqi Special ishte më i pakët si krim? Gjyqi Special shënon institunializilin, zyrtarizim e ligjërimi e krimi, që u hapën gjyqet speciale ne çdo qytet, që çuan ne pushkatim mbi 6000 shqiptarë, viktima te pafajshme, dhe me mija të tjerë të vdekur në burgje e kampe internimi ku s’u kursyen as fëmijët. Ḉudi e madhe ështëë, se këto gjyqe specilae u zhvilluan ne salla kinemaje, si Rozafati i famshëm i Shkodrës, ku ato gjyqe vazhduan dy vjet, duke korrur ajkën e qytetarëve të atij qyteti ku për çdo javë, fynd gjyqi, pushkatoheshin dhjetra të tjerë burgosur.
Sipas Bedri Spahiut, Enver Hoxha ishte udhëheqësi, gjykatësi e prokurori. Zhvillimi i Gjyqit Specil në atë teatër ishte vetëm një shfaqje e autoritetit dhe forcës së regjimit komuniste. Enver Hoxha e përsëriste vazhdimisht : Grushit i diktaturës së proletaritit do bjeri pamëshirë si grusht çeliku, mbi armiqt e popullit e të partisë.
Vendimet ishin marrë më përpara, dhe gjyqi ishte vetëm një shfaqje teatrale, dhe prandaj u zgjodh dhe ai teatër që të luhej në skenën e tij, me një publik që mbushte krejt sallën, partizanë e komunistë, të gatshem të duartrokisnin e brohorisnin për çdo vendim, e te rrihnin kembët mbi dyshëme thua po binte termet.
Ndërojmë kujtimin e këtyre viktimave të komunizmi, dhe me këtë rast i përmendim emrat e tyre, i rikujtojmë që të mos harrohen
Të pushkatuar
Të burgosur
- Abdurrahman
- Abedin Xhiku
- Akile Tasi
- Anton Kosmaçi
- Bajram Pustina
- Bilal Nivica
- Dedë Jakova
- Emin Toro
- Et’hem Cara)
- Fiqri Llagami
-
Vazhdon ne numerin e ardhshem.
Revtsta Kuq e Zi patjetër s’mund të linte te kalohej në heshtje kjo ngjarje, që dikush mundohet ta mbulojë, e kjo s’bie fare mirë, Aq dhe më keq se në të pushkatuarit e të burgurit e atij gjyqi, disa pasardhës të tyre, bij dhe nipa, mbajnë avazin e teatrit kombetar ku njerezit e tyre u denuan. Nga të dënuarit, përsonalisht, që kam njohur janë.
Aqif Permeti e Gustva MIrdashi (të pushktuar), kolegë të babës e miq të familjës. Ndërsa me te tjerët jam njohur në kampin e Kuçit të Vlorës: Mihal Sherko, Ded Jakova, Fiqri Llagami, Jakov MIlaj, Lazër Radi, Nedim Kokona, Zef Benusi, Zef Shiroka.
Komentet