Teatri Kombëtar është në qendër të debatit publik në Shqipëri pas shembjes së tij nga qeveria dhe protestave të një grupi artistësh që kërkonin mbrojtjen e tij. Një nga organizatat më të zëshme europiane në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, Europa Nostra zbuloi detajet e përpjekjes për ta restauruar atë në Ilva Now. Ndër të tjera, sekretarja e përgjithshme e Europa Nostra u pyet nga gazetarja Tare lidhur me pretendimet për sigurimin e fondeve.
Ilva Tare: Ju lutem, më lejoni t’ju drejtoj një pyetje që shpresoj se do të qartësojë situatën që po diskutohet ditët e fundit. Komuniteti i artistëve, i atyre që donin ta mbronin dhe ta ruanin godinën, po thonë se Europa Nostra premtoi fonde për rindërtimin e godinës, ndërsa kryetari i Bashkisë së Tiranës tha se nuk ka dëgjuar kurrë për një ofertë të tillë për gjetjen e fondeve për rindërtim. Dhe ata gjithashtu po thonë se ju si organizatë do të kishit ndihmuar negociatat me bankat për një kredi. Cila është e vërteta lidhur me këtë çështje? A ofruat ju fonde për rindërtimin, sa nëse ky është rasti ose cili ishte premtimi juaj?
Sneshka Mihailoviç: Shumë faleminderit që e bëtë këtë pyetje. Sepse e kam dëgjuar shumë mirë që ka pasur thashetheme dhe gjithashtu edhe lajme të rreme që po qarkullojnë pas shembjes brutale të teatrit. Europa Nostra kurrë nuk ka ofruar apo ka vendosur para në tryezë, sepse ajo nuk është një organizatë financuese. Ne po ofrojmë ekspertizën tonë, po ofrojmë të vijmë e të flasim me të gjitha palët e përfshira, shoqërinë civile dhe ekspertët për të gjetur së bashku zgjidhjen për ta shpëtuar këtë godinë dhe për të gjetur një zgjidhje alternative për projekte të tjera zhvillimi që po diskutohen për Tiranën.
Pra, kurrë ne nuk kemi bërë premtime të tilla false, sepse kështu po nënkuptojnë disa persona për dhënien e parave. Por ajo që ne mund të themi është se Europa Nostra është një organizatë joqeveritare shumë e respektuar dhe e besueshme që ka punuar për shumë vite e dekada me institucionet e Bashkimit Europian.
Prej thuajse 20 vitesh, ne drejtojmë programin më prestigjioz europian të çmimeve për kulturën, së bashku me Komisionin Europian. Ne kemi një bashkëpunim shumë të mirë, siç ju thashë, me Institutin e Investimit Bankar, pra, kur Europa Nostra e vendos një vend në listën e pikave të rrezikuara, ky është një stimul për të mobilizuar të gjitha forcat, private dhe publike, që të kuptojnë si mund të shpëtohet një vend i caktuar. Dhe pikërisht nga kjo marrëdhënie që ne kemi me Bashkimin Europian, nëse do të kishte pasur vullnet politik nga autoritetet në Shqipëri, ne me siguri do t’i kishim rekomanduar Komisionit Europian dhe Bashkimit Europian të merrnin në konsideratë sigurimin e fondeve. Ju e dini mirë që Bashkimi Europian siguron shumë fonde për Shqipërinë dhe nuk kemi asnjë dyshim që ata do ta mendonin seriozisht një aplikim për të siguruar fonde për rinovimin e teatrit.
Europa Nostra për Euronews Albania: Teatri Kombëtar kishte vlerë arkitekturore, intelektuale dhe kulturore për Shqipërinë dhe Europën
Sneshka Mihailoviç, sekretarja e përgjithshme e Europa Nostra, shpjegoi në emisionin Ilva Now në Euronews Albania drejtpërdrejt nga Haga pse u përfshi në mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.
Pjesë nga intervista
Sneshka Mihailoviç: Roli i Europa Nostra nëpërmjet listës së “7 Objekteve të Rrezikuara” është të ofrojë mbështetje dhe solidaritet për organizatat e shoqërisë civile në Shqipëri. Qëllimi në fakt ishte të dërgonim një grup ekspertësh në Tiranë për të pasur një gamë të gjerë diskutimesh, fillimisht me autoritetet, qofshin ato kombëtare apo vendore, me ekspertët si dhe me përfaqësuesit e shoqërisë civile. Ne dëshironim të dëgjonim në Tiranë zërat e të gjithëve, por për shkak të pandemisë e kishim të pamundur të vinim menjëherë dhe na u desh të presim zhvillimet e mëtejshme. Pjesë e grupit do të isha unë dhe një anëtar tjetër i bordit drejtues të Europa Nostrës, profesori i nderuar Paolo Viti, profesor historie dhe arkitekture, zëvendës president i organizatës sonë që për shumë vite ka punuar në Bankën Europiane të Investimeve. Misioni ynë ishte mision ndihme. Ne donim të ndihmonim për të gjetur një zgjidhje, të shpëtonim ndërtesën dhe në të njëjtën kohë të mos krijonim barriera për zhvillimin e Tiranës. Të siguronim që një ndërtesë e tillë ikonë dhe vend kujtimesh në Tiranë, të ruhej për brezat e tanishëm dhe ata që do të vijnë në të ardhmen.
Ilva Tare: Zonja Sekretare e Përgjithshme e Europa Nostra, si është realizuar vlerësimi i Teatrit Kombëtar shqiptar, për t’u cilësuar si një nga 7 ndërtesat e rrezikuara? Çfarë procesi ndoqët dhe kush ishte përfshirë në të? Cilat qenë kriteret mbi të cilat u bazuat?
Sneshka Mihailoviç: Ne kemi një grup të shquar ekspertësh, jo vetëm në Europë, por në të gjithë botën. Një pjesë e grupit këshillues u takua në Hagë në muajin nëntor dhe ne kemi marrë një numër të madh propozimesh nga e gjithë Europa. I kemi studiuar të gjitha këto raste në detaj, kemi bërë pyetje në lidhje me to, kemi plotësuar formularë në lidhje me to në mënyrë që paneli këshillues të marrë një pamje të plotë dhe serioze të situatës në terren. Kriteret për ta vendosur atë në listën e 7 vendeve më të rrezikuara, sepse ne përkujdesemi për të gjitha ndërtesat në rrezik, është që vendi i cili do të përfshihet në atë listë duhet të ketë një simbolikë për kulturën europiane. Në lidhje me rastin në fjalë, Teatrin Kombëtar shqiptar, nuk ka asnjë dyshim se kjo ndërtesë nuk ka kuptim vetëm për Shqipërinë, por edhe për Europën. Jo vetëm në aspektin e dukshëm atë arkitekturor, por edhe për rëndësinë e madhe në jetën intelektuale dhe kulturore për 80 vite rresht në Tiranë. Kriteri i dytë mbi të cilin jemi bazuar është kërcënimi i dukshëm dhe serioz me të cilin përballej. Dhe siç edhe mund ta shihni, ne kishim të drejtë të mendonim se teatri përballej me një rrezik tejet të madh dhe të pashmangshëm për t’u shembur dhe në një mënyrë kaq brutale . Kriteri ynë i tretë për ta vendosur në atë listë, është ekzistenca e një komuniteti, një shoqërie civile, një numri të madh personash që gjenden aty e të cilët luftojnë për të mbrojtur teatrin. Dhe të gjithë e dinë shumë mirë se për pothuajse dy vjet ka pasur një qëndresë heroike, artistësh, gazetarësh dhe aktivistësh të shoqërisë civile, të cilët kanë ruajtur teatrin duke bërë thirrje për dialog. Dialog me autoritet vendore dhe kombëtare për të gjetur një zgjidhje, që do të siguronte ruajtjen e teatrit dhe nuk do të krijonte asnjë pengesë në planet e bëra për teatrin e ri, i cili sigurisht mund të ishte ndërtuar në një vend tjetër. Të gjitha këto kritere janë shumë të rëndësishme dhe të gjithë këto ishin të plotësuar për emërimin e Teatrit Kombëtar shqiptar. Vendimi i grupit tonë të ekspertëve dhe arkitektëve, planifikuesve urban dhe ekonomistëve ishte unanim, ata folën njëzëri kur thanë se kjo ndërtesë duhet përfshirë në listën e 7 ndërtesave më të rrezikuara.
Europa Nostra: I ofruam ndihmë autoriteteve shqiptare për Teatrin, por si përgjigje morëm ekskavatorët
Në një intervistë me gazetaren Ilva Tare, Sneshka Mihailoviç, sekretarja e përgjithshme e Europa Nostra tha se federata për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore e kishte lajmëruar kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj që më 17 janar se Teatri Kombëtar me shumë gjasa do të futej në listën e 7 vendeve më të rrezikuara në Europë.
“E njëjta letër ju dërgua kryebashkiakut të Tiranës, kryeministrit dhe presidentit të Republikës së Shqipërisë, duke i informuar ata se teatri ishte vendosur në listën tonë prej 14 vendesh dhe me gjasa do të vendosej në listën me 7 vende dhe ne po ofrojmë ekspertizën tonë, po ofrojmë të vijmë e të flasim me ta, me të gjitha palët e përfshira, shoqërinë civile dhe ekspertët për të gjetur së bashku zgjidhjen për ta shpëtuar këtë godinë dhe për të gjetur një zgjidhje alternative për projekte të tjera zhvillimi që po diskutohen për Tiranën. Por në vend të kësaj, nuk morëm asnjë përgjigje për letrën e 17 janarit. Do t’jua dërgoj një kopje të letrës, dhe së fundmi, përgjigja që ne morëm ishin ekskavatorët e dërguar në mes të natës të dielën e kaluar, për të rrafshuar jo vetëm godinën, por edhe brendësinë e teatrit me kostumet dhe arkivat, duke e kthyer në rrënoja të gjithë historinë. Nuk mendojmë se kjo ishte përgjigja që meritonim dhe prisnim nga autoritetet. Dhe veçanërisht jo ne, por qytetarët e Shqipërisë meritonin një përgjigje ndryshe nga autoritetet,” deklaroi znj. Mihailoviç.
Gjatë një interviste në Euronews Albania kryeministri shqiptar Edi Rama u pyet nga gazetarja Bruna Çifligu pse nuk iu kthye një përgjigje nga qeveria shqiptare federatës së organizatave të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore.
“Nuk kam parë asnjë arsye që të kthej ndonjë përgjigje dhe mbi të gjitha që ajo oferta se me 1 milion euro do të restaurohej ajo ngrehinë e parestaurueshme, ishte qesharake. Nuk kam pas nevojë që t’i kthej përgjigje”, tha z. Rama.
May 16, 2025
Kush jemi ne? Më 6 Qershor 2021, 12 profesionistë të medias shqiptare me banim në Zvicër, Itali, Francë, Kroaci, Kanada dhe SHBA ishin nismëtarë për të formuar shoqatë . . .
UGSHPD ERISA XHIXHO – FTESË NË STUDIO II
Erisa Xhixho në “Ftesë në studio” Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës në statusin e vëzhguesit pranë KQZ si organizatë medi . . .
Funerali i Papa Françeskut ka nisur me një antifon – një këngë të shkurtër muzikore – dhe psalm. Ashtu si shumica e shërbimit sot, teksti është në latinisht.
“Requiem aeternam dona ei, . . .
Unioni i Gazetarëve Profesionistë Shqiptarë të Diasporës – UGSHPD – në statusin e vêzhguesit pranë KQZ si organizatê media, ka nisur një cikël bisedash me liderë të forcave politike n . . .
Dhjetëra mijëra persona u mblodhën të shtunën në qendër të Beogradit kundër presidentit Aleksandar Vuçiç dhe qeverisë së tij, e fundit në një seri protestash kundër korrupsionit që kanë . . .
I pyetur nga Çim Peka nëse ishte kontaktuar nga Edi Rama për të drejtuar fushatën e tij, pasi siç tha moderatori, kryeministri shqiptar është nga më të pasurit në Europë, njeriu që . . .
Kryetari i partisë Demokratike ka ndarë në faqen e tij në facebook një montazh video ku jepen shumë qartë sjelljet e Edi Ramës dhe qeverisë së tij ndaj shqiptarvëe.
Eshte koha për ndrys . . .
Aktori i njohur Mehdi Malkaj, i është bashkuar protestës së opozitës këtë të premte, para Bashkisë së Tiranës.
Duke i bërë thirrje qytetarëve për t’iu bashkuar protestës, ai thotë s . . .
Bekim Bislimi
Ibrahim Berisha
Bujar Tërstena
Numri i shqiptarëve në Medvegjë të Serbisë është duke u zvogëluar dita-ditës. Në shumë fshatra të banuara me shqiptarë, kanë mbetur kryes . . .
Pasditen e sotme, mijëra qytetarë i janë bashkuar thirrjes së Partisë Demokratike dhe opozitës për t’u bashkuar në mosbindjen civile të radhës, duke bllokuar akset kryesore të Tiran . . .
Po mbahet sot protesta e qytetarëve në lidhje me vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani.
Një nga protestueset ka lexuar një sms që pretendon se i është dërguar nga nëna e viktimës.
Me fjal . . .
Mijëra qytetarë shkodranë i janë bashkuar thirrjes së opozitës për të marshuar në qytetin e Shkodrës kundër krimit politik i cili po merr jetë njerëzish të pafajshëm çdo ditë e më s . . .
Komentet