Një ditë Nastradini e humbi gomarin e tij prapë. Ai shkoi në pazar dhe ua shpalli të gjithëve:
“Kushdo që e gjen gomarin tim dhe ma sjell, do t’ia fal gomarin tim me gjithë samar!”
Të gjithë u habitën dhe e pyetën:
“Nëse ti e ke ndërmend t’ia falësh gomarin cilitdo që e gjen e ta sjell, atëherë pse ke dalë ta lypësh gomarin?”
“Ah,” tha Nastradini. “Ju nuk e dini sa mirë ndihet njeriu kur gjen diçka që e ka humbur.”
Komentet