Thonë se nga frika e madhe prej Napoleonit (Bonapartit)- Maksimilian Roberspieri natën e 1 majit të vitit të largët 1794 e kishte kaluar dikund pranë St. Zhustit në distriktin e njohur ” St. Zhermen” të Parisit. Ku, si papritur dhe pakujtuar as vet, dikur më vonë i ishte shfaqur në ëndërr një person i panjohur me një parullë ose slogan të posaçëm në formën e shkronjës ” S”, i cili kishte tentuar që ta mbyste ose vriste Maksimilian Roberspierin, saqë ky i fundit kishte bërtitur me zë të lartë në ëndërr! Duke e zgjuar kështu edhe St. Zhustin nga gjumi i thellë i natës si dhe duke ia treguar ( rrefyer) ëndërrën e frikëshme dhe ndjellakeqe. Ndërkohë që disa javë ose muaj me vonëve, gjithnjë sipas ” legjendës” së mesipërme(astrologjike), njeriu që do e vriste Maksimilian Roberspierin pas gliotinës kishte qenë Sampsoni apo njeriu i Napoleonit, emri i të të cilit fillonte me shkronjë ” S”….!
Ndërkaq, Luji ( Luigji) i XIV-të, pas pushtimit ushtarak të një qytetit të lashtë me tempuj, faltore, kisha dhe keshtjella te shumeta, dikur natën vonë, thonë se e kishte parë në ëndërr njërin prej ushtarëve ose gardistëve të tij me të shkathtë dhe me besinik i cili kishte tentuar që t´a prente ( mbyste) me shpatë ose me thikë në ëndërr, saqë, menjëherë të nesërmen, perandori i lartëpërmendur frëng ( Luji XIV-të) kishte dhënë urdhërin për rrjeshtimin e të të gjithë ushtarëve ose gardistëtëve të tij! Duke i pyetur secilin prej tyre një nga një mbi ” tentimvrasjen” e dëftuar ( paralajmëruar) në ëndërr…?! Duke ngelur i stepur ose i shtangur për vendi nga përgjigjia e sinqertë e gardistit të lartëpërmendur i cili kishte thënë Lujit të XIV-të ne sy se gjatë tërë kohës kishte tentuar që të vriste me thikë ose me shpatë monarkun ( perandorin) francez në fjalë për shkak të kursit të tij diktatorial, absolutist dhe tepër të vrazhdë ose despotik.
Gjithashtu, janë të njohura edhe “legjendat” e tjera mbi ” profecinë” ose ” rrugën e lartë mbretërore” të ëndërrave (via regia) edhe tek shumè mbretèr ose perandor tè tjerè.
Liderët ose politikanët e ndryshëm kosovar, si duket iu besojnè aq shumë ëndërrave ose iluzionëve të ndryshme?! Kështuqë, përveç pjesës së zgjuar, aktive ose intelegjente, si duket ata e vejnë në shërbim edhe pjesën e fjetur ose staike të vetëdijes ose nënvetëdijes së tyre në vlerësimin emocional, instiktivë, imagjinar ose fiktivo-astrologjik të rivalëve ose kundërshtarëve të tyre politik. Kësaj në psikologji i thonë “via regia”, apo “rruga e lartë mbretërore drejt njohjes dhe kuptimit të botës, unit dhe shpirtit të njeriut”. U mor vesh se ndjekja e “rrugë së lartë mbretërore të ëndërrave” sipas psikologëve është narkolepsi ose kotje (fjetje) e përjetshme në “shtratin e frikës imagjinare ose fiktive”.
“Tre pasione të thjeshta, por tepër të forta, e kanë dominuar dhe komanduar jetën dhe personalitetin tim: Etja ose dëshira e kahmotshme për liri e dashuri, kërkimi i dritës së dijes ose diturisë edhe përmes vrimës së gjilperës, dhe keqardhja e thellë për vuajtjet dhe mjeriin e njerëzimit.” (Bertrand Russell në “Hyrje nè një histori të filozofisë së Perëndimit”)
“Shpirti, intuita dhe mendja ose intelekti i lartë i njeriut, dhe jo èndèrrat, janë burimi kryesorë, njeherësh edhe forma më sublime dhe relevante për njohjen dhe kuptimin e jetës, botës, natyrës dhe fenomenëve të ndryshme natyrore dhe mbiatyrore.” (H. Bergson)
‘Sokrati askohe vdiç nè gjyqin ose burgun e Athinès, sepse me tepër e deshti dhe e çmojë lirinë e rrezikuar, se sa robërinë e qetë.;
Në Kosovë (Ballkan) liderët ose politikanët kanë frikë, fobi, paranoja dhe mosbesim të madh nga njëri tjetri, saqë edhe politikën, postët ose funksionët e ndryshme ditore ose periodike, i kuptojnë si mbrojtje ose shpëtim nga njëri tjetri. Kështu që pushteti dhe politika atje, janë vazhdimi i luftës (së egër) me mjete tjera.
Armiqtë ose kundërshtarët kryesorë të paqës sociale, lumturisë dhe harmonisë së përgjitjshme njerëzore ose qytetare, janë dhëmbja, frika, ankthi, stresi, depresioni, mërzia, mediokriteti, cinizmi, injoranca dhe padituria së bashku me ndarjet, shkurorëzimet dhe diferencat e ndryshme bashkëshortore, familjare, sociale, ekonomike, qeveritare ose politike etj.
Ndonëse, të marrët, horrat e ndryshëm ose maskarënjët, vazhdimisht i përqeshin, shpërfillin, shpifin ose injorojnë të tjerët në atë menyrë që gjithëmonë kanë të drejtë në turpin, marrëzinë, nebulozën, skizofreninë dhe psikopatologjinë e tyre.
Çfarë krimesh, çfarë luftërash, çfarë konfliktesh, çfarë tmerri dhe mjerimi social dhe politik do i kishte shmangur shoqëria shqiptare ose kosovare për një çast ose moment, po të dilte dikush dhe të hiçte ose largonte frikën e atjeshme individuale dhe kolektive, duke bërtitur para të tjerëve me fjalët: Të nderuar, mos i dëgjoni këta mashtues ordiner dhe ambulant. Këta diler ose trafikant të flamujve, kombit, atdheut, shpirtit dhe moralit tonë. Jemi të marrë dhe të mbaruar nëse harrojmë se vlerat dhe frytet e lirisë (çlirimit) iu përkasin ose takojnë të gjithëve, ndërsa toka, prona, pasuria, shteti dhe pushteti i Kosovës, ose iu takojnë të gjithëve, ose nuk i takojnë askujt.
Të duket e tmershme, e papranushme, reaksionare dhe anakronike, kur pjesë ose prona shoqërore ose publike të tokës së shënjtë atdhetare ose vendlindore të Kosovës, të larë ose skurruar me gjakun e djemve dhe bijave më të mira të kombit dhe atdheut, nga ana i dilerëve, trafikantëve ose matrapazëve të ndryshëm institucional, politik dhe të tjerë në Kosovën e pasluftës dhe paraluftës, zaptohën, privatizohën ose uzurpohën në bazë të “xhunglës së madhe” të dofarë ligjësh të pashkruara dhe të pashkelura në Kosovë, dhe iu shitën të tjerëve si troje, apo si pllace vendbanimi ose ndërtimi me shifra të larta ose astronomike! Duke i pasuruar dhe bërë milioner ose multimilioner hajnat (hajdutët), rrugaçët, analfabetët, dilerët, trafikantët ose matrapazët e ndryshëm shqipfolës në Kosovë ose diasporë (emigracion) me tokën ose pronën e uzurpuar private ose publike!
Pronarët ose uzurpatorët e atyre pronave ose pasurive të paligjshme së bashku me dilerët, trafikantët ose matrapazët e ndryshëm institucional ose politik tè luftès, paraluftès dhe pasluftès, si çipçinj, zaptues ose zotërues të paligjëshëm skllavopronar, feudalist, fiziokrat ose latifundist, duhet burgour, arrestuar dhe denuar në menyrë maksimale ose drakonike së bashku me ata që i kanë në ankand ose lecitacion publik Veriun e Kosovës ose Mitrovicës (ku ndodhën “Trepça”, Ujmani ose pasuritë kryesore të Kosovës!)-për një copë shtet dhe një trohë pushtet! Ata duhen vënë menjëherë para ligjit ose drejtësisë. Pikë.
《 Albin Kurti ra nga pushteti, sepse si dukët kishte frikë nga pushteti ose politika pozitare?!…》
Në politikë të lartë ose diplomaci, është shpeshherë si në frontin e luftës, në kuptimin e asaj se ata që shkojnë në luftë: ose janë strateg ose komandant të shkolluar dhe me përvojë që e fitojnë luftën, ose vdesin në fushëbeteja të ndryshme, akoma pa mbaruar lufta! (….)
Në vazhdim diçka mbi lidhjet e ndryshme eksterne ose eksplikative në mes frikës dhe dyshmit akut, kronik ose permanent:
Shikuar nga aspekti sociopsikologjik ose antropopsikologjik, urrejtja, frika, dyshimi, paranoja ose fobia, janë reaksione të brëndshme dhe tërësisht normale që i nevojiten organizmit tonër për të reaguar ose për t´u mbrojtur dhe rezistuar nga problemet, shqetesimet, rreziqët ( kanosjet) ose katandosjet e ndryshme akute dhe kronike, ose objektive dhe subjektive që na kanosin dhe shoqërojnë në menyrë individuale ose kolektive. Frika dhe dyshimi parasegjithash bëjnë pjesë në gupin e ndjenjave ose emocionëve të para ose primare që paraqiten relativisht herët. Duke u shtuar dhe zhvilluar gradualisht si proces. Varësisht prej ndjenjave, kanosjeve, situatave ose emocionëve të ndryshme ( objektive dhe subjektive) që e mbështjellin ose rrethojnë (pèrthekojnè) vazhdimish botèn e brendshme shpirtèrore ose emocionale tè personit ose individit. Gjegjesisht, ” kosmosin” ose ” uiiniversin” e tij shpirtèror, emocional, mental ose psikofizik.
Ndërkohë që ndjenjat ose emocionet e brëndshme (në ambiente dhe situata të caktuara eksituese dhe deprimuese) që konsiderohen të rrezikshme, hektike dhe teper fluide ose eskalative dhe ndaj të cilave jemi të paaftë ose të pafuqishëm të rezistojmë dhe të reagojmë. Provokojnë ndjenjen e frikës dhe një dyshimi të ndërsjelltë ose permanent që përcillen dhe shoqërohen mëpastaj me paragjykime dhe reaksione të çfarëdollojshme si fobia, paranoja, frika, urrejtja, xhelozia, paragjykimët e ndryshme objektive dhe subjektive me shtrierje individuale ose kolektive, ëndërrat e trishtueshme etj. etj. Mbase, nè forma ose profile te ndryshme halucinative, imagjinare, fiktive etj. Pa e njohur as studiuar kurrë njeriun ose kundershtarin imagjinar ose fiktiv. Dhe, të cilat shkaktojnë ambiente, atmosfera dhe situata të ndryshme konfliktuoze dhe eskalative në shoqëritë e ndryshme njerëzore, qytetare ose politike me zhvillim të ulët ose nè tranzicion. Duke i nxitur dhe provokuar kështu mbrojtjen, hakmarrjen dhe konfliktët tjera individuale dhe kolektive në ambiente dhe situata të caktuara sociale dhe psikologjike si instikte ose reaksione të pakontrolluara, iracionale dhe negative në organizmin dhe vetëdijen tonë individuale dhe kolektive nga të cilat nuk përfiton askush.
Shih për këtë, në këtë botë tonën të përbotshme ose infinitive, eksistojnë njerëz që e ndryshojnë dhe determinojnë jetën dhe personalitetin e vet, ngase i frikësohen vdekjës ,hakmarrjes ose pasojave të tjera objektive dhe subjektive nga e kaluara ose veprat e tyre, dhe njerëz te tjere që e bëjnë ketë, sepse i gëzohen jetës dhe vlerave të saj hyjnore, globale ose universale. Grupi i parë i këtyre njerëzve jeton duke vdekur, ndërsa grupi i dytë vdes ( vdesin) duke jetuar.
Kjo donë të thotë se pavarësisht asaj se kur do vdesim?! Ne duhet të vdesim duke jetuar dhe duke i vjelur dhe gëzuar frytët e jetës. Respektivisht, vlerat e saj hyjnore, globale ose universale. Kjo për faktin se edhe jeta, edhe vdekja (të dyja bashkë) janë pjesë e një “ligji të pandryshuar” global ose universal në kontekstin e njohur natyrorë dhe mbinatyrorë.
Ne si qenie ose krijesa njerëzore në këtë botë, jetojmë në diversitete te ndryshme ose polaritet. Respektivisht, në një harmoni të përgjithshme fizike ,sociofizike, transcendentale dhe metafizike me njeri tjetrin. Duke i nënkuptuar këtu edhe polin dhe antipolin. Nuk ka asgjë të amshuar dhe të jashtëzakonshme në këtë universalitet dhe polaritet të pafund, përveç respektit, besimit dhe dashurisë sonë globale ose universale ndaj jetës dhe kuptimit të saj hyjnor ose universal. Ajo që mund të quhet e amshuar dhe e përjetshme është vetëm ligji i mosndryshimit. Të tjerat si lindja, zhvillimi, përsosja, shpërbërja, shuarja ose vdekja, janë vetëm ligje ose “procese të thjeshta” të fizikës në natyrë ose tè natyrès nè gjithèsi. Ajo që vdes ose që shpërbëhët: Do lindi dhe zhvillohet mëpastaj përseri. Materia eshte e pavdekshme. Kjo donë të thotë se pa vdekje nuk ka as lindje. Nuk ka jetë, nuk ka zhvillim, nuk ka proces as ndryshim. Pa mbarim nuk ka fillim dhe pa fillim nuk ka mbarim. Pa shpërbërje nuk ka ribërje. Pa lufte, vetmohim dhe sakrifice, nuk ka jetè, nuk ka ndryshim , nuk ka liri. Kur kemi lindur dhe kurë kemi ardhur në këtë botë, nuk na ka pyetur askush as “mua” dhe as ” ty”, ose as “ne” dhe as “ju”! Jo. E njejta do vlej edhe atè ditè kur edhe ” une” , edhe ” ti”, ose edhe “ne”, edhe “ju”-do ikim nga ky proces i pandryshuar natyror dhe mbinatyror.
Ndaj, të jetojmë duke vdekur” apo “të vdesim duke jetuar” ?! Ketu qëndron dilema.
Në instancë të fundit, ligji themelorë i jetës sonë njerëzore ose shoqërore-qytetare, është ligji i respektit , besimit dhe dashurisë i sonë reciproke ndaj jetës, ndaj njeri tjetrit si dhe ndaj vlerave hyjnore ose universale te jetes sone mbi toke.
Rreth kësaj biocenoze apo mbase rreth këtij “rrethi vicioz” duhet të ecim dhe të levizim të gjithë.
Te hedhim dhe te mbjellim edhe farën e fundit te fikut në “kopshtin e madh “të mendjes dhe shpirtit tonë. Respektivisht, në “kiminë” dhe ” fiziken e brendshme” tè trurit dhe shpirti tonè.
Uroj tè mirèkuptohemi….!
Komentet