Video e Take you over është drejtuar nga fotografi i modës së lartë Dennis Leupold, që është njëkohësisht dhe një nga bashkëpunëtorët më të afërt të (Rihanna & J-Lo), dhe me Drejtor Fotografie Jeffrey Kelley (Beyonce – “Drunk in love”, J .Lo – “Booty”).
“Take You Over” është prodhuar nga Roccstar (i cili ka realizuar shumicën e albumeve të Chris Broën J.Lo e se fundmi Fergie). Kënga vë në dukje vokalin karakteristik, me shumë dritë, dhe gjithashtu personalitetin e Bleonës, çka mishëron më së miri shpirtin dhe vizionin e pakompromentueshëm të muzikës së saj.
Kënga që në javën e parë të publikimit ka pasur një impakt të jashtëzakonshëm, duke u renditur ndër më të pëlqyerat e klubeve të natës, në Angli e Amerikë. Bleona dhe “Take You Over” u vlerësua me vendin e parë në këngët më të shtuara të playlist-ave në sondazhin e revistës presigjoze muzikore “Billboard”.
Bleona është duke përgatitur Albumin e saj të parë amerikan të titulluar “I am Bleona” do të lançohet në vitin 2016. Për të krijuar këtë album ajo ka bashkëpunuar me producentë të rëndësishëm si: Timbaland ,RoccStar (Usher, Chris Broën, J-Lo), Fuego (Sia, Iggy Aezela, Jason Derulo), Rodney ‘Darkchild’ Jerkins (Beyonce, Lady Gaga, Britney Spears).
Në 2014 Bleona lancon “F**k You I’m Famous”, përmes së cilës arriti në SiriusXM.
Bleona shprehet se “gjithmonë i kam bërë gjërat vetë, pa pasur asnjë mbështetje dhe besoj se tek çdo njeri, nëse diçka është e rëndësishme, gjendet mënyra për ta realizuar, nëse jo atëherë gjendet një justifikim , pse nuk mund të ndodhë”. Bën magji Bleona!
Ndërsa në lidhje me suksesin e Take You Over kësaj jave Bleona shpreh kënaqësinë e saj në rrjetin social FCB, sepse kënga nga vendi i 23 ka kaluar në vendin e 19. Këtë fakt, Bleona e shoqëron me listën. ” I love how every week we keep #climbing the charts @billboard ! #TakeYouOver number 19* this week !!!!”, shkruan Bleona në anglisht.
Komentet