Sipas vendimit të Gjykatës Administrative Vlorë, përzgjedhja e kompanisë zvicerane në koncesionin e tre fushave naftëmbajtëse në jug të Shqipërisë u krye nën favorizim dhe shkelje të barazisë në tender nga ish-ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri dhe Albpetrol, duke rrezikuar t’i shkaktojë vendit një dëm të përllogaritur nga 250 deri në 300 milionë USD
Në mars 2018, kompania shtetërore e naftës Albpetrol mbajti një tender për dhënien me koncesion të vendburimeve Cakran-Mollaj, Gorisht-Kocul dhe Amonicë.
Më 9 maj 2018, ish-ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri urdhëroi ngritjen e një grupi negociator për lidhjen e marrëveshjeve hidrokarbure me kompaninë Terraoil Swiss (në atë kohë Transoil Group) dhe një muaj më vonë, i kërkoi Albpetrolit që të bëjë kërkesë në Agjencinë Kombëtare për Burimet Natyrore për pajisjen me licencë marrëveshjeje të koncesionarit.
Jo të gjithë pjesëmarrësit në tender ranë dakord me vendimin e Ministrisë së Energjetikës dhe Infrastrukturës dhe një prej tyre – kompania kanadeze Letho Resources Corp bëri padi në Gjykatën Administrative të Vlorës. Vendimi i Gjykatës Administrative të Vlorës, i siguruar nga BIRN, tregon se Terraoil nuk i përmbushte kushtet për t’u kualifikuar në garën për tre fushat e reja naftëmbajtëse dhe aq më pak për t’u shpallur fituese.
Sipas gjykatës, kompania Terraoil Swiss sh.a me administrator avokatin Shefqet Dizdari, në aplikimin e saj në tender nuk ka dorëzuar dokumentet e kërkuara për kushtet teknike.
Gjykata vëren gjithashtu se tenderi është mbajtur në mungesë transparence nga Albpetrol dhe Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës, ndërkohë që Terraoil Swiss është shpallur fituese, edhe pse kishte një ofertë financiare “më pak të favorshme” se pala paditëse për njërin prej vendburimeve, atë Cakran-Mollaj.
“Në vlerë monetare, oferta e “Letho” për palën shteti shqiptar është rreth 10 milionë dollarë më e mirë në krahasim me ofertën Terraoil Swiss (ish-Transoil Group sh.a),” shprehet Gjykata Administrative e Vlorës. “Duke pasur parasysh kohëzgjatjen e marrëveshjeve hidrokarbure 25 +5 vjet, rezulton se oferta e shoqërisë Letho Resources Corp. do sillte një përfitim për shtetin shqiptar 250-300 milionë dollarë më shumë se ajo e Transoil Group AG,” shton vendimi.
Në prapësimet e saj në gjykatë, kompania zvicerane ka pretenduar se padia ka qenë e pambështetur në ligj dhe prova, sepse “paditësi nuk ka ezauruar ankimin administrativ”. Sipas Terraoil, padia ishte bërë gjithashtu “jashtë afatit prej 45 ditësh.” Kompania Terraoil Swiss sh.a. dhe ish-ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri nuk iu përgjigjën një kërkese për koment nga BIRN. Ndërkohë, Albpetrol mohoi të kishte favorizuar në mënyrë të paligjshme kompaninë Transoil Group, tani Terraoil Swiss.
“Gjykata e Administrative e Shkallës së parë Vlorë, në vendimin e saj nuk është shprehur se Albpetrol ka favorizuar në mënyrë të paligjshme kompaninë Transoil Group,” tha Albpetrol në një përgjigje me shkrim.
Vendimi i Gjykatës Administrative Vlorës është apeluar me 30 shtator 2019 në Gjykatën Administrative të Apelit.
Mungesë transparence
Më 8 mars 2018, Albpetrol shpalli një ftesë për shprehje interesi për kompanitë që ishin të interesuara për të lidhur marrëveshje hidrokarbure për tre fusha të lira nafte, Cakran-Mollaj, Gorisht-Kocul dhe Amonicë. Sipas shpalljes së bërë nga Albpetrol, kompanitë e interesuara për vendburimet e naftës duhet të paraqisnin zyrtarisht formularin e aplikimit dhe të gjithë dokumentacionin përkatës deri me 31 mars 2018. Ky aplikim duhet të përbëhej nga dokumente autentike, të cilat do të dorëzoheshin veçmas për secilin vendburim.
Çdo palë e interesuar, për të plotësuar dokumentet dhe formularin e aplikimit duhej të merrte nga Albpetrol paketën e të dhënave për secilin vendburimin, për të cilën duhet të bënte një pagesë pre 6500 USD për çdo paketë të dhënash.
Në tender morën pjesë 9 kompani hidrokarburesh, ku përfshiheshin Bankers Petroleum, Transoil Group AG (më vonë Terraoil Swiss), Shandong Kerui Petroleum Equipment, Letho, Verssa Versatile, Pennine, Alcan, Fluid Oil dhe Zennith Energy.
Sipas Rregullores për Nënshkrimin e Marrëveshjeve Hidrokarbure, brenda 10 ditëve nga afati i fundit të dorëzimit të aplikimeve, Albpetrol dërgon në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë gjithë dokumentacionin. Ndërkohë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, brenda 7 ditëve nga marrja e dokumentacionit të shoqërive aplikuese jep miratimin ose jo të shoqërisë fituese.
Megjithatë sipas Gjykatës, në tenderin për tre fushat naftëmbajtëse në jug të Shqipërisë rregullorja nuk është respektuar. Albpetrol jo vetëm që nuk ka hapur negociatat sipas afateve ligjore, por nuk ka bërë asnjë njoftim publik për tenderin gjatë kësaj periudhe pas njoftimit fillestar për fshehje interesi.
Pasi kompania ‘Alcan’ ka ngritur padi ndaj Albpetrol, operatorët pjesëmarrës në tender kanë marrë vesh se kompania shtetërore e naftës kishte shpallur në mungesë transparence fituese kompaninë ‘Terraoil Swiss’ dhe nëpërmjet urdhrit të ministrit Damian Gjiknuri të datës 9 maj 2019, kishte filluar negociatat për lidhjen e marrëveshjes hidrokarbure.
Një investigim i mëparshëm i BIRN, hodhi dritë mbi lidhjet e kësaj kompanie me gjigantin rus të naftës, Gazprom si dhe akuzat për konflikt interesi.
Pasi ka marrë njoftim se Albpetrol kishte shpallur fituesin dhe po negocionte për lidhjen e kontratës hidrokarbure, kompania ‘Letho Resources’ i është drejtuar Gjykatës Administrative, e cila ka dhënë një vendim për sigurimin e padisë dhe pezullimin e procedurave të negocimit për vendburimin Cakran-Mollaj.
Edhe pse kualifikimi i ofertave për tenderin e tre vendburimeve të naftës është bërë në mungesë transparence, nga hetimi gjyqësor në Gjykatën Administrative të Vlorës ka rrjedhur se me datë 11 prill 2018, grupi i punës i ngritur në Albpetrol ka marrë në vlerësim 7 nga 9 ofertat e paraqitura dhe për secilën prej tyre ka evidentuar dokumentacionin e dorëzuar dhe nëse plotësonin kapacitet teknike dhe financiare.
Pasi ky vlerësim është pasqyruar në një procesverbal dhe i është dorëzuar Ministrisë së Energjetikës dhe Infrastrukturës, kjo e fundit ka vendosur që të vazhdojë negociatat me kompaninë Terraoil Swiss pa dhënë asnjë arsye pse e ka përzgjedhur këtë shoqëri për ta shpallur fituese.
Ndryshe nga sa ka vepruar Ministria e Energjetikës, sipas Gjykatës ftesa për shprehje interesi e Albpetrol dhe rregullorja “Për Miratimin e Procedurave për Marrëveshjet Hidrokarbure dhe Licencë Marrëveshjeve” përcaktonin se vlerësimi i ofertave dhe shpallja e fituesit do të bëhej sipas një sistemi pikëzimi në bazë të kapaciteteve teknike dhe financiare dhe kushteve që propozonte secila prej shoqërive aplikuese.
Nuk rezulton që nga ana e Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës apo Albpetrol të jetë bërë vlerësimi dhe krahasimi i ofertave dhe dhënia e arsyeve për shpalljen e kompanisë fituese. “Kjo e bën të dyshimtë të gjithë procedurën e ndjekur për vlerësimin e ofertave dhe shpalljen e fituesit,” ka pretenduar Letho Resources në padinë e ngritur në Gjykatën Administrative të Vlorës.
Ky pretendim është pranuar edhe nga gjykata, e cila ka konstatuar në vendim se vlerësimi i ofertave dhe shpallja e fituesit nga Albpetrol dhe MEI është bërë në mungesë të transparencës.
Kualifikimi i Terraoil
Nga 9 kompanitë që kanë marrë pjesë në tender, Albpetrol nuk ka vlerësuar ofertën e Zenith Energy dhe Penine Petroleum Coporation, pasi nuk kanë bërë pagesën prej 6500 USD për të dhënat e secilit vendburimi nafte.
Në procesverbalin e mbajtur nga grupi i punës me 11 prill 2018, Albpetrol ka kualifikuar 3 kompani –Bankers Pertroleum, Terraoil dhe Letho Resources dhe i ka dërguar ministrisë vlerësimin teknik dhe financiar si dhe dokumentacionin e dorëzuar nga secila shoqëri.
Duke iu referuar këtij procesverbali, Gjykata Administrative e Vlorës vëren se kompania Terra Oil Swiss kishte aplikuar për të tre vendburimet, por kishte dorëzuar vetëm një pjesë të dokumenteve të kërkuara nga thirrja për aplikim.
Dokumentacioni i paraqitur nga Terraoil Swiss për secilin vendburim rezulton të jetë formulari i aplikimit, bilanci i tre viteve të fundit, raportet tremujore të dy viteve të fundit dhe lista e personelit inxhiniero-teknik – në total 4 dokumente. Ndërkohë, thirrja për aplikim kërkonte dhe 6 dokumente të tjera, të cilat kompania zvicerane nuk i ka dorëzuar.
“Konstatohet se shoqëria (ish-Transoil Group sha,) aktualisht Terraoil Swiss nuk ka paraqitur asnjë dokumentacion që të provonte plotësimin e kapaciteteve teknike të saj dhe ato për plotësimin e kapaciteteve financiare janë të mangëta,” shprehet gjykata.
“Kjo është një nga arsyet pse kjo shoqëri nuk mund të kualifikohej si prioritare kundrejt palës paditëse dhe në mungesë të plotësimit të këtij kushti, ajo duhet të s’kualifikohej,” shton Gjykata Administrative Vlorë në vendimin e saj.
Në Gjykatën Administrative të Vlorës, pala paditëse ka pretenduar se aplikimi i kompanisë Terraoil Swiss nuk duhej të ishte marrë fare në konsideratë nga Albpetrol, pasi ajo ‘nuk paguar në kohë tarifën për të dhënat e vendburimeve prej 6500 USD secili’. Gjykata vëren se pagesa për të dhënat e vendburimit duhej të ishte kryer brenda datës 31 mars 2018, por pala paditëse ka pretenduar se Terraoil e ka kryer pagesën më 4 prill 2018.
Albpetrol ka prapësuar në gjykatë se pagesa është kryer, por nuk ka paraqitur prova konkrete se kur është realizuar. Edhe Terraoil ka pretenduar në gjykatë se e kishte kryer në kohë pagesën për të dhënat e vendburimeve. Gjykata ka arritur në përfundimin se “ky pretendim i palës paditëse mbetet i paprovuar”.
Dëmi 300 milionë USD
Përveç kualifikimit në mënyrë të paligjshme, Gjykata Administrative e Vlorës thekson se shoqëria Terraoil Swiss nuk duhej të ishte shpallur fituese edhe për faktin sepse oferta e saj për vendburimin Cakran-Mollaj nuk ishte oferta ekonomikisht më e favorshme. Sipas vendimit të Gjykatës, kriteri i leverdisë ekonomike nuk është ndjekur nga Albpetrol dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës.
“Normalisht, ajo kompani që ka paraqitur kushtet më të favorshme do të përzgjidhej fituese,” shprehet gjykata. “Referuar akteve të paraqitura nga palët në dobi të këtij gjykimi, konstatohet se nuk është ndjekur një procedurë e tillë për shpalljen e fituesit dhe më konkretisht të burimit Cakran-Mollaj,” shton ajo.
Duke iu referuar kushteve që secila prej kompanive ka propozuar në seksion D të formularit të aplikimit, gjykata vlerëson se aplikimi i shoqërisë Letho Resources ka qenë më i mirë në krahasim me atë të kompanisë Terra Oil Swiss.
Nga 11 zëra që ka oferta drejtuar shoqërisë Albpetrol për vendburimin Cakran-Mollaj, oferta e shoqërisë Letho Resources Corp, është më e mirë në 8 zëra dhe e njëjtë në 3 zëra, për një vlerë totale që llogaritet në 10 milion USD në vit dhe nga 250 milionë USD deri në 300 milionë USD përgjatë gjithë kohështrirjes së kontratës koncesionare.
“Pra oferta e shoqërisë (ish-Transoil Group) aktualisht Terraoil Swiss në asnjë zë nuk është superiore kundrejt ofertës së “Letho Resources Corp”, shprehet gjykata.
“Nga MIE, si oferta më e mirë nuk duhet të ishte shpallur ajo e shoqërisë (ish-Transoil Group) aktualisht Terraoil Swiss por ajo e shoqërisë “Letho Resources Corp,” shton gjykata.
Gjykata ka vendosur anulimin e procedurave për negocimin dhe lidhjen e marrëveshjes hidrokarbure për vendburimin ekzistues Cakran-Mollaj me shoqërinë Terraoil Swiss sh.a dhe njohjen e shoqërisë Letho Resources Corp si fituese për këtë vendburimin, si dhe dhënien kësaj të fundit të drejtën për të negociuar për lidhjen e Marrëveshjes Hidrokarbure.
“Si konkluzion, përzgjedhja e shoqërisë (ish-Transoil Group Sh.a) aktualisht Terraoil Swiss Sh.a pa dhënë arsye mbi mënyrën e vlerësimit dhe krahasimit të ofertave dhe duke qenë evidente se oferta e saj ishte më pak e favorshme në krahasim me palën paditëse, shoqërinë Letho Resources Corp, shtuar këtu edhe mungesën e transparencës, informimit, dhe shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve, tregojnë qartë se shoqëria (ish-Transoil Group) aktualisht “Terraoil Swiss sh.a është favorizuar kundrejt palës paditëse,” përfundon Gjykata në vendimin e saj. /Reporter.al/
Skandali që përfshiu Delina Ibrahimajn, ministre për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, bashkëshortin e saj Andi Ibrahimajn dhe Eri Koshajn shefin e Agjensisë së Trajtimit të Kredive përveçse tregon mendësinë e Rilindjes që e trajton shtetin si plaçkë për orekset familjare, është edhe dëshmi se si funksionon mekanizmi i mbylljes së skandaleve brenda organizatës.
Logjika e thjeshtë e do që shteti t’i bëhet mburojë një qytetari të sulmuar me thikë në mes të ditës. Por kur agresori është burri i ministres, rolet përmbysen. Shteti bëhet armë në duart e agresorit dhe në vend që ligji të mbrojë viktimën, ndodh që goditja me thikë të pasohet nga goditja e institucioneve.
Shkarkimi nga administrata
Drejtori i Përgjithshëm i Trajtimit të Kredive, Eri Koshaj ka deklaruar se ai kishte kohë që i bënte rezistencë presionit dhe përndjekjes së burrit të ministres për të mos e lëshuar vendin e punës. Pasi u godit me thikë ai iu drejtua policisë për ndihmë, me të njëjtin version, se ishte përndjekur dhe ishte qëlluar me thikë nga bashkëshorti i ministres, Andi Ibrahimaj për shkak se nuk donte të jepte dorëheqjen. Por në vend se të merreshin masa për ministren, si titullare dhe përgjegjëse për degradimin e institucionit, u plotësua dëshira e bashkëshortit të saj.
Eri Koshaj u shkarkua nga posti që mbante dhe për të cilin flitej se burri i ministres kërkonte të emëronte dikë tjetër.
Heshtje në polici
Vetëm pas 6 muajsh, policia e publikoi tentativën për plagosje të konfliktit që ndodhi pranë Pazarit të ri në Tiranë mes Andi Ibrahimajt dhe Eri Koshajt. Vetëm pas lajmi u publikua nga Neësbomb, policia lëshoi një njoftim ku personazhet e plagosjes përmenden me iniciale.
Ndërkohë që nuk lë njoftim pa dhënë për aksidente apo vjedhje banale, kuptohet se ngjarja që përbën një skandal qeveritar u mbajt e fshehtë dhe u referua me akuzën “Goditje për shkak të detyrës” në prokurori, megjithëse burri i ministres mbante në dorë një thikë, sipas denoncimit.
Mbyllja e hetimit nga prokuroria
Prokuroria e Tiranës e mbylli hetimin pa dënuar bashkëshortin e ministres, megjithëse pas ngjarjes ky u arratis jashtë vendit. Megjithëse Koshaj më 21 nëntor 2023 në kallëzimin e tij ka deklaruar se bashkëshorti i ministres së Shtetit për Sipërmarrjen, Delina Ibrahimaj e ka goditur me thikë në trup. Megjithëse mjeku ligjor ka konstatuar plagën e Drejtorit të Agjencisë së Trajtimit të Kredive me thikë nga Andri Ibrahimaj, sërish hetimet janë mbyllur.
Heshtje në qeveri
Kuptohet se policia, prokuroria dhe administrata nuk janë bashkërenduar rastësisht. Në radhë të parë fshehja e skandalit të Delina Ibrahimajt është një vendim politik, të cilin e ka marrë i pari kryeministri Edi Rama.
Është i njëjti që ka miratuar dhe promovuar Kodin e Etikës në qeveri, të mbushur me kritere të rrepta të sjelljes në publik, ku edhe përshkruhet situata të ndaluara për ministrat dhe për administratën.
Pas publikimit të skandalit, qëndrimet për etikën apo për qeverinë që i shërben popullit duken propagandë banale dhe broçkulla për të gënjyer qytetarët. Madje, edhe sikur të ketë një reflektim tani, që skandali ka dalë në media dhe ka habitur të madh e të vogël, reagimi do të ishte akoma më diskretitues për Ramën, që në këtë rast nuk mund të përdorë justifikimin banal, sikur Delina Ibrahimaj ka ngrënë mollë dhe dardha pas shpinës së tij.
Ngjarja e plotë
Në 21 nëntor 2023 në komisariatin Nr.1 është paraqitur Eri Koshaj me detyrë drejtor i Përgjithshëm i Agjensisë së Trajtimit të Kredive. Ai bën kallëzim penal për Andi Ibrahimajn, burrin e ministres së Shtetit për Sipërmarrjen, Delina Ibrahimaj. Sipas tij, Andi Ibrahimaj e kishte pritur në rrugë dhe e kishte goditur me thikë në trup disa herë.
Shkak për këtë sulm, siç ka deklaruar Eri Koshaj, ishte fakti se prej kohësh, Ibrahimaj e kërcënonte për të dhënë dorëheqje. Para sulmit ai pretendon se ishte përndjekur nga Ibrahimaj. Nga ekzaminimi ka rezultuar se në trupin e Eri Koshajt u konstatuan dërrmishje në pjesën e fundshpinës të shkaktuara nga një mjet prerës. Delina Ibrahimaj u largua nga drejtimi i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë në Shtator 2023, për të marrë drejtimin e Ministrisë së Sipërmarrjes, detyrë të cilën e mban dhe aktualisht. Pas kallëzimit, policia kërkoi burrin e ministres por nuk e gjeti në shtëpi. Nga sistemi TIMS rezultoi se ai ishte larguar nga Shqipëria. Çështja u mbyll më pas nga prokuroria e Tiranës./Lapsi.al
Në partitë tona nuk i duan idealistët, por servilët dhe puthadorët, i duan përversat dhe ata që punojnë parreshtur për interesin e liderit dhe të partisë e jo për interesin e shtetit dhe qytetarëve. Shumica e liderëve partiakë (jo të gjithë) jo vetëm që nuk janë idealista, janë njerëz pa ndjenja dhe të pashpirtë të cilët janë të gatshëm që të shkelin edhe mbi kufoma nëse është nevoja, vetëm e vetëm për mbajtjen apo marrjen e pushtetit.
Partitë politike dhe “ushtarët” e Facebook-ut
Nga ri-shpallja e pavarësisë e këndej, Në Kosovë është vështirësuar tejë mase jeta për njerëzit e ndershëm dhe atdhetarë. Edhe po deshe nuk të lejojnë të punosh për të mirën e popullit, pasi, para çdo investimi që e bëjnë njerëzit e pushtetit e llogarisin interesin (pëfitimin) personal të tyre.
Nuk mundesh me qenë as afarist i suksesshëm pa ua ndarë hisen pushtetarëve, në të kundërtën ta bllokojnë aktivitetin afarist, qoftë me bllokimin e eksportit të lëndës së parë apo të importit të produkteve tua jashtë vendit.
Pra, nëse nuk je në shërbim të një lideri të një partie politike, as që mund të fillosh veprimtari afariste në Kosovën e kapur dhe ngulfatur nga grupet e interesit, të cilët menjëherë të kushtëzojnë dhe izolojnë në ecjen përpara me biznesin tuaj.
Pa u bërë pjesë integrale e grupeve të interesit, njëjtë e ke në cilën do parti që shkon!
Ose duhet me iu nënshtru urdhërave të tyre ose të largojnë menjëherë nga rrethi i ngushtë klanor!
Nëpër partitë tona politike nuk i duan njerëzit e ndershëm dhe atdhetarë që ofrojnë ide dhe iniciativa për zhvillimin e vendit, por duan “ushtarë” të Facebook-ut që tërë ditën e lëvdojnë liderin dhe partinë, porqë njëkohësisht ofendojnë dhe kërcënojnë njerëzit e ndershëm dhe atdhetarë.
Edhe populli është bërë sikur politikanët
Nuk është thënë kot ajo thënja: “Shqiptarit pa ja k…nanën nuk të thotë babë”! Vetë populli po i do dhe po i voton në zgjedhje njerëzit e kësaj kategorie, të kategorisë më të ulët të shoqërisë sonë.
Me këtë trend të ecjes sonë si shoqëri njerëzore, së paku edhe për një çerekshekulli nuk do të kemi ndryshime përmbajtësore dhe substanciale në skenën tonë politike. Nëse vazhdohet ecja jonë me hapat e Breshkës, atëherë do të mbesim shumë prapa vendeve të zhvilluara të rajonit, e të mos flasim për vendet më të zhvilluara të Bashkimit Evropian, prej të cilave jemi me qindra vite pas.
Nuk jam pesimist, por si të pritet ndryshim substancial, kur çdo ditë Kosovën po e braktisin të rinjët dhe shtresat intelektuale, po largohen mjekët dhe infermirët, studentët dhe profesorët, policët dhe ushtarët! Me një fjali, çdo ditë e më shumë Kosova po varfërohet në vlerat e saj intelektuale, kulturore dhe tradicionale.
Pas kalimit të suksesshëm të testit demokratik, fillon epoka e ndryshimit politik
E vetmja shpresë mbetet tek ngjizja e alternativës së re, që unë e kam projektuar si Alternativa Demokratike për Ndryshim (ADN). Vetëm përmes kësaj force të re politike, të pastër dhe të shëndoshë kombëtare mund të arrihet kthesa e madhe pozitive në Kosovë. Në të kundërtën, jo vetëm që do të vendnumrojmë, rrezikojmë të rrëshqasim në greminën e pafund.
Emri i Kryeministrit Edi Rama del edhe në dosjen e quajtur “Shqiponja e Zezë” ku akuzohen 40 persona për trafik ndërkombëtar droge.
Për një prej të pandehurve, i identifikuar si Arben I, prokuroria ka kërkuar dënimin me 10 vjet heqje lirie.
“Më 18 prill, prokurorja kërkoi dënimin me 10 vjet burg për Arben I., të cilin e konsideron si ndërmjetës mes kushëririt të tij, Alfredo H., një nga dy drejtuesit e dyshuar të organizatës kriminale, dhe atyre të një organizate të ngjashme, me qendër në Majorka. Ajo pohoi gjithashtu se ai ka vepruar si ndërmjetës mes Alfredo H. dhe investitorëve në Shqipëri për pastrimin e parave të pista, me mbështetjen e politikanëve të lartë. Në dosje citohet emri i kryeministrit shqiptar Edi Rama”, thuhet në një artikull të RTL info.
Avokatët që mbrojnë Arben I, i akuzuar për pastrimin e shumave të mëdha parash nga trafiku i kokainës, besojnë se treguesit kryesorë të fajësisë të paraqitura nga prokurori vijnë nga një çështje italiane “që nuk çoi në asgjë”.
“Akuzat ndaj Arben I, bazohen në informacione që vijnë nga dosje të huaja, njëra italiane, tjetra spanjolle. Lidhur me të parën, të realizuar në Itali në bashkëpunim me Gjermaninë, dhe që ndër të tjera kishte në shënjestër Arben I., “nuk çoi në asgjë”, argumentoi avokati. Për këtë arsye, ai kërkoi nga gjykata që të zbatohet parimi i non bis in idem, ose fakti që nuk mund të gjykohet dy herë për të njëjtat fakte.
Artikulli i plotë:
CédricVergauwen dhe ChristopheVanDerBeesen deklaruan të premten përpara gjykatës penale të Brukselit, parimin e ‘non bis in idem’ (doktrinë juridike që thotë se asnjë veprim juridik nuk mund të ndërmerret dy herë për të njëjtin shkak veprimi)për klientin Arben I., i akuzuar se ka ndihmuar në pastrimin e shumave të mëdha parash nga trafiku i kokainës. Dy penalistët besojnë se indiciet kryesorë të fajësisë të paraqitura nga prokurori vijnë nga një çështje italiane ‘që nuk çoi në asgjë’. Në këtë çështje, të quajtur ‘Shqiponja e Zezë’, akuzohen 40 persona për trafik ndërkombëtar droge.
Vergauwen kritikoi faktin se akuzat e ngritura nga prokurori ndaj Arben I. ‘bazohen në informacione që vijnë nga dosje të huaja’, njëra italiane, tjetra spanjolle. Lidhur me të parën, të realizuar në Itali në bashkëpunim me Gjermaninë, dhe që ndër të tjera kishte në shënjestër Arben I., ‘nuk çoi në asgjë’, argumentoi avokati. Për këtë arsye, ai kërkoi nga gjykata që të zbatohet parimi i ‘non bis in idem’, pasi nuk mund të bëhet gjykim dy herë për të njëjtat fakte.
Si alternativë, z. Vergauwen kërkoi që prokurori të urdhërohej të plotësonte dosjen e tij. ‘Ju nuk mund të krijoni një bindje bazuar në një përmbledhje të përkthyer dobët të 174 faqeve të dosjes spanjolle,’ iu drejtua ai gjykatës.
Më 18 prill, Prokuroria kërkoi dënimin me 10 vjet burg për Arben I., të cilin e konsideron si ndërmjetës mes kushëririt të tij, Alfredo H., një nga dy drejtuesit e dyshuar të organizatës kriminale, dhe atyre të një organizate të ngjashme. me qendër në Majorka. Gjithashtu ka pohuar se ai ka vepruar si ndërmjetës mes Alfredo H. dhe investitorëve në Shqipëri për pastrimin e parave të pista, me mbështetjen e politikanëve të lartë. Në dosje citohet emri i kryeministrit shqiptar Edi Rama. sn
Instituti Amerikan i Sipërmarrjes, një think-tank i njohur me qendër në Uashington, publikoi sot një analizë ku kryeministri shqiptar, Edi Rama krahasohet me presidentin turk, Erdogan
Pothuajse një çerek shekulli më parë, Recep Tayyip Erdogan vizitoi Uashingtonin. Ish-zyrtari i mbrojtjes i epokës së Reagan-it, Richard Perle, e prezantoi atë në Shtëpinë e Bardhë, duke pohuar synimet e tij të sinqerta si një demokrat dhe reformator. Kur Erdogan fitoi zgjedhjet më pas, zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë dhe të Departamentit të Shtetit e mbështetën atë. Presidenti George W. Bush, për shembull, i tha Erdogan-it: “Unë e vlerësoj shumë shembullin që ka dhënë vendi juaj se si të jesh një vend mysliman dhe në të njëjtën kohë një vend që përqafon demokracinë, sundimin e ligjit dhe lirinë”. Ndërkohë, Sekretari i Shtetit, Colin Powell, e përshkroi Turqinë si “një demokraci myslimane që jeton në paqe me miqtë dhe fqinjët e saj”.
Një mendim i tillë dëshiror vazhdoi për vite me radhë, ndërsa zyrtarët amerikanë e përshkruan Erdogan-in siç ata e dëshironin dhe jo Erdogan-in që ekzistonte në të vërtetë. Ndërsa një brez diplomatësh amerikanë vlerësuan reformat e supozuara demokratike të Erdogan-it, ai e ktheu Turqinë në një nga shtetet policore më të egra të Evropës.
Neglizhenca diplomatike pati pasoja. Turqia ka rënien e pestë më të madhe në renditjen e Freedom House gjatë dekadës së fundit, madje më e madhe se Hong Kongu pasi Kina komuniste copëtoi garancitë e këtij territori.
Shkalla e vrasjeve të grave është rritur mbi 1400 për qind. Liritë e shtypit nuk ekzistojnë. Larg mbrojtjes së interesave perëndimore, Erdogan i afrohet Rusisë dhe Iranit dhe përqafon liderët terroristë.
Pyetja tani është nëse Uashingtoni dhe partnerët e tij evropianë kanë nxjerrë ndonjë mësim.
Merrni rastin e Shqipërisë. Më 11 shtator 2013, Edi Rama mori detyrën si kryeministri i 12-të i Shqipërisë pas Luftës së Ftohtë. Kur Presidenti Barack Obama dhe Zëvendës Presidenti Joe Biden takuans Ramën, ata vlerësuan udhëheqjen e tij, përpjekjet e tij për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkan dhe promovimin e tolerancës fetare. Sekretari i Shtetit, John Kerry, ishte i shfrenuar gjatë një vizite në Tiranë në vitin 2016.
“Presidenti Obama, unë dhe populli amerikan jemi shumë mirënjohës për lidershipin që po ofroni dhe për përpjekjet e ekipit tuaj që jo vetëm të kujdeset për Shqipërinë dhe interesat e Shqipërisë, por për të përqafuar një grup të gjerë vlerash që na përcaktojnë të gjithëve,” i tha ai Ramës.
Në shkurt 2020, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo vlerësoi mbështetjen e supozuar të Ramës për reformat në drejtësi. Ashtu si me Erdogan-in, megjithatë, ngrihen pyetje rreth donacioneve të paligjshme në sistemin politik amerikan.
Megjithatë, ka shenja që Rama e sheh veten si një Erdogan të ri. Rasti i Fredi Belerit duhet të jetë një paralajmërim. Më 12 maj 2023, dy ditë përpara zgjedhjeve bashkiake në Shqipëri, forcat policore shqiptare arrestuan Belerin, një grek etnik që kërkonte drejtimin e Himarës, një qytet në rivierën shqiptare. Akuzat ishin të dyshimta. Prokurorët nga aparati i Ramës akuzuan Belerin se kërkon të blejë katër vota për një total prej rreth 320 dollarë. Votuesit i panë akuzat si një përpjekje cinike për të mënjanuar një kandidat të opozitës dhe për t’i hequr komunitetit etnik grek të Shqipërisë kontrollin mbi pronat e paluajtshme gjithnjë e më të vlefshme që bashkëpunëtorët e Ramës shpresonin të zhvillonin. Beleri fitoi, por Rama nuk pranoi ta lejonte atë në detyrë.
Paralelet me Turqinë janë të habitshme. Së pari, Erdogan fabrikoi gjithashtu akuza për parregullsi financiare për të mënjanuar kundërshtarët politikë dhe për të konfiskuar pronat e tyre. Së dyti, ai do të përdorte mjete të dyshimta gjyqësore për të penguar pakicat etnike që të merrnin postet që fituan. Për vite, megjithatë, Erdogan nuk pësoi asnjë pasojë diplomatike për veprimet e tij; Të bindur në të vërtetën e qëndrimit të tyre rreth asaj se si Erdogan ishte një reformator, diplomatët amerikanë madje do ta mbulonin abuzimet. Pak më shumë se një dekadë më parë, për shembull, Obama lavdëroi Erdoganin në ‘Sabah’, duke injoruar faktin se lideri turk sapo kishte konfiskuar gazetën dhe ia kishte transferuar dhëndrit të tij. Gabimi i Obamës nuk ishte vetëm i tij; ai ishte mbështetur te diplomatët që pinin ‘Kool-aid-in’ e Erdogan-it.
Ashtu si Erdogan-i, Rama është takticien. Ai e kupton se, për sa kohë diplomatët dhe zyrtarët kryesorë në Uashington dhe Bruksel e shohin atë si një reformator, siç bënin dikur Erodgan-in, ata do ta lejojnë Ramën të përdorë gjykatat për të shënjestruar opozitën politike. Qershia mbi tortë ishte ish-ambasadorja Yuri Kim, e cila injoroi abuzimet e Ramës teksa manovronte për një post pasues në Ankara.
Uashingtoni nuk duhet të bëjë të njëjtin gabim dy herë. Në rrezik është më shumë se bashkëpunimi i sigurisë në Ballkan. I lënë i pakontrolluar, erdoganizmi lëshon metastaza dhe pasojnë abuzimet dhe paqëndrueshmëria. Është koha të gjykojmë Ramën nga veprimet e tij, jo nga propaganda, dhe ta shpallim Belerin të burgosur politik. sn
Bëni një eksperiment të thjeshtë. Merrini nominalisht fituesit e provimit të magjistraturës dhe futini tek lista e patronazhistëve. Pjesa dërrmuese e tyre rezultojnë si votues të sigurtë të Partisë Socialiste.
Pastaj bëni dhe një kërkim të thjeshtë në ‘google’. Do të rezultojë që shumica dërrmuese e tyre figurojnë si të punësuar në institucionet më politike të vendit. Juristë në ujësjellësa, koordinator informimi nëpër institucione, fëmijë e farefis vettingashësh, politikanësh e kështu me radhë.
Që votuesi i Rilindjes është më inteligjent dhe më i prirur akademikisht se sa pjesa tjetër e shoqërisë, kjo është e qartë si kristali. Ndaj këta fitojnë çdo konkurs.
Megjithatë lista e fituesve të magjistraturës është potencialisht një skenë e madhe krimi, që kap drejtësinë për 50 vitet e ardhshme.
Ndaj fillimisht duhet pezulluar nga detyra titullari i Shkollës së Magjistraturës.
Paralelisht SPAK duhet të sekuestrojë në cilësinë e provës materiale provimet e kandidatëve. Kompania që ka ofruar shërbimin elektronik të vlerësimit të provimeve po ashtu duhet të merret nën hetim derisa të sqarohet e gjitha.
Ndoshta e gjitha është një problem teknik. Ndoshta rilindasi mesatar është me të vërtetë më inteligjent se sa shqiptari mesatar.
Por një verifikim i thjeshtë nuk do t’i bënte keq askujt. Aq më tepër këtyre që kanë patur në dorë procesin e vlerësimit, të cilët kështu do të pastronin edhe çdo dyshim. sn
Nuk është fjala për akuzën e Kontrollit të Lartë të Shtetit për dëmin 1 miliard euro në vit që kjo qeveri i shkakton Shqipërisë. Se po bëhen 12 vite që këtë institucion, Rilindja nuk e pjerdh fare. As për shpenzimet marramendëse të kryeministrit që sillet me lekët e buxhetit si një shah i fushave naftëmbajtëse që burojnë të ardhura. Nuk e kemi fjalën as për lumin e tenderave me çmime stratosferike. Që janë për Guinness kostot e autostradave p.sh. Ej, kapëm si shtet 24 milionë euro/km. Jo që nuk na afrohet kush, por gjithë shtetet për rreth e më gjerë na shohin me “zili”. Edhe në ëndrrat e tyre më të guximshme nuk u afrohet ky çmim. Po i lemë mënjanë dhe vjedhjet e morisë së ministrave, drejtorëve, aparatçikëve. Ka hyrë në administratë si metodologji, vidhni, por mos lini shumë gjurmë. E prapë them se nuk e kam fjalën për kaq e kaq grabitje. Këto Rama i quan dardha, kumbulla e mollë, që hahen pas kurrizit të tij. Pra ai që do kapet do shkapet në ca vite burg e pasurinë do e gëzojë. Askush nuk do e ngacmojë.
Sot në republikë kanë ndodhur dy gjëma të mëdha që nesër do e çojnë në burg Ramën me dënimin jo një jetë, por disa. E ja cilat janë.
1-Në shtetin tonë qeveria rilindase ka dëmtuar thelbin e sistemit. Ka zhdukur KONKURRENCËN. Buxheti harxhohet për miq e shokë, me tendera të paravendosur dhe me çmime të larta. As që bëhet fjalë të ketë garë,të ketë kursim fondesh e cilësi investimesh. Gropën konkurrencës ia bënë PPP-të dhe e varrosën ligjet e personalizuara.
2-Në shtetin e këtyre 12 viteve, KUSHTETUTA është bërë si ato kanatieret me vrima që prodhonte Trikotazhi i Korçës. Ndreqen e shtohen nene që ndërtohen për të mbrojtur grabitjet dhe dëmet që duken ashiqare. Me qëllimin që nesër të deklarohet, vepruam sipas ligjeve.
Shqipëria sot për sot ndodhet në një klimë sociale si ai i viteve ‘90. Me një varfëri të skajshme dhe me një grup që pasurohet në kurriz të mjerimit të dhimbshëm. Ndaj presioni vdekjeprurës i ekonomisë zbrazet tek eksodi masiv. Por jo për shumë kohë. Ka arritur gjendja në atë pikë që thuajse po ngelen veç moshat e treta në vend. E pas kësaj do nisë kërkesa e llogarisë. Do nisë të shfaqet pa frikë dhe me rebelizëm shqiptar. Se valvula nuk e duron më trysninë,do shpërthejë e do kërkojë së pari llogari. Llogari për abuzimet,për vjedhjet, grabitjet, zhvatjet, tjetërsimet, manipulimet. Një vargmal me fakte, me dëshmitarë. Një Nuremberg që do nisë me Ramën. Do nisë nga burimi i kësaj të keqeje dramatike që po tret buxhetin dhe pasurinë e vendit. Njerëzit nuk do jenë shumë kuriozë. Nuk do presin Bild apo RAI3 të mësojnë marifetet e marifetçinjve. Se i dinë në majë të gishtave gjithë faktet. Se provuan në kurriz të tyre keqen. Por ia vlen të luten. Çdo ditë e pa pushim të luten:
-Edvin, paç shëndet! Paç shëndet se burg i gjatë të pret!
Ndërsa Vladimir Putini festonte zgjedhjen e tij të pestë, me një fitore zyrtarisht stratosferike, në Seul të Koresë së Jugut mbahej një “takim i nivelit të lartë të demokracive” në një ton të thjeshtë.
Ideja e takimit qe hedhur nga Joe Biden më 1921, pastaj mori më shumë dukshmëri e dalje në pah mbas mësymjes ruse të Ukrainës, në një periudhë , në të cilën koalicioni i liberaldemokracive dukej më i bashkuar e më luftarak.Sot qëndrimi i perandorisë ruse në terrenin ushtarak, me shtesën e ritit zgjedhor të sapofestuar e bën problematik çdo lloj “triumfalizmi” të “botës së lirë”. Kina dhe Irani, dy fuqi të tjera të boshtit kundërperëndimor, kanë regjime që nuk duken se janë nisur drejt derës së daljes, së paku në dukje. Por ka ndryshime ndërmjet këtyre kombeve. Njëra ka të bëjë pikërisht me ritin zgjedhor. Përse Putini iu kërkon rusëve të votojnë, mbasi ai i mbyll rrugën çdo zgjedhjeje, i heshton apo asgjëson kundërshtarët, pra mund të vazhdojë të ushtrojë pushtetin e tij despotik, duke kursyer votimet e përgjithëshme? Përse nuk bën si miku dhe aleati i tij Xi Jinping, i cili mendohet gjatë për të thirrur kinezët në votime, nuk shtiret as se ka miratimin e tyre, por pranon (tashmë prej tre mandatesh) nga një sistem i fshehtë në brendësi të partisë komuniste?
Zgjedhja ruse është dhunuar në shumë mënyra. Vdekja e Aleksej Navalnit na ka kujtuar se çfarë fundi kanë kundërshtarët e vërtetë të regjimit. Pra është e drejtë të thuhet se vendimi i kutive ruse është i tjetërsuar.Megjithatë Putini ka ndjerë nevojën të organizojë këtë vënie në skenë. Kjo sepse dhe regjimet autoritare venë para vetes pothuajse gjithmonë problemin e pëlqimit. Kufijtë ndërmjet demokracive dhe autoritarizmave nuk janë vija të kuqe të shënuara me zjarr; ka shkallëzime dhe ngjyrime, shumë kalime të ndërmjetme, sisteme politike “hibridë” që mund të përziejnë shkallë autoritarizmi e miratime popullore.
Për të marrë ngjasime historike, mund të kujtohen Mussolini, Hitleri, Stalini, Mao,të gjithë kanë gëzuar një pëlqim nga popujt e tyre, së paku në disa faza të historisë së tyre. Disa hipën në fuqi edhe në sajë të votimit të masave (Mussolini, Hitleri), të tjerë kishin një ligjësim të tipit revolucionar që kalonte nëpërmjet rolit të partisë komuniste, “pararoja e proletariatit”.
Ndërsa, për të përdorur ngjasime të sotme, ndërmjet aq ndryshesave të ndërmjetme mes demokracisë “së përsosur” (që nuk gjindet) dhe autoritarizmit, mund të kujtojmë se më një mars u votua në iran. Edhe atje një opozitë e vërtetë është shtypur dhe ndrydhur mizorisht; pakënaqësia popullore kundrejt ajatollahëve është shfaqur nëpërmjet një mosvotimi rekord (madje dhe vetë regjimi islamik ka pranuar se pjesëmarrja në votime ka qënë vetëm 40%, më e pakta që nga revolucioni komeinist i 1979). Megjithatë edhe teokracia shiite e Teheranit, si Putini, kërkon të sanksionojë ligjëshmërinë e saj duke kaluar përmjet votimeve të përgjithëshme, gjë që nuk e bëjnë as Kina komuniste, as Koreja e Veriut, por as Arabia Saudite e qeverisur nga një mbretëri absolute. Në Turqi qeveris një “Sulltan” që ka pakësuar lirinë e shprehjes dhe disa të drejta të kundërshtarëve, por të katalogohet Erdogani si një diktator do të ishte e gabuar, pëlqimi të cilin e gëzon është i vërtetë, votimet e tijkanë qënë më të lira se ata ruse.
Duke u kthyer tek Putini, fatkeqësisht ka hulumtime mjaft të besueshme që i veshin atij një popullaritet në rritje në sajë të luftës, e megjithë vuajtjet që ajo luftë i shkakton një pjese të popullit rus. Terma “demokracia” është e dyshimtë dhe mund të keqkuptohet: me që emërton “qeverinë e popullit”, a është e mjaftueshme që populli të jetë shprehur – siç ka bërë në Rusi – për t’i dhënë ligjëshmëri demokratike një drejtuesi? Etërit kushtetues të Shteteve të Bashkuar të Amerikës – më e lashta liberal-demokraci e botës – parapëlqenin fjalën Republikë. Për ata nuk mjaftonte që qeveria të kishte miratimin e qytetarëve nëpërmjet votës. Këtij elementi të qenësishëm të demokracisë, duhej t’i shtoheshin cilësitë e një Republike: ndarja e pushteteve, liri shprehjeje, liri besimi, mbrojtje e pakicave, shkurt të gjitha ato siguri që përbëjnë Shtetin e së drejtës e që një demokraci popullore do të mund t’i shkelte me këmbë. “Rule of Law”, terma angleze që emërton Shtetin e së drejtës, është ndjellëse: do të thotë se ai që komandon është ligji, i njëjtë për të gjithë, edhe për të fuqishmit. Kjo nuk i zbatohet sigurisht Putinit, as edhe shumë të tjerë despotëve, edhe se të veshur me pëlqimin e masës.
Në problem i Rusisë është se ai pëlqim ekziston. Sigurisht nuk do të jetë 88%, por ekziston. Duke e parë me kthjelltësi këtë përfundim, do të thotë se Perëndimi, veçanërisht Evropa, nuk ka vetëm “një problem Putin”, ka një “problem rus” të vetin e të vërtetë. Ashtu sikurse Evropa vuajti “çështjen gjermane” deri sa kultura e atij kombi ishte e nginjur me kombëtarizmin viktimist, inatçi, agresiv e paranojak, që kishte ushqyer veprimet e Rajhut më parë se sa nazizmi. Pastaj është problemi i putinizmit në shtëpinë tonë. Që kur filloi mësyemja kriminale kundër Ukrainës kemi matur shtrirjen e simpative për Putinin, nga ato më të hapurat (veçanërisht në të djathtë: Trump, Salvini, Orban), tek ato më të maskuarat të pacifizmit të së majtës, këto të fundit të frymëzuar nga vetëm një siguri, që Perëndimi është perandoria e vërtetë e së keqes.
Putinizmat e shtëpisë sonë mund të kenë prejardhje të ndryshme. Disa djathtas shohin në Carin mbrojtësin e sistemit të vlerave tradicionale, të kërcënuara nga politikisht korrekt ose nga kultura e zgjuar e Perëndimit. Të tjerë djathtas e majtas, janë lënë të indoktrinohen nga teoria e komplotit mbi rrethimin e hamendësuar të Rusisë nga ana e një NATO-je luftënxitëse , sa që të gjithë agresionet e Putinit bëhen mbrojtje e ligjëshme.
Së fundi ka një problem mbi sfondin, ai që tejduket nga klima e trishtuar dhe e përulur në të cilën zhvillohettakimi i retë botëror i demokracive në Korenë e Veriut. Edhe popujt që kanë traditat më të hershme e më të fuqishme demokratike, nuk janë të dashuruar në mënyrë jo kritike e përjetësisht me demokracinë për arsye filozofike, vlerash. Si çdo sistem politik edhe demokracia duhet të pushtojë e të meritojë pëlqimin nëpërmjet rezultateve që jep. Është në këtë drejtim që bilanci i sotëm nuk ngazëllen, deri n’atë pikë që në shumë vende zvjerdhja e qytetarëve ndeshet jo me këtë apo atë qeveri, me këtë apo atë parti , por me vetë sistemin.
Amerika shkëlqen në shumë manifestime të një lodhjeje demokratike, e fajet nuk janë vetëm në një anë. Trump-i, nxitësi i sulmit mbi Campidoglio, është një rast skajor me rregullën e vet, simbas së cilës “ose fitoj un ose zgjedhjet janë të fallsifikuara”. Nga ana e kundërt i përgjigjen me një koncept jo më pak të rrezikshëm “O fitojmë ne, ose kjo nuk do të jetë më një demokraci”.
Më 17 shtator 1787, kujt e pyeste se çfarë sistemi politik etërit kushtetues kishin përcaktuar për Shtetet e Bashkuar t’Amerikës, Beniamin Franklini përgjigjej: “Një Republikë, nëse do të jeni në gjëndje t’a ruani”. N’atë përgjigje ishte vetëdija se asnjë sistem politik është i përsosur në përgjithësi, e asnjë nuk është përgjithmonë, nëse qytetarëtnuk kanë arsye të forta për t’a mbrojtur.
“Corriere della Sera”, 18 mars 2024 Përkrtheu Eugjen Merlika
Kërcënimeve për të dhënë dorëheqjen nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm dhe përndjekjeve prej një viti ndaj shtetasit E.K, burri i ministres Delina Ibrahimaj u dha fund pesë muaj më parë kur vendosi t’i zinte pritë te “Pazari i Ri” dhe ta qëllonte disa herë me thikë.
Një ngjarje në përmasat e skandalit ka ndodhur mëngjesin e datës 20 Nëntor 2023, në mes të Tiranës, por që është mbyllur nga përfshirja e drejtuesve të disa institucioneve të rëndësishme shtetërore. Sigurisht, autori i goditjeve me thikë është burri i një ministre.
Newsbomb.al zbardh ekskluzivisht këtë ngjarje të rëndë të ndodhur në rrugën “Tefta Tashko Koço”, ku drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Kredive (ATK) është kërcënuar dhe qëlluar me thikë nga Andri Ibrahimaj, burri i ministres Delina Ibrahimaj.
Rasti është kallëzuar dhe në Policinë e Tiranës, në Komisariatin Nr.1 nga shtetasit E.K, por institucionet kanë heshtur. Me kërcënime dhe ndërhyrje të shumta “nga lart”, kallëzimi i Drejtorit të Përgjithshëm në Ministrinë e Financave është pluhurosur në sirtare.
Prokuroria e Tiranës ka marrë materialet proceduriale të referuara nga blutë e kryeqytetit, por ka vendosur që të pushojë çështjen. Nga ndikimi dhe influenca e fortë e njerëzve të përfshirë në ngjarje vetëkuptohet dhe vendimi i organit të akuzës.
Redaksia disponon dhe ekzaminimin e Institutit të Mjekësisë Ligjore, kryer nga mjeku ligjor Harallamb Martopullo i cili provon se në trupin e shtetasit E.K janë konstatuar dremishje në pjesën e fundshpinës të shkaktuara nga një mjet mbretës.
Delina Ibrahimaj u largua nga drejtimi i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë në Shtator 2023, për të marrë drejtimin e Ministrisë së Sipërmarrjes, detyrë të cilën e mban dhe aktualisht.
Arsyeja e këtij konflikti që degjeneroi deri në përdorimin e thikës nga ana e burrit të ministres socialiste, Andri Ibrahimaj, është pikërisht posti që mban shtetasi E.K si drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Kredive. Atij i është kërkuar vazhdimisht të japë dorëheqjen, gjatë kohës që bashkëshortja e Andri Ibrahimaj drejtonte Ministrinë e Financave.
Agjencia e Trajtimit të Kredive është një institucion në varësi të kësaj ministrie dhe shtetasi E.K nuk ka pranuar që të largohet pas presioneve dhe kërcënimeve.
Një tjetër detaj që thellon skandalin ku është përfshirë Andri Ibrahimaj, bashkëshorti i ministres Delina Ibrahimaj. Ky shtetas i ka kërkuar vazhdimisht E.K që të jepte dorëheqjen sepse drejtor do të emërohej një shok i tiji.
Pra, burri i ministres Delina Ibrahimaj duket se de fakto drejtonte Ministrinë e Financave, sepse vendoste se kush do të emërohej dhe kush do të largohej nga detyra.
Përndjekjet ndaj shtetasit E.K janë shtuar përgjatë muajve dhe mëngjesin e datës 20 Nëntor 2023, Andri Ibrahiamj sapo e ka parë duke kaluar në rrugë ka dalë nga lokali ku ndodhej, duke shkuar drejt Drejtorit të Agjencisë së Trajtimit të Kredive. Aty e ka kanosur dhe ofenduar me fjalë fyese, ndërsa ka tentuar dhe ta çojë drejt një ambienti tjetër privat për “t’u sqaruar”.
Kur drejtori nuk ka pranuar, referuar dhe kallëzimit të depozituar në Komisariatin Nr.1 në Tiranë, burri i ministres ka nxjerr nga brezi një mjet në dukje prerës dhe e ka qëlluar në pjesën e brinjëve dhe të fundshpinës. Këto goditje ndaj drejtorit të Agjencisë së Trajtimit të Kredive janë provuar dhe nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.
Interesante është dhe ajo që ka ndodhur pas kësaj ngjarje.
Andri Ibrahimaj është larguar menjëherë nga Shqipëria, e provuar kjo dhe nga sistemi TIMS. Nga frika se mos rasti bëhej publik dhe ai arrestohej, burri i ministres Delina Ibrahimaj ka vendosur të ikë nga vendi atë periudhë. Shteti është vënë në dispozicion të tij.
Ngjarja është tentuar të fshihet dhe E.K është kërcënuar që të mbyllë gojën.
Ai është shkarkuar nga posti i Drejtoritë të Përgjithshëm në Agjencisë e Trajtimit të Kredive, institucion në varësi të Ministrisë së Financave që sot drejtohet nga Ervin Mete, dhe asnjë institucion nuk ka marrë masa për një sulm fizik në përmasat e skandalit.
Pjesë në këtë shkarkim ka dhe vetë ministrja Delina Ibrahimaj, e cila edhe përse është larguar nga Financat ka aty të gjithë stafin që ka emëruar në vite dhe bën ligjin. Ashtu siç u tentua dhe me drejtorin e ATK-së, por ky i fundit nuk pranoi të largohej për t’ia lënë postin shokut të burrit të ministres.
Punë ka, por dhe profesionistë po! Ama në Shqipëri ka një rregull të pashkruar që nuk të lënë të punosh kur je i aftë…
Institucioni i Avokatit të Popullit në Kosovë ka mbajtur një tryezë diskutimi me rastin e shënimit të Ditës Kombëtare të Personave të Pagjetur.
Këshilltari juridik në këtë institucion, Labinot Sheremeti, tha se Avokati i Popullit gjatë vitit 2023 ka publikuar raportin për drejtësinë tranzicionale dhe zbatimin e mekanizmave të saj, ku qëllimi i tij ka qenë në dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës dhe sigurimin e drejtësisë për viktimat e këtyre krimeve, shkruan KosovaPress.
Duke folur për numrin e viktimave gjatë luftës së fundit në Kosovë, Sheremeti tha se edhe pse nuk kanë të dhëna zyrtare, sipas organizatave vendore e ndërkombëtare, del se mbi 13.500 persona janë vrarë ose zhdukur gjatë viteve 1998-2000.
Ai tha se prej tyre kanë 10 mijë civilë, e prej tyre 1133 fëmijë të vrare ose të zhdukur, ku fati i afër 1600 personave vazhdon të mbetet i pazbuluar.
Ndërkaq, duke folur për dëmet materiale të luftës, Sheremti tha se sipas llogaritjeve del se dëmet janë vlerësuar rreth 22 miliardë euro, përfshirë 120 mijë shtëpi të shkatërruara.sn
Kryeministri Edi Rama me një lehtësi habitëse etiketon si “armik”, jo vetëm të atij vetë, por “të Shqipërisë” çdokënd që ka mendim kritik për të dhe qeverinë e tij. Dhe ky lloj etiketimi shoqërohet edhe me një leksion mbi patriotizmin që të bën për të qeshur.
Nga Gjergj Erebara
Në vitin 2017, prokuroria shqiptare kërkoi në Kuvendin e Shqipërisë arrestimin e Saimir Tahirit, deputet socialist, nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës. Miqtë dhe kushërinjtë e tij ishin arrestuar në Itali nën akuzën e trafikimit të tonelatave me drogë nga Shqipëria për në brigjet italiane.
Rama, i cili e mbrojti Tahirin dhe vuri bandën e tij mediatike për të sulmuar prokurorët si komplotistë të organizuar nga opozita, shpalli në atë rast gazetarët si “rrezik publik”. Turmat e militantëve sulmuan verbalisht në rrugë gazetarët që po i bënin pyetje Tahirit, njëra prej tyre bëri thirrje që një gazetare “të kapej për zhelesh”.
Kushdo që ka lexuar dramën Armiku i Popullit nga Henrik Ibsen, sjellë për herë të parë në shqip nga Fan Noli që në Luftën e Dytë Botërore, nuk ka se si të mos e bënte lidhjen. Për këdo që nuk e ka lexuar, drama flet për një personazh që thotë të vërtetën, një e vërtetë që nuk i pëlqen shumëkujt në qytet dhe që për rrjedhojë personazhi bëhet Armik i Popullit. Sipas Ramës, fakti që gazetarët po bënin punën e vet duke raportuar mbi lidhjet e krimit me qeverinë e tij, bënte që ata automatikisht të ishin “rrezik publik” sepse, siç tha ai, ata po e “bënin miletin lëmsh”.
Rama përdori së fundmi të njëjtën fabul, por kësaj here në një nivel më grotesk.
Rama tha: “Shqipëria në këtë rast është goditur me duart e italianëve, por me mallin e dhënë nga shqiptarët këtu në Tiranë. Janë po ata shqiptarë të cilët, sa herë që u jepet mundësia që të hedhin baltë mbi Shqipërinë në çdo hapësirë që krijohet kudo në botë, e bëjnë me paskrupullsinë dhe me një ndjenjë armiqësie ndaj vendit, e cila projektohet për shkak të armiqësisë ndaj meje dhe ndaj qeverisë.”
Me pak fjalë, kushdo që raporton për kontaktet e panumërta të qeverisë së tij dhe të politikës shqiptare më gjerësisht me elementë kriminalë, sipas Ramës, është, jo vetëm armik i tij, por edhe armik i Shqipërisë. Në mënyrë shumë të pavend, ai tashmë e identifikon veten me vendin. Nëse shan Ramën, shan Shqipërinë dhe nëse shan Shqipërinë, shan Ramën.
Rama po i referohej në këtë rast një emisioni investigativ italian, i cili, ndërsa fliste për marrëveshjen Rama-Meloni për kamp refugjatësh në Shqipëri, nuk u përmbajt pa bërë një panoramë të gjerë të lidhjeve të “qeverisë Rama” me krimin, duke përfshirë historinë e Saimir Tahirit apo historinë e vjetër tashmë të ish-gjeneralit italian Fabrizio Lisi, i cili dihet gjerësisht se ka marrë përmes një fondacioni, një parcelë toke dhuratë nga Artur Shehu, një figurë e përfolur si një eksponent i krimit të organizuar, marrëdhëniet e së cilit sollën edhe rrëzimin edhe të disa zyrtarëve të drejtësisë në procesin e vetingut.
Mes të tjerash, emisioni përmend si tregues të lidhjes së qeverisë me krimin edhe faktin që Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi, ka bërë karrierë si avokat penalist në Itali.
Marrë më vete, secili prej fakteve të përmbledhura në emision duket pa lidhje. Marrëveshja mes dy qeverive për refugjatët, sado e shëmtuar që të jetë, nuk ka ndonjë lidhje të drejtpërdrejtë me historinë e kushërinjve dhe shokëve trafikantë të Saimir Tahirit dhe ish-oficerin e policisë, Dritan Zagani, i cili u arratis nga Shqipëria për të kërkuar mbrojtje politike në Zvicër për shkak se kishte vënë në dukje faktin që Tahiri i jepte makinën e tij kushërinjve që të qarkullonin lirshëm dhe pa telashe me policinë.
Dhe Rama me të drejtë thotë se puna e Agaçit si avokat nuk ka lidhje me punën e tij si Sekretar i Përgjithshëm dhe as me marrëveshjen për kampin e refugjatëve. Por problemi është se media në botë, ndryshe nga sa pretendon Rama, ka një të drejtë ekskluzive të shohë lidhje aty ku të tjerët mund të mos i shohin. Dhe Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka dhënë sakaq një vendim në të cilin sqarohet në mënyrë shterruese e drejta e gazetarit për t’i renditur faktet si ai e sheh të arsyeshme, pavarësisht nëse kjo renditje i pëlqen apo jo dikujt. Dhe thelbi i emisionit të Rai 3 duket se ishte për t’u thënë italianëve: shikoni se kush është partneri i Melonit në Shqipëri, një qeveri e lidhur kokë e këmbë me strukturat kriminale.
Për këtë Rama e ka të vështirë të gjejë çfarëdolloj justifikimi. Ai mund të gjejë argumente të logjikshme për secilën nga elementët, por jo për historinë e përgjithshme. Ai ishte personi që futi në parlament Arben Ndokën, një njeri i dënuar për trafik qeniesh njerëzore. Dhe po ai kontribuoi fort për të futur në parlament Mark Frrokun, (dhe Frroku nga ana e tij e ndihmoi të fitonte postin e kryeministrit). Rama është personi që mbrojti Saimir Tahirin, ndërsa ai përballej me akuzat se e ktheu Shqipërinë në një parajsë për trafikantët e drogës, truprojat e së cilit janë ndërkohë të dënuar për trafik droge. Dhe Rama është ai që, sipas Departamentit Amerikan të Thesarit, i ka dhënë një grupi të strukturuar kriminal me bazë në Elbasan akses në qeverisjen e vendit, e ka lejuar të emërojë drejtorë në Tiranë dhe Elbasan në këmbim të votave.
Pa folur këtu për dosjen 184 të zgjedhjeve në Dibër apo dosjen 339 të zgjedhjeve në Shijak e në Durrës dhe pa mbërritur te lista e gjatë e zyrtarëve të shtetit të kapur në korrupsion. Apo për historinë e Met Dafllakut, personit që u kap me të dhënat personale të qytetarëve, ndërsa bënte funksionin e patronazhistit socialist dhe kishte paksa të shkuar kriminale.
Rama mund të bëjë të paditurin për secilin nga incidentet e shumta, si në lidhje me krimin ashtu edhe në lidhje me korrupsionin. Ai p.sh., mund të thotë se nuk ka logjikë t’i kërkohet llogari për korrupsionin e Lefter Kokës, të Arben Ahmetajt apo, larg qoftë, të drejtorëve të Bashkisë së Tiranës. Por po kështu, gjithkush, vendës apo i huaj, mund të bëjë këtë pyetjen tjetër: a ka pasur ndonjë rast, në të cilin Rama, nga pozicioni i kryeministrit, ka vënë re diçka që nuk shkon me bashkëpunëtorët e tij? A ka ndonjë provë që ai ka mbajtur larg ndokënd të dënuar për krime të neveritshme, si trafiku i qenieve njerëzore? A ka ndonjë rast kur ai ka vërejtur se ndonjë drejtor apo ndonjë ministër ka vjedhur paratë e taksapaguesve dhe i ka futur në xhepin e vet? Me një fjalë, a ka Rama ndërgjegjen qytetare për të luftuar krimin dhe korrupsionin kur ai e vëren, pavarësisht se sa rrallë mund të ndodhë kjo? Përgjigjja, për të gjitha këto pyetje, është “jo”! Për aq sa dihet publikisht, asnjë zyrtar nuk është dyshuar për korrupsion nga Rama, asnjë tender nuk është dyshuar për manipulim nga vetë ai.
Në këtë linjë të gjatë të marrëdhënieve të qeverisë së tij me elementë kriminalë, fakti që pozicioni i Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, një pozicion që ligjërisht është i rezervuar për zyrtarët që kanë bërë karrierë brenda administratës publike, i jepet një avokati që nuk ka pasur një karrierë të mëparshme në administratë publike, nuk është më pa lidhje.
Gjithsesi, ana që të bën për të qeshur është argumenti patriotik i Ramës se pse shqiptarët nuk duhet të thonë të vërtetën për qeverinë e tij. Është një argument që përmendi, në mënyrë po kaq qesharake, dikur edhe Erion Veliaj. Sipas këtyre të dyve, “duhet një pakt që të mos e shajmë vendin para të huajve”. Me “vendin”, nënkuptohet Rama dhe Veliaj. Sipas kësaj logjike, këto problemet e lidhjes së krimit me politikën dhe korrupsionit masiv, janë çështje mosmarrëveshjesh të brendshme, të cilat, ne shqiptarët, duhet t’i mbajmë për vete. Është një argument qesharak, që thuhet se e ka dhënë për herë të parë Faik Konica.
Rama shkon më tutje në këtë drejtim. Ai e konsideron veten si agjent i progresit. Ai tha: “Këta shqiptarë bartës të atij mallkimi që ka Shqipëria që nga 1912-a, kur kanë qenë shqiptarët ata që kanë qenë armiqtë më të mëdhenj të çdo përpjekjeje për progres këtu në Shqipëri, për shkak, o pushteti, o inatesh o mllefesh, o oooo por kurrë për shkaqe realisht të respektueshme dhe të justifikueshme.”
Me një fjalë, nëse tregon të vërtetën, kjo të bën automatikisht, jo vetëm armik të popullit, por të bën edhe një armik të “progresit”. Vetëm se progresi është çështje konvencionesh. Vendosja e trafikantëve të qenieve njerëzore në pozicione pushteti, sipas opinionit të shumë njerëzve, nuk hyn në kategorinë e progresit. Dhe si për të treguar shkallën e tij të progresit, ai kaloi në homofobi të nënkuptuar të enjten, kur etiketoi Gazmend Bardhin si “jo burrë” dhe “çingije”.
“S’duhet të jetë burrë se s’ka mundësi, është thjesht çingije që ngre dorën duke kërcyer prehër më prehër sikur ka gur për të hedhur,” tha Rama.
Bardhi është shënjestruar edhe nga Sali Berisha, më herët, kur të dy ishin në marrëdhënie jo të mira, ndërsa vetë Rama ka qenë ankuar me shumë të drejtë për sulme të kësaj natyre që ai vetë ka marrë nga Berisha.
Duke qenë se jemi në shekullin e njëzet e një, dhe, duke qenë se Rama, ndryshe nga Berisha, pretendon se udhëheq një forcë progresiste, ai së paku nuk duhet të përdorë një gjuhë të tillë. Dhe për momentin nuk duket se Rama ka ndonjë mënyrë më të mirë për të demonstruar progresivllëkun e tij se sa të na kursejë komente të tilla prapanike. Por dukshëm, një politikan që bie në një nivel të tillë, nuk ka më asgjë të vlefshme për të thënë./BIRN/
P.s.
Meqë jemi te Ibseni, mund të nxjerrim nga drama e tij nja dy fjali në lidhje me temën:
“Nuk duhet të veshësh kurrë pantallonat e tua më të mira kur ke dalë të luftosh për lirinë dhe të vërtetën.”
“Një parti është si makinë mishi; ajo grin gjithëfarëlloj kokash bashkë për t’i futur në të njëjtën salsiçe”.
“Më e keqja është që, nga njëri cep në cepin tjetër të këtij vendi, çdo njeri është skllav i partisë së tij.”
Këto ditë në Tabil Saraj ka plasur trazira të mëdha. Por trazirat ende vazhdojnë. Sebep është bërë Lal Eri, ose si i thonë ndryshe Lal Sherri, një nga pashallrët më të “ndritur” të sulltanatit në qëndrës në Tabi Saraj. Bëhet fjalë për një skandal në një pashallëk në sulltanat ku është përfshirë një numër i madh i drejtuesëve dhe çaushëve të tij, të cilët kanë zhvatur pa fund para nga mileti. Miletit i kanë hipur xhindet keq dhe është ngritur në këmbë ku i kërkon dorheqjen Lal pashait, por së bashku me këtë i kërkohet edhe ndjekja penale. Sulltan Zgjebua në Tabil Saraj ende nuk e ka ndarë mëndjen se cfarë do bëj me Lal Erin, por largimi i tij nga perandoria nënkupton rënien e perandorisë menjëherë.
Në burg, në burg, shfrynë i inatosur mileti!
Zemërimi ka marrë hov të madh. Situata është ndezur keq, sepse miletit që i ka ardhur në maj të hundës kërkojnë që jo vetëm Lal Eri të dorëhiqet si pasha, por “në sikter të shkojë gjithë sulltanati i ndërtuar gjatë këtyre 12 vjetëve duke i bërë këtij populli njëmij të zezat”.
Të gjithë i kërkojnë pashait tjetër që merret me punët e drejtësisë Dumanit që ti hap rrugën e hapsanës, por zorr kjo gjë, se Dumani që merret me këto punë i ka mardhëniet birinxhi, si me të Gjatin Ramadan ashtu dhe me pashain.
Xhumanë e javës që shkoi, gjakrat u nxehën kaq keq, sa që në derën e bashkisë në qëndrën e perandorisë në Tiranë mileti hodhi flakadan dhe mjete piroteknike në mënyrë që revolta e tyre të ndjehej si çështje jete nga të gjithë. U ngrit një tym i zi i madh në hava që mbuloi qëndrën e perandorisë, nga sheshi tek banka e madhe dhe kjo i shqetësoi shumë ambasadorët dhe konsujt që i vijnë vërdall lartëmashërisë së tij, Sulltan Zgjebos për 12 vjet me radhë.
“Mileti nuk duhet të zemërohet kështu“ – u shprehën prerë në rrjetet sociale ambasadorët, që si duket ose skanë fare vesh të dëgjojnë, ose skanë sy të shohin, ose kushedi çfarë bakshishe të majme kanë marrë nga sulltani madhërishëm apo edhe nga pashai, se dihet se ata janë ustallarë të thekur për këtë zanat.
Si dele duhet të dalin, se ashtu dëgjohet mirë zëri tyre”- paskanë thënë së bashku ata.sn
Gazetari italian, Sigfrido Ranucci, drejtuesi i emisionit investigativ “Report” që ka shkaktuar jo pa reagime pas emisionit të fundit për kampin e refugjatëve në Shqipëri dhe rolin e sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, ka dhënë një intervistë për emisionin “La volta buona” në Raiuno. Midis të tjerave, gazetari ka rrëfyer se si ka shpëtuar një shqiptar nga vdekja, i cili më vonë rezultoi se ishte paguar për ta vrarë atë.
Ngjarja ka ndodhur katër vjet më parë, kur pranë shtëpisë së tij ndodhi një përplasje e fortë, duke zbuluar një motorist brenda një pellgu gjaku. I riu, sipas rrëfimit kishte thyer nofullën si dhe kish prerë arterien femorale e cila mund të shkaktojë vdekjen brenda pak minutave nëse nuk ndërpritet gjakderdhja.
“Ia kam qepur plagën, kishte një arterie femorale të prerë dhe do të kishte vdekur për 20 minuta. Kushdo që është motoçiklist, siç ishte babai im, e di që në atë çast ke shumë pak minuta për të ndërhyrë dhe për të ndaluar gjakderdhjen, gjë që u përpoqa ta bëja menjëherë. Ishte një djalë shqiptar, trafikant droge. Vite më vonë e zbulova se e kishin dërguar të më vriste, prandaj përfundova nën roje. Ka sakrifica për mua! Duhet të falënderoj shtetin sepse më lejon të vazhdoj lirisht të bëj punën time”, thotë ai.
Disa muaj më vonë, gazetari mësoi se shqiptari që i shpëtoi jetën i quajtur Ardian ishte paguar nga një grup kriminal për ta vrarë atë. Sigfrido Ranucci thotë gjatë intervistës se nuk është penduar kurrë pasi e ka shpëtuar nga vdekja e sigurt. Prej asaj kohe, pra nga viti 2020, gazetari shoqërohet me eskortë policie.bw
Komentet