New York
29 Dhjetor 2019
Komisioni VATRA 5 Tetor 2019 dënon me forcë kërcënimet e ish anëtarit të Kryesisë së VATRËS Z.Zef Balaj ndaj anëtarit të KOMISIONIT VATRA 5 TETOR 2019 dhe gjenerata e tretë që i shërben VATRËS prej 20 vjetësh z. Kris Kirka ( nipi i themeluesit të VATRËS Kris Kirka dhe i biri i Niko Kirkës).
Sipas emailit të datës 27 Dhjetor 2019 në ora 4:16 pasdite Z.Zef Balaj duke ju drejtuar shumë vatranëve theksonte si më poshtë: “Kris Kirka ma mire me e meshele gojen se ka bolle njerze te pa durueshem e po ja thejn edhe kamen tjeter .
Ky kërcënim ish anëtarit të Kryesisë Z.Balaj është jo vetëm një gjuhë që nuk lejohet të përdoret në asnjë insititucion në SHBA por është një gjuhë e hapur kërcënuese që nuk lëjohet të përdoret në asnjë mënyrë në Federatën PanShqiptare të Amerikës VATRA , organizata e Konicës, Kirkës dhe Nolit dhe si e tillë duhet të dënohet publikisht.
Deri tani asnjë nga anëtarët e ish Kryesisë së VATRËS, madje as dhe ish Kryetari i VATRËS jo vetëm nuk e kanë dënuar kërcënimin e Z.Balaj por ende nuk janë as distancuar nga ky kërcënim Për komisionin është e paqartë kush jane keta “njerze te pa durueshem” po shpreson që këta ta padureshëm nuk janë pjesë e VATRËS dhe në qoftë së janë duhen të shporren nga VATRA menjëherë dhe të mos shkelin më kembë në
VATËR.
Çdo kërcënim, sharje ofendim personal ndaj anëtarëvë të Komisionit VATRA 5 Tetor 2019 konsiderohet kërcënim, sharje ofendim ndaj gjithë Komsionit dhe si të tillë akte do të denoncohen me forcë në VATËR dhe publikisht.
Është e vërtetë se VATRA është krijuar njëherë dhe nuk mund të ri-krijohet por VATRA nuk do të shkatërrohet siç filloi nga Kuvendi i 2017, siç vazhdoi nën drejtimin e Mishtos dhe grupit të tij që e ndjek verbazi per 2 vjet e gjysëm dhe fatkeqësisht shkatërrimi vazhdon ende dhe sot.
VATRA nuk të mbahet peng nga dëshirat personale apo kërcënimet . Ajo mbahet nga idealet e Konicës, Kirkës dhe Nolit si dhe nga VATRANËT e vërtetë dhe idealistë. Duke ndjekur idealet e Konices, Kirkes dhe Nolit si dhe me mbështetjen e këtyre vatranëve KOMISIONI VATRA 5 Tetor 2019 nuk ndalet në detyrën e tij.
Komentet