Paketa e ligjeve anti-shpifje ka sjellë reagimet e forta të profesorëve të gazetarisë, të cilët kanë qenë sot të pranishëm në mbledhjen e Komisionit të Medias.
Profesor Mark Marku ka deklaruar para deputetëve, se “që kur u bë kështjella e Surrelit, u bë dhe rreziku për mediat online”.
Marku ka thënë se me paketën anti-shpifje, Rama do të jetë i vetmi që “kakaris” dhe se do u ndalojë dhe “qenve të lehin”.
Ndërkohë që edhe analisti, Argon Gjekmarkaj ka thënë gjatë fjalës së tij se “sulltanatet janë të bukura për t’u treguar në përralla dhe jo për t’ju jetuar”.
Më tej analisti ka thënë se nëse deputetet do ta votojnë këtë nismë, do u heqin të drejtën fëmijëve të tyre të bëjnë gazetari në të ardhmen.
“Çdonjëri e ka të shtrenjtë karrierën, por jo me çdo kusht, nuk është e thënë që kryeministri t’u përkëdhele, diku do u ngelë hatri, fëmijët tuaj do duan të bëjnë gazetarin, jo lakeut e servilit, kanë nevojë për hapësirë lirie e demokracie”, u shpreh Gjekmarkaj.
Nga ana tjetër, deputeti i maxhorancës, Musa Ulqini është revoltuar me debatin në mbledhje, duke u kërkuar pedagogëve që të mos fyejnë deputetët.
Ndërkohë që Mark Marku i është kundërpërgjigjur: “Keni ulur kokën për çdo standard të demokracisë, sjellja prej 6 vitesh ju përgënjeshtron atë që thotë”./PANORAMA.al
(Shiko videon e debatit Mark Marku, Mirela Kumbaro)
Replikat në Komisionin e Medias
Mark Marku: Nuk e keni miratimin për këtë nga asnjë organizatë mediash dhe nga asnjë njeri me mend në kokë, kaq po them. Që kur u bë kështjella në Surrel u bë rreziku për mediat online, ne kemi qenë pjesë, kam qenë relator i një pr/ligji dhe e dimë procedurën se si ka funksionuar, kemi pritur 2 vjet që të vinte opozita që të miratohej ligji, kemi pasur ekspertë nga KE, BE, një nga më të mirët për mediat në Evropë, vetëm për një gjë nuk kemi rënë dakord për këtë ligj që ju po e hidhni poshtë, për zgjedhjen e kryetarit të AMA.
Pas 5 vjet konsultimesh e ekspertizash kemi arritur te ai produkt që gjithsesi nuk është perfekt. Këtu i vetmi aktor interesi është kryeministri dhe po e bëni këtë ligj për atë, ju si përfaqësues te popullit nuk jeni të zotë për t’iu kundërvënë ai do të kakarisë vetëm ai, do tu mbyllë gojën edhe qenve, do t’u ndaloni edhe qenve që të lehni, këtu do të arrini.
Halit Valteri: I keni bërë fresk ju Ramës në banaqe për të marrë ndonjë kockë e për të mbajtur ato portale. A na njeh ti, a s’na njeh nuk më intereson fare ca mendon ti.
Agron Gjekmarkaj: Idiotet janë popull, vulgu gjithashtu ! Dialektika demokratike e pranon që ata te votojnë dhe te përfaqësohen ! Konstatoj se ata janë te përfaqësuar me zë dhe figure! Shume gjera te çuditshme po ndodhin ne vendin tonë, kohe pas kohe, dite pas dite, ku republika e brishte e Shqipërisë po shndërrohet ne sulltanatin e Arnautistanit ! Sulltanatet janë te bukura te rrëfehen neper përralle me qellim fluturues, po jo për te jetuar ne vitin 2019 !Projektligji për te cilin na keni ftuar te flasim është një turp, është një faj por edhe nevoje e një njeriu qe dëshiron te sundoje! Karriera është e dashur për këdo për ne e për ju, por jo çdo çmim duhet paguar për te! Sot kinse per te shmangur abuzimin me fjalinë po tentoni ta vrisni fjalën! Mbani nje qëndrim per femijet tuaj nesër qe mund te behën gazetar apo njerëz qe do ta kërkojnë dhe përdorojnë lirine e fjalës! Mos u lini kete marre tek dera dhe kete pengese te re! Gjithsei edhe po u veteposhteruat nuk do te jeni te sigurte! Nuk eshte e thene qe Kryeministri nuk jua nderpret karrieren edhe pasi tju perdoroje! Ky projekt nuk duhet rishikuar , duhet refuzuar po nuk e bete ju do ta beje koha, shoqeria duke paguar kostot e veta! Dialektika e lirise triumfon mbi sulltanatet
Musa Ulqini: Duhet të na dëgjoni, ju kemi thirrur…
Mark Marku: Jo kam takim, a ka mundësi, nëse keni pyetje, por e kam marrë zonjën e i thashë dua të vijë, për respekt të komisionit, se e bëj për vete respektin, por edhe për detyrim për shkak të situatës që po krijohet, edhe angazhimeve të mia, kam ardhur me vetëdije, kam pasur takim tjetër. Nuk ka kuptim të diskutoj, se është parim retorik, me ata që nuk të bashkon asgjë mos diskuto kurrë, por ty zonjë të bashkon interesi për të bërë një ligj për Ramën dhe ky është dallimi
Musa Ulqini: Nuk ka ndodhur që trupa profesorësh që edukojnë gazetarët të vijnë këtu e të ofendojnë, të tejkalojnë normën etike. Më vjen shumë keq.
Mark Marku: Keni ulur kokën për çdo standard të demokracisë, sjellja prej 6 vitesh ju përgënjeshtron atë që thotë./ PANORAMA.al
Kryeministri Edi Rama është rikthyer këtë të hënë në Vlorë, për një tjetër takim në Bashkinë e qytetit. Ai shoqërohej nga dy deputetët e zgjedhur të Qarkut, Bledi Çuçi dhe Pirro Ven . . .
Gjatë fjalës së tij nga SPAK ku u paraqit për masën e sigurisë, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u shpreh lidhur me situatën e krijuar nga zjarri në landfill në Elbasan e Vlo . . .
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur në SPAK për të zbatuar masën ndaj tij, detyrim paraqitje.
Në dalje të SPAK, Berisha bëri publike mesazhin që la, ku thek . . .
Tritan Shehu, deputeti më jetëgjatë i Kuvendit, denoncon mazhorancën e qeverisë për tjetërsim të vullnetit të shqiptarëve më 11 maj. Sipas tij, regjimi i instaluar në Shqipëri nuk p . . .
Shqipëria po përballet me një paradoks, ku çmimet e ushqimeve për herë të parë në histori e tejkaluan mesataren e Bashkimit Europian, por ndërkohë vendi ka peshën më të lartë t . . .
CEO i kompanisë “Bankers”, Hong Ping Xiao, dhe ish-CEO Leonidha Çobaj, kanë mbërritur sot në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Fier, ku u janë kom . . .
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë, që këtë vit shënon 249-vjetorin e shpalljes së saj.
. . .
Socialistja Maldrita Bardho, ka dhënë dorëheqjen si deputetet e re e Kuvendit të Shqipërisë, pasi fitoi mandatin nga rinumërimi i kutive të votimit në Fier, duke i marrë mandatin Zegjin . . .
Zjarri që shpërtheu në fushën e mbetjeve pranë inceneratorit të Elbasanit vazhdon të jetë aktiv në thellësi të gjithë sipërfaqes edhe në orët e mesditës së sotme.
Ndonëse nga sipërfaqja . . .
Një nga shkeljet më të rënda zgjedhore të dokumentuara ndonjëherë në një proces zgjedhor pluralist në Shqipëri, u zbulua në Fier, ku Ceno Klosi, i zgjedhur deputet më 11 maj, rezulton t . . .
Gjatë fjalës së tij, në seancën e sotme plenare, deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, i është drejtuar kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, duke theksuar se roli i saj . . .
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier ka dhënë masat e sigurisë për 14 persona dhe subjekte, në kuadër të hetimeve për “Bankers Petroleum Albania Ltd”, nën akuzat për . . .
Komentet