Presidenti Ilir Meta tha se populli shqiptar duhet të vendosë nëse do të kthehet në diktaturë apo të mbrojë demokracinë.
Teksa deklaroi në konferencën për shtyp se kryeministri ka marrë kontrollin e të gjitha pushteteve, kreu i shtetit nënvizoi se votimi i popullit është mbi të gjitha.
“Le të jetë populli shqiptar dhe vetëm ai, që do të vendosë nëse pranon të rikthehet në Diktaturë apo do të mbrojë Demokracinë që është fituar me shumë trimëri, vuajtje dhe sakrifica njerëzore.
Vendimi i drejtpërdrejtë i popullit dhe i sovranit të përgjithshëm, është mbi të gjithë. Referendumi është demokracia direkte dhe në veprim! Presidenti i Republikës, do bëjë gjithçka që kjo e Drejtë të ushtrohet lirisht dhe pa asnjë pengesë.
Kjo është Detyra ime, për të cilën jam betuar solemnisht dhe me gjithë zemër me dorën mbi Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe do ta mbroj, ashtu sikundër dhe jam betuar, deri në fund!”, u shpreh Meta.
Komentet