Berberi po ia mësonte profesionin djalit të tij.
Hyri një klient të cilin vendosi ta rruante djali.
Ndersa djali filloi, krejt pa dashje, e pret pak klientin në mjekër.
E shikoi i ati dhe hapi pëlëmbën që ta gjuante me shpullë.
Djali u ul poshte e shuplaka, me gjithë forcë, i ra në fytyrë klientit.
Megjithëse klientit po i dhimbte shuplaka, ai vazhdoi të qëndronte sa ta mbaronte djali së rruajturi.
Serish, pa dashur, i rreshqet dora djalit dhe e pret tek faqja.
E pa serish i ati, e hapi krahun ta gjuante shpulle e serish djali u ul dhe e hengri serish klienti.
Po i bënin sytë xixa klientit, por qëndroi që të mbaronte rruajtja.
Koha po kalonte dhe klienti rrinte ulur e priste djaloshin të mbaronte.
Vetëm kur djalit edhe një herë i rrëshqiti brisku e i preu një copë vesh dhe i mbeti në dorë.
Klienti këtë herë i tha:
-Fshihe shpejt, mos ta shikojë babai yt!!!
Komentet