Miliarderi John Blazevich ka shpenzuar 17 vjet të jetës së tij dhe 53 milionë dollarë për të ndërtuar një vilë përrallore. Shtëpia e tij në Kaliforni është ndërtuar nga një arkitekt i familjes mbretërore spanjolle.
Mësohet se në të ndodhet gjithçka që njeriu mund të imagjinojë. Një banjë turke prej 1 mijë metra katrorë, fushë tenisi, kinema, kopsht, pishina dhe shumë gjëra të tjera luksi. “Hacienda de la Paz” është në total 5 hektarë dhe shtrihet në zonën e Rolling Hills në Los Anxhelos.
Ajo është një përzierje e stilit antik mbretëror spanjoll me modernen, duke sjellë një kombinim të pakrahasueshëm.
Komentet