(Recension për librin “Imzot Nikollë Kaçorri” personaliteti kryesor i pavarësisë së Shqipërisë)
Në këtë libër janë shkruar shumë matriale, kumtesa, dokumenta, dëshmi nga shumë studiues të trojeve etnike shqiptarë dhe nga diaspora, për një figurë të madhe atdhetarë të kombit tonë Imzot Nikollë Kaçorri і cili dha një kontribut të madh kur u bë shpallja e pavarësisë së Shqipërisë. Ky libër u botua me rastin e 155 vjetorin e lindjes së Imzot Kaçorrit dhe me 100 vjetorin e shkuarjes së tij në amshim, duke u mbajtur një session shkencor në Durrës me datën 3 qershor 2017. Në këtë libër janë botuar të gjitha shkrimet e rreth 20 studiusve që morën pjesë në këtë sesion shkencor, ku të gjithë temat e tyre ishin përkushtuar jashtëzakonisht shumë për këtë personalitet të shquar shqiptar, me perfundimin e leximit të këtij libri menjëherë kuptojmë rëndësinë e madhe që ka ky libër për historinë shqiptare, ku janë paraqitur shumë tema interesante dhe të analizuara shumë mirë në këndvështrime të reja, duke sjellur fakte të reja për historiografinë shqiptare të kësaj figure historike.
Ajo që e bënë edhe me të veçantë këtë libër është mënyra e trajtimit të temave të ndryshme për Imzot Nikollë Kaçorrin, duke filluar nga jeta dhe veprimtaria e Kaçorrit në kuvendet Kombëtare, kontributin e tij në themelet e shtetit shqiptarë, pastaj veprimtarinë e tij si klerik katolik dhe si atdhetar і shquar, po ashtu në këtë libër paraqitet nga studius të tjerë roli і imzot Kaçorrit në qeverinë e Vlorës, memorandum і Dom Nikollë Kaçorrit dhe atdhetarve të tjerë dërguar mbretit dhe perandorit të Austro˗Hungarisë Franz Jozefit e deri tek përjetësimi і tij në këngët popullore shqiptare, duke na bërë me dije kontributin e madh të Imzot Nikollë Kaçorrit për themelimin e shtetit shqiptarë, si dhe në këtë libër flitet edhe për përkujtimin dinjëtoz të imzot Kaçorrit pasi që shteti shqiptar e priti më heshtje ardhje e eshtrave të tij në Shqipëri dhe në fund të këtij libri janë vendosur edhe disa fotografi të të gjithë pjesëmarrsëve në sesioni shkencor në Durrës. Tani do të shkruajë disa të dhëna kryesore për jetën dhe veprimtarinë e të madhit Imzot Nikollë Kaçorrit të marrura nga ky libër і cili ka vlera artistike që e pasurojnë historinë shqipe.
İMZOT NIKOLLË KAÇORRI˗ Lindi në fshatin Krejë, Lurë në vitin 1862 i cili rridhte nga një familje me besim të përzier nga babi katolik dhe nga nëna myslimane, ku falë zgjuarsisë dhe dëshirës për tʹu shkolluar, Nikolla і vogël ra në sy të arkipeshkvit të Durrësit në atë kohë, і cili u kujdes që ta shkollonte dhe ta bënte meshatar. Me 1884 mbaroi studimet filozofike˗teologjike për meshatar dhe u shugurua në Shkodër. Me kalimin e kohës kompletohet me shkollë të rregullt, kulturë të lartë duke mbaruar në vitin 1890 në Zvicër për teologji, politikë, filozofi e magjistraturën, kjo gjithçka me ndihmën e kishës dhe priftërinjve.Ai ishte sekretar і Arqipeshkëvisë së Durrësit, ku shërbeu për njëzet vjet, Imzot Kaçorri ishte edhe ndër të parët që merrë pjesë në organizimin e shoqërive patriotike si “Vllaznia“,“Bashkimi“ ku atje takoheshin intelektualet më zë duke veçuar bashkëpunimin e ngushtë me Abdi Toptanin dhe Mustafa Merlikën, duke pasur si problem primar rilindjen e Shqipërisë,arsimimin e shqiptarëve etj. Kaçorri mori pjesë edhe në shumë kongrese të tjera si në Kongresin e Manastirit, pastaj në Kongresin Kombëtar të Elbasanit, edhe pse i ndjekur ky personalitet asnjëherë nuk i shkëputi lidhjet me çetat kryengritëse. Në nëntor të vitit 1912 si delegat i Durrësit mori pjesë në Kuvendin e Vlorës dhe firmosi dokumentin e pavarësisë me siglën “Kaçorri῎. Në mbledhjen e 41 delegatëve që kishin mbërritur në Vlorë, atdhetari Nikollë Kaçorri ngrihet e thotë:
“Në qoftë për nesër, vdesim sot, o flamur o vdekje!῎
Këto thirrje u bënë himn për të gjithë pjesëmarrësit,dhe në këto moment mund të themi se del si figura atdhetare. Pas gjithë kësaj së bashku me shumë atdhetarë të tjerë imzot Nikollë Kaçorri emigroi në Austri ku qëndroi tri vjet në Vjenë deri sa vdiq më 29 maj 1917, nga një sëmundje e pashërushme,duke lënë amanetin për tʹiu kthyer eshtrat e tij në Shqipërinë e tij të dashur.
Komentet