Presidenti francez Emmanuel Macron planifikon të emërojë një të dërguar të posaçëm për Ballkanin Perëndimor, i cili do të luajë një rol aktiv në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, sipas portalit serb Blic, transmeton zeri.info.
Sipas gazetës, Macron njoftoi presidentin serb Aleksandër Vuçiq për këtë gjatë vizitës dy-ditore në Beograd. Presidenti francez synon të angazhohet më aktivisht në këtë rajon, thotë burimi i Blic dhe shpjegon:
“Franca dëshiron të luajë një rol kyç në zgjidhjen e problemeve midis Prishtinës dhe Beogradit. Për shkak të detyrimeve të shumta Macron nuk mund të merret në nivel ditor me zgjidhjen e çështjes së Kosovës, por ai synon që në periudhën e ardhshme të gjejë një njeri të besueshëm i cili do të jetë përgjegjës për atë pjesë të Evropës. Ai do të jetë i dërguari francez për Ballkanin Perëndimor. Me këtë figurë të re, Macron synon do të forcojë praktikisht ndikimin e tij në këtë rajon”.
Macron: Marrëveshja mes dy shteteve
Franca që nga Rambujea, ka luajtur rol të rëndësishëm në zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Dhe për fat të mirë në secilën fazë të zhvillimeve politike në Kosovë, ka qenë në favor të mvetësisë shtetrore të Kosovës.
Këtë qendrim e bëri të qartë edhe Presidenti Macron gjatë vizitës së tijë në Beograd në këtë fillim javë. Ai në Beograd tha se Kosova dhe Serbia janë dy shtete në Europë dhe si të tilla duhet të vazhdojnë dialogun për të bërë një Marrëveshje për normalim të mardhëniebe ndërshtetrore.
Kështu i‘u bë e qartë presidentit serb se zgjidhja apo marrëveshja duhet bërë mes dy shteteve.
Të gjitha të tjerat përpjekje për interpretime të ndryshme janë spekulime për nevoja të politikave ditore në Serbi, siç spekulohet edhe në këtë informatë të bartur nga „ Blic-i“ serb, se i ngarkuari i ardhshëm i presidentit francez do të angazhohet për zgjidhjen e çështjes së Statusit të Kosovës.
Statusi i Kosovës është zgjidhur me 17 shkurt 2008 dhe vulosur me të Drejtën Ndërkombtare (GJND) në Hagë. Dhe tash Kosova ka mbi 100 njohëje ndërkombëtar e në mesin e të cilave edhe Franca ka njohur ndër të parat Pavarsinë e Kosovës.
I ‚u mbetet institucioneve të Shtetit të Kosovës që në këtë betejë politike me Serbinë për bërjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse për rregulliimin e marrëdhënijeve ndërshtetrore të mos lejojë rrezikimin e sovranitetit së brendshmi dhe rrezikimin e integritetit territorial së jashtmi.