Ish-Sekretarja Amerikane e Shtetit, Madeleine Albright ne fjalimin e mbajtur sot ne ceremonine ne Prishtine per nder te 20 vjetorit te hurjes se NATO ne kete shtet, ka dhene mesazhe te forta para te pranishmeve.
“Kam kënaqësinë që jam këtu me ju. Lufta në Kosovë ka qenë e rëndë… Ne ia dolëm sepse kauza jonë ishte e drejtë”, ka thënë Albright.
Ajo ka shtuar se vendimi për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, nuk ka qenë vendim i lehtë, duke zbuluar bisedën që kishte bërë atë kohë me presidentin e 42-të të SHBA-ve, Bill Clinton.
“Nuk ishte vendim i lehtë, dhe kemi pasur shumë diskutime, dhe presidenti Clinton më telefonoi natën dhe më tha planet tona janë nisur dhe ne po bëjmë gjënë e duhur, i thashe po z.kryetar ne po bëjmë gjënë e duhur…”, ka deklaruar Albright.
Albright rrëfeu për një premtim që ajo ua kishte bërë para 20 vjetësh refugjatëve nga Kosova të cilët ishin larguar nga shtëpitë e tyre dhe ishin vendosur në Maqedoni.
“Në ditët që pasuan të fushatës sonë kam vizituar një kamp me refugjatë të Kosovës në Maqedoni dhe më kujtohet kur po ecja nëpër tokën me pluhur, me 20 mijë të dëbuar, të rinj dhe të vjetër dhe një djalosh po mbante një pankartë: ‘E dua Amerikën’, dhe në fund thoshte se dëshiroj të kthehem në Kosovë. Unë ndalova dhe fola më nënën e tij e cila më tha që gjyshi i atij djaloshi kishte vdekur derisa po ikte nga Kosova dhe se ishte gjyshja e tij që po qëndronte ende në Prishtinë. Unë u ftova në një tendë ku një grup i grave folën për interesin e tyre për tu kthyer, dhe ju thash keni durim por gjithashtu ju thash se kur të ktheheni atje do të jenë ushtarët e NATO-s për të ju ndihmuar që të zhvilloni një jetë normale. Duke ju falënderuar grave dhe burrave të NATO-s ne e përmbushëm këtë premtim”, deklaroi Albright.
Than you
Amerika ka treguar qe eshte aleati me i mire per popullin shqiptar.
Ne 1920 Woodrow Wilson kerkoi ne Konferencen e Londres qe gjithe kombi shqiptar ne Ballkan te kishte nje shtet mbi gjithe territoret ku jetonin shqiptaret.
Klintoni e realizoi me sukses kete perpjekje qindra-vjecare te popullit shqiptar per vetevendosje dhe liri nga shtetet grabitqare fqinje me mbeshtetjen e armiqve tane shekullore – Rusise dhe kishes Ortodokse.