Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Michel Tarran, ka koemntua çështjen e zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur nga SPAK.
I ftuar në News 24, ai theksoi se si diplomat nuk mund të japë qëndrime politike, dhe nënvizoi se duhet të presë vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me ankimimin e bërë nga kryeministri Rama.
“Unë jam diplomat dhe do përgjigjem në mënyrë diplomatike. Nuk do të habiteni, vetëm do të them që kryeministri ka adresuar pezullimin në Gjykatë Kushtetuese, duhet të presim çfarë do të thonë, do të lexojmë dhe do të interesohemi. Është një situatë e re dhe duhet të shikojmë”, tha ai.
I pyetur nëse ky është rasti i parë i kësaj natyre në Evropë, ambasadori tha: “Mesa di unë, po. Por nuk mund të jem 100% i sigurt, unë nuk kam dëgjuar një raste tjetër për sa kohë punoj”.
Tarran theksoi gjithashtu se çështja e korrupsionit mbetet një sfidë serioze për Shqipërinë dhe këtë të gjithë e dinë. Sipas tij, lufta ndaj korrupsionit mbetet po ashtu një element kyç në procesin e integrimit europian.
“Në Shqipëri është në një shkallë të veçantë. Situata me korrupsionin është shqetësuese në çdo nivel”, tha ai.
Michel Tarran: Unë jam diplomat dhe do përgjigjem në mënyrë diplomatike. Nuk do të habiteni, vetëm do të them që kryeministri ka adresuar pezullimin në Gjykatë Kushtetuese, duhet të presim çfarë do të thonë, do të lexojmë dhe do të interesohemi. Është një situatë e re dhe duhet të shikojmë. Nuk është në detyrën time të adresoj këtë çështje, nuk do të bëj koment, vetëm presim se çfarë autoriteti kompetent do të thotë.
Pyetje: A është i pari rast në Evropë?
Michel Tarran: Mesa di unë , po. Por nuk mund të jem 100% i sigurt, unë nuk kam dëgjuar një raste tjetër për sa kohë punoj. Korrupsioni fatkeqësish është një problem i vërtetë, të gjithë e dinë që Shqipëria nuk do të bëhet anëtare e BE nëse nuk do të zgjidhë, ndoshta jo të gjithën por një pjesë të madhe të problemit të korrupsionit që ekziston në nivele të ndryshme në vendin tuaj. Korrupsioni nuk ekziston vetëm këtu, por në Shqipëri është në një shkallë të veçantë. Situata me korrupsionin është shqetësuese në çdo nivel.





Ka ndonje genjeshter tjeter Kadarejal qe te dali i persekutuar? Ku ti kerkoj rrenjet e tua Parti? Di nje rrap madheshtor ke mbire…….
Kadareja duhet të hapet ne lidhje me fenomenin e Jetimve!
T’ja hapi zemrën popullit meqense asht Nderi i Kombit, antar akademije,…..etj, Mos merret me fjalë boshe se populli e njeh shum mir periudhën e aventurave të tij, qi aq shum i ka shkaktue mërzitina të mdha,….zonjës të nderuem Helena Gushos!
Mjaft me role hije nepër kso ballafaqime……..!