Presidenti Thaçi dhe Kryeministri Haradinaj edhe nè “Samitin e Berlinit” lanè tè nëkuptohej se: shohin me dyshim çdo levizje ose çdo gjë që largon nga ajo që mund të quhet eliminim ose tejkalim i “status quosë” politike ose diplomatike në raport me Serbinè. Edhe pala serbiane gjithashtu. Kjo mbase, është edhe një dëshmi tjetër se tabloja ose gama e gjërë e influencave, ndikimëve, reflektimëve, interferimëve dhe referimëve të ndryshme eksterne ose eksplikative në politikën dhe diplomacinë kosovare dhe atè serbe, kanë një dimension dhe karakter të gjërë konstelacional dhe multilateral. Duhet gjetur mënyrën dhe formën e duhur, konkrete ose adekuate, për t’ua bashkëngjitur kërkesave, aspiratave dhe nevojave tè njohura shtetrore, nacionale, politike, diplomatike etj., edhe vlerat, parimet dhe premisat e domosdoshme shkencore, intelektuale, profesionale ose metodologjike.
Në këtë rrafsh, gjithashtu duhet të kemi parasysh aspektin ose substituin e determinuar ortodoks, heterodoks, autoritar ose totalitarist të mohimit dhe kundërshtimit të çdo llojë forme të adaptimit, natyralizimit dhe socializimit (risocializimit) real ose dialektik në kuader të “kapitalizmit të ri” evrolindor ose ballkanik, të cilin në instancë të fundit e bashkon karakteri i një bote të sunduar ose administruar nga “mbinjerëzit ose supermenët e lartë politikë, diplomatikë, policorë ose ushtarakë”, ku objekti (objektivi) individual dhe kolektiv reduktohet në subjekt ose në një qenie “mono-dimensionale”, për t´iu shërbyer “elitave, par-exelencave, strukturave, konjukturave, nomenklaturave ose superstrukturave të larta pushtetmbajtëse ose politike” që i menaxhojnë dhe dirigjojnë shtetin, pushtetin, politikën e jashtme ose diplomacinë dhe gjithèçka tjetèr. Në këtë rast, tërësia është false ose artificiale. Gjegjësisht, imagjinare ose fiktive. Ndërkaq, e vërteta bèhet relative-pèrballè autoritetit dhe tè sè vèrtetès absolute tè personit ose individit. Kjo mëse miri mund të vërehet në shoqëritë post-moderne ose neoliberaliste si Kosova, Serbia etj., ku e bukura, e dashura, e mençura, e vèrteta, e urta, racionalja, sublimja dhe madheshtorja, bëhen konkubine ose kurtizane të mentalitetit ose ” industrisë politike, diplomatike, policore dhe ushtarake ose luftarake”. Mbase, kundërshtare tè çfarëdollojë teorie dhe praktike që krijojnë vlera dhe sisteme moderne ose bashkohore. Ndaj, ajo çfarë mendohet, thuhet dhe shkruhet për popullin (kombin), shtetin, pushtetin, edukatën, kulturën, moralin, disiplinën, kohezionin, rezonansën, politikën ose diplomacinë, shpesherë është shumë larg nga funksioni dhe ndikimi i tyre real ose substancial (esencial) në jetën njerëzore ose qytetare, në ndërgjegjen, nëndërgjegjen ose jondërgjegjen e tyre. Ndonëse, ky ndikim ose influencim, penetron, reflekton dhe interferon në mënyrë eksterne ose eksplikative edhe në mendimin dhe opinionin e njerëzve ose qytetarve, duke iu përshtatur në një masë të madhe pushtetit dhe ideologjisë sundimtare ose dominuese. Sidomos në shtetët dhe shoqëritë e ndryshme tranzitore ose post-komuniste. Kjo edhe atëherë kur subjekti ose aspekti primar ose ambivalent i politikès ose diplomacisë janë përçimi dhe artikulimi i çdo vlere, resursi, potenciali dhe fenomeni njerëzor, shoqëror, qytetar, kulturor, shtetror, nacional, politik, ose diplomatik, përmes ndërmjetësimit të njohur botèror ose ndèrkombtar. Kjo pèr faktin se eksperienca kolektive e opinionit publik, shpeshherë mbështet një ideologji, vetëdije dhe ndërgjegje të tjetërsuar dhe delegjitimuar shtetrore, nacionale, politike, diplomatike, ushtarake (luftarake), historike etj. E tërë kjo vjen si pasojë e përdorimit ose konsumimit të tepruar të pushtetit dhe politikës nën rrjedhën ose llupèn e një dialektike identitare, autoritare ose totalitariste, ku vlera dhe cilësia e atributit dhe sublimimit publikë ose politikë, reduktohet në favor të masës ose sasisë konsumuese. Me ç’rast, nëpërmjet subjektit kompleksivë të transformimit, transferimit ose bartjes së shtetit, pushtetit, politikës së jashtme ose diplomacisë në natyrën dhe karakterin e personave ose individëve të ndryshëm pushtetmbajtës ose politikë: edhe shtresat e larta ose kategoritë qëndrore të shtetit dhe shoqërisë, përkthehen në kategori sociale ose societale.Ndërkaq, përmes kategorive shoqërore ose qytetare, teoria etike dhe estetike, paraqet konceptin dhe modelin paradigmatik të dialektikës politike. Duke e bërë ravijezimin, konturimin, konvencionalizimin dhe unifikimin e determinuar dhe paradigmatik të së veçantës me të përbashkëten, globale ose universalen në kontekstin ose domenin e njohur evolutivë, empirikë, organikè ose dialektikë të bashkimit ose unifikimit të emocionëve, pasionëve, ëndërrave, pritjeve, dëshirave, dashurive, idealeve ose vizionëve të përbashkëta shtetrore, nacionale, politike, diplomatike, ushtarake (luftarake), historike, gjeografike, fetare, kulturore, sociale, ekonomike dhe të tjera që e bëjnë çlirimin e subjektit, për të gjetur lidhjet empirike, organike dhe politike midis elementëve dhe instrumentëve kryesore që përbëjnë atë që filozofët dhe politologèt e quajnë “kauzalitet” ose “ideologji” shtetrore, nacionale, politike, diplomatike, ushtarake (luftarake), historike etj. Kjo mbase është “vlera globale ose universale” e liderëve të ndryshëm juglindorë ose ballkanikë. Valorizmi ose glorifikimi i personalitetit të tyre përmes ideologjisë ose kauzalitetit të stisur shtetror, nacional, politik, diplomatik, ushtarak (luftarak), historik ose patriotik. Ndaj, “të luftojmë ose përpiçemi sa mè shumè për çèshtje ose gjèra tè ndjeshme shtetrore, nacionale, politike, ushtarake (ulftarake), diplomatike dhe tè tjera, nè atè menyrè qè tè mos pèrulemi dhe nènshtrohemi pèr fatin, karierèn ose ardhmerinè tonè pushtetmbajtèse ose politike.” (Kjo èshtè deviza e tyre kryesore)
Për me tepër ndërkaq, në shtetët dhe shoqëritë e avancuara ekonomike, industriale dhe teknologjike tè Perèndimit, ku ndarja e punës intelektuale nga ajo manuale ose mekanike i bashkëngjitët dominimit të kapitalit dhe teknikës, proceset neutralizuese,- si puna e transformimit të kulturës shtetrore, nacionale, politike ose diplomatike në diçka të pavarur dhe sovrane ndaj çdollojë marrëdhënieje me praxis-in, e bën të mundur integrimin e artit, shekncës dhe teknikës në kuadrin e shoqërive të larta industriale dhe kapitaliste. Mbase, të tejplotësuara ose mbingarkuara me letra, instanca, forume dhe mentalitete të ndryshme administruese ose birokratike. Sigurisht. Ndërkaq, në shtetët ose shoqëritë e ndryshme tranzitore ose post-komuniste, një vend të veçantë zë edhe motivi i gënjeshtrës. Kultura shtetrore, nacionale, politike ose diplomatike, paraqesin imazhin e një shoqërie njerëzore ose qytetare që nuk ekziston fare. Duke i mbuluar, valorizuar, glorifikuar ose disajnuar kushtet ose rrethanat materiale dhe ekzistenciakiste, ku ngrihet çdo gjë që është njerëzore ose qytetare e cila me veprimin e saj qetësues dhe ngushëllues, kontribuon duke i mbajtur në jetë strukturat e dobëta, t’korruptuara, konsumuara dhe kompromituara politikisht dhe nè cfo formè tjetèr, nè emër të ekzistencës ose mbijetesës sè pèrbashkèt shtetrore, nacionale, politike, historike, gjeografike etj. Është pra teza e njohur e kulturës politike ose diplomatike si ideologji shtetrore dhe nacionale, e përbashkët në shikim të parë me teorinë borgjeze, skllavopronare ose feudaliste të dhunës, manipulimit dhe shfrytëzimit optimal ose maksimal tè individit dhe kolektivitetit (ndonëse si kundërshtim ose reagim i ashpër ndaj gënjeshtrës), e cila ka një tendencë të dyshimtë për t´u transformuar dhe imponuar si ideologji ose kauzalitet i lartë shtetror, nacional, politik, ushtarak (luftarak), historik, patriotik etj.
Buzëqeshjet e njohura politike dhe diplomatike të Presidentit Thaçi dhe ‘shikimet vrastare ose armiqsore’ të Kryeministrit Haradinaj ndaj Presidentit Vuçiç dhe pjesët tjetër të delegaciomit serb në ‘Samitin e Berlinit’:
Nën moton ose formulën e njohur perëndimore ose kristianiste, sipas të së cilës: Për njohjen, pranimin dhe respektimin e njeri tjetrit, nevojitën dy a më shumë miq ose aleat të fortë dhe jo prap dora në brez ose në revole: Kancelarja e Gjermanisë, Dr. Angela Merkel dhe Presidenti i Francës, z. Emanuel Macro, dje në Berlin i kishin ftuar liderët më të lartë shtetror, nacional ose politik të Kosovës dhe Serbisë së bashku me homologët e tyre nga Ballkani Perëndimorë për të gjetur gjuhën e dialogut, kompromisit ose konsenzusit të mundshëm politik ose diplomatik në emër të pajtimit, paqës dhe stabilitetit të përgjithshëm si dhe në emër të aspiratave ose interesave të njohura të Kosovës dhe Serbisë për integrimet e tyre në UE-s, Nato etj. Me ç’rast, përkunder “shikimëve vrastare ose armiqsore” të Kryeministrit Haradinaj në drejtim të Presidentit të Serbisë (Vuçiç) dhe pjesës tjetër të delegacionit serb, të binin në sy takti dhe buzëqeshjet e matura dhe diplomatike të Presidentit Thaçi në atë takim. “Asgjë me fuqishëm dhe me pushtetshëm nuk i zbulon edukatën, kulturën, arsimimin (emancipimin), moralin dhe karakterin e njeriut, se sa fjalët (gjuha) dhe buzëqeshjet e tij. ” (Göethe & Schieler)
Ndonëse edhe lideri serb (Vuçiç) ishte tepër iracional dhe probokativë me sloganët ose recidivet e tij pllakatife, ataviste, reaksionare dhe anakronike ndaj palës kosovare në veçanti si dhe ndaj Gjermanisë, Francës ose Perëndimit në përgjithësi. Sidomos kur u shpreh se: “Gjermania dhe Franca e kanë njohur dhe pranuar Kosovën, ndërsa Serbia, Rusia, Kina, India, Spanja, Greqia dhe të tjerë jo. Kjo, sipas Vuçiçit i lë të hapura të gjitha mundësitë-lidhur me statusin final të Kosovës! Shih ti ! “Asgjë me tepër nuk është e zhytur, futur ose ngujuar dikund thellè në mendjen ose kujtesën tonë individuale dhe kolektive, se sa ajo që kemi deshirë të harrojmë sa me parë. Ajo pra që e kemi humbur njëherë e përgjithmonë.” (Psikologjia politike)
Shtrosmajeri na mëson se edukata, kultura, arsimimi (emancipimi), morali dhe displina e lartë shkencore, intelektuale ose akademike, e mbrojnë ose parandalojnë personin ose individin për të prekur ose gjurmuar në dhembjet ose plagët e ndryshme nga e kaluara, nëse nuk ka forcë, moral dhe as guxim për t’i sanuar ose shëruar ato. Në të kundërten, në politikë të lartë ose dip, omaci, fjalët, gjuha dhe mendimët, duhet të jenë të matura, peshuara dhe goditura e jo të numruara, radhitura ose përseritura vazhdimisht.
Rasti i politikës dhe diplomacisë serbe (deri dikund edhe i asaj malaziase, boshnjake ose sllavo-maqedonase) -jane shèmbull ose lajmi i keq, se si hedonizmi, fetishizmi, agnosticizmi, alkimizmi, mitomania, grandomania ose naiviteti politik dhe diplomatik, patjetër çojnë në iracionalitet, degradim, fatalitet dhe regresion të pëgjithshëm. Përkatësisht, në zymtësi, paranojë, fobi, mizantropi, nekrofili, megalomani ose në një “kotësi hapësinore” ose politike, identike me të kaluarën, e cila kontribuon në mënyrë akute, kronike ose permanente në përforcimin e “status quo-së politike ose ushtarake” si një fat i paevitueshëm individual dhe kolektiv. Zëvendësimi aparent i një politike militariste, hegjemoniste dhe ekspanzioniste me një tjetër në kushte dhe rrethana të tjera, e cila në të vërtetë është thjesht një riprodhim i po atyre marrëdhënieve themelore ose elementare që e ruajnë sistemin (regjimin) kriminal dhe gjakatar tè Millosheviçit dhe Momir Bullatovićit & Company në tërësinë e tij.
Në instancë të fundit, sipas Orvelit dhe Kolakovskit, edhe shoqëria hierarkike, monarkiste, centraliste, anarkiste, anarkoliberaliste, anarkoindividualiste, konfuze ose kaotike, mund të ekzistojnë vetëm në saje të skamjes, robërisë, mediokritetit, injorancës, nebulozës, dogmatizmit, demagogjisë, hipokrizisë dhe patologjisë individuale dhe kolektive të një shteti, populli ose kombi të tërë.
Komentet