Prof. Nikolla Pano, ligjërues në Konferencën kushtuar 110 vjetorit të Gazetës”DIELLI”,- që do të organizohet me 6 Prill në 3 West Club 51th Street, në Manhattan,- dërgoi në VATËR një Chek sa bujar aq edhe simbolik. Nga kursimet e veta profesori dhuroi $1,110.00(Pra një mijë plus 110, që janë vitet e gazetës DIELLI.). Falenderime të përzemërta nga të gjithë vatranët, Redaksia dhe lexuesit e gazetës Dielli, i cmuari Profesor Pano, ikonë për Kulturën tonë Kombëtare.
Profesor Pano është i njohur jo vetëm si ikonë në fushën akedemike të shqiptarëve të Amerikës, analist i thellë dhe i panashëm, por i njohur edhe për kontributet e tij për kulturën shqiptare në SHBA, vecanërisht në Bibliotekën Noliane, pranë Kishës së Shën Gjergjit në Boston.
Janë të njohura lidhjet e Profesorit me Vatrën dhe gazetën e saj DIELLI. Babai i tij, Vasil Vangjel Pano (Panariti), i cili pat arritë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1911, ishte nga anëtarët e parë kryesorë themelues të degës nr.4 të VATRËS (Manchester, New Hampshire), degë që u themelua nën kujdesin e drejtëpërdrejtë të Faik Bej Konicës në qershor 1912. Më pas, kur babai i tij lëvizi për në Boston në mes të vitit 1920, e transferoi anëtarësinë në degën Nr.1. Babi i Prof. Nikolla Pano, qëndroi anëtar besnik i Vatrës dhe abonent në Gazetën”Dielli” derisa ndërroi jetë në nëntor 1959.
Bashkë me Chekun Prof. Nikolla Pano dërgoi një letër me urime të ngrohta për stafin e Diellit dhe për Vatrën me rastin e 110 vjetorit të gazetës, me të cilën i ka ruajtë lidhjet në vazhdimësi. Profesori e mbyll letrën duke pohuar se e ka marrë DIELLIN gjatë të gjithë periudhës që është botuar dhe konstaton se gazeta ka ardhë duke u përmirësuar në cilësi gjatë dekadës së fundit.
Urimet e mia për stafin e Diellit dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në suksesin dhe ruajtjen e këtij komuniteti shqiptaro-amerikan!-uron Porf.Nicholas C. Pano.
Komentet