VOAL – Zëvendësministri i Jashtëm venezuelian Ivan Gil nuk përjashton ardhjen e trupave të tjera ruse në vendin e Amerikës së Jugut. Raportoi agjensia Interfax.
“Është thënë tashmë – tha Gil – se një grup i specialistëve ushtarakë aktualisht është në Venezuelë bazuar në marrëveshjet tona dhe kontratat e bashkëpunimit tekniko-ushtarak, të cilat do të mbeten për aq kohë sa është e domosdoshme. Do të ketë misione të reja, por të gjitha brenda kuadrit të marrëveshjeve që ekzistojnë tashmë në sferën e sigurisë “. ansa
Komentet