Kryetari i PD-së në Fier, Luan Baçi publikon listat e policisë për arrestimin e mbi 100 protestuesve pas protestës së mbajtur ditën e shtunë në Fier.
Baçi akuzon policinë se kërkon të arrestojë edhe qytetarë që nuk kanë qenë në protestë për t’u futur frikën të tjerëve për të frenuar pjesëmarrjen në protestën e 16 Marsit.
“Protestuesit janë me mijëra. Ku do t’i mbani? A ka vend në burgjet tuaja për të gjithë popullin?”- shprehet Luan Baçi, i cili e cilëson aksionin e policisë një hakmarrje pulitike të Edi Ramës për turpërimin që iu bë në Fier.
“I bëj thirrje Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, mos i terrorizoni qytetaret fierakë. Ata protestuan për më shumë punë, siguri, për varfërinë e tyre dhe arsyeja e vetme është ky Kryeministër ilegjitim”, thotë Baçi.
Komentet