VOAL

VOAL

NUK DO DUHET TA NJOHËSH DËSHPËRIMIN – Poezi nga EMILY BRONTË (1818 – 1848) – Përktheu FASLLI HALITI

December 20, 2018
2 Comments
  • author avatar
    Blerim Rrecaj 6 years ago Reply

    Me të njohurit për të (pa)njohurat

    Bije zilja e telefonit. Një i njohur. Bisedë. A ia vlen të thuhet diçka nga ajo që u tha. Edhe që e thamë. Njëri nga ne mund të pyes se çka ka të re andej nga ju, diçka interesante, të pazakontë, të veçantë. Njëri nga ne jep një përgjigje, paj çka të them, me t’vjetra, pothuajse asgjë interesante, gjithçka rrjedh siç po rrjedh pazakonshmërisht në zakonshmërinë e vet. A kemi mundësi të shprehemi pak më qartë, paj kushedi, ta përcaktojmë më parë se çfarë kuptojmë me zakonshmëri e pazakonshmëri, nëse mundemi, kuptohet. Pak a shumë kështu përfundon kjo bisedë jo e shkurtë nga e cila s’dijmë se çka të themi tjetër nga ajo që e thamë. Rrugës takojmë një të njohur tjetër dhe ndalemi, përshëndetemi e flasim mjaft gjatë, në rrugë, në këmbë. Pyetjeve dy drejtimshe se ku je, çka po bën e kah po gjindesh u përgjigjemi me radhë. Bëjmë një shkëmbim pakënaqësish dhe
    këtë e kemi bërë ceremoni sikur farë dorëzim-pranimi të letrave kredenciale. E ftojmë njëri-tjetrin jo për ndonjë koktej rasti këtë herë por për ndonjë ndejë në kafe, e nëse sot s’kemi kohë e lëmë për ndonjë ditë tjetër, kur të na bëhen punët, kur të jemi më të lirë…Mirupafshim, mirutakofshim o njerëz të mirë! Me dikë tjetër po ashtu të njohur takohemi te berberi e presim në radhë për t’u qethur. Flasim a sillemi ngrohtë ose ftohtë me njëri-tjetrin. Ose njëri ftohtë e tjetri ngrohtë, njëri kokën lart, tjetri drejt a poshtë, e kjo mund të ketë pak rëndësi, më rëndësi mund të kenë frizurat që shohim në pasqyrë dhe përshëndetemi me “ditën e mirë”, duke parë dhe pak veten në fytyrë. E u dëgjofshim, u pafshim e u takofshim për të mirë. Me dikë tjetër takohemi rrugës duke ec nëpër shesh, përshëndetemi, sikur hyjmë menjëherë në temë, duke i thënë dikush dikujt a ti ke qit’ punët në terezi e në vijë, a hiç mos vet edhe mund të përgjigjemi, ose t’i themi njëri-tjetrit, se (s’)e kishe ditur se s’ka kurrgjë prej këtuhit, prej këtij vendi, këtij shteti, e kushedi çka do të mendojmë edhe pak pasi do të përshëndetemi e udhën do ta bëjmë vetëm. Në një takim rasti tjetër me një të njohur tjetër, fjalë të njëjta mund t’i themi në një mënyrë tjetër. Dhe takime tjera me këdoqofshin ngjajnë, fjalët vetëm paksa ndryshojnë ndërsa ka kohë që po e vërejmë se po pësëritemi e po ripërsëritemi e po stërpërsëritemi për ato që në ne e rreth nesh po ndodhin, për ato që na rrethojnë. Ja për shembull në një kafene ku ne mund të jemi dy e tre, që dalim një lojë derbi ta shikojmë, por pak te loja sytë i hedhim, pasi pëhumbemi në bisedë pas bisede e në temë pas teme, politikë, ekonomi, punë, para, lirisht mund ta shtojmë dhe parashtesën:”pa” ose shenjën:”-“. Dhe vëmë në dukje se rrjetet e supermarketeve të mëdha po hapim pikë pas pike, këtu një lokal, atje një tjetër, edhe pranë nesh te shumëkatëshja gati e përfunduar, tashmë lokalit i është vënë njoftimi se: “Do të hapet së shpejti”. Pra po “mbillet” dhe një supermarket. A thua ku do shkojmë derisa siç po duket vetëm supermarketet po lulëzojnë, është pyetje që s’pret kushedi çfarë përgjigje. Por dikush ndonjë fjalë e flet, le bre se edhe unë kam mendu kështu si ti, po e kam pas gabim, tash po mendoj veç me mujt me mbërri, në mundsha diçka për vete individualisht, këtë kqyr bëre edhe ti. E fol e fol e fol e nga goja nxjerrim dhe pyetjen: A ma mirë me dijtë a me pasë, përgjigjja dikë mund ta hidhërojë e dikë mund ta kënaq, e dikë mund ta… E vazhdojmë s’dijmë as kur do të ndalemi as kur do të mbarojmë, por sikur e dijmë se s’e dijmë as çfarë po e do ndodh e as se çfarë na pret, sidoqoftë edhe ndeja e sontme mbaron, vazhdon jeta jonë…

Komentet

“A duhet t’i pranojmë…?”- Biseda e Stalinit me Titon më 1946 për kërkesën e Enver Hoxhës! Si u bë ish-diktatori “shërbëtor” i tre udhëheqësve komunistë! Tragjedia e kombit të copëtuar- Nga SKIFTER KËLLIÇI

  PJESA E PARË Trafaldinoja është një riosh mendjehollë dhe djallush, personazh i komedisë së famshme të komediografit të madh italian, Goldoni, (1707-1793) me titull “Shërbëtori i . . .

LAMTUMIRË SHABAN NOKSHIQI!….- Nga TAHIR BEZHANI

  Jeta i ngjan një romani të cilin e lexon, shijon dhe vlerëson nga fillimi deri ne fund. Patjetër se fundi i vjen çdo fillimi. Gjithmonë fundi është i dhembshëm, si çdo ndarje në jetë. . . .

Teksti i këngës “Zjerm” (varianti i saktë)

Në këtë minut në këtë çast no paranoia pas shiut e ylbertë duket bota nëpër rrugë asnjë ambulancë kurrkush s’të flet me arrogancë edhe sot na thanë që s’prishet koha . Përfun . . .

Shtëpi, e ëmbla Shtëpi!- Poemë nga Përparim Hysi

“O shtëpi! O Shtëpi!” Të kem një varr si ti” Popullore Shtëpi! O e ëmbla shtëpi! A nuk thashë që do kthehem një ditë? Së shpejti,do jem aty; hap derën e dil e më prit. Në ika dikur e të . . .

ZËRI I NËNËS ( Nga varri) – Poezi nga TAHIR BEZHANI

ZËRI I NËNËS ( Nga varri) Një zjarrmi e etshme më zuri Mall i çmendur u fut në zemër Varri i nënës më vjen para syve Ka kohë që nuk e kam vizituar Rrëmujë mendimeve të mia Palë mbi palë . . .

EKZISTENCIALE- Poezi nga HASAN MUZLI SELIMI

Ju them të drejtën Një natë fjeta në stanisht breg detit Kujtoja të vdekurit, të gjallët i harrova Në heshtje ngjit me Butrintin, çati me vrima, numëroja yjet Të nëndheut shëti . . .

SURGITE,  MORTUI  ! (ÇOHI, TË  DEKUN !)- Nga AT GJERGJ FISHTA OFM.

      Shqyptarë, a ndiet ? Evropa, mrrutë e ndyt, Shkerdhye me Evrej t’ Parisit e t’ Londonit, ( Se cillës dreqi ia plasi të dy syt E marren ma s’ e sheh, njitash n’ e s’ vonit) . . .

ARBËRESHET- Poezi nga Neki Lulaj

(Për datëlindjën e Gjergjit) Nga matanë detit arbëreshët na erdhën të malluar. Sollën gëzimin nga shpirti i tyre hyjnor Për datëlindjen e Princit të Arbërit uruan Veshur bukur me kost . . .

Ndoshta kjo foto është shkrepur një ditë të diele. Musine Kokalari, si gjithmonë me libër në dorë

Ndoshta kjo foto është shkrepur një ditë të diele. Musine Kokalari, si gjithmonë me libër në dorë, në çaste pushimi me familjarët. Ndoshta ishte një ditë maji, kur në oborrin e s . . .

HISTORIA E PATHËNË E PAPËS SË SAPOZGJEDHUR, ROBERT PREVOST: PAPA LEO XIV- Nga Markon Eugenio Alat- Në shqip: Eda Zhiti

Mori një vendim befasues në vitin 1975: Ai refuzoi Fakultetin Juridik të Harvard-it për t’u shërbyer fshatrave më të varfra të Perusë Tani, ai është Papa i 267-të. • Flet gj . . .

SALI BERISHA MISIONAR NË MES TË MISIONARËVE- Nga HASAN MUZLI SELIMI

Thonë se Cicëroni, babai i gojëtarisë romake, fjalimet e veta i fillonte me një farë rrënqethje që dukej jo në formë, gati-gati belbëzonte. Fabi i pari i fisit Fabius  e arsyeton: “Ky ë . . .

PAQJA E ÇARMATOSUR QË ÇARMATOS… – Fjalët e para dhe ditët e para të Papës Leoni XIV – Përgatiti Visar Zhiti

  FLETORJA E PAPËS SË RI   Papa i ri, Leo XIV, kur u shfaq në ballkonin e Bazilikës së Shën Pjetrit për të përshëndetur popullin e mbledhur në sheshin më të bukur të botës katolike, pas . . .

Send this to a friend