VOAL

VOAL

SHQIPTARËT MANIFESTOJNË NË GJENEVË PËR TË DENONCUAR MASAKRËN E KUMANOVËS

May 16, 2015

Komentet

“NJË JETË DISA HISTORI” i autores Marjana Bulku- Nga Mal Berisha

 

Fjala në Promovimin e Librit

Të nderuar pjesmarrës!

E nderuar zonja Marjana Bulku dhe antarë të familjes Bulku, zoti Ilir, zonja Belina, Genti, Deny, Henry…

I nderuar z. Agim Rexhaj, Presidenti i Nderit i Federatës Pan Shqiptare të Amerikës “VATRA”

Të dashur pjesmarrës!

Promovimi i një libri përbën gjithmonë një moment emocional, jo vetëm për atë që e shkruan por edhe për ata që e kanë lexuar ose do ta lexojnë atë, dhe që gjejnë brenda faqeve të tij jo vetëm jetën e dikujt tjetër, por shumëçka edhe nga vetvetja.

Libri që po promovojmë sot “NJË JETË DISA HISTORI” i autores Marjana Bulku, për mendimin tim është pikërisht libri ku të gjithë ne dhe qindra mijëra shqiptaro – amerikanë e gjejme vetveten në një mënyrë ose në një tjetër. Arësyea është e thjeshtë:

Të gjithë kanë kaluar nëpër një kalvar mundimesh për të ardhur në këtë vend dhe për t’u përshtatur me atdheun e dytë, Amerikën duke marrë me vete mallin, dhimbjen, shqetësimin dhe dashurinë për atdheun që kanë lënë pas,

Dua të them me plot gojën se ky libër është një transkriptim virtuoz i fjalëve të thëna prej të intervistuarve në intervistat televizive. Mendimi i autores që nëpërmjet të këtyre intervistave të sillte historitë individuale të secilit, në fakt na ka sjellë një imazh kolektiv të bashkësisë Shqiptaro – Amerikane në periudhën në fjalë. Në këtë aspekt më duket sikur kur mbaron së lexuari ke biseduar përpara një kamere me të gjithë shqiptarët e Amerikës të përmbledhur në një individ i cili ka këto cilësi:

Dashurinë për atdheun
Patriotizmin,
Virtytet më të mira shqiptare
Përpjekjte titanike për tu përshtatur në vendin e ri në Botën e Re.
Respekti për vendin ku kemi ardhur,
Progresin ekonomik dhe edukimin e klasit të parë botëror.
Organizimin shoqëror dhe kontributin kombëtar.

Ky libër është një haraç nderi për arritjet e shqiptarëve i ofruar nga autorja.
Marjana Bulku e hap siparin me këto fjalë të cilat na shoqërojnë në idenë e tyre deri në faqen e fundit:

“Unë vendosa” ta ndërtoj “  këtë “ Muzeum” në këto faqe libri përmes përshkrimeve dhe analizave të mia, intervistave dhe konkluzioneve përtej pyetjeve pasi në fare pak vite të jetës time në Nju Jork, SHBA pata fatin të njoh disa prej tyre, falë komunikimeve të drejtpërdrejta ku njoha historitë, preka veprimtaritë, ndjeva përpjekjet e pandalshme që shqiptarët punëtorë e fisnikë të Amerikës bëjnë për të mbajtur gjallë lidhjet me vendin amë: Shqipërinë, Kosovën,Maqedoninë, Malin e  Zi.
Jeta e çdo njërit prej tyre mbart kaq shumë histori shumë prej të cilave nuk duhen harruar, ka nga ato  që janë frymëzuese dhe burim krenarie, prandaj dhe vendosa t’i përjetësoj përmes faqeve të një libri.”

Libri fillon me një rrëfim rrënqethës për historinë e një intelektuali shqiptar i cili pasi u edukua në Francë, e pa demokracinë aty, dhe u kthye në atdhe, përfundoi në pranga dhe fati i tij mori atë drejtim tragjik vetëm se kishte thënë se mendonte dhe besonte se:

“NJË DITË DO TË NDRYSHOJË KJO PUNË”. Ai është Astrit Rama.

Pastaj vinë fjalët e zonjës, LUMI HADRI

E bija e patriotit të madh Ali Hadri dhe një aktiviste e njohur e bashkësisë shqiptaro – Amerikane:

Ajo na sjell një rrëfim të trshtueshëm për vëllain e humbur për lirinë e Kosovës por edhe filozifinë e babait të saj nën terrorin e UDB së Jugosllave. Ajo na sjell edhe atë që është më e rëndësishmja në jetën e njeriut: DINJITETI, kur thotë se babai i saj Profesori i nderuar Ali Hadri i mësonte fëmijët e tij se:

“Unë kam qenë zot i të kaluarës time,
jam zot i të tashmes dhe i të ardhmes time,
sepse unë i di rrjedhojat e qëndrimeve të mia.”

Një mësim shumë i madh ky për njeriun e sotëm. Si një aktiviste e njohur e cështjes së Kosovës, ajo shpreh edhe shqetësimin e ligjshëm për mbarëvajtjen e shtetit të Kosovës kur thotë:

“Pas   shpalljes   së   Pavarësisë   së   Kosovës   u   hapën ambasadat dhe si rezultat diaspora nuk vazhdoi të luajë rolin   proaktiv në aspekin  e lobimit.  Fokusi u vu më  tepër në  investime.  Përse   kjo   ngjau   dhe   kush   e   shkaktoi   shkyçjen   e diasporës  të SHBA-së është e debatueshme. Pasi që shteti i Kosovës edhe pas 20 -viteve akoma nuk është konsoliduar është evidente që ekziston një vakuum dhe   që  përsëri diaspora  duhet  të  mobilizohet  për  të ndihmuar në përmbylljen e këtij proçesi me përkrahjen e Administratës Amerikane. Përsa i përket prosperitetit përpjekjet tona nuk kanë ndaluar asnjëherë.

ADEM BELLIU, një aktivist i njohur i Bashkësisë tonë Shqiptaro – Amerikane thotë në intervistën e tij:

Duke jetuar në Demokraci e në liri  qytetari nuk duhet të presë  vetëm nga shteti apo nga tjetri. Duhet qe të kërkojë shumë më shumë nga vetja në drejtim të punës, të ekonomisë personale e  të gjejë forma e  mënyra për të punuar privatisht.

 

IDRIZ LAMAJ ish gazetar i VOA i përgjigjet kështu autores kur ajo dëshiron të dijë më shumë për rolin e shtypit të lirë në Amerikë:

 

“Zëri i Amerikës” është një institucion i veçantë, ashtu siç janë të gjitha institucionet e Qeverisë Federale Amerikane, serioze në mbilartësi ndërkombëtare.  Si gazetar shumë- vjeçar në seksionin e gjuhës shqipe kam mësuar shumë gjëra:
Të  përqendrohesh  në thelbin e çështjes.
Të shkruash për subjektin që ke para sa më shkurt.
Në secilin shkrim i rëndësishëm ose i parëndësishëm,  të mbështetesh të paktën  në dy-tre burime të ndryshme.

Ndërsa sa i takon vendlinjes ai thotë:

“Unë jam malësor  i thjeshtë, i rritur dhe plakur tashmë rrugëve të mërgimit.  Atdheu im i lindjes nxën vend tek unë, aq sa nxën vend nderi  dhe dinjiteti im.  Çfarë vendi nxën atdheu, te secili mërgimtar?! Kjo gjëndet më së miri  në poezinë e Ernest Koliqit “ Shqipnin e mora me vete”.

 

FRANK SHKRELI, po ashtu gazetar shumë i njohur i VOA dhe analist politik jep këtë mesazh:

 

Mesazhi im është i thjeshtë: Të thuhet dhe të shkruhet e vërteta!
Nuk është aspak e rastit se në një botë si sot, ku “informacioni nuk njeh limit dhe ku e vërteta dhe mashtrimi janë sa larg po aq edhe pranë për shkak të disinformimit” – që liria e shtypit, gazetaria e lirë në pëgjithësi, është sot më e kërcënuar se kurrë.
Prandaj, sot është më e rëndësishme se kurrë që të mbrohet, të promovohet dhe të fuqizohet shtypi i lirë, në interes të publikut dhe në interes të demokracisë së vërtetë.

 

IRIS HALILI na jep këto tre alternativa nëse vjen në Amerikë:

 

Emigrimi të le mundësinë të zgjedhësh një nga tri rrugë:

Ose do të asimilohesh,
Ose do të margjinalizosh,
Ose do të integrohesh.

 

DESHIRA AHMETI KËRLIU, kangëtarja lirike me një  një vokal gurgullues porsi burimet e kulluara e ajri i pastër nga ajo vjen DIBRA na thotë:

 

Personalisht mendoj  se ka shumë rëndësi ambijenti ku rritesh, qyteti, natyra që të rrethon, ajri që thith  dhe uji që pin. Pastaj është me shumë rëndësi familja, edukata familjare dhe ajo sociale, kultura e atij qyteti, qytetaret, mësuesit që të edukojnë  në shkollen fillore deri te momenti kur merr valixhet dhe me të gjitha këto brenda shkon në studime për të arritur të bëhesh një profesionist dhe ta zhvillosh më tejtalentin që posedon.

 

MJAFTIME BRATI DUSHOLLARI

 

Largimi i çdo njeriu nga vendi i lindjes është i vështirë dhe i dhimbshëm, pavarësisht nga arsyet që e diktojnë.  Dhe sa më i rritur të largohesh, aq më e dhimbshme bëhet sepse lë pas vendin që të lindi e të rriti, të afërmit, kujtimet, kulturën e vendit tënd, shoqërinë… etj.  Unë personalisht jam ndjerë sikur lashë pas një pjesë të vetes time.

 

DR PASHKO CAMAJ

 

Një nga gjërat shumë frymëzuese ka qenë të shohësh se si shqiptarët përpiqen të ndjekin arsimimin e tyre, pavarësisht nëse janë shqiptarët që kanë emigruar këtu kohët e fundit, ose pasardhësit e tyre ata duan të ndërtojnë një bazë të mirë e të qëndrueshme arsimore për të ardhmen.

 

LORETA STAMO, shëmbulli i aftësive të shqiptarëve për progresin e jashtëzakonshëm teknollogjik në të cilën shqiptarët janë përfshirë dhe përshtatur në këtë vend thotë:

 

Ndjehem mire, si në ‘shtëpinë   time! Fusha e Inteligjencës  artificiale (Artificial Inteligjence) dhe e kompjuterave të mësuar  (Machine Learning) po hyn në çdo drejtim.  Makinat pa shofer, bankieri robot që të identifikon në varësi  të sinjalit zanor, doktori robot që të dikton direkt  gjithë opsionet ekzistuese në varesi të analizave dhe ankesave, shahisti robot që mund edhe vet kampionet e shahut, edhe ata që e kanë programuar etj, etj…duken të frikshme për brezat më të vjetër, por s’ka asnjë mister aty tanimë.  Në bazë  të të gjithave është mendja e njeriut por që edhe mendja vet ‘dorezohet’ para fuqisë  dhe shpejtësisë  llogaritese të super-kompjuterave të sotëm.

 

AZETA ZHABJAKU KOLA  flet për mallin për vendlindjen:

 

Kushdo që le vendin e lindjes dhe emigron në një vend të huaj ka një histori për të treguar.  Secila histori është personale dhe mbresëlënëse.  Unë u bëra qytetare e vendit të adoptuar në të cilin jap kontributin e duhur në shoqëri.

 

DRITA GJONGECAJ themeluesja dhe drejtuesja e Shkollës “Sons of the Eagle” na thotë:

 

Mësuesia mbetet një profesion i dashur për mua. Përvoja ime si mësuese dhe drejtuese shkolle në Shqipëri më dha një pikënisje të fuqishme në zgjedhjen e kahjes së karrierës këtu në vendin e ri.
Me rëndësinë që po merr dy-gjuhësia në përgjithësi dhe përfitimet në nivelin personal por edhe atë të identitetit kombëtar, unë e shoh me optimizëm të ardhmen e përdorimit të shqipes.  Më shumë se asnjëherë tjetër shohim organizata dhe shkolla shqipe si dhe bashkëpunim në shërbim të ruajtjes së gjuhës e traditës.

 

MIRJANA LUKIC na jep këtë mesazh për fëmijët shqipëtarë:

 

Mesazhi im për fëmijët shqiptarë është se ne si kulturë duhet të jemi krenarë për paraardhësit tanë dhe brezat para nesh.  Ne jemi duke jetuar jetën që kemi sot sepse brezat para nesh bënë sakrifica për të siguruar të ardhmen tonë.  Unë i adhuroj prindërit e mi që rrezikuan për të hyrë në të panjohurën me aq shumë rreziqe të paparashikuara. Por ata e kishin guxim në zemrat e tyre dhe ëndrrat për një jetë më të mirë për familjen e tyre.

 

GJON BUCAJ, ish drejtues u VATRËS dhe zonja e tij NIKOLETA BUCAJ, na japin këtë mesazh prekës për për VATRËN tonë të dashur:

 

“Vatrës” do të doja t’i kisha dhanë ma shumë, por kohën dhe përpjekjet për t’a ndimue, ia kam kushtue me dashuni, i motivuem kryesisht nga idealizmi atdhetar i para-ardhësavet tanë.  Kam pasë fatin të kem bashkëpuntorë të përkushtuem për arritjet sado modeste që mund të jenë”

Autorja na jep edhe një listë profilesh të cilët do ti gjeni në faqët përmbyllëse të këtij libri por mua më pëlqen të citoj tre prej tyre që i kam patur dhe i kam miq dhe njerëz të dashur e të respektuar: Ata janë:

 

I ndjeri DALIP GRECA, ish editori i DIELLIT për te cilin autorja thotë:

 

Nuk është e lehtë që ta ruash profilin e intelektualit në emigrim, do të duhet jo pak investim nga koha personale dhe ajo e familjes përmes  angazhimit sistematik në komunitetin shqiptaro-amerikan, reflektimit të matur e të barazpeshuar, gjykimit të mprehtë me  pendë e mendim dhe bashkëpunimit të ngrohtë e miqësor me kolegët përtej çdo rivaliteti dhe oponence qëndrimesh.

 

FADIL BERISHA fotografi tashmë botnisht i njohur:

 

Ai është një emër i njohur në botën amerikane dhe atë shqiptare pasi ka një profil ku shkrihet profesionalizmi dhe humanizmi.  Përmes fokusit fotografik syri i tij sjell tek ne bukurinë njerëzore; natyralen, provokativen, pozanten, të pastrën, të kultivuarën, të retushuarën, atë para të cilës gjithkush kthen kokën dhe thotë Uau! Sa e bukur!

 

RIAD YMERI, tenor:

 

Artisti  që i ngjan aq shumë vendit të tij. Potent në skenë, me një zë të thellë sikur del prej mijëra vitesh e kërkon të thotë atë çka nuk u tha, i brishtë dhe human në jetë, Riad Ymeri  ndriçon në çdo skenë dhe podium ku interpreton.

 

DR.  DHIMITÊR BENO, mjeku i palodhur dhe njëriu humanist, babai i Elizabeth Benos, e cila drejton Shoqatën Motrat Qiriazi. Ai na thotë:

 

“Gjëja më ë rëndësishme është të qënit njeri.

Dike shpresuar se po kalojmë ca çaste të bukura të cilat unë i quaj QUALITY TIME, zonjës Bulku i Uroj shumë suksese, mbarësi dhe krijimtari të bollshme edhe në të ardhmen.

Ju falenderoj për vemëndjen!
Me respekt
Mal Berisha

REFLEKSIONE NGA KONFERENCA PËRKUJTIMORE E 112-VJETORIT TË THEMELIMIT TË FEDERATËS PANSHQIPTARE TË AMERIKËS VATRA, ORGANIZUAR NGA VATRA BOSTON Nga Artur Vrekaj

Me konferencën përkujtimore të 28 Prillit 2024 ne vatranët e Boston rikthyem veprimtaritë kombëtare me emrin e Vatrës në vëndlindjen e Federatës PanShqiptare të Amerikës, Vatra në Boston me Vatra Boston.

Boston për ne vatranët dhe Shqiptarët e Amerikës është Vlora e Shqiptarisë për trashëgiminë historike dhe muzeale të Kishës nënë, kisha e Shën Gjergjit e PHD Theofan Stiljan Nolit, e para kishë Shqiptare në botë dhe të Federatës PanShqiptare të Amerikës, Vatra. Duke qënë një organizim energjik Vatra Boston është edhe një siguri për veprimtari të tilla akademike si konferenca përkujtimore e 28 Prillit 2024 në Boston, që ruajnë e pasurojnë trashëgiminë e themeltarëve të Vatrës. Megjithëse organizatorët e kësaj veprimtarie u bënë thirrje gjithë degëve të Vatrës të ishin prezente, pa u mjaftuar vetëm me një përshëndetje me shkrim duhet që në të ardhmen degët e Vatrës ta planëzojnë për ta kthyer në traditë përkujtimin e themelimit të Vatrës në Boston, në vëndlindjen e saj.

Kjo traditë e përkujtimit të ditëlindjes së Vatrës do të shërbejë më pas edhe për takime të degëve të Vatrës për bashkërendim të kalendarit kombëtar të veprimtarive në shërbim të Identitetit kombëtar e të vetë Federatës Vatra.

Ne nuk do të mjaftohemi thjesht me përcjelljen e përshëndetjeve zyrtare, por në kryesi të Vatra Boston do të vendosim çfarë mund të bëjmë së bashku me degët e Federatës.

Kështu, do të fokusohemi për të fuqizuar shkollat Shqipe të komunitetit ku jemi, por edhe të përgjithësojmē e pasurojmë programet e ruatjes së Identitetit kombëtar përmes këngëve dhe valleve Shqiptare ndër degët e Federatës PanShqiptare Vatra bazuar në çfarë do të bëjmë më mirë për ardhmërinë. Vatra Boston ka një fillim premtues me synimin për ta bërë komunitetin tonë të Shqiptarëve të Masaçusets më të gjallëruar dhe më të përfaqësuar në qytetin dhe shtetin ku jetojmë e punojmë përmes emrit Vatra të pagëzuar nga themeltarët e kësaj Federate mbarëshqiptare. Lobimi për çështjen Shqiptare do të jetë një nga aksionet tona qytetare të Vatra Boston në Kongresin Amerikan apo dhe këtu në Masaçusets ku kanë zyrat përfaqësuesit tanë. Motua e Shqiptarëve të Masaçusets që u bashkuan me Vatrën që nga vitet 2000, sot e në vazhdim është gjithëpërfshirja vullnetare dhe pa dallime çfarëdo qofshin për të ruajtur e pasuruar trashëgiminë historike të Vatrës. Ajo çfarë e bën më frymëzuese veprimtarinë tonë kombëtare për degët e tjera të Federatës PanShqiptare Vatra është pasqyrimi real në gazetën Dielli, si dhe në mediat vizive të Albanian Culture TV të z.Adem Belliu; AlbTv USA të z.Gani Vila; Noli show program të z.Nazmi Salihut dhe arkivës së veprimtarive të bashkësisë shqiptare të Usterit me Ardian Murraj, gazetar i lirë dhe freelance videographer.

Ne duam dhe po provojmë se tashmë kemi me Vatra Boston një organizim Shqiptar me frymë Noliane dhe Koniciane ku dëgjohet zëri i anëtarit aktiv, sepse Vatra nga vetë emri përndjell ngrohtësi dhe dashuri nga anëtarësia. Veprimtaritë komunitare dhe atdhetare që bëjmë ne nuk janë dhurata nga të tjerë. Ato janë fryt i një punë bashkërenduese të disa prej veprimtarëve me anëtarë të kryesisë dhe përfundimisht me miratimin e kryetarit të degës. Këto veprimtari janë përkushtim i të gjithë komunitetit për të gjithë ne. Ne sot këtu në Amerikë na bashkon Shqiptaria dhe emrat e Nolit, Konicës dhe Vatrës. Rëndësi ka që ne së bashku me organizatat Shqiptare të Masaçusets si me Kishën e Nolit, Albanians Fighting Cancer, Labëria, Harvard Students Association, Çunat e Boston që ishin të pranishme, si dhe Massbesa me të cilën bashkëkomunikojmë do të bëjmë më të mirën e mundshme që të përbashkohemi me veprimtari duke gjallëruar organizatat tona dhe komunitetin Shqiptar në Masaçusets. Në këtë frymë bashkëpunimi në komunitetin tonë Dr.Agim Aliaj, anëtar i bordit të Albanian Fighting Cancer theksoi se, të gjithë ne, duhet të ndjekim rrugën e patriotëve tanë para nesh për të mbajtur gjallë kulturën dhe traditat tona.

Konferenca përkujtimore e 112-vjetorit të Vatrës në Boston u bë prova e bashkimit dhe konsolidimit të këtij bashkëpunimi. Kjo veprimtari u bë një bukuri Shqiptare që foli përmes Vatranëve me rishfaqjen e ngrohtë të saj në fundprillin e 2024-ës.

Fakti që ne kemi një komunikim të pandërprerë dhe bashkëpunim në vazhdimësi me Kishën e Shën Gjergjit, kisha nënē e kishave Shqiptare që hapi Noli në Amerikë flet për siguri të mbështetjes dhe realizimit të projektit të dixhitalizimit të Bibliotekës së Nolit nga Vatra Boston dhe komuniteti. Zonja Neka Doko mori kështu më 28 Prill një përkrahje më të hapur dhe të sinqertë për projektin e dixhitalizimit. Krenari të dëgjonim së bashku në konferencën e 28 Prillit aty ku lindi Vatra audion e Nolit të Madh ku përmblidhte punën kombëtare të Federatës PanShqiptare të Amerikës, Vatra se si e bëri me shtet dhe anëtare të Lidhjes së Kombeve, Shqipërinē. Ne do të punojmë së bashku të inkurajojmë dhe mbështetim aq sa të mundemi talentet e reja në komunitetin tonë në çdo fushë ku ata kanë prirje. Vatra Boston duhet ta kthejë në traditë një takim prezantues me studentët që mbarojnë shkollën e mesme, si dhe ata që përfundojnë studimet e larta. Kryetari Mentor Maksutaj vuri në dukje punën që duhet të bëjmë në Vatra Boston dhe organizatat e tjera për dhënien e bursave studentëve në nevojë. Organizatat Shqiptare të Boston, por në veçanti Vatra Boston do të përkujdeset më shumë për sensibilizimin e komunitetit që më shumë studentë Shqiptarë të aplikojnë të studjojnë në Harvard University dhe MIT, këshillë kjo e ligjëruesit në Harvard University z.Faton Limani, që u mirëprit në konferencën përkujtimore.

Kështu ne vlerësojmë edhe familjet edhe të afërmit e tyre, që rritin dhe edukojnë këtë brez Amerikanësh të Rinj me tradita Shqiptare. Ne kemi shumë punë për të bërë për ta bërë sa më masiv organizimin tonë, me qëllim që të jemi më të plotë dhe kështu së bashku ti japim më shumë ardhmëri Identetit tonë kombëtar me shkollat Shqipe të komunitetit, por edhe me Gjuhën Shqipe si lëndë përzgjedhëse tashmë në Harvard University. 110 anëtarët aktivë të Vatra Boston sot janë prova më e mirë e një organizimi dinamik që pothuaj u dyfishua në katër muaj. Anëtarësimi në Vatra Boston vazhdon. Shumë domethënës ishte anëtarësimi i nipit Vasil Pani që mban emrin e gjyshit, kryetarit të Vatrës Vasil Pani. Ndërlidhja e brezave Vatranë është tashmë realitet edhe me Vatra Boston. Fjala e një pasardhëse të familjes vatrane, 94 vjeçares Mary Thomas shërbeu si një kujtesë historike e gjallë se çfarë bënte Vatra në Boston pas luftës së Dytë Botërore e deri në vitet tetëdhjetë të shekullit të kaluar. Ne jemi duke krijuar ura bashkëpunimi së pari me degët e Federatës PanShqiptare të Amerikës Vatra, si dhe me shoqata atdhetare në Kosovë siç është Kosova për Sanxhakun me kryetarin z.Ismet Azizi. Ne do të përgjithësojmë suksesin e punës së çdo Shqiptari që rrezaton krenari kombëtare me diturinë dhe profesionalizmin e tij në Masaçusets kudo dhe kushdo qofshin këta Shqiptarë në biznes, industri, kujdesin shëndetësor, ndërtimtari, arte, edukim, sport a kudo. Ne do të punojmë së bashku të mbajmë traditat e bukura Shqiptare të foklorit, valleve tradicionale, këngëve popullore, kostumeve kombëtare, si dhe mësimin e instrumenteve muzikorë me qëllim që ti trashëgojmë edhe këtu. Një nga këto nisma është edhe projekti i Grupit Labëria të Boston, anëtarë të të cilit janë edhe anëtarë të Vatra Boston.

Pra, kushdo që do të marrë përsipër këto kurse duhet të marrë mbi vete përgjegjësinë e mbarëvajtjes së çdo programi jashtëshkollor në bashkëpunim me Vatra Boston dhe prindërit.

Kjo ide mbetet për tu parë e planëzuar në vijim. Kushdo që do marrë përsipër kurse për trashëgiminë e kulturës Shqiptare ne do ti mbështetim që ti jetësojmë ato.

Çfarë na frymëzon ne vatranëve të Boston?

Nderi i kombit Fan Noli lindi në mërgim dhe u bë një nga shtyllat kombëtare për shpëtimin e Shqipërisë dhe kombit me kishën Shqiptare të Amerikës dhe bashkëthemelimin e Federatës Vatra. Konica, Dako, Kirka, Çekrezi, Panët, Athanas, Pipa e shumë të tjerë që vunë mbi gjithçka Çështjen Shqiptare në shërbim të kombit e shtetbërjes. Një shëmbull tjetër është lobisti i Çështjes Shqiptare Joseph DioGuardi, i lindur në Amerikë, por kur dëgjoi të folurit Shqip në ditëlindjen e tij nga Shqiptarë të Kosovës në New York gjaku i kujtoi se kjo ishte gjuha e babait Arbëresh. Ndaj DioGuardi me Shqiptarët kontribues u bë lobisti më i madh i tre dekadave, lajmëtari i parë me rezolutat në Kongresin Amerikan për një Kosovë të lirë dhe të pavarur, si i pari Kongresman Arbëresh. Me dhjetra Vatranë i janë bashkuar misionit të tij.

Vijmë tek brezi mē i ri. Edona Kosovic studente në Harvard University bëri kërkesën për mësimin e Gjuhës Shqipe një vit më parë. Një fat i madh ky për ne Shqiptarët e Amerikës.

Faton Lumani tashmë është bërë jo vetëm ligjërues i Gjuhës Shqipe, por edhe Shqiptari më i dashur i Harvardit sot për sot që hap dyert për Shqiptarët e Boston, të Shqipërisë dhe Kosovës etj. Shembuj të tillë ka me mijëra. Edhe kur në Boston nuk vepronte më Federata apo Vatra e Boston, prapëseprapë shpirti vatran ishte këtu. Shumë prej vatranëve këtu sot janë veprimtarë të komunitetit të Masaçusets për disa dekada. Thjesht. Ne në Vatra Boston do të ndjekim shembullin e organizimit të një qyteti Amerikan që të fton vullnetarisht të shërbesh në bord apo në komisionin e qytetit ku banon, apo me kandidaturë vullnetare votohesh për kryetar apo këshilltar i bashkisë. Ky është modeli strukturor që Konica paraqiti më 14 Prill 1912 në programin e mbledhjeve të bashkimit në Federatën Vatra kur edhe votuan për kanunoren e parë. Pikërisht ne duhet të pranojmë vullnetarizmin nga njerëz që e kanë pasion Shqiptarinë dhe punën me komunitetin, nga njerëz që e kuptojnë se organizimet qytetare si kjo e Vatra Boston duan sakrificën e kohës e më shumë. Pikërisht, kjo ngjau edhe me nismën për zhvillimin e konferencës përkujtimore nga anëtarët e Vatrës, z. Subi Çako dhe Artur Vrekaj, por me miratimin nga kryetari i Vatra Boston z. Mentor Maksutaj.

Fakti që ne jemi sot këtu të Riorganizuar në Vatra Boston pas 112 vjetësh të themelimit të Federatës PanShqiptare Vatra flet më shumë. Një risi e kësaj veprimtarie është bashkëpunimi me biznesmenët Shqiptarë të Çunave të Boston për sallën ku u zhvillua dhe Neviol Shukullit me Boxford House Pica që u vlerësua për ndihmesën e tij. Konferenca përkujtimore e 112-vjetorit të themelimit të Vatrës organizuar nga Vatra Boston po shërben tashmë edhe si një frymëzim për të vazhduar me veprimtari të tjera kombëtare.

Nga Artur Vrekaj
veprimtar i bashkësisë shiptare
Shrewsbury Massachusetts.
28 Prill, 2024

Video nga Ard Murraj

FOTOT/ Angli, burgosen dy trafikantët shqiptarë që përdornin çartera dhe kamionë për të futur emigrantë

Takimi i përgjuar i kontrabandistëve shqiptarë Hilaj dhe Kadena, në një pijetore – i regjistruar nga oficerët e fshehtë.

 

Britani e Madhe – Dy shtetas shqiptarë që drejtonin një punishte kartash falso identifikimi dhe u merrnin emigrantëve 10,000 paund për t’u futur në Mbretërinë e Bashkuar me avionë të vegjël ose në pjesën e pasme të kamionëve, janë burgosur.

Myrteza Hilaj, 50 vjeç dhe Kreshnik Kadena, 37, të dy nga Leyton në lindje të Londrës, u shpallën fajtorë në Gjykatën e Kurorës në Southwark në muajin mars për shkelje të ligjit të imigracionit.

Të dy përdorën një avion për të transportuar ilegalisht emigrantë nga veriu i Francës për në një aerodrom në Essex, përpara se policia t’u shkatërronte planet dhe agjentët e fshehtë fotografuan takimin e tyre ‘urgjent’ në një pijetore.

Agjencia Kombëtare e Krimit e Britanisë së Madhe, NCA,  tha se të paktën nëntë udhëtime të emigrantëve ekonomikë shqiptarë në vitet 2016 dhe 2017 ishin ‘të lidhura kryesisht me Myrteza Hilajn’ – tre prej tyre përfshinin avionë të lehtë dhe të tjerë, emigrantë që hipnin në pjesën e pasme të kamionëve.

Kreshnik Kadena veproi si ndihmës i tij dhe ishte i përfshirë kryesisht në kontrabandën e emigrantëve duke përdorur aeroplanët e lehtë.

Të dy ata u dënuan në total me pesë vjet e dy muaj burg, tha të premten Agjencia britanike e Krimit (NCA).

Dënimi i tyre pasoi një hetim 8-vjeçar nga agjencia, i koduar si Operacioni Micropus, ndaj një grupi të krimit të organizuar shqiptar të përfshirë në lehtësimin e migracionit të paligjshëm, pastrimin e parave, trafikun e drogës dhe furnizimit me dokumente të falsifikuara.

Piloti i këtij grupi ngrihej nga North Ëeald Airfield në Epping Forest, Essex dhe do të fluturonte për në aeroportin Le Touquet në brigjet e Francës  për të mbledhur tre deri në katër emigrantë e për t’i dërguar kontrabandë në Mbretërinë e Bashkuar çdo udhëtim.

Më pas, piloti do të fluturonte për në Aerodromin Stapleford, gjithashtu në Epping Forest, ku emigrantët do të zbrisnin nga avioni dhe do të priteshin nga Kreshnik Kadena.

Emigrantët shqiptarë do të paguanin “deri në 10,000 paund” për tranzit në Mbretërinë e Bashkuar dhe më pas edhe “disa qindra paund shtesë” për dokumente false, tha Agjencia britanike e Krimit.

Pas një përgjimi të policisë në Francë më 17 korrik 2017, ku avioni i të dyve zbarkoi në tokë, agjencia tha që Hilaj dhe Kadena, të dy në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të ligjshme, u panë që kishin r një “takim në një pijetore lokale”. Gjatë gjyqit Kadena kishte pretenduar se ajo ishte “të pirë për ditëlindjen” e tij.

Hilaj, i cili kishte ardhur në Britaninë e Madhe në vitet 1990 dhe më parë punonte si pronar restoranti dhe roje sigurie, i furnizonte emigrantët me dokumente false.

Një grup i falsifikimit me karta falso identiteti i dha Hilajt shumë prej tyre – duke përfshirë pesë individë që prodhuan ‘dhjetëra mijëra’ dokumente të tilla në një objekt në Stratford për t’u përdorur në mashtrime bankare.

Ai mori gjithashtu dokumente nga një burrë që drejtonte një punishte pasaportash nga papafingo e tij në Battersea, Londër./SYRI.NET

ImageImageImage

Pas ndalimit të avionit të grupit, kontrabandistët shqiptarë Myrteza Hilaj, 50 vjeç dhe Kreshnik Kadena, 37 vjeç, zhvilluan një takim krize në një pijetore – ku u regjistruan nga oficerët.

ImageImageImage

Klaudio Findiku- kandidati për këshilltar në komunën e Fossalta di Piave në Venezia

 

Klaudio Findiku i lindur më 16.07.1995 në Durrës, Shqipëri, në qytetin tim të lindjes kam filluar të studioj muzikë në moshën 8 vjeçare, veçanërisht për piano dhe tastierë dhe më pas kalova edhe në fizarmonikë.
Kam studiuar në Shqipëri, kam mbaruar shkollën fillore dhe më pas jam zhvendosur në Itali, konkretisht në qytetin Arco të provincës së Trentos ku kam jetuar për 14 vjet.
Ishin vitet më të mira të jetës sime pasi Arco dhe Trentino më mirëpritën dhe kultivuan tek unë dashurinë për të tjerët.
Kam kryer studimet në institutin hotelier-turizmit në Riva del Garda ku kam marrë edhe diplomën e teknikut të kuzhinës mesdhetare dhe kateringut, kam kryer disa praktika në struktura shumë të rëndësishme në Itali dhe Zvicër.
Në Trentino, përtej shkollës, kam qenë i përfshirë në jeten sociale që në fillim.
Krahas angazhimit tim social, kam dhënë një kontribut të rëndësishëm përmes projekteve të ndryshme në Trentino dhe jo vetëm në botën e kulturës.
Per 14 vjet kam drejtuar disa shoqata vullnetare e kulturore.
Kam studiuar financa dhe marketing në Trento pa i përfunduar studimet për shkak të problemeve ekonomike.
Për më tepër, në kohën time të lirë kam botuar edhe 7 libra, 4 në gjuhën shqipe dhe 2 në italisht, 5 tekste për kuzhinën mesdhetare.
Me ardhjen e pandemisë zbulova dashurinë për pikturën dhe fillova të krijoj piktura akrilike në kanavacë.
Kam fituar 187 çmime kombëtare dhe ndërkombëtare për poezi dhe pikturë.
Unë jam gjithashtu president dhe krijues i çmimit ndërkombëtar “AQUILA D’ORO” shqiponja e artë , ndekoh mbaj titullin kalorës i urdhrit Dante Alighieri.
Aktualisht punoj si operator i kontrollit numerik për Lafert në San Donà di Piave dhe gjithashtu jam projektues AutoCAD pasi jam një autodeker i certifikuar.

“Ajo që unë kërkoj në emër të listës është të na votoni pasi e ardhmja është në duart tona. Së bashku për të krijuar komunitet për një Fossalta më të mirë” shprehet Findiku

(Ky është një angazhim shumë i rëndësishëm që bëj për një Fossaltë më të mirë dhe me mbështetjen e një ekipi të fortë.

“Është koha për t’i krijuar hapësirë ​​një gjenerate të re për të udhëhequr. Unë nuk kandidoj për një vend, po kandidoj për ju dhe për të arritur atë që duan qytetarët”.) shprehet Findiku.
Lista qytetare “VIVERE FOSSALTA” eshte lista qe mbeshtet kandidatin Vincenzo Sabellico per kryetar bashkie.

Te shumta janë prioritetet per te ardhmen dhe per komunitetet e huaja qe jetojne ne kete territor ku nje perqindje te rendeshishme ruan dhe komuniteti shqipëtar i kesaj komune.

(Video dhe foto) U PËRKUJTUA NGA VATRA BOSTON 112 VJETORI I KRIJIMIT TË FEDERATËS PAN-SHQIPTARE TË AMERIKËS

 

Fuat Memelli/

Organizatore e veprimtarisë ishte dega e Vatrës në Boston.

U quajt konferencë shkencore pasi me atë seriozitet ishte përgatitur, por kjo veprimtari e shqiptarëve të Bostonit, i ngjante një feste. Dukej e tillë që ne veshjen e bukur të 100 ca pjesëmarrësve, në sallën e qëndisur te një mjedis shqiptarësh në qytetin Pipëdi ku u mbajt konferenca, në fotot dhe dokumentat që u paraqitën e mbi të gjitha në frymën patriotike që rezatonte në fjalët e të gjithëve, në dëshirën për të thënë disa fjalë edhe persona të tjerë që nuk ishin në programin e konferencës, që si të thuash e “thyen protokollin ” por e zbukuruan atë.

Fjalën e hapjes e mbajti kryetari i degës së Vatrës në Boston, z.Mentor Maksutaj. Ai falenderoi të gjithë ata që kontribuan për organizimin e kësaj veprimtarie dhe veçanërisht dy nismëtarët e saj, Artur Vrekaj dhe Subi Cako, djemtë që kanë krijuar shoqërinë “Çunat e Bostonit”, etj.

Pastaj u dëgjuan dy himnet ai i Amerikës dhe i Shqipërisë. Në nderim të kryetarit të parë të Vatrës për Bostonin, Kristo Kirka, që ndrroi jetë në burgun famëkeq të Burelit në vitin 1955, dënuar nga diktatura komuniste, u mbajt një minutë heshtje.

Në vazhdim e kishte rradhën dëgjimi i në audio i një fjalimi të Fan Nolit, mbajtur në vitin 1962, me rastin e 80 vjetorit të lindjes së tij. Kjo vidjokasetë i ishte dhuruar Bibliotekës Noliane nga vatrani, Thanas Laska. Duke folur për kontributin e tij dhe të Vatrës ndër të tjera, Noli theksoi themelimin e Kishës Autoqefale Shiptare, kontributin e Vatrës për mos coptimin e trojeve shqiptare, duke e çuar zërin e saj të presidenti amerikan, Willson dhe fuqitë e mëdha të kohës, pranimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, botimin e gazetës Dielli, etj.

E mori pastaj fjalën përgjegjësja e Bibliotekës Noliane, Neka Doko. Duke punuar vullnetarisht për disa vjet me këtë punë, ajo është një arkiv i gjallë për kontributin e Fan Nolit, të Faik Konicës, për kishën e Shën Gjergjit dhe gazetën Dielli, etj.

Ajo paraqiti edhe dy kanunoret e vjetra të Vatrës. Ka kohë që po punon edhe për dixhitalizimin e materialeve të kësaj biblioteke si dhe të materialeve të tjera me vlerë.

Për historikun e Vatrës foli veprimtari Artur Vrekaj. Ndër të tjera ai theksoi për disa takime që janë bërë nga grupi i bashkimit, siç ishte ai i 31 mrsit 1912, i përbërë nga Fan Noli, Kristo Floqi, Faik Konica dhe Paskal Aleksi si dhe delegatët pjesëmarrës: Ilia Tromara, Llambi Çikozi, Kristo Kirka, Kosta Vasili dhe Kosta Kota. Bashkimi në Vatër edhe i Shoqërisë “Besa-besë” më 28 prill 1912, shënon themelimin përfundimtar të Federatës Vatra. Kjo mbeti edhe data zyrtare e themelimit të saj.

Andrea Pani, pasardhës i vatranëve të shquar, Josif e Vasil Pani, foli për kontributin e tyre. Të dy ishin miq të ngushtë të Nolit e Konicës. Vasili ka qënë 15 vjet kryetar i Vatrës dhe ka kontribuar financairisht për të. Andrea kishte sjellë edhe materiale dokumentare siç ishte një flamur i vjetër shqiptar që e kishte ruajtur Vasili në Dardhë dhe e solli në Amerikë i jati i Andreas, Sotir Pani, kishte sjellë edhe fotografi e dokumenta me vlerë,etj. (Një fotografi me shumë vlerë të Vatrës kishte sjellë edhe Petrit Alibej e cila kishte përfunduar e hedhur në një kosh plerash në qytetin Cape Cod, ku shihen rreth 300 pjesëmarrës. Fotua tregon piknikun e parë organizuar nga Vatra në Marlbord, më 2 gusht të vitit 1931.)

Me duartrokitje u prit fjala e 94 vjeçares, Mery Thomas, e cila ka njohur nga afër shumë vatranë të vjetër, foli për kontributin e familjes saj në Vatwr për 40 vjet me rradhë, etj. Autori i këtij shkrimi foli për figurën e biznesmenit të shquar, vatranit të përkushtuar dhe filantropistit të madh, Antoni Athanas.

Vatrani Faton Limani, ligjërues i gjuhës shqipe në Universitetin e Havardit, foli për studentët shqiptarë që mësojnë aty, për çeljen e gjuhës shqipe dhe domosdoshmërinë e mësimit të saj nga fëmijët e lindur e ritur në Amerikë.

Mentor Maksutaj foli për punët e bëra nga dega e Vatrës së Bostonit nga dita e rikrijimit të saj më 17 dhjetor të vitit 2023 e deri sot, ku veçoi shtimin e rradhëve të saj duke aritur në 108 anëtarë, veprimtarinë për ditën e çlirimit të Kosovës, takimin me shoqata të tjera shqiptare në Boston, atë me një ish këshilltar të presidentit Klinton, tjetrin për holokaustin e hebrenjve, etj.

Në fund ndal dhe në disa objektiva që ka dega për vitin në vazhdim.

Në emër të grupimit “Çunat e bostonit” foli Artian Rëza, ndërsa në emër të degës së Shoqatës Labëria e krijuar kohët e fundit, foli kryetarja e saj, Rudina Bardhi. Veprimtari Subi Cako, lexoi përshëndetjet e ardhura nga degë të Vatrës si dhe individë të ndryshëm. Përshëndetjen e kryetarit të Vatrës, Elmi Berisha, e lexoi sekretari i degës, Flamur Vezaj. Jashtë protokollit por që morën duartrokitjet e të parishmëve folën edhe i moshuari Sami Hajdini, historiani Aristotel Mici, poetja Lata Hajdini Musabelliu dhe Vasil Pani, pasardhës tjetër i kësaj familje. Në ditën e themelimit të Vatrës u bënë edhe tre pranime të reja. Me një foto kolektive u mbyll kjo veprimtari e bukur.

“Hope&Peace” me rastin e Ditës së Nënës takim me Senatoren e NY Nathalia Fernandez zyra e së cilës ndan Mirënjohje Nderi

Organizata e Gruas “Shpresë & Paqe” festoi ditën e nënës në një takim me anëtare të shoqatës dhe me të ftuar nderi Senatoren e Nju Jorkut Nathalia Fernandez, përkrahëse dhe bashkëpunëtore e këtij institucioni të pavarur civil të grave dhe vajzave shqiptare amerikane.

Misioni i organizatës është paqja dhe barazia gjinore në familje dhe shoqëri, toleranca fetare, lufta me mjete demokratike kundër dhunës ndaj gruas dhe fëmijëve në familje si edhe kundër trafikimit njerëzor.

Themeluesja e organizatës Mimoza Dajçi, gazetare dhe aktiviste, e përkushtuar ndaj familjes dhe kombit, ka ngritur zërin për të drejtat e gruas dhe fëmijëve ish të persekutuar politikë në Shqipëri, për të drejtat e nënave dhe motrave shqiptare në Kosovë, dhe veçanërisht për drejtësinë që nuk është arritur në lidhje me krimet e kryera gjatë luftës nga makineria serbe.

Secila nga pjesëmarrëset ka një histori të dhembjes por edhe të triumfit të gruas mbi padrejtësitë dhe abuzimet e lirive nga diktatura komuniste. Në takim mori pjesë edhe Shoqata Marigona e përfaqësuar nga shkrimtarja Sabije Veseli.

Shoqata Hope and Peace ka patur një ecuri të suksesëshme ndër vite dhe vazhdon me përkushtim. Disa anëtare të organizatës Shpresë dhe Paqe kanë marrë pjesë në Samite e Konferenca Botërore të Grave.

Për kontributin e dhënë në dobi të misionit të shoqatës, zyra e Senatores Fernandez vlerësoi me Mirënjohje Nderi znj. Rita Saliu, poete dhe humaniste e titullit “Nënë Tereza” nga Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi, Dr. Dolora Bushati, ish e persekutuar politike, lindur e rritur familjarisht në kampet e përqendrimit të diktaturës komuniste shqiptare, sot pedagoge në Universitetet Amerikane, znj. Gazmenda Tapia, ish pedagoge e kimisë në Shqipëri, publicisten Gena Bajrami, gazetaren dhe editoren për anglisht të gazetës Dielli Rafaela Prifti. Për mbështetjen e dhënë shoqatës Hope and Peace në kauzën e saj për të drejtat e grave dhe fëmijëve me Mirënjohje Nderi nga zyra e Senatores Fernandezja u nderua edhe shkrimtarja, publicistja dhe editorja e Voal.ch Elida Buçpapaj si dhe gazetaret Mimoza Lakna dhe Valentina Madani.

Drejtuesja Mimoza Dajçi, e cila ka qenë fituese e këtij vlerësimi prestigjioz, në fjalën e saj përshëndetëse në këtë takim bëri edhe një historik të shkurtër për ditën e nënës në Amerikë, duke u fokusuar tek gratë shqiptare që janë nëna të përkushtuara dhe shembuj të qëndresës, mirësisë, sakrificës, e dashurisë, baza e themelit të familjes shqiptare.

Takimi u mbajt tek Restoranti Cakor në Bronx i pronarit patriot, Vatranit Kujtim Funiqi.

U promovua në Miçigan libri “APOSTULLI” i studiuesit Ilir Ikonomi Kronikë nga Valentin Lumaj, Miçigan

 

14 Maj 2024

Të Dielën më 12 Maj, Qendra Kulturore “Nënë Tereza” e Kishes Zoja Pajtore në Southfield, Michigan prezantoi librin më të ri të studiuesit Ilir Ikonomi, “Apostulli”, kushtuar jetës dhe veprës së Theofan Nolit, vëllimi i parë.

Mbas pranimit të ftesës së kësaj Qendre, z. Ikonomi udhëtoi nga Washington D.C. në Detroit, në vrazhdën e një serie promovimesh të tjera shumë të suksesshme si në Tiranë, Prishtinë, Shkup, New York, Boston etj.

Aktiviteti u zhvillua në sallën e re të kësaj Qendre Kulturore, e cila i përket Kishës Zoja Pajtore. Studiuesi Ikonomi mori pjesë fillimisht në Meshën e drekës, ku u prezantua para të pranishmëve nëpërmjet ovacioneve. Mbas Meshës, dhjetra persona të njoftuar që më pare, zunë vendet e rezervuara për këtë rast.

Aktiviteti u hap në orën 2 pasdite dhe u moderua me kompetencë nga Prof. Dr. Gjeka Gjelaj. Fillimisht ai prezantoi panelin e tryezës kryesore sipas rradhës, Dom Fred Kalaj, z. Ilir Ikonomi, Dom Ndue Gjergji, Prof. Marjan Demaj dhe z. Valentin Lumaj.

Pastaj Dr. Gjelaj, listoi disa persona te dalluar që ishin në sallë, të cilët e nderonin aktivitetin me pjesëmarrjen e tyre, si prof. Lulash Palushaj, shkrimtari shtjefën Palushaj, shkrimtari Zef Përgega, përfaqësuesi i Shoqatës Malësia e Madhe, aktivisti Luigj Gjokaj, kryetari i Shoqates Koja z. Marash Nucullaj, nënkryetari i Shoqatës Kosova, Driton Palushaj, këngëtarja profesioniste Ermelinda Paparisto, Koreografja Joli Agolli, aktivistja e kishës znj. Merushe Lumaj, aktivistet e komunitetit Edvin Hoti, Luvigj Sterbyqi, Prof. Franz Grishaj, publicisti Rafael Floqi, aktivisti Ndrec Toma, gazetari Prel Martini etj. Nga kisha ortodokse e Shën Thomait merrte pjesë Odeta Fecani me familjen e saj.

Më pas dr. Gjelaj prezantoi autorin Ikonomi, paraqiti një biografi dhe nje bibliografi të autorit. Ai tha se z. Ikonomi i lindur në Berat, i rritur në Tiranë, ka studiuar dhe diplomuar në Pekin nw gjuhën kineze, ka punuar gazetar në radio dhe gazeta shqiptare dhe në fillim të viteve ‘90 ka ardhur në Amerikë për të punuar në Zërin e Amerikës. Dr. Gjelaj tha se z. Ikonomi për 30 vite punë në Zëri i Amerikës, z. Ikonomi punoi me pasion dhe ndershmëri duke pasqyruar në çdo rast të vërtetën bazuar në fakte. Ai tha se ishte mirënjohës autorit për përkushtimin e tij për të nxjerrë në dritë jëtën dhe veprën e Nolit me fakte dhe të dhëna të panjohura më parë. Ai tha se ky libër i bashkangjitej veprave madhore të mëparshme te z. Ikonomi, si “Jeta në Washington”, kushtuar Faik Konicës, “Pavarësia” kushtuar Ismail Qemalit, “Pushtimi” kushtuar okupimit ë Shqipërisë nga Italia në 1939, biografinë e Esad Pashë Toptanit etj.

Më pas Dr. Gjelaj fjalen ja kaloi z. Valentin Lumaj, i cili në kumtesën e tij paraqiti një referencë përgjithësuese të Librit “Apostulli”.

Ai ndër të tjera theksoi se libri është voluminoz, me 430 faqe, i shkruar më së shumti me një stil shpjegues, pershkrues dhe bindës, por është meritë e autorit Ikonomi, që me renditjen, koherencen, kombinimin harmonik të datave dhe lidhjen kuptimore të ngjarjeve, libri ngjan edhe me një ditar periodik. Libri është pjesë e kolanës “SCRIPTA MANENT” e Shtëpisë Botuese Universitare “UET Press”.

Z. Lumaj u ndal në disa momente nga libri që sipas vlerësimit të tij, përbëjnë pikat kulmore të jetës së Nolit në këtë periudhë, të cilat ishin:

-Vendimi i Nolit për t’u bërë prift dhe krijimi i kishës ortodokse shqiptare

-Themelimi i Federatës Vatra dhe Gazetës dielli

-Takimet e Nolit me presidentin Wilson dhe presidentin Roosevelt.

Në përfundim të fjalës së tij ai tha se të dhënat që paraqiti nuk janë as maja e ajsbergut të asaj pune voluminoze, aktiviteti të gjithanshëm, ngjarjesh të mëdha historike, dështimesh dhe arritjesh të Nolit dhe bashkëpunëtorëve të tij. Ndërsa vendet fqinjë gjeneronin rryma të forta kundër sovranitetit dhe egzistencës së kombit shqiptar, Fan Noli si dhe kryeveprat e tij, Kisha ortodokse shqiptare, Federata Vatra dhe gazeta Dielli vepruan si një anije e fuqishme kundrejt këtyre rrymave duke gjeneruar forca dhe përkushtim vetëm në një drejtim, vektori së cilave ishte pavarësia e Shqipërisë dhe mbrojtja e territoreve të saj, qëllim të cilin ata e realizuan me sukses.

Pastaj fjalën e mori famullitari Dom Ndue Gjergji, i cili uroi autorin per këtë vepër të madhe dhe tha: “… shqiptarët nëse deshirojnë të balafaqohen me sfidat e botës së sotme duhet të qëndrojnë të bashkuar, se të gjithë jemi vllazën e motra besimtarë në një Zot, sikurse e pati thënë Papa Françesku: ”Në Shqipëri gjeta jo nje harmoni fetare, por një vllazni fetare”. Për kombin tonë nuk ka asnjë rrugë tjetër përveç vllaznimi dhe bashkimi kombëtar. Sikurse ne kemi hapur këtë sallë dhe kyt Qendër të kulturës për festa, promovime, për fmijët, për gjuhen shqipe dhe aktivitete të kulturës shqitarë, ta hapim edhe ne zemrën për idealet e mëdhaja të kombit tonë, dhe tuej dashtë kombin dhe tokat tona ta bajmë kyt bashkim kombëtar, i cili, mos keni kurrfarë frige, do t’i përballojë të gjitha rreziqet dhe kërcënimet që kanosen prej armiqve tanë”.

Në vazhdim e mori fjalën famullitari i Kishës Shën Palit, i cili ndër të tjera tha: “…Nëse ne nuk e njohim të kaluarën tonë, atëherë do të jemi pa vision për të arrdhmen…Sot kur shqiptarët janë shpërnda në gjithë botën dhe fatkeqësisht po vazhdon kjo hemoragji e kombi tonë, këta libra janë shumë të nevojshëm për me muejt me na identifikue, me na mbajt bashkë nga ana shpirtnore që me muejt me i potencializue të gjithë ato vlera që Zoti i ka dhanë popullit
shqiptar…Faleminderit z. Ikonomi që na ke dhurue kyt libër, i cili asht një dritare, që ne mund ta hapim dhe të shohim historinë e popullit shqiptar në kohë të vështira por të ndrituna të tij”.

Më pas u ftua prof. Marjan Demaj për të përshëndetur. Ai tha se dikur në Kosovë kishte një krizë të librave shqip, dhe se ishin të lumtur kur në dorë u binte ndonjë libër. Ky libër, “Apostulli”, asht një vepër madhore që secili duhet që ta lexojë, që të njihet më ëndërrën dhe veprën e Fan Nolit. Ai e përgëzoi autorin dhe uroi për vepra të tjera të këtij niveli.

Më pas fjalën e mori autori Ilir Ikonomi, i cili ndër të tjera tha: “Kam qenë disa herë në Miçigan, ku kam takuar shumë miq dhe e admiroj këtë komunitet që është i bashkuar rreth kishave katolike, por edhe rreth qëndrave të tjera si Xhamia, Teqeja Bektashiane, sikurse edhe rreth kishës ortodokse të shën Thomait…Noli erdhi në Amerikë në moshën 24 vjeçare në qytetin Xhejmstaun, pastaj shkoi në Boston dhe punoi në gazetën Kombi të Sotir Pecit, gazeta më e vjetër shqiptare…dhe kur erdhi Noli aty, përveç një pune tjetër në një sharrë që bënte ai, në shtypshkronjën e vogël të gazetës e lunate rrotën e shtypshkronjës së gazetës me kembë…Noli ishte njeriu më i kulturuar i komunitetit… Noli lindi në një fshat të Turqisë që quhej Ibrik-Tepe, që ishte një fshat shqiptar që fliste shqip të shpërngulur disa shekuj më parë, kishte mbaruar gjimnazin klasik në Kostandinopojë, ka diplomuar nw Harvard dhe Universitetin e Bostonit. Noli erdhi në amerikë me një ideal të madh për të çliruar kombin shqiptar nga perandoria turke, dhe ndoshta që një ditë të krijojmë edhe shtetin tonë, gjë që ishte e pabesueshme në atë kohë… Vizioni i Nolit për bashkimin e shqiptarëve nuk ishin problem tre besimet e ndryshme të shqiptarëve, por problem ishte se Shqipëria nuk kishte klerikë shqiptarë dhe ideja e tij ishte gjetja dhe shkollimi i priftërinjëve shqiptarë kombëtarë…Vizioni i parë i Nolit ishte që të krijonte kishën shqipe, një kishë ku të flitej shqip, në një kohë që Greqia thoshte që kisha greke nuk mund të kishte një gjuhë tjetër përveçse greqisht… Mbasi Noili krijoi kishën Shqipe, në Boston ndodhi një gjë e çuditshme që në kishën ortodokse shkonin edhe muslimanë, këta jo për arsye fetare por për arsye kombëtare, gjë që nuk kishte ndollur më parë…Me 8 Mars 1908 Noli u shugurua prift dhe një person që ishte aty tha se Noli nuk ishte thjesht një prift, por ishte një apostull, dhe kjo ishte arsyeja përse unë e titullova librin tim “Apostulli”, gjë që i shkon shumë për shtat Nolit…”.

Takimi vazhdoi me një bashkëbisedim të hapur ku autori Ikonomi ju përgjigj pyetjeve të të pranishmëve. Bënë pyetje dhe diskutuan prof, Lulash Palushaj, z. Zef Përgega, prof. Marjan Gjetaj, z. Rafael floqi, Znj. Odeta Fecani, z. Prel Popaj, z. Driton Palushaj.

Në fund të aktivitetit kryetari i këshillit të Kishës Zoja Pajtore z. Pjerin Prekaj shtroi një drekë për miqtë dhe të ftuarit.

Vlen të theksoj, që atë ditë në mëngjes kisha Ortodokse shqiptare e Shën Thomait (Kishë e Nolit) me qendër në Farmington Hills celebroi 95 vjetorin e krijimit. Në Meshën dhe drekën e shtruar për këtë rast morën pjesë autori Ilir Ikonomi dhe një përfaqësi e kishës së Shën Palit me Dom Fred Kalaj dhe Lugj Gjokaj, kisha e Zojës Pjtore me kryetarin e Keshillit Pjerin Prekaj dhe Valentin Lumaj dhe nga Teqeja Bektashiane me Baba Eliton Pashaj.

Për këtë rast nga katedralja e Shën Gjergjit në Boston kishte ardhur edhe kryepeshkopi i kishës ortodokse shqiptare të Amerikës, imzot Nikollim Preston, i cili zhvilloi një bashkëbisedim shumë të njerëzishëm në lidhje me historinë e Kishës Ortodokse shqiptare, Nolin, vëllezërit Liolin etj. U dallua qartë pasioni i tij për ta zhvilluar më tej Kishën shqiptare. Ranë në sy informacioni i bollshëm dhe elokuenca e zhvilluar e tij, si dhe përdorimi i fjalëve dhe shprehjeve në gjuhën shqipe.

 

Takimi i Erdoganit me Mitostakisin? Kryetari i Vatrës në Stamboll: Vetëm ekstremistët nuk presin këto zhvillime, u arritën marrëveshje

Kryetari i Vatrës për Stambollin, Bora Zukali në një intervistë me Skype në rubrikën Çështja e ditës nga Klevin Muka në News 24 ka komentuar vizitën e Mitsotakis në Ankara.

Zukali theksoi se vetëm ekstremistët nuk presin këto takime tepër të rëndësishme. Ai tha se janë arritur shumë marrëveshje, që iu shërbejnë qytetarëve turq dhe atyre grekë.

Bora Zukali: Greqia dhe Turqia janë aleate të NATO-s, që kanë probleme me fenë dhe të tjera. Pritja e Mitsotakis në Ankara ishte e mirë. Vetëm ekstremistët nuk i mirëpresin këto zhvillime. Janë arritur edhe disa marrëveshje. Janë arritur marrëveshje edhe për tregtinë, gjë që është tepër e rëndësishme. Përditë grekët shkojnë në Turqi dhe turqit shkojnë në Greqi dhe prandaj bashkëpunimi është tepër i rëndësishëm. E rëndësishme është dhe marrja e vizave, janë arritur marrëveshje për të zgjidhur disa probleme. Shën Sofia u bë Xhamia Sofia dhe tani do kalojë si Muzeu Sofia.bw

Mori pjesë në takimin e Ramës në Athinë, jep dorëheqje drejtori i Teatrit Bylis në Fier

Drejtori i teatrit Bylis ka dhënë dorëheqje nga detyra e tij.

Vendimi në fjalë i Klajdi Markut erdhi pas deklaratës që ai dha për median duke sqaruar rrethanat në lidhje me videon e transmetuar nga një emision investigativ ku thoshte se si administrata kishte udhëtuar nga Fieri në takimin e Ramës me emigrantë shqiptarë në Athinë.

Ai tha për mediat se kishte qenë pjesë e aktivitetit në Athinë, por kishin shkuar për një shfaqje.
“Po, kam qene pjesëmarrës në aktivitet. Por kam qenë me trupën pjesëmarrës në aktivitet në Korinth, ku kemi dhënë shfaqje në datën 11 maj. Në datën 12 meqenëse grupi donte të shikonte aktivitetin, shkuam.”, tha ai sot për mediat.
(BalkanWeb)

N’zemër idealin e bashkimit kombëtar – Fotoreportazh nga Florim Zeqa

N’zemër idealin e bashkimit kombëtar

 

Të shtunën e kaluar, në Ristorante Pizzeria “LA PAESANA FOR FAMILY” në Volpago (TV-Itali) u mbajt mbrëmje e ngrohtë muzikore me rapsodët popullor, vëllezërit Haxhi & Blend Buqaj dhe Nexhi Dragaj.

 

Prezentim dinjitoz i rapsodëve popullor

Viteve të fundit kudo në mërgatën tonë është bërë traditë e mirë e organizimit të mbrëmjeve muzikore me yjet e folklorit burimor shqiptar. Këto organizime janë me vlerë të shumfisht dhe shumëdimensionale të ruajtjes së traditave dhe zakoneve tona popullore, për faktin se të rinjët që jetojnë në mërgatë kanë nevojë për burim frymëzimi të pastër kombëtar.

Pra, të rinjët kanë nevojë të ushqejnë shpirtin me frymë të shëndoshë kombëtare e jo me kultura të huaja të cilat pa dashje na çojnë ka zhbërja dhe asimilimi kombëtar.

Ishte hera e parë e paraqitjes së rapsodëve Haxhi & Blend Buqaj dhe Nexhi Dragaj para mërgatës në Itali, të cilët e bën një përformancë të shkëlqyer me këngë të përzgjedhura nga repertoari i pasur i tyre burimor.

Përderisa politikanët i ndajnë heronjët dhe dëshmorët në baza partiake, rapsodët e ardhur enkas nga Kosova i bën bashkë heronjët duke iu këndur të gjithëve pa dallim rajoni apo zone operative të luftës çlirimtare ashtu siq janë ata bashkë në grupin e tyre folklorik.

Pjesëmarrja e pothuajse të gjitha moshave të bashkatdhetarëve në këtë mbrëmje muzikore, la për të kuptuar se, edhe pse me mijëra kilometra largë vendlindjes shqiptarët frymojnë shqip dhe vetëm shqip në gjuhën e embël amëtare.

Edhe në këtë eveniment muzikor u dëshmua se për shqiptarët më shumë vlerë ka ideali i bashkimit kombëtar se sa çdo lloj ideologjie fetare apo politike.

Sikurse që u bë realitet liria dhe pavarësia e Kosovës me bashkimin e forcave intelektuale dhe ushtarake, me bashkimin e pendës dhe pushkës, ashtu një ditë do të bëhet realitet edhe ideali i bashkimit kombëtar në një shtet të përbashkët shqiptarë.

Se sa do të jetë e largët apo e afërt ajo ditë, varet nga puna dhe përkushtimi ynë për ta çuar në vend amanetin e shumë brezave që punuan parreshtur, duke e mbajtur kështu të ndezur në shpirtin e tyre idealin e bashkimit kombëtar, i cili një ditë do të bëhet realitet i pranueshëm për botën e civilizuar dhe demokratike, si e vetmja alternativë e paqes dhe stabilitetit të përhershëm në hapësirat ballkanike.

 

Pritje e ngrohtë vëllazërore

Në fund, ia vlenë për të përshendetur nikoqirin, pronarin e lokalit Ristorante Pizzeria “LA PAESANA FOR FAMILY” në Volpago (TV), afaristin e mirënjohur Mario Zhuri nga Shkodra, të cilin duhet falenderuar për mikëpritjen e ngrohtë dhe vëllazërore. Do të mbetej i mangët ky shkrim, pa e permendur dhe falenderuar Kuzhinjerën me përvojë të gjatë në fushën e Gastronomisë, zonjen Antoneta Zhuri (Nëna e Marios) për ushqimet e shijshme tradicionale shqiptare.

Për mbarëvajtjen e kësaj mbrëmje u përkujdesën organizatorët: Florim Lumi, Ibrahim Buqaj dhe DJ Albi Lumi, të cilët gjatë tërë kohës ishin në nivelin e detyrës në pritjen, akomodimin dhe përcjelljen e mysafirëve.

Në mesin e mërgimtarëve të shumtë, prezent në këtë mbrëmje muzikore ishin afaristët: Bedri Suka, Imer Berisha, Mustafë Ahmetaj, Lirim Gashi, Smajl Gashi, Albert Gashi, Zenel Morina, Urim Buqaj, Gezim Buqaj, Balzano Vincenzo (Sports & Events) dhe Florim Zeqa (analist).

Duhet cekur, se enkas për këtë mbrëmje erdhën edhe mërgimtarë nga Gjermania, Zvicra dhe Kroacia të cilët na nderuan me pjesëmarrjen e tyre në këtë event muzikor.

 

Kjo mbrëmje do të mbahet gjatë në mend për organizimin e mirë, për ushqimet e shijshme dhe për atmosferën e krijuar nga rapsodët popullor Haxhi & Blend Buqaj dhe Nexhi Dragaj, të cilët me zërin e bukur prej bilbili i magjepsën bashkatdhetarët që ishin prezent në këtë natë të paharruar.

Takimi ku nuk foli asnjë emigrant shqiptar, por vetëm Rama dhe shpura e tij me origjine greke

Në takimin me emigrantët në Athinë, ku e gjithë administrata publike qëndrore dhe vendore shkoi me autobusë nga Shpëria për të mbush sallën si ‘emigrantë’ në Athinë përfundoi me fjalën propagandistike dhe gjithë pathos të njeriut që ka përzënë mbi 1-milion njerëz nga vendi që qeveris prej 11 vjetësh.

Edhe pse Rama foli se si i ka bërë shqiptarët që ka përzënë të ndihen sa më krenarë në Athinë e kudo, nuk i dha fjalën asnjë emigranti që të flasë dhe të pohojë me gojën e tij sesa krenar ndihet si emigrant.

Rama dha për më shumë se një orë një shfaqe propagandiatike duke thënë se sa e mirë është bërë Shqipëria nën qeverinë e tij, por nuk i dha fjalën asnjë emigranti që të dalë të pohojë se do kthehej në atdhe sepse Rama e ka bërë më të mirë Shqipërinë.

Rama nxori në podium ministrat e tij me orogjinë greke, por nuk nxori asnjë emigrant shqiptar në një sallë të mbushur me dekor kuqe e zi që të fliste për origjinën e tij shqiptare dhe krenarinë që ndiente si emigrant shqiptar.

Rama u krenua me arritjet personale të shqiptarëve që ka përzënë nga vendi, për të cilat merita e vetme e tij është se i përzuri nga, por nuk guxoi të nxirte të mbante një fjalim asnjë shqiptar të suksesshëm që jeton në Athinë/Greqi.

Shpenzimi milionësh u bë sot me taksat e shqiptarëve të Shqipërisë në Athinë vlejti vetëm si vitrinë propagandistike e Rilindje, sepse lidhje me emigrantët nuk kishte.

Takimi me emigrantët shqiptarë në Greqi, rezultoi të ishte një takim i shqiptarëve me origjinë greke të Shqipërisë (ministra, zv.ministra, kryenegociatorja…) në mes të Athinës, ku emigrantët u përdorën thjeshtë si dekor që valëvisnin flamujt.

A u ndien grekët më shumë krenar sot, apo shqiptarët, kjo mbetet në gjykimin e publikut.sn

‘Priteni Ramën me protesta!’ – PD fton shqiptarët në Athinë, Romë, Milano e kudo në një detyrë patriotike

Partia Demokratike i ka ftuar sot shqiptarët në Athinë, Romë, Milano, Dyseldorf e kudo tjetër që jetojnë, në një detyrë patriotike: Ta presin Edi Ramën me protesta,  të reagojnë si qytetarë të lirë të vendeve të lira, t’i kërkojnë llogari për vjedhjet e shfrenuara të tij, të ministrave dhe kryebashkiakëve që sjell me vete.

Me këtë thirrje ka dalë sot para mediave, Sekretari për Emigracionin dhe Diasporën në PD, z. Indrit Hoxha.

“Turi i Edi Ramës në Diasporë, pasi dështoi me sukses Samitin e Diasporës në Tiranë, është kujtesa për të gjithë shqiptarët, këtu dhe në botë, se ky njeri nuk ka turp dhe nuk ndalet para asnjë turpi për pushtetin personal, – tha Hoxha në një deklaratë.

“I zhvendosur me një shpurë ministrash e kryetarë bashkish nëpër kryqytetet e Europës, si të ishte një mbret oriental, Rama shkon të takojë shqiptarë që punojnë dhe jetojnë me djersën e ballit, në ballë të atyre që jetojnë pa punë, por me hajdutëri.

Partia Demokratike u kujton shqiptarëve të diasporës se ky tur me para publike, me taksat e familjarëve që kanë në atdhe, bëhet jo për emigrantet, jo për shqiptarin e punës dhe të sacrifices, që ka marrë rrugët e botës, por per vota dhe për pushtetin e Ramës dhe Rilindjes.

Në këtë tur që e nis nga Athina, Rama shkon për tu kërkuar emgrantëve që ata dhe familjet e tyre në Shqipëri të votojnë për të, edhe pse ai nuk iu lejon të votojnë. Nuk i lejon dyfish: atyre në diapsorë nuk u jep të drejtën e votes, dhe atyre në Shqipëri ose u blen, ose ua vjedh ose ua manipulon votën.

Në vend që t’u japë të drejtën e votes, Edi Rama u ofron një biletë avioni dhe autobusi duke i trajtuar si çifçij në arat e tij elektorale.

Partia Demokratike përsërit qëndrimin e saj të vendosur se shqiptarët e diasporës, që përbëjnë tanimë 2/ 3 e popullit shqiptar, u takon te kene te drejten e votes, te votojne atje ku jane, per zgjedhjet në atdhe. Çdo ofertë tjetër është një mashtrim dhe kur vjen nga Edi Rama, dy herë e tillë.

Është e ditur dhe e thjeshtë se pse Edi Rama nuk e do pjesëmarrjen në votim të emigrantëve. Si qytetarë te botes se lirë, si njerëz që i kanë shpëtuar manipulimit dhe shantazhit prej tij, ata do të votojnë kundër. Ata kanë votuar njëherë me këmbë, duke ikur, kundër Ramës, dhe mezi presin ta kundërvotojnë sërish.

Edi Rama shkon të vizitojë shqiptarët e emigracionit, jo si kryeministri por si dëbuesi i tyre. Në Athinë ai shkon edhe i paftuar. Shkon pikërisht tek ata të cilëve u mbylli kufirin para tre vitesh për ti penguar që të votonin.

Në emër të Partisë Demokratike i ftoj shqiptarët në Athinë, Romë, Milano, Dyseldorf e kudo tjetër, në një detyrë patriotike: ta presin me protesta, të reagojnë si qytetarë të lirë të vendeve të lira, t’i kërkojnë llogari për vjedhjet e shfrenuara të tij, të ministrave dhe kryebashkiakëv që sjell me vete.”sn


Send this to a friend