Kancelari austriak, Sebastian Kurz, tha sot në Prishtinë se Vjena e mbështet cilëndo marrëveshje të paqes që arrihet në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, duke mos përjashtuar as opsionet për ndryshimin e kufijve.
Kurz i bëri këto komente gjatë një konference të përbashkët me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
“Vetëm një marrëveshje paqeje mes dy vendeve do të mund t’i hapte rrugë anëtarësimit të tyre në Bashkimin Evropian”, tha Kurz.
“Qeveria e Austrisë pajtohet me cilëndo marrëveshje, e cila arrihet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Pra, ne jemi të bindur që nëse ia dalin të kenë marrëveshje, askush nuk do të jetë kundër saj. Edhe nëse ajo është korrigjim i kufijve dhe shkëmbim i territoreve, ajo do të mbështetet nga ne”, tha Kurz.
Kancelari austriak, vendi i të cilit mban aktualisht presidencën e BE-së, theksoi se nuk do të ketë stabilitet në rajon dhe as perspektivë evropiane pa një marrëveshje paqeje mes Kosovës dhe Serbisë.
Përderisa Kurz foli me tone pozitive për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, ai nuk e fshehu skepticizmin e tij për krijimin e ushtrisë së Kosovës dhe liberalizimin e vizave.
“Sa i përket idesë së ushtrisë së Kosovës, jemi shumë skeptikë. Rajonit i duhen masa që çojnë në stabilitet dhe jo në destabilitet”, tha Kurz.
Në lidhje me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, Kurz tha se ende ka shumë vende anëtare të Bashkimit Evropian që janë skeptike në këtë proces.
Kancelari austriak, Sebastian Kurz në takim me presidentin Thaçi
Ndërkohë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë deri në arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, e cila, sipas tij, do të sillte njohje reciproke dhe anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara.
“Marrëveshja Kosovë-Serbi do të sjellë paqe në Ballkanin Perëndimor dhe do të hapë perspektivën e anëtarësimit të këtyre vendeve në Bashkimin Evropian”, tha Thaçi.
Pas takimit me presidentin Thaçi, kancelari Kurz zhvilloi një takim edhe me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Vizita e kancelarit austriak në Kosovë bëhet një ditë pasi ai qëndroi në Beograd, ku e bëri të qartë se e vetmja mundësi për anëtarësimim e Serbisë në Bashkimin Evropian është përmes arritjes së një marrëveshjeje me Kosovën.
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se më 05 korrik 2025, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka qenë objekt i një kërcënimi për bombë, të ci . . .
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se alarmi i rremë për bombë në Kuvendin e Kosovës, i ndodhur të shtunën në mëngjes, dyshohet të ketë ardhur nga një numër telefoni që mendohet se . . .
Radio Evropa e Lirë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se ekipi i saj ligjor ka ardhur në përfundim se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese nuk e përjashton mundësinë e . . .
Për nder të 249-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërtesa e Qeverisë së Republikës së Kosovës është ndriçuar me ngjyrat kuqe, bardh dhe kaltër – në simbol të . . .
Kompanitë shqiptare dhe austriake të Forcës Rezervë Operacionale Shumëkombëshe (MN ORF) janë vendosur sot në Kosovë, duke zëvendësuar njësitë bullgare dhe greke, në mbështetje të m . . .
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të përballet me një votë mosbesimi të enjten, më 10 korrik, në Parlamentin Evropian, një zhvillim i rrallë që ndodh për herë . . .
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka falënderuar presidentin amerikan Donald Trump për atë që ka thënë “e ndala luftën”. Kurti në “Tëvë 1”, tha se SHBA-ja ka më shumë infor . . .
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) ka pritur të shtunën në takim krerë të subjekteve tjera politike, në kërkim të kons . . .
Sandra Cvetkoviq, Bujar Tërstena
Në Gazimestan, rreth dhjetë kilometra larg Prishtina, serbët nga Kosova, Serbia dhe vendet e rajonit, e festuan edhe këtë 28 qershor Vidovdanin, . . .
Në një ceremoni solemne me karakter ushtarak, 350 rekrutë të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) bënë sot betimin e tyre, duke shënuar përfundimin e trajnimit nëntë-javor në Kom . . .
Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se do të tërhiqet nga gara nëse nuk merr të paktën 61 vota në një votim të f . . .
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar sot në mbledhjen e qeverisë zhvillimet nga Samiti i NATO-s në Hagë, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm për si . . .
Komentet