Një vejushë shkon çdo javë në varreza për t’ia ndërruar lulet të shoqit. Arrin, ia ndërron lulet, ia shpluhuros foton, ia jep një puthje me dorë dhe pastaj largohet duke ecur së prapthi.
Roja e varrezave, i bërë kureshtar nga kjo sjellje, një ditë e ndal dhe e pyet:
-Zonjë, pse, kur largohesh, ec gjithmonë së prapthi? E bën që ta shikosh tët shoq deri në çastin e fundit?
Gruaja përgjigjet:
– Jo, unë e bëj këtë, sepse im shoq, kur ishte gjallë, më thoshte gjithmonë: Marie, ki kujdes, kur i tund ato vithe, i ngjall të vdekurit!
Komentet