Odhise Grillo (1932 – 2003), “Mjeshtër i Madh i Penës”.
Odhise Grillo, me punë vetmohuese, duke qenë model i shkrimatrit, i qytetarit dhe i familjarit të rregulltë, e ka renditur veten në elitat e kombit, porse një individualitet i lënë në hije.
O.Grillo titullin e nderuar “Mjeshtër i Madh i Penës”, të akorduar nga Presidenca, e mori pas vdekjes. O.Grillo është një personalitet i veçantë i kulturës shqiptare, që e ka vendin e merituar në panteonin e artë të kulturës kombëtare. Pasi është shkrimtari më prodhimtar, që ka lëvruar në të gjitha gjinitë letrare dhe tejet i shquar në edukimin latraro- artistik dhe atdhetar të fëmijëve.
Odhise Grillos kurrë nuk iu evidentua dhe s’u vlerësua nga pushteti diktatorial prurja e tij e madhe në fushën letrare apo dhe vlerat e tij humane.
Odhise Grillo (1932–2003),”Mjeshtër i Madh i penës”, titull që e mori nga presidenti i Republikës pas vdekjes, pasi për vlerat ql mbart ishte lënë në hije.
Kaluan vite që lexuesve të vegjël u mungon buzëqeshja, përkëdhelja dhe fjala e ëmbël e mikut të tyre më të dashur, xhaxhi Odhise Grillos. Individualiteti, Odhise Grillo u mungon edhe shkrimtarëve të rinj , i cili kurrë nuk ua mohoi ndihmën, por ka qenë i gatshëm dhe përherë ua zgjati dorën edhe atyre talenteve të harruara e të mohuara nga koha e egër, e cila ua kishte vrarë shpresat, ëndrrat dhe ua kishin zbehur dëshirën për të jetuar apo për të dhënë më të mirën e tyre Nevetja.
Po mbi të gjitha “Sea”, siç e thërrisnin të afërmit, ka 15 vite që i mungon familjes, bashkëshortes, djalit, vajzës, nipërve dhe mbesës.U mungon shokëve dhe gjithë lexuesëve që tani janë në mosha të ndryshme, madje edhe gjyshër….
Odhise Grillo është autor i 127 librave për fëmijë, në gjini të ndryshme letrare,por mjerisht i lënë në hije. Emrin mund t’ia kenë përmendur nëpër Fjalore Enciklopedike, para e pas 1990, por ai ka merituar të ishte i portretizuar qysh në Fjalorin Enciklopedik të vititi 1985, sepse ka vlera të rralla, madje të pakrahasueshme në letërsinë për fëmijë. Pasi Ai është prodhimtari më i shquar i kësaj letërsie, ku spikat një gjuhë e pastër, e thjeshtë, e kuptueshme dhe mbi të gjitha, librat e tij përshkohen nga elementë pedagogjik në fushën e edukimit metodik, në atdhedashurinë dhe këshillat e vyera se, si, çdo fëmijë nesër të bëhet “Njeri”. Për këto vlera të veçanta si shkrimtar i shquar për fëmijë, duhej të kishte vendin e merituar në kolanën e letërsisë shqiptare. Por vlerësinmet edhe të atyre që mendohet se u kanë dhënë maksimumin, janë parë në këndvështrimin e interesit të ngushtë politik. Ky është mëkat, pasi së pari tek elitat vlerësohen personaliteti, individualiteti, dijet shkencore dhe mesazhet që përciell autori mes veprave të tij…
*Cili është Odhise Grillo?
Prof. Odhise Grillo, lindi në Vuno të Himarës më 15 mars 1932. Kreu studimet e larta në katedrën e gjuhë-letërsisë shqipe në UT (1962). Pasi mbaroi studimet, punoi si redaktor ne revistën “Hosteni” (kur ishte vetem 17 vjeç), për të vazhduar më tej në Shtëpinë Qëndrore të Krijimtarisë Popullore, ku drejtoi revistat “Bota e fëmijëve” dhe “Kultura Popullore“. Deri sa doli në pension punoi në Shtëpinë Botuese Naim Frashëri, fillimisht si redaktor, e më pas si shef i redaksisë së letërsisë për fëmijë. Në kohë pensioni, jo vetëm për nevoja ekonomike, por ngaqë e kishte passion, punoi si redaktor në shtepinë botuese “Toena”.
*Librin e parë me vjersha e botoi në vitin 1954, i titulluar “Shtatë ngjyrat”.
Grillo shkroi e botoi më shumë se çdo shkrimtar tjetër i letërsisë për fëmijë dhe në veprën e tij është përfaqësuar me tema e fusha të mbështetura në foiklorin popullor e veçanërisht të vendlindjes së tij, Vunoit. Gjithmonë bënte të pamundurën që të sillte diçka të re në letërsi, duke e pasuruar atë me risi, me përvoja, elemente dhe format të reja artistike. Ai kishte lindur për të shkruar letërsi për fëmijë, duke qenë një krijues i mirëfilltë i saj, ndaj dhe iu përkushtua asaj gjithë jetën, me talent, pasion dhe aftësi krijuese që i zotëronte me tepëri. Veç letërsisë për fëmijë ai ka shkruar poezi për të vegjël si dhe për të rritur, tekste këngësh.
Të gjithë i kemi shijuar dhe kënaqemi me kompozimet e muzikantit të talentuar, Agim Prodani, që janë përjetësuar nga bashkëshortja e tij Anita Take, por nuk di pse nuk janë evidentuar se kënga “Kujtimet e studentit” apo “Vajza me trëndafil” etje, kanë qenë tksti I Odhise Grillos. Një bashkëpunim i frytshëm, Odhise Grillo, Agim Prodani dhe Anita Take, që na kanë dhuruar më të bukurat këngë të muzikës së lehtë shqiptare të viteve ’60-të. Po kështu kënga shkodrane me titull “Kur gjethet bijen në vjeshtë” –teksti. Odhise Grillo, muzika Ferdinand Dedja dhe këndoi Rudolf Stambolla(kitarist), cili, me zërin e tij mjaft melodioz solli për herë muzikën e lehtë moderne shqiptare.
*Vlerësime të krijimtarisë së tij:
Shkrimtari Grillo ka botuar mbi 127 libra për fëmije në disa gjini:prozë, poezi, studime kritike etje.Shkrimtarit të shquar bashkëkohor të letërsisë shqipe për fëmijë, Prof. Odhise Grillo, iu dha :
*Medalja “2000 Milenium” nga Instituti Biografik Ndërkombëtar i Amerikës.
Kjo medalje u jepet njerëzve që radhiten përkrah personave më të shquar në fushën e letërsisë. –Grillo është përfshirë në edicionin e 16 -të,
*”International Authors and Writers Who’s Who” 1999/ 2000, nga qendra biografike e Cambridge-it në Angli (IBC).
*Ai drejtoi për me shumë se dhjetë vjet Shoqatën Mbarëkombëtare të Shkrimtarëve për Fëmijë e të Rinj, si kryetar e së fundmi si President i saj.
*Gjithashtu Grillo është nderuar me titujt “Mjeshtër i Madh”
* “Laureat i çmimit të Republikës”.
“Historia e Skënderbeut“, sipas veprës së Naim Frashërit, kjo vepër e Grillos hyn në fondin e librave më të mirë të dhjetëvjeçarit të fundit në letërsinë për fëmijë.
Odhise Grillo vdiq nga një hemorragji cerebrale pasi kaloi katër muaj në koma në një nga spitalet e New Jorkut. Shkrimtari Odhise Grllo ka dhënë ndihmesë të shquar në të gjitha gjinitë dhe zhanret e letërsisë për fëmije, madje dhe për teatrin e me përkthime. O. Grillo ka kontribuar dhe me tekste këngësh si për të rriturit edhe për fëmijët. Nga bashkëpunimi i tij me Agim Prodanin mund të veçojmë këngët “Kujtimet e studentit”, “Vajza me trëndafil”, dhe “Kur gjethet bien në vjeshte” me kompozitor Leonard Deda. Në thelb ky autor mbeti prozator me rikrijimet, përrallat, novelat dhe romanet, poet që shkëlqeu në poemat për të vegjël.Ai ishte shumë i njohur për veprat e tij.
Kaluan 15 vite nga dita, kur shkrimtari dhe miku i të vegjëlve, biri i Jonit Blu, biri i Vunoit, i Vlorës dhe i gjithë Shqipërisë, u nda nga jeta. Në fillimars të vitit 2003 u largua për një qëndrim disi të gjatë në Sh.B.A, ku jeton dhe punon e bija me bashkëshortin, djalin dhe vajzën. Si çdo prind që do t’i ketë fëmijët pranë, edhe kur ata mërgojnë, mendja dhe zemra e tyre është me ta, është pranë tyre. Edhe Profesor Odhisja me zonjën e tij të nderuar, Vangjelo, shkuan të çmalleshin me vajzën, dhëndrin, nipin dhe mbesën në Amerikë. Prindërit nuk i ndanë nga fëmijët as hapësira, as koha, madje as rrebeshet.Kishin dy muaj në Amerikë dhe Ai u sëmur rëndë me hemorragji cerebrale. Pas 4 muaj qëndrimi në një spital të NewYorkut, e sollën në Shqipëri më 21 shtator, ku jetoi në gjendje kome vetëm një ditë dhe më 23 shtator dha frymën e fundit në Tiranë. Ky atdhetar i madh, edhe vdekjen donte ta bënte në tokën mëmë. Nuk dha shpirt deri sa hyri në shtëpinë e tij që e kishte ngritur me mund e djersë, bashkë me bashkshorten e tij, shoqen dhe miken e mirë të jetës, mjeke për fëmijë në onkologji, Vangjelo Veizi Grillo nga Himara.
Pse ishte i tillë, njeri i drejtë, punëtor i palodhur dhe i palakueshëm, diktatura e dënoi 7 vjet dëbimi nga Tirana në Belsh të Elbasanit. I vetmi shkrimtar i për fëmijë i dënuar nga diktatura komuniste ka qenë Prof. Odhise Grillo C Për ç’moitive e dënbuan nga Tirana? I mbështetur në një këngë popullore të bregut të Himarës, ai shkroi një tekst kënge për heroin Zaho Koka, ku thuhej:” O Zaho Koka trimi, në ballë ç’të digjej Ylli, digjen tesrat dhe digjen flamujt…”.Këtë pozi e boton me rastin e 1 qershorit. Këtë poezi kritika e kohës e dënoi duke equajtur gabim ideologjik. Për këto 2 rreshta e çuan në Belsh, të Elbasanit, ku punoi herë si punëtor, herë si mësues. Vjetsha u popullarizua te gazeta “Zëri i Popullit” dhe gazeta “Bashkimi”Sipas intervistës së Pandeli Koçit.
Prof. Grillo ishte njeri i rregullt si në punë krijuese apo shtetërore, edhe në jetë, madje deri në sekondën e fundit të jetës së tij. Ja ç’ thotë, zonja e tij e nderuar, Vangjelo Grillo”Edhe pas vdekjes, tej mase i rregullt”, pasi profesori donte t’i vinte pikat mbi “I”.
Prof. Grillo karakterizohej nga korrektesa: Ai sa kishte përfunduar redaktimin e një librit tim, me titull “Amanti i Arbërisë”, një roman fantastiko-historik për fëmijë dhe para se të nisej nuk harroi të më njoftonte se libri ishte gati pë botim te Sh.B.Toena. Atë periudhë ndodhesha jashtë shtetit në një takim krijuesesh femra, aktualisht në Montekarlo. I papërtuari Prof.Grillo përmes telefonit, më foli edhe për arritjen time në një libër të vështirë që fillimisht atij iu duk i parealizueshëm, pasi isha një autore e re dhe pa përvojë.
-Kam gati romanin tjetër, profesor. Kush do të ma redaktojë? Kam nevojë për këshillën tuaj.
-Tani nuk ke nevojë për mua. Ti ecën me këmbët e tua. Ke nisur t’i ngjitësh shkallët një nga një. Ndaj kështu vazhdo, kërko sa më shumë nga vetja.
-Nuk më thatë gjë për romanin, një vërejtje së paku? Kam nevojë për kritikat tuaja të matura.
-Të përgëzoj për romanin. Kur mësova nga ti se po shkruaje një roman fantastiko-historik për fëmijë, të them të drejtën, m’u duk i parealizueshëm, duke menduar se ishe e re në krijimtari. Kurse tani të falënderoj për këtë dhuratë që u ke lënë brezave. Aty gjen të gërshetuar historinë e ndritur të kombit tonë, me gjeografinë, ku spikat natyra e bukur dhe e pakrahasueshme shqiptare, me fantazinë dhe imagjinatën që i çon fëmijët në botën e ëndrrave. Kur të vegjëlit ta kenë në duar romanin “Amanti i Arbërisë”, do të fluturojnë me flatra mbi trojet tona, duke zbuluar me mendjet e tyre të vogla, të fshehtat dhe pasuritë e këtij vendi të virgjër. Ndërsa mesazhin që ke dhënë në ballinën e fundit, do ta quaja hyjnor. Vlen për të sotmen dhe për të nesërmen e shqiptarëve që kanë marrë rrugët ë mërgimit. Do ishte mirë dhe do të të këshilloja që të vendosje nga një kopje libri mbi tavolinën e çdo deputeti në Kuvend, të cilët duke lexuar këtë mesazh tejet kombëtar, të kujtohen dhe të vlerësojnë shkrimtarët për vlerat e tyre dhe jo për militantizmin.
-Ju falënderoj, profesor dhe uroj që ky libër të ushtrojë tek fëmijët të njëjtin ndikim që pati te personi juaj. Ju uroj rrugë të mbarë! Kthehuni shëndosh dhe sa më shpejt të jetë e mundur!” – ishte një bisedë telefonike e një njeriu të thjeshtë, bujar dhe shumë zemërgjerë. Ishin fjalët e një njeriu të mirë, fjalë të ngrohta, të dala nga zemra e një shkrimtari. Këto ishin përgjigjet e tij të zakonshme, jo vetëm për mua, por për cilindo që i ra rasti të punonte me të. Kurse unë pata fatin të mësoj shumë gjëra të vyera prej tij, disa të fshehta që duhet t’i njohë çdo krijues, që i ka vënë detyrë vetes të shkruajë deri sa të ketë gjykimin e shëndosh.
*“Sa më shumë të ngjitesh në panteonin e artë dhe të vështirë të letërsisë shqipe, aq më shumë kundërshtarë do të kesh. Dikush do të ngrejë lart e do të të çojë në qiell, dikush do të flasë keq. Dëgjoji dhe mos u ndiko prej tyre. Të lutem, dëgjo vetëm zërin e zemrës e të ndërgjegjes tënde dhe shkruaj atë që të thotë shpirti. I ke vënë vetes një qëllim, i cili do shumë vullnet për ta realizuar…Është trimëri për një burrë dhe jo për një grua, e cila vjen në letërsi si një kirurg i mirë dhe me përvojë, që me bisturi operon plagët e vjetëra dhe të reja të kalvarit që përjetuam…Vilhelme, këto më diktoi romani yt i parë “Dhembje Nëne”,- përfundoi bisedën analitike, pas mjaft këshillave, gjë që ndodhte jo rrallë herë. Veçanërisht pas redaktimit të çdo libri, zhvillonte një bashkëbisedim të gjatë dhe inkurajues.Ai nuk u lodh pas redaktimit të 11 librave të mi të më këshillonte.
Ah, më fal! Kam dhe diçka tjetër: Kur unë mos të kem mundësi të redaktoj librat e tu, do të them se me kë do të punosh.Vilhelme, kurrë mos jep lek për këdo që shkruan për ty,sepse nuk ka për të thënë të vërtetën, për të cilën ti ke nevojë…”- këtë porosi të tij e kam ndjekur, por kurrë nuk e mësova se me cilin redaktor duhet të punoja në të ardhmen, sepse Profesori, mësuesi i shkrimtarëve të rinj, iku në Amerikën e largët dhe u kthye në vig për udhëtimin e tij të fundit drejt përjetësisë…
Jo të gjithë të flasin me zemër në dorë. Jo kushdo mund të linte Shkupin, të udhëtonte gjithë natën dhe në orën 11 të mbërrinte diku, në një nga qytetet tona, vetëm për të promovuar librin e një autori të ri, apo një vëllim poeti, krijuar nga fëmijët, ose për t’u folur fëmijëve anë e kënd Shqipërisë, për letërsinë shqiptare, sa e vyer dhe sa pak e njohur në botë. “Jeni ju ata që do t’i ngrini lart, do t’i bëni të njohur me gjithë dimensionet e tyre, njerëzit e letrave, ata që kanë qënë udhërrëfyesit tuaj për ta dashur librin dhe për të thënë edhe ju fjalën tuaj. Talenti nuk duhet lënë të flerë. Është mëkat që të mbetet i kyçur në mendjet tuaja të vogla. Ai duhet të shpërthejë që ju nesër të jeni shkrimtarët dhe poetët e kohës së re. Vendi ka nevojë që letërsia të rritet dhe jo të rrjedhë e të mpaket…”- ishin disa nga porositë e tij.
Ndaj për një personalitet të tillë, kurrë nuk ka për të munguar Falënderimi dhe Mirënjohja! Faleminderit Profesor që më treguat udhën e artit të bukur të të shkruarit,se sado talent të kesh, duhet ndihma e një profesionalisti , e cila mua nuk më mungoi…dhe nuk më mungon.
I paharruar qoftë kujtimi i “Mjeshtrit të Madh”, Odhise Grillo! Nderim dhe Mirënjohje ! Vivra


Vlorë më 23- 9-2018;
Komentet