Një tjetër audiopërgjim që lidhet me biznesmenin izraelit Roni Yeffet është publikuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Çim Peka LIVE” në “SYRI TV”, ku diskutohet për puset e gazit në Vlorë dhe mënyrën se si do të sigurohej informacioni për to.
Sipas materialit audio, i siguruar nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj dhe pjesë e një dosjeje prej më shumë se tre orësh përgjimesh të realizuara në janar të vitit 2026, Yeffet zhvillon bisedë me tre shtetas të huaj, mes tyre një ukrainas, një rus dhe një grua e identifikuar si Tatiana, e cila shërben si përkthyese.
Në bisedë, Tatiana propozon që t’i dërgohet një letër zyrtare Ministrisë së Energjisë për të marrë informacion mbi gazin në Vlorë, por Yeffet e kundërshton menjëherë.
“Jo, jo, asnjë letër zyrtare. Jo! Shikoni, shikoni, shkoni në Vlorë dhe shikoni, bëni çfarë të doni, më pas do të merrem unë me ta. Nuk do të dërgoni asnjë letër, nuk do të dërgoni asgjë”, thotë ai.
Ai u kërkon bashkëbiseduesve të shkojnë në Vlorë, të marrin informacion në terren dhe më pas shprehet se me Ministrinë e Energjisë do të merret vetë.
“Mos e përmendni emrin tim në Vlorë”, dëgjohet të thotë Yeffet në audiopërgjim, ndërsa Tatianës i kërkon që të paraqiten si përfaqësuese të një kompanie amerikane.
Pjesë nga përgjimi:
Tatiana: Do të përgatisim një letër zyrtare për Ministrinë e Energjisë, që të arrijmë informacion për gazin në Vlorë. Një letër zyrtare.
Ron Yeffet: Përse? Jo, jo, asnjë letër zyrtare. Jo! Shikoni, shikoni, shkoni në Vlorë dhe shikoni, bëni çfarë të doni, më pas do të merrem unë me ta. Nuk do të dërgoni asnjë letër, nuk do të dërgoni asgjë. Informacioni është për ne, jo për ministrinë.
Tatiana: Dakord. Çështja është thelbësore, ajo që na tha ajo është thelbësore. Të bazohemi vetëm në një vizitë në vend do të ishte joeficiente, e pamjaftueshme. Një inspektim fizik, kompania nuk do të kuptonte asgjë.
Ron Yeffet: Mbështetuni te unë për Ministrinë e Energjisë. Do të shkojmë në Ministrinë e Energjisë, do të flasim me ta për çdo gjë, por mos e përmendni emrin tim në Vlorë.
Tatiana: Dakord.
Ron Yeffet: Dakord. Ju do të përfaqësoni një kompani amerikane.
Tatiana: Dakord.
Ron Yeffet: Do të kontrolloni, do të pyesni për çdo gjë dhe ata do të bashkëpunojnë. I thashë asaj të vijë të hënën, të qëndrojë këtu. Do të shkoni në ministri një, dy, tre herë.
Tatiana: Mendoj se ajo do të vijë të mërkurën.
Ron Yeffet: Nëse ajo vjen të hënën dhe qëndron, sepse ajo nuk do të jetë të mërkurën dhe të premten, askush nuk punon këtu. Nuk është eficiente, të jemi më eficientë.
Tatiana: Dakord.
Ron Yeffet: Nëse jo të mërkurën, ata vijnë të premten, asgjë nuk ndodh dhe ajo duhet të qëndrojë këtu derisa të përfundojmë. Unë dua ta përfundojmë, ju duhet të kuptoni, kam nevojë të filloj. Ne duhet të mbyllim marrëveshje.
Tatiana: Ai po vjen nga Johannesburg. Të hënën do të jetë këtu, nga e marta në mëngjes.
Ron Yeffet: Por ai nuk largohet deri në fundjavë.
Tatiana: Dakord.
Pak fjalë pë shumë fjalë. Kush e njeh historinë, gqti 200-vjeçare të marrëdhënieve shqiptaro-serbe, nuk beson se serbët lëshojnë territor, pa fituar 4-4-5 herë më shumë. Nëse nuk bindeni lexoni “Prapaskenat e Konferencës së Londrës 1913”.
Kujdes shqiptarë, Shkau mpreh hanxharë, bota mban pazarë.
Miqësisht!
Kadri thaci ramushi sala tosi gjatoshi likja lali eri etj nuk dolen nga hici po nga nje popull nga nje popull mut se kata qelbesira nuk mund ti bejne dot vete qelbesirlleqet pa ndihmen e qindra mijerave qe i shkojne pas per nje kothere qeni popull arjan popull mut
Ky far Berati Nuk e ditka Shqipen,sepse Shqyp ARIAN do të thotë I pastër e CILA Nuk ka gja të baj me MUT,derisa ajo që asht e përzieme me lloj llo,peticide shëndrohen në mut.
PraTi prej cilave pjesë te peticideve ke dal kur pajtoheshë se ARIANËT kenkan MUT???