Pamela Aliaj – Postoi foto në ‘Instagram’, këngëtarja ngre dyshimet se bashkohet me Gani Bardhën. Pas një heshtjeje të gjatë që nga ndarja nga me ish-bashkëshortin, nisën sërish thashethemet lidhur me këngëtaren e njohur shqiptare, Bleona Qereti. Edhe pse tashmë kanë kaluar 4 vite që nga ndarja me biznesmenin Gani Bardha, së fundmi u përhapën sërish zërat për një ribashkim të tyre. Kjo ka qenë për shkak të postimit të një fotoje në ‘Instastory’-n e saj ku shkruante edhe emrin e ish-bashkëshortit.

Por sipas burimeve për “Bluetooth” të “Gazeta Shqiptare” këngëtarja ka një marrëdhënie vetëm shoqërore me Gani Bardhën. Pra, kjo nuk do të thotë se një postim i rastësishëm në faqen e saj në ‘Instagram’ tregon se çifti është rikthyer sërish bashkë. Ndërkohë që këngëtarja vijon jetën e saj drejt rrugës së suksesit në SHBA, atje ku ndodhet edhe Bardha, ndërkohë që ky i fundit vijon të bashkëjetojë me 44-vjeçaren amerikane tashmë prej 4 vitesh. Gjithashtu, rikujtojmë se këngëtarja ka qenë ajo që ka pranuar për herë të parë për “Bluetooth” të “Gazeta Shqiptare” se është ndarë nga bashkëshorti dhe se do të mbeteshin gjithnjë shokë.



Ndërsa tani mund të themi se pavarësisht aludimeve, Bleona vijon të jetë single, madje në kërkim të mashkullit perfekt. Edhe pse është një nga femrat më joshëse të skenës shqiptare, e duhet thënë një vajzë mjaft e guximshme që pëlqen të provokojë, Bleona Qereti po ende nuk e ka gjetur djalin e ëndrrave. Bleona e fshehu për disa kohë divorcin, derisa më në fund e publikoi duke thënë se ajo dhe ish-burri Ganiu kanë mbetur miq të mirë. “Jam ndarë nga Gani, ai do jetë gjithmonë familja ime”, është shprehur atëherë këngëtarja. Edhe pse jo të martuar ligjërisht, marrëdhënia e tyre dashurore është mbyllur me konsensus. “Gani do të ketë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time, por rrugët tona tashmë janë ndarë. Është shumë e vështirë të mbash të gjallë një lidhje në distancë, megjithatë ai do të jetë gjithmonë familja ime”,-ka thënë Bleona. Duket që nuk e ka pasur shumë të lehtë marrjen e këtij vendimi. Megjithatë, vetëm dy vjet pas ndarjes, Gani Bardhi u fejua me një amerikane 40-vjeçare, me të cilën vazhdon të jetë edhe sot.






Bardha i është përkushtuar pasionit të tij për makinat, ndërsa thuhet se prej kohësh ka nisur bashkëjetesën, ndërsa është në prag të martesës me partneren e re. Ajo është pavarësisht të gjithave një nga ikonat e bukurisë dhe guximit të këngëtarëve në Shqipëri. Bleona është vajza e çmendur, që jeton pa kokëçarje, ata që e njohin e dinë mirë që ajo dhe Gani kanë pasur një lidhje të jetuar bukur. Duke iu rikthyer sërish karrierës së saj në SHBA, ajo vihet re shpesh që ajo është pjesë e organizimeve të ngjarjeve më të rëndësishme në Hollywood duke na përfaqësuar gjithnjë, siç Bleona di të shfaqet. Ndërsa së fundmi ajo ka paralajmëruar se do të lançojë një tjetër produksion ku në faqen e saj në ‘Instagram’ ka lajmëruar ndjekësit e saj. “Në një farë mënyre ndjej se i meritoj faljet…që kur unë di për të, por ajo nuk di për mua…’ Kjo është videoja e parë e debutimit. Më thoni ç’mendoni lidhur me aftësitë e mija lidhur me kontrollin”, shkruan Bleona në postimin e fundit në ‘Instagram’. Me siguri do të jetë një diçka ndryshe dhe e guximshme ndryshe nga tipi i këngëtares, ndërsa të gjithë e dimë se asaj i pëlqen të guxojë. Gjithë kjo energji në jetë, por kur do të vijë princi i kaltër për Bleonën? Ende nuk e dimë!
Komentet