Partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe partia opozitare Lidhja Demokratike (LDK) kanë dështuar të arrijnë marrëveshje për ta zgjedhur presidentin e ri të Kosovës gjatë një takimi të hënën, dhe palët paralajmëruan se ky ishte takimi i fundit mes tyre.
Duke folur për media pas takimit, lideri i LVV-së, kryeministri Albin Kurti, tha se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, nuk i pranoi ofertat e tij për një marrëveshje dhe tregoi se ai tashmë i ka shkruar liderit të partisë kryesore opozitare, Bedri Hamzës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), për një takim të mundshëm.
“Më duhet të them se bisedimet ishin të pasuksesshme sepse asnjëra nga ofertat tona nuk u pranua nga kreu i LDK-së”, tha Kurti duke paralajmëruar se vendi rrezikon të shkojë përsëri në zgjedhje të parakohshme, nëse presidenti i ri nuk zgjidhet deri më 28 prill.
Ai tha se ia ofroi LDK-së, në bashkëqeverisje me partnerët e tjerë, ta ketë zëvendëskryeministrin, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe tri Ministri të tjera.
Në një ofertë tjetër, Kurti tha se ia ofroi LDK-së postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.
“Unë kam preferuar që zëvendës i imi të bëhet pikërisht Abdixhiku, dhe në këtë mënyrë të fillojmë kapitull të ri bashkëpunimi mes LDK-së dhe LVV-së”, theksoi Kurti.
Ndërkohë, Abdixhiku theksoi se nuk do të takohet më me Kurtin pas dështimit të bisedimeve.
“U përpoqa, provova, nuk arrita, fatkeqësisht. Tani do t’i kthehem LDK-së dhe do t’i kthehem misionit të madh të bashkimit të së djathtës brenda LDK-së”, ka thënë Abdixhiku pas takimit, duke përsëritur qëndrimin e partisë së tij, që një parti nuk mund t’i udhëheqë tre institucionet kryesore në vend: Kuvendin, Qeverinë dhe Presidencën.
Sipas tij, kryeministri Kurti ka insistuar që pozita e presidentit t’i mbetej partisë së tij.
Kurti, në anën tjetër, nguli këmbë se nuk dëshiron që partia e tij t’i udhëheqë tri institucionet kryesore të vendit.
Ndërkohë, i pyetur nëse ka një përafrim mes LDK-së dhe ish-presidentes Vjosa Osmani, të cilës i skadoi mandati më 4 prill, Abdixhiku ka deklaruar se diçka e tillë do të ishte lajm i mirë edhe për Kosovën edhe për LDK-në.
“Është qëllimi im dhe do të punoj për këtë qëllim deri në ditën e fundit”.
Takimi Kurti-Abdixhiku vjen teksa afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit do të skadojë më 28 prill, dhe nëse nuk përmbushet, atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje të reja.
Takimi i mundshëm Kurti-Hamza
Ndërkoh, Kurti tha se i ka shkruar kryetarit të PDK-së, për një takim të mundshëm.
“Unë i dërgova mesazh kryetarit të PDK-së, Bedri Hamzës, dhe të shohim se si është e mundur të ecim përpara”, tha Kurti.
I pyetur nëse do t’i bënte ndonjë ofertë të ngjashme edhe PDK-së, Kurti nuk deshi të tregojë, por shtoi se “oferta për bashkëqeverisje që u ofrua për LDK-në ka qenë ekskluzive për LDK-në”.
Zyrtarë të PDK-së kanë thënë rishtazi se po presin shkresë zyrtare nga kryeministri për takim.
Kurti e ka kritikuar PDK-në se në bisedimet e mëparshme kishte kërkuar që dikush nga partia opozitare të zgjidhej president pa treguar emrin e kandidatit të mundshëm.
Ai e përsëriti këtë edhe të hënën, duke thënë: “PDK-ja ka kërkuar nga unë që të bëjë marrëveshje politike blanko ku ata i propozojnë dy kandidatët e ne ua votojmë”.
Presidenti i Kosovës zgjidhet me dy të tretat e votave në dy rundet e para apo me 61 vota në rundin e tretë, por nevojiten 80 deputetë në sallë që seanca të mundë të mbahet.
Prandaj, nevojitet një marrëveshje mes partive parlamentare për këtë çështje, duke qenë se asnjëra parti – madje as ajo në pushtet e Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje me 57 deputetë – nuk e ka një numër kaq të madh deputetësh në Kuvendin me 120 vende.
Pasi Vjosa Osmanit i mbaroi mandati në fillim të muajit dhe vendi nuk arriti ta emërojë zëvendësuesin e saj, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, u emërua ushtruese e detyrës së presidentit më 4 prill.
Edhe vetë Haxhiu u bëri thirrje të dielën partive për arritjen e një konsensusi për zgjedhjen e presidentit, duke theksuar se vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.



Te nderuar lexues .Shkrimi i z,Ryzhdi Balokut dhe i Nexhmedin Morines,per librin tim,eshte mjaft deinegrues dhe ofendues,ndaj personalitetit tim,librit tim,familjes time tradiciponale emblematike atdhetare mbi 200 vjeqare-RExhaj nga Shkreli,ne menyren ma te skurpullt .Citoj se libri im autobiografil eshte promovuar me 25,11,17,para nje audience te madhe qyetetare,referuar nga referues te njohur kombetar,dhe e vlersuar mjaft mire.Libri ka 666 faqe dhe 131 kapituj,Zoti Ryzhdi Baloku,ka pas librin tim dhuruar para nje muaji te promovimit,dhe kam pritur ndonje koment ne promovim,Plot pas 8 muajve ,ai me mikun e familjes tij,shkruajn se ne faqen 519,se un kinse kam shpif rreth asaj se ne Ulqin,me 15.05.99 qenka formuar qeveria komunale e Pejes.E verteta eshte se perflitej nga qytetaret.Un nuk e kam ditur sepse jam marr me angazhime tjera rreth popullates se zhvendosur dhe terenet ne lufes.Para perfundimit te librit ,vet autori i ketij shkrimi mi ka konfirmuar emrat e shkruar ne liber,dhe askund tjeter,Libri im ka vlera te kohes,nuk eshte prrale,dhe nuk ka rrena si shkruanRyzhdiu.Ofendimet jan te pafalshme. si nga ai dhe familja e tij,Nese ka pas reagim,ateher eshte dasht te kete vetem aty ku eshte permend emri.te pohon ose mohon.Eshte i pafalshem shkrimi dhe ofendimi i tyre,Pa dinjitet.Kaq ,,,,