Përbërësit
2 biftek
6 rriska tranguj turshi
100 gr rriska përshutë
100 gr krem djathe
100 gr kaçkavall
3 decilitra supë viçi
2 decilitra shtalpe për zierje
1 lulelakër
3 karrota
0,5 decilitra vaj
erëza
kripë
Biber i zi
Hapat
Biftekët t’hollohen në mes, me qëllim që të krijohet vend për mbushje, rriskat e trangujve turshi mbështillen me rriska të përshutës dhe pastaj me to mbushen biftekët.
Vendi i mbushur në biftekët mbyllet me rrëmojëse, biftekët e mbushur fërgohen në vaj të nxehtë, sa të skuqen e pastaj kaurdisen duke shtuar supë kohë pas kohe, derisa të zbuten.
Lulelakra dhe karotat pastrohen dhe zihen në ujë me kripë, në enë të veçantë bashkohen djathi, krem djathi dhe kaçkavalli.
Shtohen shtalpa për zierje dhe erëza sipas shijës, zihen në temperaturë mesatare derisa të fitohet një salcë e dëshirueshme.
Biftekët e kaurdisur priten në copa të vogla, derdhet përmbi salca e përgatitur nga djathi dhe mishi shërbehet bashkë me perimet e ziera.
Komentet