24.02.2026 #TVKlan #Opinion #BlendiFevziu
Gjatë emisionit Opinion, diplomati amerikan Christopher Hill ka rrëfyer marrëdhënien e ish-kryeministrit Sali Berisha me Shtetet e Bashkuara. Ai tregoi edhe një bisedë mes ish-sekretarit amerikan të Shtetit, James Baker, gjatë vizitës së tij në Tiranë.
Blendi Fevziu: Zoti Hill, çfarë ndodhi midis Shteteve të Bashkuara dhe Sali Berishës? Sali Berisha ka qenë ylli i ri i opozitës, mori mbështetje, bëri dy vizita në Zyrën Ovale, një në qershor të 1992 dhe një në shtator të 1995, nëse e mbaj mend mirë.
Christopher Hill: Po. Blendi Fevziu: U takua me Presidentin Bush, babain, pati një takim me Presidentin Clinton. Më pas, më 1996, në fillim të 1997, marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë ishte shumë e keqe. Mbaj mend Timothy Wirth, i cili ishte një prej sekretarëve të Shtetit. Donte të vizitonte Shqipërinë dhe nuk u lejua të vizitonte Shqipërinë. Çfarë ndodhi? Nëse dini ndonjë gjë… Christopher Hill: Mund të flas më shumë nga pikëpamja historike sesa nga pikëpamja politike, sepse vërtet nuk dua të flas për politikë…
.
Blendi Fevziu: Për politikën aktuale. Po.
Christopher Hill: Kjo nuk është puna ime, është puna juaj. Mendoj se kishte të bënte me pritshmëri shumë të larta. Berisha kishte performuar shumë mirë përpara Baker-it. Baker-i pyeti: A ka vdekur komunizmi në Shqipëri? Bëri një pyetje të tillë.
.
Blendi Fevziu: “Liria funksionon”. Ishte fjala magjike.
Christopher Hill: Në atë takim me opozitën, ai pyeti të pranishmit: A ka vdekur komunizmi? Zoti Berisha dha atë përgjigje shumë të bukur që Baker-i nuk e harronte dot. Tha se komunizmi ka vdekur, por toksiciteti i tij, duke dhënë një metaforë mjekësore, është gjallë, duke nënkuptuar se ka ende shumë punë për të bërë. Mendoj se kur Berisha bëri një deklaratë të tillë, e bindi Baker-in se këta njerëz e dinë që kanë për të kaluar një tranzicion të vështirë. U ndje i sigurt nga ajo lloj inteligjence e shprehur në atë deklaratë. Mendoj se problemi ishte që, me kalimin e viteve, erdhi ndjesia që Berisha ishte një figurë jo shumë pozitive për sa i përket Kosovës…
.
Blendi Fevziu: Pse në Kosovë?
Christopher Hill: Ndjesia ishte që i trajtonte çështjet me një pikëpamje shumë, shumë nacionaliste.
.
Blendi Fevziu: Këtu bëhet fjalë për 1993–1994, kur mbështeste Rugovën, apo 1996, kur nisi të mbështeste Adem Demaçin, i cili kishte një qasje shumë më dramatike për sa i përket çështjes së Kosovës?
Christopher Hill: Ajo çështje e shqetësimit të Shqipërisë për Kosovën i shqetësonte njerëzit, sepse aty panë mundësinë, farat e një Shqipërie më të madhe potenciale. Pra, këtu kishim të gjitha problemet e Serbisë së Madhe dhe më pas njerëzve iu duk sikur Berisha po promovonte idenë e Shqipërisë së Madhe.
.
Blendi Fevziu: Shqipëria ishte shumë e dobët. Serbia ishte një shtet i madh edhe pas shpërbërjes së Jugosllavisë. Mbaj mend dhe ka qenë shumë interesante, deklarata e bërë nga Holbrooke, të cilën e gjeta në kujtimet e Bill Clinton-it, por që ishte shprehje e Holbrooke: Shpërbërja e Jugosllavisë nuk ishte shpërbërja e Jugosllavisë, ishte pjesa e fundit e shpërbërjes së Perandorisë Osmane. Kjo është e vërtetë. Në atë mënyrë, Shqipëria ka qenë shumë e dobët. Jugosllavia ishte një shtet i madh, gjashtë shtete dolën nga ai shtet. Shqipëria ishte aq modeste…
Christopher Hill: Po. Për t’ju përgjigjur pyetjes tuaj, Berisha nisi të shihej si pjesë e problemit të çështjeve etnike në Ballkan, në vend që të ishte pjesë e zgjidhjes. Mendoj se edhe në Shqipëri kishte një numër të lartë personash të cilët e kundërshtonin. Kështu, ai u kthye në një figurë kontraversiale. Megjithatë, më duhet të theksoj se kam qenë jashtë që nga 1993, pra nuk po e shikoja nga afër zhvillimin e situatës.




Tradita Shqypëtare dhe Kanuni I Lekës Nuk e lavdroje për trim ate që kacafyt et me NJI femën?!
E pyetën nji trim:Allahile trim na kallxo ku e ke ndje vetin TË turpnuem?
-Trimi ishte përgjigjë:
NË tre vende,kur Kam pas PUNË me gra,fëmij dhe magjup(???!!!)
Kurr nuk e kisha besu , ky qe e quajn gjeneral , se do bej nje ksi gjesti te pa hishem . Ka qene aty ekipa qe mban rendin , jep fjalen e merr fjalen e ku ta di , por me dal ky si nje bodigarb me u konfrontu me nje zonj te moshuar . Une nuk e arsyetoj asesi dhe e quaj akt te lige .
Qe ne krye : Profesor, etnograf të nderuarit…..(Jo rrogozi por) Rrok Zojzi, korigjojeni nese keni mundesi.
Nuk kam njohuri për personin e gruas e cila u nxor me forcë nga taraku dhe ndihmësit e tij, jashtë lokalit ku mbahej Tubimi përkujtimor për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Por, ky lloj reagimi i Kryeministër zezës, nuk është diçka jashtë normave të sjelljes së tij. Fytyra e tipave si ky tarak, nuk dinë të skuqet, sepse ngjason me shollën e këpucës. Si dihet! Ndofta, ka filluar ta sheh se i ka punët pisk, dhe nuk i mbetet tjetër, pos t’i kthehet profesionit të vjetër, të cilin e ka ushtruar gjatë nëpër “disko- bare” të perëndimit. Po them “disko-bare”, edhe pse ato vetëm emrin e kanë kështu, sepse frekuentohen nga thundrakë të njohur nga organet e rendit të shumë vendeve dhe mund të dyshohet me bazë, se aty kryhen veprime bixhozi, bordeli…etj.