Ish-ministri i Drejtesise Ylli Manjani ka shkruar sot per nje tjeter skandal te madh sipas tij qe po prodhon Rilindja. “Me Agronin (Gerondin) dhe Fatmirin, po fsheh marrëdhëniet me Vladimirin (Putinin)! Takimet e Tij me misionarët Rusë të naftës, janë kulmi tjetër i skandalit. Dhe me kë, pa! Me Rusët e Putinit!”- shkruan Manjani ne nje shenim ne faqen e tij ne FB.
Postimi i Manjanit
Rilindja tashmë prodhon një skandal për të mbuluar një skandal më të madh.
Me Agronin (Gerondin) dhe Fatmirin, po fsheh marrëdhëniet me Vladimirin (Putinin)!
Takimet e Tij me misionarët Rusë të naftës, janë kulmi tjetër i skandalit. Dhe me kë, pa! Me Rusët e Putinit!
Nuk lë rast pa na shurdhuar veshët me përbetime për negociatat dhe dashurinë për BE. Nuk flet më për dashurinë Amerikane, se atje qeveris “turpi i njerëzimit”…!
Në fakt kokën e ka në Turqi dhe mendjen në Rusi. Trupin e sjell ndonjëherë në Shqipëri, sa për qeder.
Ndërkohë pozita strategjike e Shqipërisë është në ditën e vet më të zezë!
Qeveria e Rilindjes po na vendos në krah të armiqve të perëndimit. Me këtë të fundit, të vetmen marrëdhënie “tregëtare” që kemi, është furnizimi drogë dhe krim! ☹️
Po që edhe për këto pislleqe të Tij “fajin e ka opozita”! Ajo është “Ruse” dhe “anti-BE”…
Opozita kërcënohet me arrestime e burgje, tashmë! Ndërkohë Rilindja vijon të zhytet në skandale!
Një ditë do ti vihet viza bilancit të super skandaleve dhe e imagjinoj fundin e dhimbshëm të përbindëshit…
Shqiptarët i dhanë besim, ndaj nuk ja kishin borxh këtë damkë anti-perëndim!
Duhet vënë damka tek Rilindja e trafikantëve të interesave të vendit dhe jo tek Shqiptarët!
Komentet