Avokati Plarent Ndreca ka reaguar pas takimit me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn, duke konfirmuar se ai është transferuar në ambientet spitalore të burgut të Fierit, për shkak të frakturës në këmbë dhe nevojës për trajtim të mëtejshëm mjekësor.
Sipas avokatit, ekzaminimi është kërkuar edhe në bazë të udhëzimeve të mjekut që ndjek procesin e rikuperimit të Veliajt.
Ndërkohë, Ndreca ka bërë të ditur se gjatë takimit, kryebashkiaku i ka dorëzuar disa faqe të shkëputura nga ditari i tij personal. Në këto shënime, sipas avokatit, janë përgjigjet që ai i ka dhënë ministrit të Drejtësisë lidhur me kërkesat e bëra ndaj tij – sipas kryebashkiakut me porosi të kryeministrit Rama – për heqjen dorë nga drejtimi i Bashkisë Tiranë dhe delegimi te Arbër Hajdari, pranimin e autorësisë së protestave studentore dhe të Flamingove, si dhe distancimin nga avokati Ndreca.
Avokati ka paralajmëruar se këto përgjigje do të bëhen publike.
Reagimi i plotë i avokatit Plarent Ndreca:
“Dola nga takimi me Erionin.
- Erioni është transferuar në ambientet spitalore të burgut të Fierit, për shkak të këmbës së thyer, e cila kërkon ende rikuperim dhe trajtim mjekësor. Ndërkohë, po bëhen gati dy javë që kemi kërkuar zyrtarisht kryerjen e ekzaminimit të nevojshëm për të vlerësuar ecurinë e konsolidimit të frakturës. Deri më sot, ky ekzaminim nuk është realizuar, pavarësisht kërkesave dhe udhëzimeve të mjekut që ndjek rikuperimin e tij.
- Erioni më dorëzoi disa faqe të shkëputura nga ditari i tij personal, ku ka shkruar përgjigjet që i ka komunikuar ministrit të Drejtësisë lidhur me kërkesat e bëra ndaj tij. Këto përgjigje do t’i bëjmë publike.”Panorama






Ste vjen turp ore Pal ok hiqe nga mendja nuk ka me unë e diktat dhe anarki iku koha kure njeriu kishte frike te gëzonte, se e mer vesh paloka, vihej ne karike te flas si paloka dhe komisari tije.
Nuk ka me rendesi ku shërben por jeton si njeri me komunikim njerëzor me te mirat dhe te keqiat qe ka , eshte çmitizuar figura dhe institucionet . Harove ne qeverisjen tuaj ministrit ishin rrethuar me hekura se e shikonit popullin si armik dhe vrate disa here nga dritaret e qeverisjes suaj. Dje jetonim ne anarki disa paguanin disa jo drite uje e taks se sundonin gjysmën tjeter te popullates arsyea sot qeveris , nuk ka me hekura ne hapësirat ministrore nuk çpifet duke u fshehur pas qytetarit diçital i ngritur mbi struktura shiku. Sot shprehesh hapet dhe komunikon lirshëm me qeverisjen je pjese e vendimmarrjes. Po ti ke mbaruar se edhe kryetari juaj tradicional u dënua per çpifje dhe besoje shpifjet e tije dhe vazhdoni keshtu, bëhuni njerez në nuk mundesh largohuni nga politika o paloka se edhe kur pyesim kush po flete thonë thuthuqi paloka jo per fatkeqësinë e te folurit por nga gjysma e fjalëve te mendimit tend te paarsyeshëm.